Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ane pozitive a ka rinia jonë??  (E lexuar 3380 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 22-01-2007, 12:36:25 »

Lexon të shkruhet qe rinia jonë nuk punon, vishet skandal. ka harruar moralin etj etj...
Ane pozitive ka apo nuk ka kjo rini?
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-01-2007, 16:29:21 »

Rinia shqiptare.......men doj se po ta krahasosh rinine shqiptare me rinite ne shtetet e tjera te botës jemi me te dashurit dhe një nga gjeneratat me te edukuara.....
Kemi edukate dhe jemi shumë shumë te respektueshem...... .ne relatat me shoqërinë dhe familjen qëndrojmë shumë me lartë se te rinjtë ne shtete të ndryshme.....
Kemi një rini shumë shumë te zgjuar dhe të themi te drejtën edhe pse jemi pak dembele zgerdhihet ecim përpara dhe jemi shumë te sukseshem.....rinia shqiptare nëpër Bote është shumë e sukseshme ne të gjitha aspektet ........jo se ata ne Shqipëri nuk janë por ne qe jemi jasht kemi me shumë oportunitete të ecim perparas e ata qe jetojne atje..........
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 22-01-2007, 17:56:08 »

Kemi anë pozitive, edhe atë sa të duash.... Ja p.sh. Jemi me inteligjente se sa rinia e huaj... Shyqyr Zotit kohëve te fundit është rritur ndjeshem numri i studenteve...Poasht u edhe ne diaspore po bëjmë namin, si për mirë ashtu edhe për keq.....


Me te mira, dhe bofshi kokrren e qejfit. luj syun
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 22-01-2007, 19:47:32 »

Rinia shqiptare është mjafte inteligjente dhe e zgjuar.
Unë studioj ne një shkolle perendimore, dhe ne klase kam shqiptar edhe të huaj. Mund te them se ne çdo provim qe kemi dhënë ne shqiptarët kemi dalë me mirë se te tjerët.
E identifikuar

It's a rainy day when you're not around
Capkenja
« Përgjigjja #4 më: 23-01-2007, 21:51:54 »

Rinia shqiptare dallohen për kurajo,zgjuarsi dhe vendosmëri.PO thame Po ne  se leviz vendin zgerdhihet
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 25-01-2007, 15:43:56 »

Rinia shqiptare.......men doj se po ta krahasosh rinine shqiptare me rinite ne shtetet e tjera te botës jemi me te dashurit dhe një nga gjeneratat me te edukuara.....
Kemi edukate dhe jemi shumë shumë te respektueshem...... .ne relatat me shoqërinë dhe familjen qëndrojmë shumë me lartë se te rinjtë ne shtete të ndryshme.....
Kemi një rini shumë shumë te zgjuar dhe të themi te drejtën edhe pse jemi pak dembele zgerdhihet ecim përpara dhe jemi shumë te sukseshem.....rinia shqiptare nëpër Bote është shumë e sukseshme ne të gjitha aspektet ........jo se ata ne Shqipëri nuk janë por ne qe jemi jasht kemi me shumë oportunitete të ecim perparas e ata qe jetojne atje..........

Rinia shqiptare,si ajo brenda si ajo perjashta Shqipërisë anën pozitive qe ka,e ka ende dashurinë dhe respektin ndaj prinderve dhe te te vjeterve.Kjo dashuri dhe ky respekt edhe pse dita ditës po zbehet prapseprap është dhjetera here me i madh se i rinise se huaj perendimore.Sa u takon sukseseve tona këtu ka diçka vetëm ne Amerikë  dhe australi se ne asnjë vend tjetër te botës shqiptarët nuk kanë arrirë ende te dallohen për aftësi tjera përveç atyre fizike dhe luftarake.Ne tërë Gjermanine 80 milioneshe ka një Avokat shqiptar.Ne tërë zvicren vetëm një femër shqiptare është avokate...se për poste dhe tituj me te lartë...askush mos te genjeje qe ka ende...S`ka asnjë mjek,stomatolog,gjyqtar,arkitekt,inxhenjer makinerie,4-5 perkthyes  qe dijnë ta shkruajnë gjermanishten dhe shqipen...si perkthyes gjuhesor te licensuar...S`gjendet një shef Kuzhine qe është ne gjendje ta prese gjermanin dhe ti pregadise atij dreken sipas menyse...S`ka ende një Shqiptar qe ka kryer Patentimin e tij për udhëheqës i një restorani(Wirtpatent)por gjithnjë hapin restoranet ne emra të huaj,punetorite ne emra të huaj,agjensite e udhetimeve dhe te sigurimeve ne emra të huaj gjithkund si parazite apo thënë hapur si stershites te këtyre sherbimeve qe vetëm shqiptari shqiptarit ia lëshon!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 30-01-2007, 20:46:38 »

Rinia shqiptare dallohen për kurajo,zgjuarsi dhe vendosmëri.PO thame Po ne  se leviz vendin zgerdhihet
Kjo fjala: "Nëse levize vendin" s`me është e qartë se ç`ka menduat me te?
Mos e e menduat: Nëse ike nga shqiperia, ndoshta?
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Capkenja
« Përgjigjja #7 më: 21-02-2007, 22:25:56 »

Jo jo e ke keqkuptuar doja te thoja kur bën ndonjë gjë,çfarë do qoftë brenda apo jashtë.Kemi kurajo dhe ecim para edhe pse na dalin pengeca!
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 22-02-2007, 23:39:08 »

Sigurisht qe Rinia Jone, Rinia Shqiptare ka shumë anë pozitive. Ne rradhë të parë ne kemi shumë potencial si rini, pasi jemi shumë popull i Zgjuar dhe Kokeforte ne esencë dhe këto dy gjëra sherbejne shumë (pozitivisht) për te bërë shumë gjëra te mira ne jetë, për te bërë endrra - realitet, për te bërë vepra dhe fakte qe breza te tjerë para nesh mund të mos i kenë arritur dot. Rinia jonë ne përgjithësi është shumë inteligjente dhe me e zgjuar për moshen qe ka sesa rinia e një populli tjetër, sidomos popull jo-Evropian. As mund te krahasosh aftësitë dhe intelektin e një 19-vjecari tipik Amerikan me atë tipik Shqiptar, pershembull. Duke filluar nga fakti qe te gjithë ne shkruajmë, flasim dhe dimë shumë mirë te paktën një gjuhe të huaj përveç gjuhës sone Meme, qe jemi shumë te informuar me histori, kulturë dhe art nga e gjithë bota jo vetëm Shqipëria, qe degjojme dhe kuptojme (nuk e kam fjalën tek teksti sesa tek zhanri dhe lloji me shumë) Muzikë te Huaj nga vende me të ndryshme te botës jo vetëm Muzikë Shqiptare, qe shikojme filma nga kinematografite me te zhvilluara te Botes si ajo Amerikane, Italiane & Franceze; dhe duke përfunduar me ata te rinj qe studiojne ne universitetet me prestigjioze te botës ne sa e sa fusha të ndryshme, me nota te shkelqyera dhe me bursa te paguara nga viti i parë deri tek viti i fundit. Shto këtu ato karakteristika te tjera tonat si te Rinj Shqiptare qe jemi shumë te afruar, tipa te shoqerueshem, me zemër te madhe, me qellime te mira (pergjithesisht), me shije te mirë (sidomos ne veshje), te respektuar, te panxituar ne vendime, te çiltër, te qeshur dhe me sens humori fin dhe te veçantë. Të gjitha këto janë shumë anë pozitive.

Madje Rinia e Sotme Shqiptare ka hapur dhe krijuar sa e sa shoqata dhe organizata kulturore, politike, pune, etj. Ne baze te shoqates "Mjaft" jemi ne Rinia Shqiptare dhe kjo shoqate njëherë (le të përmend gjithë te tjerat) ka arritur sa e sa shumë gjëra pozitive. Mes Rinise sone Shqiptare gjenden shumë artiste, këngëtare te njohur dhe te mirë, kercimtare qe po u mesojne te huajve si te kercejne, sportiste qe kanë arritur edhe rekorde, talente dhe gjeni ne fusha të ndryshme te Artit, Modes, Gazetarise, Shkences dhe Kultures, etj. etj. P.sh. Toni Dolovani është një nga Mjeshtrat e Vallezimit ne USA, nga me te njohurit dhe me te miret; Enxhi Nini ka qenë shumë e re kur u cilesua si një nga violinistet me te mira ne Evrope dhe me pas filloi te kendonte; Elsa Lila ishte vetëm 14 vjeç kur kendoi dhe fitoi për here të parë ne Festivalin e Kenges ne RTVSH; Masiela Lusha & Agron Kaba janë dy te rinj Shqiptare qe kanë korrur suksese si aktore ne seriale shumë te njohur ne USA; Bledi Srakosha është ende ne te njezetat e tij dhe tashmë ka bërë si drejtues, regjisor dhe producent plot emisione dhe programe te sukssesshme dhe te veçanta ne kanalet me te suksesshme televizive Shqiptare, etj. etj.

Sado artikuj të shkruhen kundër nesh, sado ta shajne Rinine Shqiptare, ato te mira qe kemi nuk na i marrin dot, kot e kanë. Nuk na i fshijnë dot faktet dhe emrat e gjithë studenteve te nderit dhe te diplomuarve për Master dhe Ph.D. madje. Sado te thuhet qe Rinia jonë sillet keq, vishet keq dhe e ka mendjen vetëm për te bërë qejf dhe për te kaluar kohe bareve dhe diskove, s'mund te harrojmë qe është po kjo rini (16-30 vjeç) qe ka shumicen e punerave me te mira dhe pozicioneve e titujve me te larta ne Shqipëri, konkretisht. Është po kjo Rini qe flet disa gjuhe te huaja, qe di te caje vete përpara, qe vishet me gusto, qe i le vendin e nderit me te rriturit ne shtepi, qe i'a bën kafen mamit dhe babit apo gjysherve. Është po kjo Rini qe ka ndërmarrë me qindra projekte dhe i ka realizuar ato, qe është pronar/e e sa e sa lokaleve, qendrave te Internetit, restoranteve me kuzhine te mirë, farmacive, parukierive, avokaterive, notarive dhe shumë bizneseve te tjera te suksesshme si ne Shqipëri edhe jashtë shtetit. Kjo është Rinia Shqiptare, e paperkryer por me koken lart, me mend ne kokë (ne shumicen e rasteve lol), me individe te suksesshem dhe te palodhshëm, me studente te shkelqyer. Me vjen keq kur prapa takave apo minifundeve te vajzave, apo nën gotat koktejl te kthyera te çunave, bota arrin te shikoje vetëm 'veset' e te Rinjve Shqiptare kur ne te vërtetë ka shumë te mira, gjithashtu.

Wow paskam shkruajtur roman o milet, por siç e shikoni jam shumë e opinionuar këtu. Fundja jam vete pjesë e Rinise Shqiptare dhe kur fyejne Rinine Shqiptare, zere se me kanë fyer mua personalisht. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 23-02-2007, 00:12:49 »

Rinia jonë ka shumë te keqia, ashtu siç ka dhe shumë te mira. Ne fund te fundit kudo janë këto gjëra e nuk është se tek ne është veçanti qe ka te mira e te keqia. Mua nuk me pëlqejnë shumë gjëra tek tanet, por ama nuk mund te rri pa përmendur disa te mira.

Të rinjtë tanë janë shumë familjare dhe te lidhur me te afermit e tyre. Normal qe ka perjashtime nga kjo norme, por ne përgjithësi kjo është një karakteristike e jona.
Edhe me halabaku nder ne ka pergjegjsi familjare dhe shoqërore te cilat i merr përsipër, pergjigjesi qe tek perendimoret as tek një profesor universiteti s'i gjen dot.

Rinia jonë nuk është e degjenuar ne atë formë e masë siç janë këta perendimoret. Edhe femra me e perdale shqiptare nuk bën ato gjëra qe një femër normale perendimore. E njëjta gjë do të thuhesh dhe për çunat shqiptare.

Kaq!
E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 23-02-2007, 22:06:24 »

Të rinjtë tanë janë shumë familjare dhe te lidhur me te afermit e tyre

Kjo është e vërtetë, janë te lidhur ngushtë me familjen. Por aq te lidhur janë, edhe aq kokeforte janë! Njëherë e një kohe ka qenë fjala e nenes dhe e babes ligj, fatkeqësisht sot NUK është me! merzitje

Rinia jonë nuk është e degjenuar ne atë formë e masë siç janë këta perendimoret. Edhe femra me e perdale shqiptare nuk bën ato gjëra qe një femër normale perendimore. E njëjta gjë do të thuhesh dhe për çunat shqiptare.

S'është e vërtetë! Mos harro qe ti lirine e veprimit dhe te fjalës (demokracine) e ke fituar ne më pak se 20 vjet. E ndërsa evropianet apo te tjera vende te zhvilluara e kanë me shekuj te tërë. Po ti shiko, brenda kaq pak vitesh se ne c'stade te janë degraduar njerezia, sa shumë ka humbur vlera e arsimit, punesimit, e drejta e moralit, e respektit, vleresimit... etj. Po brenda këtyre viteve, ti i ke femrat qe vishen me te vërtetë me keq se gjithë Evropa. PO, i ke, sepse 24 ore te ditës ti i ke te veshura me te njëjtin stil, s'i merr vesh se kur shkojnë në shkollë... se kur ikin ne pune... se kur ikin te bëjnë pazar... etj etj. A nuk doli tani së fundi dhe rregullorja për kodin e veshjes si te jetë nëpër institucione, sepse po abuzohej dhe aty... atëherë???

S'jam dakort me atë qe ke shprehur për një femër te perdale shqiptare... atje kanë rënë aq poshtëë sa shkojnë sa për një karte telefoni me burra te martuar. S'beson? Shko pakëz tek Sheraton Hotel, se ka plot trofka shqiptare. Dhe ne Evrope një femër normale nuk bie aq poshte luj syun

Unë mendoj qe te mirat qe kanë është fakti qe dinë te ambientohen me lehtë brenda një mjedisi të ri, janë deri diku me te shkathet, tipa te shoqerueshem por edhe te humorit. Dine të respektojmë atë qe vlerësojnë dhe admirojne. Kaq!
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
agnesa
The More I Get The More I Want......!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 24-02-2007, 10:54:55 »

çdo gjë e mir ka një te keqe çdo gjë e keqe ka një te mir
mirpo ne nuk jemi te keqinj ne jemi te mir veqse kemi një te keqe (shpresoj ta kuptoni)
E identifikuar

The More I Get The More I  Want......!!!
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 26-02-2007, 00:53:07 »

@Smiley,

E dashur këtu flasim për te pergjithshmen se raste te veçanta gjen sa të duash ti. Pastaj këto probleme unë nuk i shoh tek liria dhe te qenurit shoqeri demokratike për shumë kohe ne radhe të parë. Pike së pari nuk është e vërtetë se shoqëritë perendimore janë ato qe janë ( ti përdore termin "demokraci") prej shekujsh buzeqeshje Së dyti problemet qe përmend janë shkak i gjendjes tranzitore. Shqiptarët ende nuk e kanë gjetur një pikë prehje, apo një "lugine" ku gjërat te rrjedhin natyrshem. Shkurt jemi akoma ne gjendje trazimi ndaj dhe shumë gjëra bëhen e kopjohen ashtu siç shihen. Nejse po hyjmë ne dege te cilës nuk i perkasin asaj qe do duhet te trajtoje kjo teme.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 26-02-2007, 07:24:56 »

@Smiley,

E dashur këtu flasim për te pergjithshmen se raste te veçanta gjen sa të duash ti. Pastaj këto probleme unë nuk i shoh tek liria dhe te qenurit shoqeri demokratike për shumë kohe ne radhe të parë. Pike së pari nuk është e vërtetë se shoqëritë perendimore janë ato qe janë ( ti përdore termin "demokraci") prej shekujsh buzeqeshje Së dyti problemet qe përmend janë shkak i gjendjes tranzitore. Shqiptarët ende nuk e kanë gjetur një pikë prehje, apo një "lugine" ku gjërat te rrjedhin natyrshem. Shkurt jemi akoma ne gjendje trazimi ndaj dhe shumë gjëra bëhen e kopjohen ashtu siç shihen. Nejse po hyjmë ne dege te cilës nuk i perkasin asaj qe do duhet te trajtoje kjo teme.


Shumë Përgjigje e Mencur, Max. Dhe ke shumë te drejtë për këtë periudhën e tranzitit qe ENDE po kalon Shqipëria. Edhe pse kemi 15 vjet + (in the making) drejt kësaj demokracie, normale qe akoma s'i dimë shumë "huqe" te saja dhe kopjojme apo idhullizojme botën (si p.sh. vende te zhilluara te Evropes dhe te Amerikes) dhe normale kur ndodh kjo merren shembuj si pozitive edhe negative, ndjeket si e mira edhe e keqja. Nejse, nuk duhet dhe as unë vete nuk dua qe te marrë tema nuanca politike, por e vërteta është qe politikerat dhe gjërat e tjera ne kushtet dhe mjedisin Shqiptar ndikojne ne anet pozitive dhe negative te Rinise sone.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 26-02-2007, 20:59:42 »

këtë periudhën e tranzitit qe ENDE po kalon Shqipëria.

Pikërisht, vazhdojme.... edhe.... akoma.... vazhdojme te mbetemi duke notuar ne pellgun e tranzicionit. Por për SA KOHE me shumë, I wonder pershtjellim

E dija qe fajet do hidheshin sërish tek fakti i tranzicionit, është bërë e udhes tani xhanem, politikanet tanë e kanë ne maje te gjuhës këtë “justifikim”, përse të mos e perdorni dhe ju?! Unë e di shumë mirë se c’do të thotë te edukohesh dhe rritesh pergjate një periudhe kaosi te tillë; ndërkohë qe jam po aq e sigurtë se kam mbi supe një experience me te gjatë dhe me te vështirë se ju MAX, sikurse dhe ju Elegance, për t’i dhënë te drejtën vetes te mendoj se rinia e sotme është shumë me e papergjeshme dhe e paedukate sesa ne disa vite me pare. Dhe papergjeshmeria, mungesa e thjeshtesise dhe disiplines sjell këto rezultate drastike ne moshat e reja atje. Pse s’u bëmë dhe ne si ata, përse? Mos valle nuk i kaluam dhe ne vite te vështira ne kurriz ku njerëzitë jetonin me tollona, dritat e uji mungonin, ngroheshim akoma me soba druri ose elektrik...etj)?
Por deri ne momentin qe populli shqiptar do vazhdoj te fshihet pas këtyre “skutave” – tip justifikimesh te rendomta tashmë, unë mendoj se shumë përpara s’do të bëjmë si komb. Duhet t'i pervishemi punës me te dyja duart e kembet, e jo njërën ta mbajmë ne ajër e tjetrën ne xhep. Tranzicionin nuk e sjell Zoti nga sipër, por njerëzitë poshtëëë ne Toke luj syun


p.s.. Më duhet te sqaroj diçka nëse s'është e qartë, kurresesi nuk kerkoj te imponoj mendimin tim këtu, sepse gjithesecili është i lejuar te shpreh atë qe mendon dhe perjeton, por dhe te me qerrojne nuk dëshiroj. Gjithë te mirat pafshim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Faqe: [1] 2   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |