Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorRevista ShkencoreUFO-t, gati hapja e dosjeve në SHBA


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: UFO-t, gati hapja e dosjeve në SHBA  (E lexuar 1055 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 17-11-2007, 15:23:11 »
Citojeni

A mund të injorojnë ushtarakët ndërkombëtarë më tej sinjalet në hapësirë për objektet fluturuese të paidentifikuara dhe banorët jashtëtokësorë? Të paktën një grup veteranësh të kësaj arme i kanë dhënë përgjigjen jo. Por që në vitin 1969 dosjet që kanë lidhje me vrojtimin e UFO-ve qëndrojnë të mbyllura. Ata që kërkojnë t’i heqin pluhurin këtyre dosjeve janë, jo thjesht ushtarakë dhe aviatorë, por edhe dëshmitarë të ngjarjeve që ata s’i konsiderojnë fantashkencë, por dëshmi reale të banorëve që s’janë si ne, por “kanë bërë një xhiro” në tokë.



Sipas agjencive më të njohura të lajmeve në botë, “BBC”, “Foxnews” etj, ekziston një kërkesë zyrtare ndaj qeverisë amerikane për të çelur të ashtuquajturin “Libri blu”. Ai konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
Libri blu
Paneli i pilotëve dhe zyrtarëve të aviacionit në pension i kërkon ushtrisë amerikane që të rihapë një hetim të prerë në vitin 1969, projekt i quajtur “Libri blu”. Ky projekt ka pasur si subjekt hetimin 12.500 rasteve, ku raportoheshin raste të UFO-ve. Ndër anëtarët e panelit bën pjesë dhe ish-guvernatori i Arizonës, Fife Symington dhe gjithashtu, gjatë muajit të kaluar, kandidati demokrat për president Dennis KUcinich u shpreh gjatë një debati televiziv se kishte parë UFO.
Rastet
Ndër incidentet e UFO-ve të diskutuara në mbledhjen e zhvilluar në Uashington D.C. këtë javë, u përmend dhe vrojtimi i një objekti fluturues me formë trekëndëshe me ngjyra jo të zakonshme, i cili endej nëpër hapësirën ajrore pranë ish-bazës ajrore amerikane në Sufolk në vitin 1980.
“Asgjë në trajnimin tim nuk më kishte përgatitur për atë që do të dëshmonim”, tha për panelin James Penniston, një pilot në pension i forcave ajrore amerikane. Ai u shpreh se UFO-ja me “drita të ndezura blu dhe të verdha dhe e ngrohtë kur e prekje fluturoi me një shpejtësi të paimagjinueshme para 80 dëshmitarëve”. “Në ditarin tim shkrova “shpejtësia: e pamundur”, u shpreh më tej Penniston. Në atë kohë ku rast u emërtua “English Rosëell (Rosuelli anglez) në referencë të bujës që u shkaktua nga pretendimi i zbulimit të pjesëve të një alieni në Nju Meksiko në vitin 1948. Jean-Claude Duboc, një ish-pilot i “Air Francë” kujton të ketë vrojtuar një “disk të stërmadh fluturues” rreth 305 metra, i cili nuk la asnjë gjurmë në radar teksa fluturonte mbi Paris në mes të ditës në janar të vitit 1994. Ai tha se objekti filloi të bëhej transparent dhe brenda 10-20 sekondash ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Skeptikët e UFO-ve insistojnë se “pamjet” janë shkaktuar nga fenomene natyrore si meteorët. Por ky shpjegim nuk është i mjaftueshëm sipas Fife Symington, ish-guvernator i Arizonës, i cili është gjithashtu një anëtar i panelit. Ai u shpreh se është koha që qeveria të rihapë projektin “Blue Book”, hetimit i Forcës Ajrore Amerikane mbi 12,500 raste të raportimi të UFO-ve, projekt që u braktis si “humbje kohe” në vitin 1969. “Ne duam që qeveria t’i japë fund mitit se gjithë UFO-t mund të shpjegohen në mënyrë tokësore”, u shpreh Symington. Diskutimet mbi disqet fluturuese ridolën në sipërfaqe në median amerikane para disa javësh, pretendenti për kandidat demokrat për president, Dennis Kuchinich u shpreh gjatë një debati televiziv se kishte parë UFO.

Incidenti “Roswell”, autopsia e një alieni

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Rosuell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Rosuell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t. Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Rosuell. Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediav e, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995. Filmimet u shfaqën në shumë vende të botës por, televizioni amerikan FOX, më vonë, pasi i shfaqi ato, deklaroi në një program tjetër se xhirimet ishin false.

Si mendohet të jenë alienët:

1.    Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.

2.    Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.

3.    Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.

4.    Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.

5.    Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

6.    Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.

7.    Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.

8.    Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.

9.    Disa objekte UFO kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme.

10.    Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme

Tiranaobserver
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 26-11-2007, 10:27:26 »
Citojeni

kam dëgjuar dikur se sipas fesë Islame, ky ishte një fenomen i pranuar me shumë gjasa te jetë i vërtetë.

un personalisht su besoj.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
bleronn

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 29-11-2007, 18:46:07 »
Citojeni

s besoj qe jo rrena valla
E identifikuar
hajdini
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 04-12-2007, 17:17:55 »
Citojeni

çfarë sistemi rrenjor kanë bimet e shkretetires?
ju lutem me pergjigjuni
 
E identifikuar
clark

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 17-06-2008, 18:48:04 »
Citojeni

nue mendoj se ekzistojne ufot pasi   shumë pak njohim ne nga universi saqë po të mendosh atë qe ne dimë dhe ta krahasosh me atë qe duhet ditur mund të arrish ne perfundimin se edhe ato qe ne dimë mund te jenë kombineime te artyre
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |