Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ane pozitive a ka rinia jonë??  (E lexuar 3444 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 26-02-2007, 21:49:09 »

Pikërisht, vazhdojme.... edhe.... akoma.... vazhdojme te mbetemi duke notuar ne pellgun e tranzicionit. Por për SA KOHE me shumë, I wonder pershtjellim

E dija qe fajet do hidheshin sërish tek fakti i tranzicionit, është bërë e udhes tani xhanem, politikanet tanë e kanë ne maje te gjuhës këtë “justifikim”, përse të mos e perdorni dhe ju?!

Është e vërtetë qe është akoma çështje kaotike dhe akoma periudhe tranzicioni, por ti e ke keqkuptuar atë qe kam thënë unë, SmiLey. Unë nuk po e merrja këtë "justifikim" (tamam ne thonjeza pasi s'duhet te jetë fare justifikim) si politikanet, aq me pare qe s'e di qe politikanet tanë e "marrin" këtë si justifikim, duke u nisur nga fakti qe kam vite jashtë Shqipërisë dhe e kam vizituar shpesh, por prapë nuk e di njësoj si me ata qe banojne atje - e para, dhe nuk merrem fare me politikanet Shqiptare - e dyta.


Unë e di shumë mirë se c’do të thotë te edukohesh dhe rritesh pergjate një periudhe kaosi te tillë; ndërkohë qe jam po aq e sigurtë se kam mbi supe një experience me te gjatë dhe me te vështirë se ju MAX, sikurse dhe ju Elegance, për t’i dhënë te drejtën vetes te mendoj se rinia e sotme është shumë me e papergjeshme dhe e paedukate sesa ne disa vite me pare. Dhe papergjeshmeria, mungesa e thjeshtesise dhe disiplines sjell këto rezultate drastike ne moshat e reja atje. Pse s’u bëmë dhe ne si ata, përse? Mos valle nuk i kaluam dhe ne vite te vështira ne kurriz ku njerëzitë jetonin me tollona, dritat e uji mungonin, ngroheshim akoma me soba druri ose elektrik...etj)?

Degjo, unë te jap te drejtë pjeserisht me këtë paragrafin me sipër. Si ti, edhe unë jam rritur me tallonat e ushqimit, me buke me vaj e kripe (me raste), me barkun bosh ne ndonjë rast madje, si edhe me mungesa te medhaja te ujit dhe drites, por as këto s'mund të merren si "justifikim". Ndryshe nga ti (ama), unë nuk them qe ti apo tjetri, filani apo filanja ka kaluar një periudhe me te vështirë dhe ka me shumë apo më pak eksperienca sesa unë. Nëse do ta bëja një "denoncim" te tillë do të ishte diçka e pamenduar mirë, e pavlere dhe me siguri e gabuar. E nga e di ti, si i ka patur MAX-i apo unë eksperiencat, kush ta jep ty këtë siguri qe përmend me sipër?! Nga e di ti sa vjeçe jam unë, c'fare kam përjetuar e mos-përjetuar unë?! (Këto janë thjesht pyetje retorike, e dashur, d.m.th. nuk po them t'u përgjigjesh, thjesht po theksoj atë qe mendoj unë.) Ti je vajzë shumë inteligjente dhe unë këtë e kam vënë re ne postimet e tua pa perjashtim dhe unë s'po ja mbaj anën MAX-it këtu, unë ashtu si ti po jap mendimet e mia. Dhe pikërisht inteligjenca jote do arrije ta kuptoje veshtrimin tim ne këtë çështje. 

Unë jam dakort qe NJE PJESE e Rinise Shqiptare është degjeneruar atje ku s'ka me fill e kufi degjenerimi. Di edhe qe Rinia ne Shqipëri (përsëri NJE PJESE) është e papune dhe as e can koken te gjeje pune, te marrë një rroge, te mblidhet dhe të mos e këtë mendjen për pije, chate, kafene, cigare pa fund, droge (disa) dhe llogje kot. Por siç di këto, di edhe qe ka nga ata qe mesojne çdo ditë qe marrin fryme, kanë gjetur dhe ende gjejne (çdo ditë) mundësi për një jetese me te mirë, studiojne me forcat e tyre, punojnë nëpër punera qoftë part-time apo full time (disa ne punera shumë te mira dhe te pagueshme, gjithashtu.) Di edhe qe s'mund t'i fusesh te gjithë njerëzitë ne një thes. Është e kotë qe unë te rri e te bëj përgjithësime këtu, tërë ditën. Ato qe unë nuk di është për eksperiencat personale te secilit nga te Rinjve Shqiptare. Unë nuk e di qe ata qe kanë marrë rrugën për keq dhe janë degjeneruar dhe s'kanë kurrfare respekti (për veten dhe shendetin e tyre ne rradhë të parë) kanë patur te njëjtat 'kushte jetese' si unë e ti. Nuk di as edhe "justifikimin" e tyre për te qenë individet qe janë sot.

Nejse, të gjitha këto janë mendimet e mia SmiLey, dhe ashtu si ti, as unë s'po mundohem te te bind ty qe unë kam te drejtë. Unë thjesht po theksoj ato qe mendoj dhe qe ti ta kuptosh edhe këndvështrimin tim - jo te biesh dakort me këtë kendveshtrim. Ah, edhe diçka: s'ka nevojë te me drejtohesh me "ju", por me "ti". Unë jam njeri i thjeshtë dhe "ti" është me personale, me e mirë, madje me domethenese dhe respektuese, për mua. Faleminderit.



Mesa shoh unë, edhe ti edhe unë jemi shumë te opinionuara në lidhje me këtë teme dhe kjo është gjë e mirë, fundja rruga kryesore e forumit dhe njohja me te rinj si puna jonë, është BASHKE-BISEDIMI.

Paç një Dite te Bukur dhe Pacim me Shumë Diskutime te ketilla!!


E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 26-02-2007, 22:05:58 »

Edhe diçka, se tani vura re edhe diçka tek postimi yt i meparshem:

Kjo është e vërtetë, janë te lidhur ngushtë me familjen. Por aq te lidhur janë, edhe aq kokeforte janë! Njëherë e një kohe ka qenë fjala e nenes dhe e babes ligj, fatkeqësisht sot NUK është me! merzitje

Unë te kuptoj sec do të thuash me sipër, ne postimin tënd, me referencat e prinderve por nuk jam 100% dakort me ty! Unë vete jam shumë e lidhur me familjen time ne teresi, me mamin dhe babin ne veçanti. Pa ta, s'do isha as cereku i kësaj qe jam pasi mendoj qe edukimin kryesor nuk e morra nga asnjë bange shkolle dhe nga asnjë profesor apo edukatore, por nga vetë ata dy prinder. Dhe nga ana tjetër, si shumica e te rinjve Shqiptare, edhe unë jam Shumë KOKEFORTE (kjo ka edhe te mirat e veta për atë pune, nejse i përket një teme krejt tjetër.) Unë i dua, i respektoj, i nderoj, i vleresoj dhe u'a dua shumë te miren prinderve te mi. Por nga ana tjetër, e dua dhe i'a dua shumë te miren vetes. Po e them këtë sepse dua te dal tek ajo qe Prinderve NUK u duhet dëgjuar Gjithmonë Fjala se pavarësisht se ata nisen për mirë dhe kanë qellime te mira, jo gjithmonë kanë te drejtë. P.sh. prindërit e mi deshin dege tjetër për mua, për shkollën e lartë (and I gave them the benefit of the doubt...,) por në fund edhe pse u perpoqa te pelqeja degën qe deshironin prindërit e mi për mua, e kuptova qe nuk ishte për mua dhe zgjodha atë qe vete mua me pelqente, e kisha pasion dhe diçka qe e dija për te cilën isha e mirë dhe ma priste. Pra, ky është një rast konkret kur unë s'ua dëgjova fjalën prinderve te mi dhe s'jam penduar për këtë asnjëherë.

Duke thënë qe fjala e prindit DUHET TE JETE LIGJ, për mua është njësoj si te pohosh këtë: "Unë do martohem me atë njeri qe prindërit kanë zgjedhur për mua, packa se mua s'më pëlqen apo nuk e dashuroj." Unë vete nuk do të mundesha ta bëja dot kurrë këtë gjë dhe s'e kam bërë (jo se me është dhënë rasti qe prindërit e mi te zgjedshin për mua). Them s'e kam bërë se unë e kam zgjedhur VETE tashmë atë me te cilin dua ta kaloj jetën, pa asnjë bindje tjetër nga prindërit e mi.

Fjala e prindit ne disa nga krahinat dhe qytetet me konservative te Shqipërisë ka qenë (dhe ende është, për disa) ligj edhe ne një aspekt si ky qe unë përmenda pak me sipër. Po të bëj unë, ty, SmiLey një pyetje: do të pelqente ta zgjidhje vete burrin me te cilin do kaloje jetën tënde, do kishe fëmijët e tu, etj., apo do preferoje te ta zgjidhte mami apo babi apo te dy prindërit bashke?! Edhe njëherë nuk po flas për aprovim se kjo është diçka tjetër, por flas për zgjedhjen! Faleminderit për Pergjigjen. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
« Përgjigjja #17 më: 27-02-2007, 10:24:03 »

 mendoj se rinia e sotme është shumë me e papergjeshme dhe e paedukate sesa ne disa vite me pare.
[/quote]


Nëse bëjmë krahasime me te shkuaren atëherë shumë gjëra kanë qenë me mirë,ne duhet te bëjmë me te tashmen krahasim sepse kjo rini lindi dhe po jeton tani(çfarë faji kanë ata qe para shumë kohësh Enveri ua bënte rrup-sup)sepse një shoqeri e mban vetëm ligji i rrepte!

Pse mos ti mbledhin dhe ato virtyte qe na kanë mbetur dhe ti perpunojme ti vëmë si pluse për Rinine!Me vjen keq qe i gjykojme kështu,sepse në fund te fundit ne jemi pjesë e kësaj shoqerie(lere qe rrimë e jetojme jashtë shtetit mos te bëjmë si te modernizuar ama se e kam shumë inat këtë fakt kur gjithmonë gjykojme keq "ATA qe gjendet ne SHqiperi"
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 27-02-2007, 19:34:53 »

Pikërisht nuk duhet t'i rrimë t'i gjykojme aq shumë te Rinjte Shqiptare (qoftë ata ne Shqipëri apo jashtë saj, si unë, ti e te tjerët). Pikërisht këtë kam dashur te them edhe unë ne shkrimet e mia me poshte. Normale qe një pjesë e madhe (por jo shumica) e Rinise sone është degjeneruar krejt dhe një pjesë e vogël e tyre kanë marrë fund (do u duhet një mrekulli qe te kthenin për mirë si të thuash). Kane marrë fund sepse kanë gjetur një rrugë shumë te gabuar për drejtimin e jetës se tyre si nëpërmjet droges, lekut te piste, prostitucionit, etj. Por ne realitet ne na takon te japim thjesht mendime, jo gjykime. Fundja edhe ne vete jemi pjesë e Rinise Shqiptare - e para, dhe s'i dimë kushtet e çdo të riu ne veçanti qe te rrimë e te bëjmë paragjykime pse ai u be kështu dhe pse ajo perfundoi ashtu - e dyta.

Si përfundim, Rinia Shqiptare nuk është totalisht negative. Edhe një i droguar qe e ka ves te perditshem mund te këtë një zemër shumë te madhe dhe te shkoje në shkollë. E di qe është një shembull brutal ky imi, por thjesht një shembull po jap. Ajo qe dua te them është qe Rinia jonë ka shumë virtyte dhe vleresime qe janë për te lavdëruar dhe admiruar. Këto mund t'i lexoni me poshte ku i kam renditur. zgerdhihet

Paçi një ditë te mbarë, te gjithë!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 27-02-2007, 19:59:14 »

Elegance, s'kam kohe ne dispozicion, fatkeqësisht, te zberthej çdo fjali sikurse ke bërë me atë çfarë kisha shkruar. Por me lejo te te them qe disa gjëra i ke keqkuptuar por dhe keqinterpretuar. Atëherë me lejo te kthej përgjigjen për disa pyetje shumë shkurt:
1- Përderisa nuk je ne kontakte te perhershme dhe t'i ndjekesh gjërat me closer atje, si mund të vish e me thuash... qe s'mendoj se politikanet japin arsye/justifikime te tilla?
2- Ne mos gabohem, diku ne një teme te forumit ke shprehur moshen tënde perafersisht, dhe duke bërë llogarite e duhura ne një range për +/-, unë po të them sërish qe jam me e madhe. Nga e di dhe për MAX? Ai dikur e ka shprehur vet sesa është buzeqeshje
3- Diçka qe s'ke spikatur deri tani, m.q.s. tema është ngritur si pyetje e përgjithshme... dhe ne gjërat si shkojnë apo nuk shkojnë po i konsiderojme ne përgjithësi. Rrjedhimisht, dhe mendimi im është dhënë ne përgjithësi. Sepse nuk e diskutoj qe ka akoma disa te rinj atje qe te jenë studioz, punëtor, bujar dhe me kulturë mbi supe. Por fola për shumicen, dhe shumica për MUA le për te dëshiruar.
4- Nuk është mungese respekti dhe as kulturë mënyra e drejtimit kundrejt një te panjohuri, qoftë dhe virtualisht, me JU në vend qe te drejtohesh me TI. Madje tregon te kundërtën. Unë te paktën e perdor këtë te fundit nëse kam krijuar njëfarë miqesie me një person. Nuk te njoh ne atë nivel sa te drejtohem me Ti, kështu qe, ndaj dhe s'e kam perdorur. Por m.q.s. e paske problem, herë tjetër do mundohem te drejtohem sikurse deshiron buzeqeshje
5- Unë nuk kam dhe nuk kam patur asnjëherë komplekse me një bisede qe vazhdon ne bashke-bisedim.
6- Prinderit e mi nuk kanë nderhyre dhe besoj se nuk do të nderhyjne kurrë ne zgjidhjet e mia si për profesionin, po ashtu dhe për bashkeshortin tim. Kam përshtypjen se e ke keqkuptuar atë qe kam shkruajtur në lidhje me prindërit tanë. E kisha fjalën qe ne u rritem qe t'i degjonim dhe t'i respektonim për gjithçka sa na thuhej e keshillohej, edhe atëherë kur nuk bashkoheshim me to. Ndërsa sot, nuk është e tillë. Të paktën unë kësaj radhe qe isha, me kanë pare sytë tjetër. Disa qe perbuznin prindërit, flitur e bertitur me ze te lartë prinderve të tyre nëpër telefona apo rrugë, apo mos ndihmesen as ne punët e shtepise, a qoftë dhe pazarin. Për këto e kisha luj syun
7- Gjykimet rrjedh e arsyetimit janë, e këto te fundit te mendimeve qe rrjedhin si shkak i veprimeve... dhe të gjitha  këto janë pjesë perberese e aktivitetit për njerëzitë e jo te  kafsheve. Nuk e kuptoj se ç'të keqe ka te shprehesh atë çfarë arsyeton? Mos valle kerkoni te na ndaloni dhe lirine e te shprehurit? JO?! Atëherë???? S'është e thënë te arsyetojme te gjithë njësoj. Ç'ka është e hijshme dhe e bukur ne sytë e tjetrit, jo medoemos do jetë dhe ne te mite. But I've learned to live with it buzeqeshje

E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 27-02-2007, 21:35:24 »

E Dashur SmiLey.

Po përgjigjem shkurt me pikat e tua (qe mos këtë as keqinterpretime dhe as moskuptime, siç the edhe vete.) Plus qe as unë nuk kam shumë kohe.

1. Ajo qe thashë për "justifikimet" e politikaneve, është mendimi im. Dhe e dyta, kisha shkruajtur gjithashtu qe nuk merrem shumë me politikën ne Shqipëri kështuqë pavarësisht çka është mendimi im, nuk e di shumë ne te vërtetë sec ndodh ne këtë aspekt. Dhe, unë banoj ne Shtetet e Bashkuara, por as ti vete NUK banon ne Shqipëri, kështuqë as unë dhe as ti nuk mund të flasim shumë ne këtë drejtim, pasi asnjera prej nesh nuk banon atje, apo jo?! buzeqeshje

2. Unë nuk e di sesa e njeh MAX-in, por mua nuk me njeh përveç shkrimeve këtu. Sa për moshen, OK mund të jesh me e madhe (pak rëndësi ka). Por nuk është çështje moshe kjo këtu, jo ashtu siç e kisha shprehur dhe menduar unë. Ka nga ata qe janë vetëm 18-19 vjeç dhe kanë kaluar kohera me te vështira sa unë edhe ti bashke. Pra, sigurisht mosha ka te beje me eksperiencat e njeriut, por nuk se po flasim për ndonjë diference midis një qe është ne te njezetat dhe një qe është ne 40-tat, 50-tat, sepse sigurisht kultura, eksperiencat dhe me raste inteligjenca ime nuk do të ishte e krahasueshme me një qe është 20+ vjet me e madhe se unë. Më fal se po e bëj te gjatë, por besoj e merr vesh fillin.

3. Dakort. Është mendimi jot dhe ke te drejtën e mendimit tënd. Edhe për mua një pjesë e madhe por jo shumica, lënë për te dëshiruar.

4. Nuk e kam problem, qoftë me JU apo me TI. Mu drejto siç ke dëshirë ti vete. Për mua te dyja janë te respektueshme dhe te pranueshme. buzeqeshje

5. Nuk te akuzoi njeri qe ke komplekse. As e përmenda atë fjale. Ne bashke-bisedim po bëjmë - këtë thashë dhe këtë po them dhe po bëj (bashke-bisedim).

6. Dakort, te kuptova tani sec doje te thoshe. Se heren e pare kishe thënë "Fjala e Prindit te Behet ligj" dhe nuk me dukej e drejtë. Tani, te kuptova me mirë sec do të thuash dhe jam dakort me mendimin tënd.

7. Shprehu sa të duash, ku të duash, por me duket gabim të flasësh me kompetenca ashtu siç kishe shkruajtur tek postimi para këtij te fundit. Edhe njëherë KETO JANE TE GJITHA MENDIMET E MIA.


P.S. SmiLey, unë i vleresoj mendimet e tua dhe i respektoj ato. Ndoshta e ke lexuar ne një nga postimet e mia, por kam thënë qe ke qenë një nga personat qe më ka rënë me shumë ne sy dhe më ka lënë përshtypje jo-siperfaqesore. Thjesht, ne këtë teme mesa shoh, i shohim gjërat ndryshe.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 28-02-2007, 02:20:10 »

E dashur, me "shumicë" kuptohet pjesa me e madhe ne diçka qe konsiderohet (shumica = majority = number greater than half of the total, greater part or number = pjesa me e madhe ). D.m.th dhe kur dikush shprehet se pjesa me e madhe është kështu apo ashtu... nenkupton qe është diçka me shumë se 50%, sikurse nenkupton dhe shumica. Pra, shprehin te njëjtën gjë zgerdhihet
Pastaj, me te vërtetë s'jetoj ne Shqipëri, por brenda 6 muajve kam qenë 2 herë, sikurse ne shtepi kam Digital, ndaj dhe shpreha se jam ne korent te ngjarjeve qe ndodhin përditë atje.
Është shumë vonë këtu tek unë dhe po e shikoj te panevojshme te zgjatem me tej. Gjithesesi, mendimin tim për temën e shpreha, kështu qe e mbyll me kaq buzeqeshje

Diskutim te mbarë!
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 03-08-2007, 00:20:57 »

po pse e shani veten,a nuk na shajne pak te tjerët?!mirë ata qe injorojne identitetin tonë,po pse ta injorojme ne?!rinia e Shqipërisë jemi te gjithë ne ,qe jetojme apo jo ne Shqipëri.e përsa me përket rinia jonë shquhet për dituri,vendosmëri,edukate,inteligjence,krijimtari,etj..,ne rinite e huaja.
E identifikuar
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 08-08-2007, 09:17:45 »

Miremengjesi goca!

Me thënë te drejtën vetëm temën e rubrikes kam lexuar dhe mesazhin e fundit fare te chanel-it, i cili me pëlqeu shumë.

S´shoh asnjë arsye për te pretenduar se rinia shqiptare s´ka anë te mira.
Kam njohur para pak kohësh një vajzë shqiptare e cila u kthye ne vendlindje pasi kish studjuar ne Gjermani pesë vjet. Me la përshtypje jashtë masë te mira me edukaten e saj dhe botkupimin për jetën. Kur shkoj ne Shqipëri për vizite, ve re qe te rinjtë janë shumë te respektueshem dhe te gatshëm për ndihmë.
Shpresoj qe te gjithë te rinjtë shqiptare kudo qe janë te kenë mundësinë te realizojne enderrat dhe dëshirat e tyre.Edhe ata e meritojnë si gjithë te tjerët.
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
xhavo
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 08-08-2007, 13:44:11 »

Rinia shqiptare kudo qe është shkuar (jash vendit) ka treguar suksese shumë me te larta se ne vendin e vet; energji, dije, fuqi etj. Kjo sepse nuk ka luaj, por gomar që udhëheqin.

Jo me kot është thënë se më mirë një tuf gomarësh qe iu prinë një luan, sesa një tuf luajsh qe iu prinë një gomarë.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 08-08-2007, 15:58:29 »

Them qe për te folur për anet pozitive te rinise sone ne këtë epoke, duhet te konkretizohemi. Flas për rinine me te cilën unë shoqerohem, jemi te gjithë prej 16 deri 20 vjeç, dhe shkruajmë panderpre nëpër gazeta, gjë qe s'është pare me herët tek ne. Kjo thjesht një pik, porse ka edhe te tjera, qe kam shumë shok qe mirren me projekte, organizata, shoqata, etj., për çështje të ndryshme intelektuale... e kjo nuk është pare me herët!

Ka edhe anë te tjera, porse kaq ceka unë. Porse edhe negativet kanë marrur përmasa te mëdha!
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 09-08-2007, 13:35:16 »

Mirëdita Altruist!

Kam filluar te botoj perkthime dhe poezi ne gazeten e qytetit ku jetoja edhe unë herët, ne moshen 16 vjeçare deri para se te lija Shqipërinë.
Kishte edhe te tjerë/a si puna ime qe publikonin mendimin e tyre ne gazeta dhe revista te nryshme(viti 1992). Është gjë shumë e mirë kur rinia është kritikë ndaj realitetit, mendoj.Por s´jam dakort me thenjen tënde qe kjo gjë s´është pare me herët.(jam marrë edhe unë dhe një pjesë e madhe te rinjsh e te rejash me organizata, shoqata, projekte etj qe ne atë kohe).
Ndoshta jo ne qytetin ne te cilin jeton ti dhe shoqëria jote.
Megjithatë me bëhet qejfi qe angazhohesh ne jetën intelektuale.
Mirë do të ishte po të interesoheshin me shumë njerëz për botën e librave, për filozofine, historinë dhe shumë fusha te tjera.

Ju përshëndes te gjithëve!
Emira
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Altruisti
Nën hijen e çërshisë...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #27 më: 09-08-2007, 14:42:44 »

Mirëdita Altruist!

Kam filluar te botoj perkthime dhe poezi ne gazeten e qytetit ku jetoja edhe unë herët, ne moshen 16 vjeçare deri para se te lija Shqipërinë.
Kishte edhe te tjerë/a si puna ime qe publikonin mendimin e tyre ne gazeta dhe revista te nryshme(viti 1992). Është gjë shumë e mirë kur rinia është kritikë ndaj realitetit, mendoj.Por s´jam dakort me thenjen tënde qe kjo gjë s´është pare me herët.(jam marrë edhe unë dhe një pjesë e madhe te rinjsh e te rejash me organizata, shoqata, projekte etj qe ne atë kohe).
Ndoshta jo ne qytetin ne te cilin jeton ti dhe shoqëria jote.
Megjithatë me bëhet qejfi qe angazhohesh ne jetën intelektuale.
Mirë do të ishte po të interesoheshin me shumë njerëz për botën e librave, për filozofine, historinë dhe shumë fusha te tjera.

Ju përshëndes te gjithëve!
Emira
Nuk paskam qenë shumë i qartë i nderuar. Zakonisht poetet fillet e krijimtarise se tyre i kanë nëpër gazeta, etj. S'ka dyshim se ne gazeta skane mungur te rinjet ne kohën e juaj, porse ajo qe kanë folur ata kanë dallim nga ajo qe flasim ne sot. Për kulturë, letersi, rini, promovime, rinija e sotshme ka shumë shkrime, sikur qe keni pasur ju dhe shumë te rinje ne kohën tuaj, porse ne sot kemi shkrime te atillë për te cilat jemi kercenuar edhe me likuidim. Flas personalisht për vete, dhe për një shok timin, ka pasur raste qe kërcënimet kanë qenë aq serioze, sa qe jemi detyruar edhe te ruhemi derisa është arritur një balanc mes kercenuesit dhe te kercenuarit. Ndoshta koha ka qenë e tillë të mos merrni hapa te këtillë, te kundershtoni politikën, subjektet e saja, apo edhe ndonjë organizat, e qe sot nuk është njelloje sikur dikur, porse po flas për Maqedoni, komunizmit vetëm ngjyren ia kanë ndryshuar maqedonasit, pra prej te kuqe ne te kaltert, ndërsa akoma ata komunista na cenzurojne, si ne shkrime, etj., neve shqiptareve.

Ndegjofsha gjithenje mirë për ju!
E identifikuar

Në zemrën time është drita e Allahut, emri i tij është ndjenjë. LEV TOLSTOI

www.altruisti.com
Untouchable
DBA
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #28 më: 09-08-2007, 15:16:21 »

Rinia jonë nuk është aspak monolite, ka shumë dallim rinia e Shqipërisë me atë te Kosoves, o me atë te Maqedonisë o me atë te diaspores.

Siç diskutoni me lartë, ajo qe sot rinia e Kosoves dhe Maqedonisë mund te beje (te jetë me pro-aktive ne jetën socio-kulturore) - rinia e Shqipërisë e ka pasur se paku 17 vite përpara. Sot mundet çdokush ta kundershtoje politikën, normalisht - me mënyrat qe janë kompatibile me vendin.

Optimist është fakti se rinia jonë sot shkollohet brenda dhe jashtë me shumë se çdoherë, e kjo është një shprese për një te ardhme me te mirë.

Juaji, U.
E identifikuar

If you tell the truth you don't have to remember anything. (M.T.)

untouchable@zeriyt.com
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 11-08-2007, 14:53:40 »


Nuk paskam qenë shumë i qartë i nderuar. Zakonisht poetet fillet e krijimtarise se tyre i kanë nëpër gazeta, etj. S'ka dyshim se ne gazeta skane mungur te rinjet ne kohën e juaj, porse ajo qe kanë folur ata kanë dallim nga ajo qe flasim ne sot. Për kulturë, letersi, rini, promovime, rinija e sotshme ka shumë shkrime, sikur qe keni pasur ju dhe shumë te rinje ne kohën tuaj, porse ne sot kemi shkrime te atillë për te cilat jemi kercenuar edhe me likuidim. Flas personalisht për vete, dhe për një shok timin, ka pasur raste qe kërcënimet kanë qenë aq serioze, sa qe jemi detyruar edhe te ruhemi derisa është arritur një balanc mes kercenuesit dhe te kercenuarit. Ndoshta koha ka qenë e tillë të mos merrni hapa te këtillë, te kundershtoni politikën, subjektet e saja, apo edhe ndonjë organizat, e qe sot nuk është njelloje sikur dikur, porse po flas për Maqedoni, komunizmit vetëm ngjyren ia kanë ndryshuar maqedonasit, pra prej te kuqe ne te kaltert, ndërsa akoma ata komunista na cenzurojne, si ne shkrime, etj., neve shqiptareve.

Ndegjofsha gjithenje mirë për ju!
[/quote]së pari ju përshëndes te gjithëve,desha vetëm te te thoja altruist,qe ne jemi rinia qe vrau friken e jemi te lutur kur mesojme se te rinjtë e tjerë ndjekin gjurmet tona
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |