Tungjatjeta te gjithëve.

Me quajne Ardian dhe shkruaj nga italia.Jam i apasionuar pas astronomise dhe astrografise qe mése tre vjet.
Kam një dëshirë.....ose me mirë një këshillë nëse mundem??
Kushdo prej jush qe është i apasionuar ose sadopak kurioz për qiellin me yje,të mos mendoj qe për të parë mrekullira dhe te di gjëra të reja nga kjo fushe,duhet te këtë studiuar.
Fale teknollogjise dhe zhvillimit sot është e mundur te bëjmë gjëra qe nuk i bënte as një profesionist para 30 vjetësh.Duhet vetëm të kesh dike qe te te këshilloj hapat e duhura pa u nxituar.Nuk flas vetëm për te gjetur një teleskop por edhe thjesht një pale dylbi te vjetër

Spo zgjatem me shumë,do kemi kohe te bisedojme te gjithë për te ghjita.po ju postoj foton e fundit qe kam bërë para një jave.
Po ju jap ca te dhëna(për atë qe s'kuptoni mos hezitoni te pyesni)
Objekti
Galaksia e Andromedes!
Instrumentet:teleskop njutonian Vixen diam 15cm,F/5
Fotocamera:Canon eos 350d,800iso,koha e ekspozicionit komplesive 8min.
Perpunimi me software:DSS,photoshop
Oh me falni s'po e fus dot foton e se kuptoj,po po ju ngjis linkun e blogut tim
http://astroalb.blogspot.com/ Klikoni mbi foto për ta zmadhuar!
Shpresoj tju pëlqej,është një fotografi qe perfaqson sadopak edhe shqiperine

Përshëndetje