Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorRevista ShkencoreSimptomat tipike të artritit reumatik!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Simptomat tipike të artritit reumatik!  (E lexuar 165 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Pune e madhe
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 20-10-2007, 01:11:43 »
Citojeni

Sertësi dhe dhimbësim kur njeriu lëviz dhe dhimbjet janë simptomat tipike të artritit reumatik. Kyçet ënjten, dhembin dhe në rastin e një malcimi të rëndë bëhen të nxehta. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit.Kjo sëmundje mund të ndryshojë shumë midis njerëzve të ndryshëm. Përveç se shqetësime në kyçe, deje dhe muskuj, njerëzit me artritin reumatik mund të kenë edhe simptoma të tjera si gunga reumatoide në nënlëkurë. Ato shfaqen në vende të tilla në trup ku ushtrohet shumë shtypje ndaj lëkurës, si për shembull tek bërrylat apo në gishtërinj. Më i rrallë është malcimi në pleurë, cipën e zemrës apo në sy.

Në rastin e një malcimi të përhapur njeriu ndjehet i lodhur në mënyrë të dukshme. Shqetësimet janë herë më të forta e herë më të dobëta dhe periudhat më të mira këmbejnë me më të këqijat. Simptomat shtohen shpesh kur njeriu stërmundohet dhe ngarkon kyçet, në rast infeksionesh, kur është ftohtë dhe ndonjëherë edhe kur është nxehtë.

Mjeku kontrollon kyçet dhe gjakun

Njerëzit me simptoma që mund të dëftejnë artritin reumatik duhet të kontaktojnë një mjek. Tek mjeku njeriu përshkruan shqetësimet e veta dhe i përgjigjet pyetjeve mbi shëndetin, mënyrën e të jetuarit, mbi sëmundje të tjera dhe barna që merr. Nëse kyçet janë të ënjtura atëherë mjeku duhet të peshojë mendimin se mos kemi të bëjmë me artrit reumatik. Nëse mjeku dyshon që në një fazë të hershme se mos njeriu në fjalë vuan nga kjo sëmundje atëherë duhet kontaktuar një specialist, një reumatolog. Sa më herët të nisë kurimi aq më të mira janë mundësitë për të frenuar rrjedhën e sëmundjes.

Mjeku i përgjithshëm ose reumatologu kontrollon si më poshtëë:

•  Krejt trupin me kujdes.
•  Shqyrton dhe ndijon kyçet.
•  Mat sedimentimin e gjakut dhe bën analiza të tjera gjaku për të gjykuar se sa veprues është malcimi në trup.
•  Bëhet një analizë gjaku për të parë nëse ka faktor reumatik në gjak, RF. Rreth tre nga katër vetë me artrit reumatik kanë RF në gjak (në rastin kur sëmundja sapo ka filluar një në dy vetë kanë RF në gjak). Tek një pjesë e vogël e popullsisë RF haset edhe tek ata që as nuk kanë artrit reumatik dhe as nuk do të kapen nga kjo sëmundje. Pra që ka RF në në gjak nuk është dëshmi që njeriu ka artrit reumatik, por mund të jetë një udhërrëfyes.
•  Kyçet kontrollohen me radiografi. Në fillimet e sëmundjes është i zakonshëm rëntgenogrami i duarve, kyçeve të duarve. Nëse malcimi ka vazhduar për një farë kohe atëherë mjeku mund të shohë një hollim të nxënësisë së kalciumit në kockë pranë kyçeve të sëmura, dhe pas një kohe më të gjatë shfaqen ndryshime të tjera më të përcaktuar
E identifikuar

sdaadadasd
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |