Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Zbulim i ri  (E lexuar 1523 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Fefa

Shiko profilin
« më: 07-07-2008, 00:53:27 »
Citojeni

  Zbulim i ri!
Motori pa harxhime - Njeri nder zbulimet e mëdha botërore është edhe ky i makines vetevepruese e cila punon ne një formë bashkeveprimi te dy elementeve natyrore,me sasi prodhmi te pa kufizuar te energjise mekanike e cila mund te shndërrohet ne potencial prodhues universal. Perdorimi i kësaj makine është i gjerë kudo ne zhvillimin njerezor. Shekuj me radhe jan bërë studime,prova shkencore për një lloj makine te tillë qe prodhon e nuk harxhot fare,por deri me tani kanë rezultuar si te deshtuara ose më pak rezultate. Pas një hulumtimi tekniko-shkencor ne lemin e fizikes mekanike,kam mbaruar me sukses eksperimentimin e makines vetevepruese e cila dote ket aplikim ne tërë globin. Të mirat qe i sjell njerezimit janë shumedimensionale p.sh..Prodhimi i energjise elektrike ne sasi te pakufizuar edhe ne lëmi tjera te jetës. Për ta përfunduar këtë mega-projekt duhet qe samepar ta ndertojme prototipin e te bëjmë patentimin,licencimin dhe pune tjera te duhura konform rregullave ligjore, ndërsa unë nuk e kam një mundësi te tillë financiare për t'i realizuar këto pune te domosdoshme. Prandaj nga individ, kompani apo qeveri kerkoj bashkëpunim ne realizimin e këtij projekti shkencor shumë te dobishem për mbar njerezimin,natyrisht me interes te perbashket. Mendojse për një projekt te till nuk duhet hezituar. Unë jam ne Gjilan.(kontakt: Tel.044/134 930) E-post: fehmi054@hotmail.com
 me rrespekt, Fefa tung-tung!
« Ndryshimi i fundit: 08-07-2008, 01:24:53 nga Fefa » E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-07-2008, 01:45:45 »
Citojeni

Për te prodhuar energji duhet harxhuar energji dhe gjithmonë energjia e përfituar është me e vogël se ajo e perdorur për prodhim. Kështu është e pamundur kjo qe thoni ju. Motori i perjetshem është utopi. Nëse nuk jepni disa hollesi dhe detaje në lidhje me zbulimin tuaj nuk mund ta vleresojme atë siç duhet.
Me kuptoni, unë do doja shumë qe një shqiptar te këtë arritur diçka te tillë, por siç thashë llogjika nuk te lejon ta besosh.
E identifikuar

Fefa

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-07-2008, 18:49:09 »
Citojeni

Përshëndetje Max,
Unë po të besoj se nuk të lejon logjika. Ashtu si Ju mendojnë
98% të njerëzimit. Formulimet e fizikanëve nuk janë edhe aq të shenjtë që të merremi me citime të tyre. Disa prej tyre janë zhdukur si të pa vlera, ca të tjera janë zëvendësuar e plotësuar ndërsa studimet vazhdojnë për të reja, kështu që jemi në lëvizje të pafundme në zgjidhje të problemeve të mëdha. Një studim i ekperimentuar nuk ka të bëjë me fantazi e kapi apo jo logjika e kujtdoçoftë. Unë do të doja që një shqiptar të më kuptoj drejt dhe ndihmojë në ndërtimin e prototipit natyrisht me interes të përbashkët pastaj le të flet kush çka të dojë. Fefa, tung-tung
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 07-07-2008, 23:43:08 »
Citojeni

Atëherë na e shpjego me gjeresisht idenë qe ke!

Përshëndetje.
E identifikuar

Fefa

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 08-07-2008, 01:13:23 »
Citojeni

Unë bëra një ofertë bashkëpunimi me të interesuar, ndërsa Ju më   kontestoni për atë që shifet dhe me dorë preket!. Nuk është forumi vëndi ku bëhen detajizime të hollësishme të projekteve. Nuk e di nëse jemi marr vesh diçka apo jo?
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 10-07-2008, 14:13:09 »
Citojeni

Fefa urime për zbulimin dhe pse ne plan të parë bien ne kundërshtim me ligjet e fizikes. Shpresoj qe vërtetë të kesh thyer mendimin e 98%-shit dhe nëse po ,besoj se një ditë do të lexojmë diku   buzeqeshje

Suksese ne vazhdim.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
toleranca
Ideale..
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 14-08-2008, 02:20:30 »
Citojeni

Përshëndetje
Thashe pale çfarë zbulimi! D.m.th. ti paske krijuar. Kjo teme t eishte për mua do e coja ne "kosh" qysh moti. Secili zhgenjehet kur futet këtu. Për një faqe si zeriyt, megjithëse s'është si dikur, prapë jo te bie kaq poshte. Shendet
E identifikuar

S.Frashëri: Dhashtë Zoti, shqiptarët shpëtojnë prej njëri-tjetrit.
F.Konica:   Nëse ka kush do t'i bëjë keq Shqipërisë, janë vet shqiptarët.
Gj.Fishta:  Shqiptari gëzohet më shumë kur i cof lopa kam
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 14-08-2008, 22:26:09 »
Citojeni

Përshëndetje
Thashe pale çfarë zbulimi! D.m.th. ti paske krijuar. Kjo teme t eishte për mua do e coja ne "kosh" qysh moti. Secili zhgenjehet kur futet këtu. Për një faqe si zeriyt, megjithëse s'është si dikur, prapë jo te bie kaq poshte. Shendet

Pak me tolerant Toleranca buzeqeshje

Qëllimi i një komuniteti është qe gjithkush te shprehet, edhe se mund te jetë gabim.
E identifikuar

Fefa

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 22-08-2008, 13:07:15 »
Citojeni


ZBULIM I RI

Motori pa harxhime – Njëri ndër zbulimet e mëdha botërore është edhe ky i motorit regjenerues pa harxhime i cili punon në një sistem bashkëveprimi  të dy elementeve natyrore, me sasi prodhimi të pakufizuar të energjisë mekanike e cila mund të shndërrohet në potencial prodhues universal. Përdorimi i kësaj makine është i gjërë kudo në zhvillimin njerëzor edhe nuk ndot natyrën. Shekuj me radhë janë bërë kërkime, prova shkencore për një lloj makine që prodhon e nuk harxhon, por deri me tani kanë rezultuar si të dështuara. - Dështimet, zhgënjimet e njëpasnjëshme të të gjitha kohërave, nxorën përfundime, formulime, citime të gabuara për pamundësinë e realizimit nga askush të makinës vetëvepruese?! (kokëfortësi e llojit të vet) - Pas një hulumtimi tekniko-shkencor në lëmin e fizikës mekanike, kam mbaruar me sukses eksperimentimin e motorit regjenerativ i cili do të ketë aplikim në tërë globin. Të mirat që i sjell njerëzimit janë shumëdimensionale p.sh.. Prodhimi i energjisë elektrike në sasi të pakufizuar, pa patur nevojë për  energji fosile etj. - Për t’a  përfunduar këtë mega-projekt  duhet që sa më parë t’a realizojmë prototipin e të bëjmë patentimin dhe punë tjera të duhura konform normave ligjore. (ja që unë, nuk kam mundësi financiare për t’i kryer këto punë të domosdoshme!).
    Mundësia  e prodhimit të forcës vepruese të pakufizuar, qindraherë më të madhe se kundërforca, nuk të lë dyshim në rezultatin fenomenal të këtij motori riprodhues,  ndërsa rrëzon  vetëm citimet e disa fizikanëve si: Boltzmann, Klausius, Planck edhe të atyre shkencëtarëve të tanishëm që tërë jetën merren me interpretimet e veprave të të tjerëve. Të gjitha ligjet e natyrës janë të krijuara prej vet asaj edhe asnjëri nuk  i pengon tjetrit, duke patur harmoni të plotë mes vedi. Prej tyre shumë pak janë të zbuluar nga njeriu. Edhe motori regjenerativ, nuk then asnjë ligj të natyrës, vetëm eliminon përdorimin e energjisë fosile që bën ndotjen e rruzullit tokësor. Sponzorimi i këtij projekti (natyrisht me interes të përbashkët) nga individ, kompani apo qeveri  do të bën  që sa më shpejt ky projekt të aplikohet në praktikë dhe kështu t’ia ndryshojmë faqen dheut!... Fefa

E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |