Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarRinia Shqiptare (Moderatore: Lisa, Vogelushja Korcare)13-vjecarja qëllon me pistolete stilolaps shoqen e saj


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 13-vjecarja qëllon me pistolete stilolaps shoqen e saj  (E lexuar 141 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 07-05-2008, 13:12:13 »

FIER- Një zenke mes dy vajzave 13-vjeçare shoqe klase gati sa nuk ka precipituar ne vrasje. Ngjarja është zhvilluar ne ambientet e shkolles 9-vjeçare te fshatit Zhupan te rrethit te Fierit. Pikërisht ne momentin kur vajzat kanë dalë ne pushimin mes orëve te mesimit. Nxenesja e klases se shtatë me inicialet E.H ka qëlluar me pistolete stilolaps ne drejtim te bashkëmoshatares se saj duke e lënë te plagosur. Pasi ka qëlluar me pistoleten stilolaps e mitura është larguar nga ambientet e shkolles, ndërsa vajza e plagosur me inicialet A.H është dërguar ne spitalin e Fierit. Fale ndërhyrjes se shpejte mjeket kanë arritur ti heqin plumbin ne kofshe dhe aktualisht 13-vjecarja është jashtë rrezikut. Policia e cila ka mberritur ne vendngjarje ka nisur kerkimin e autores dhe vetëm pas disa minutash ato kanë arritur te arrestojne 13-vjecaren ne shtepine e gjyshes se saj. Policia po merr ne pyetje te mituren për te mësuar me shumë rreth motiveve te zenkes qe nxiten 13-vjecaren qe te qellonte mbi shoqen e saj. Gjithashtu policia do përpiqet t'i jape përgjigje pyetjes se ku e mori, apo kush ia dha, vajzes pistoleten stilolaps prodhim artizanal.

Balkanweb
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-05-2008, 13:19:15 »

Jan ba keq dhe kalamajt te ne, pa le ma dhe gocat e vogla hahaha çudi e madhe te mbajn dhe gocat pistoleta e thika me vete  pershtjellim Kjo është liria e tepert nga prindërit qe i bëjn fëmijët te mbajn koken perpjet.
E identifikuar

dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-05-2008, 13:31:55 »

..epo kur s'ka kokerr rregulli  nëpër shkolla..është e natyrshme qe gjëra te tilla te ndodhin... inati
E identifikuar

For all sad words of tongue and pen, the saddest are these, 'It might have been.'
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 07-05-2008, 16:52:30 »

E me mir se ne kofshe i paska gjujt. Neper botë po marrin automatikun e po vrasin me dhjetra nxënës e mësues.

Kurioziteti im i vetëm është se nga e ka gjet kjo pistoleten stilolaps? Këto janë vegla spiunesh zakonisht!!
E identifikuar

Capkenja
Provo po deshe....
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-05-2008, 17:56:09 »

E me mir se ne kofshe i paska gjujt. Neper botë po marrin automatikun e po vrasin me dhjetra nxënës e mësues.

Kurioziteti im i vetëm është se nga e ka gjet kjo pistoleten stilolaps? Këto janë vegla spiunesh zakonisht!!

Pergjigja ime do ishte dashnori

biles për këtë do jenë zënë do i këtë marr dashnorin ajo dhe kjo tjetra fap.....
E identifikuar

Zeri yt më qetëson kur lotoj
prania jote me jep siguri
kur frikë kam
heshtja jote me con ne mendime
te kuptoj...se dashuria jote është
ajo për te cilën kam nevojë
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-05-2008, 19:25:28 »

Ncuq.

NA shpia babes e ka mare, se ne moshen qe është nëse do kishte një te dashur moshatar te vetin ai nuk do kishte mudnesi te posedonte një arme te tillë, ne do ishte me i madhe patjetër qe nuk do ja jepte te dashures për një gjë te tillë, dhe un hamendesoj se kjo zocka ka patur shpine afër shkolles, është zënë ka mare armen dhe ja ka plasur asaj tjetres.

Me kaq testoseron sa ka kjo sdua ta imagjinoj ne të ardhmën zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 08-05-2008, 08:04:51 »

Ngjarja sipas Gazetës Panorama

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë kohës së pushimit të shkurtër, ndërmjet orës së parë dhe të dytë, kur nxënësit kanë qenë duke bërë gati librat për orën që do të fillonte. Në këto momente një lëvizje e pamenduar ka shkrehur armën që 13-vjeçarja Hoxha mbante në çantë. Plumbi i dalë nga pistoleta ka prekur në krah shokun e bankës, Lisin, si edhe ka përshkuar në këmbë shoqen tjetër. “Ishim ulur afër njëri–tjetrit në bankë dhe plumbi më kapi në krah. Ajo e shkrepi pa dashje. Ne mendonim se pistoleta ishte çakmak, por kur plasi u trembëm të gjithë. Krahu m’u mbush me gjak dhe me vrap dola jashtë se mendova mos më kishte zënë plumbi. Shoqja jonë është e pafajshme. Ajo nuk donte të dëmtonte njëri”, ka thënë për gazetën djali i plagosur. Ai ka marrë mjekim në shkollë, ndërsa shoqja tjetër është dërguar në spital, ku ndodhet nën terapi intensive. Ndërkohë që një tjetër nxënës i klasës së 13-vjeçares ka pohuar se ishte gjithçka e papritur. Sipas tij, Hoxha nuk e mbante me vete armën për t’i bërë keq njeriu, madje ishte një nxënëse shembullore. Bëhet e ditur se pas ngjarjes e mitura është larguar me shpejtësi drejt shtëpisë së saj, ndërsa krisma ka alarmuar nxënësit dhe mësuesit e shkollës. Menjëherë mësuesit kanë shkuar në klasën e shtatë ku kanë gjetur nxënësit të trembur, si edhe dy prej tyre të gjakosur. E lajmëruar nga drejtoria e shkollës në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të Fierit. Pas kërkimeve në ambientet e shkollës, uniformat blu kanë shkuar në shtëpinë e 13-vjeçares dhe pas kontrollit kanë gjetur armën të fshehur në një kasolle në oborrin e familjes Hoxha. Mësohet se policia ka shoqëruar në komisariat të miturën, si edhe ka arrestuar babanë e saj, Hamza Hoxha, i cili mbante armën pa leje në shtëpi. Burime policore bënë të ditur se, në deklaratat në polici vajza e ka argumentuar mbajtjen e armës me vete me një konflikt mes nënës dhe babait të saj. “Mamaja dhe babai im kishin kohë që nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin pasur disa herë debate shumë të ashpra. Kjo kishte rritur frikën e nënës se mund t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe. Ajo më tha ta merrja me vete pistoletën, se mos e vriste babai dhe unë nuk e dija çfarë do të ndodhte. Jam shumë e trembur për të gjitha këto që ndodhën. Unë nuk e bëra me dashje. Nuk kam pasur probleme me asnjë në shkollë. S’e di pse e mora armën me vete”, mësohet të ketë thënë 13-vjeçarja në polici. Sipas policisë, nga hetimet paraprake ka rezultuar se brenda familjes Hoxha ka pasur trauma. Pas marrjes në pyetje minorenia është lënë e lirë për shkak të moshës së vogël, ndërsa është mbajtur në paraburgim i ati i saj. Gjithashtu procedim penal ka nisur edhe ndaj mësueses kujdestare të klasës së shtatë, Drinalda Thanasi nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Babai: Vajza mund ta ketë marrë si lodër

Pas pyetjeve të njëpasnjëshme në komisariatin e Fierit, i ati i 13-vjeçares, Hamza Hoxha ka deklaruar se, është e vërtetë që ai e mbante një armë pa leje, por që asnjëherë nuk kishte lejuar që atë ta mbanin fëmijët. “Kam fëmijë të rregullt dhe nuk kam pasur asnjëherë probleme me ta. I kam pasur të mirë në mësime dhe korrektë me shokët. Ndoshta vajza e ka quajtur thjesht një pistoletë lodër. Unë e di që nuk është bërë asgjë me dijeni dhe di gjithashtu që në rast se vajza do ta dinte rrezikun nuk do ta prekte me dorë”, ka pohuar ai përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore. Bëhet e ditur se mbi Hoxhën rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa
është arrestuar deri në fund të hetimeve.
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 14-05-2008, 16:05:45 »

Si janë këto pistoletat stilolaps, se nuk e kam idenë?
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
SwEeTNeSs
BERATSE
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 14-05-2008, 17:41:42 »


Edhe unë këtë po mendoja zgerdhihet Ca është njëherë, pistolete apo stilolaps? zgerdhihet hahaha

E identifikuar

Take the time to listen, to what people have to say
And don't forget to smile; it could brighten someone's day
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |