Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorRevista ShkencoreGjenova, Republika qe e Drejtuan Durrsaket !


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Gjenova, Republika qe e Drejtuan Durrsaket !  (E lexuar 594 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-01-2007, 14:16:14 »
Citojeni

Për historinë dhe madheshtine e Gjenoves dhe emrave te saj spikasin dhe emrat e 9 dozheve shqiptare, qe kanë qenë nga ky qytet, por me origjinë nga Durresi, një qytet, po me aq lavdi dhe me i vjetër se Gjenova. Ne këtë rradhë shqiptarët ka pasur tregtare dhe dinjitare pa folur për tregtaret, te cilët për shumë kohe, personifikuan madheshtine e këtij qyteti. Dhe, Gjenova, ka se çfare t'i thotë Evropes: Ajo ka qenë pjesë e përpjekjeve për liri te Italise ne kohët e reja, aq sa ka qenë dhe një nga protagonistet e historisë se saj Mesjetare. E gjithë kjo madheshti lidhet dhe me një arkitekture te shquar, ku spikasin stilet e ndryshme, dhe qe e kanë bërë qytetin, një kurore te bukur ne mrekulline e Italise. Arkitektet, qe po merren me konceptimin e qytetit, për këtë qëllim, kanë shkuar edhe një shkalle me sipër, kur kanë menduar qe qyteti i përmendur bregdetar te kthehet me këtë rast, ne një platformë te vërtetë, qe te duket sikur pluskon ne det. Duke u kthyer tek personazhet tona: Historia e Dozheve shqiptare fillon me një qytetar durrsak, i larguar para lindjes se Skenderbeut dhe kulmimit te fatit te tij.

Gjergj Durrsaku, ose Giorgio Durrazzo, arriti qe te kalonte fatin e tij te keq, ndërsa Republika i fali si shenjë te nderimit te tij për Krishterimin, dinjitetin e saj. Ai nga ana e tij, ia shperbleu nëpër shekuj teksa mbajti mbiemrin e qytetit te tij dhe pasardhesit e tij për qindra vjet i dhanë shkelqim te papare Republikës Detare. Jemi ngushtesuar duke përmendur vetëm banoret me origjinë shqiptare, por Xhenova ndriçoi qe nga mesjeta te gjithë tregun evropian me angazhimet e saj. Sepse, ishte një qytet kosmopolit, qe i besonte vullnetit te lirë te njerëzve, ashtu si i besoi vullnetit te shqiptarit, Gjergj, i cili i fali qytetit plot 9 dozhe dhe pasardhës te tjerë te nderuar.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-01-2007, 14:17:37 »
Citojeni

Historia e Gjenoves

Historia e Gjenoves shkon deri ne kohët antike. Një varreze ne qytet, qe daton nga shekulli IV p.e.s. jep deshmite e para te pushtimit te këtij vendi nga grekërit, por thuhet se porti i saj i mrekullueshem, patjetër, qe ka qenë i perdorur shumë kohe me pare. I shkaterruar nga Kartagjena ne vitin 209 p.e.s., qyteti është rindertuar nga romakët, qe e kanë perdorur atë si një baze gjatë luftrave të tyre me Liguret. Nën romakët, qyteti ka gezuar të drejtat bashkiake dhe ka eksportuar lekure, drure dhe mjalte. Me pas, shumë pak njihet nga historia e Xhenoves qe nga Renia e Perendorise Romake (476) deri ne shekullin e 11-te, kohe ne te cilën qyteti, është bërë një Republike detare qe drejtohej nga konsujt. Xhenova, ne këtë kohe, ka kontribuar me anije ne një fushate kundër Saraceneve ne ujrat italiane. Xhenovezet ne marrëveshje me Pizen, ne atë kohe i hoqen Saracenet nga vendosjet ne ishujt e Korsikes dhe Sardenjes, te cilat prej asaj kohe u bene objekte, ne një lufte te gjatë navale, ndermjet dy qyteteve shtete.
Ne shekullin e 12-te, Xhenovezet e shtrine mjeshterine e tyre mbi shumë brigje dhe gati dhe ne luginat e maleve, qe ishin pereth. Dhe, kështu krijuan të ardhmën e madhe detare dhe prosperitetin e vendit.

Anijet e tyre transportonin Kryqtare ne Lindjen e Mesme dhe kthenin ngarkesa të ndryshme me mall. Tragtaret xhenoveze, duke përfituar nga zgjimi i kerkesave te evropianeve për mallra nga Lindja e Mesme, gjendeshin ne të gjitha llojet e tregjeve. Fortesat e tyre dhe postat tregtare ishin te shperndara ne te gjithë Mesdheun Lindor, si edhe ne Detin Egje dhe deri ne Detin e Zi. Tregtia e tyre është lehtesuar shumë nga marrëdhëniet miqesore me Perandorine Bizantine, duke e bërë Gjenoven, qe të kishte shumë rivalitet me Venedikun. Kjo bëri një lufte mes tyre ne mes te shekullit te 13-te, ne momentin kur fuqia e tyri kapi edhe majat e zhvillimit.

Ne Betejen e Melorias (1284), Xhenova ka shkaterruar Pisen, fuqia e te cilës me këtë rast u dobesua, ndërsa venedikasit u munden ne Kursola me 1299. Qe atëherë, oligarkia e tregtareve te pasur dhe bankiereve, qe kishin sunduar Republiken e Xhenoves, pas 1257, u nda njësoj, si pushteti i Papeve dhe mbreterve. Ne fakt, duket thënë se ekspansioni Xhenoves ka qenë masivisht fale punës se qytetareve, angazhimi i parë i te cileve ishte përparimi i interesave të tyre private. Me vonë, qyteti filloi te percahej nga interesa të ndryshme. Madje, u shkua deri aty, sa për ndihmë u thirren dhe fuqi te huaja. Madje dhe Institucioni i Dozhes, i drejtesise se pare, i vendosur me 1339, ishte i paaftë qe te rregullonte këto padrejtësi. Me kalimin e kohës, Xhenoves i ra dhe fuqia detare dhe këtë e mori Venediku. Humbja e fundit ishte ne shekullin e 18-te, kur humben dhe Korsiken për llogari te Frances. Por, qe nga viti 1528, qyteti nën Dozhen Andrea Doria u zhvillua përsëri si kantier i njohur detar dhe si qendër banke. Pavaresisht fuqise se dy fqinjeve te fuqishem Piemontit dhe Frances: Pavaresia e Xhenoves u respektua deri ne 1797, kur Napoleon Bonoparti e shperndau institucionin e dozhes dhe e pershtati Xhenoven ne Republiken e re Liguriane, qe u thith nga Republika e Frances deri ne shekullin e XIX. Mbreteria e Sardenjes e aneksoi qytetin me 1815. Ne cerekun e fundit te shekullit te XIX, porti i Xhenoves u zgjerua dhe u modernizua dhe qyteti ka thithur shumë industri, qe sollen importin e mallrave te domosdoshme, si edhe shumë te tjera për eksportin. Gjatë Luftes se Dyte u bombardua egersisht, sidomos ne pjesen industriale dhe ne portin e qytetit. Sardenja ishte e formuar nga Mbreteria e Italise formuar nga bashkimi i Dukes se Savojes dhe Ishullit te Sardenjes. Ajo njihet si Mbreteria e Piemont -Sardenjes.

Nga Traktati i Londres se 1720, Austria ndau ishullin e Sardenjes: ne shtepine e Savojes dhe Duken e Savojes duke adoptuar titullin e mbretit te Sardenjes. Pjesa e tokes se Mbreterise se Sardenjes përmban Savojen, Piemontin dhe Nisen... Sardenja pa qe fuqia e saj u zvogelua pas shtatë viteve lufte dhe Revolucionit francez, por ne Kongresin e Vienes ne 1815 u shpetua Piemonti, Nisa dhe Savoja dhe u mor Gjenova. Sardenja tregoi një force te madhe vitale gjatë "Risoxhimentos", (Levizja për Bashkimin e Italise). Pas Revolucionit te vitit 1848, Sardenja ka bërë Kushtetuten e saj. Me 1858-1859, Mbreteria ka aneksuar Lombardine, Modenen, Parmen dhe shumë nga Shtetet Papale. Nën krijimin e Mbreterise se Italise me 1861, Mbreti i Sardenjes Viktor Emanueli II u be Mbret i Italise dhe Mbreterise se Sardenjes i ka ardhur fundi.

Historia e shqiptarit nga Durresi, qe lindi një dinasti dozhesh
Quhej Gjergj, por historia e Gjenoves e ka fiksuar ne dokumentat e saj me emrin Giorgio Durazzo. Ai emigroi ne Itali me 1387, kur Ballkani filloi te erresohej nga rete osmane, dhe u kthye ne skllav nga batakcinjte vendas. Kembengulja arberore e bëri Dozhen e Gjenoves qe t'i jepte qytetarine, pas kembenguljes se shqiptarit. Nga ai rrodhi një Dinasti e tërë Dozhesh. I fundit ishte Girolamo Durazzo. Mbas vitit 1805, ai u be anëtar i Parlamentit francez, ndërsa ne vitin 1809, ai vdiq dhe u varros ne Panteon ne Paris. Krahas aktivitetit ekonomik dhe politik, familja "Durassa" ishte dhe një nga familjet bamirese me te degjuara te qytetit të tyre. Ata kontribuan ne edukim duke i dhuruar shuma tejet te mëdha universitetit te Gjenoves për hapjen e fakulteteve të ndryshme. Pallatet e tyra janë kryevepra te arkitektures dhe artit te Rilindjes italiane, parqet e ndertuara prej tyre, zbukurojne sot e kësaj ditë qytetin e famshem. As jetimet e as edukimi i vajzave nuk i shpetuan vemendjes e miresise se tyre me shtepite dhe shkollat e dedikuara atyre

Kohet ishin te zymta. Nga moti ne mot, nga pranvera ne pranvere gjendja behesh me e vështirë. Toka mbillej gjithnjë e më pak, tregtaret pakesoheshin gjithnjë e me shumë. Njerezit ishin bërë me te heshtur, me te zymte, me te eger dhe kuptohet me te ligj. Qytetet e kishin humbur qetesine e tyre te zakonshme dhe çdo muaj e me tepër, ato mbusheshin me zhurma imagjinare apo te vërteta për ngjarje e njerëz po aq imagjinare e po aq te vërtetë. Njerezit nëpër qytete e nëpër fshatra i merrnin këto zhurma dhe i sillnin nëpër shtepi, familje e farefisni, ku i flisnin e i diskutonin here si anektoda, here si fakte, here si thashetheme ,por gjithnjë me shqetësim. Dukesh sikur po vinte fundi asaj botë, sikur po afrohesh koha, ku as e mira dhe as e keqja s`kishin vlerë me, ku fisi, fshati, qyteti, miqesia, miresjellja e morali nuk sherbenin me për asgjë e për askënd sepse ato s`kishin me asnjë peshe, asnjë influence e asnjë vlerë praktike mbi çfarë po ndodhte e mbi çfarë mund të ndodhte.

Gjergji, një shqiptar nga Durresi ishte i lodhur e i rraskapitur nga gjithshka qe e rrethonte dhe ndodhte perqark tij. Një ditë i thotë te shoqes, se rruga e vetme për ti shpetuar asaj gjendje ishte te largoheshin sa me larg prej atij vendi. Me pak fjale, i shpjegoi planin e tij. Ai kishte kohe qe shkonte përditë andej nga porti i qytetit dhe i kishte studjuar gjërat me kujdesin me të madh. Durresi kishte një port të madh e te zhurmshem me anijet e shumta, qe hynin e iknin përditë. Gjergji kish njohur atje një marinar sicilian, i cili i kish premtuar se perkundrejt pageses se duhur, ai do ta ndihmonte Gjergjin, te shoqen dhe tre fëmijët e vegjel të tyre te hidheshin përtej detit.

Ishte viti 1387.
Pershkrimi i mësipërm ndofta nuk është i saktë. Ka shumë mundësi qe realiteti i asaj kohe te këtë qenë i ngjashem, pak ose shumë me ndryshe. Çfar është i saktë është personazhi me emrin Gjergj, gruaja e tij dhe tre fëmijë te vegjel. Historia, si ajo e një personazhi te dalë nga pena e Aleksander Dumas te regjistruar me emrin Giorgio Durazzo qe e përmend për here të parë, tek i hypen një anije siciliane ne portin e Durresit, se bashku me familjen e tij. Kur anija mberriti ne portin e Messines, Gjergji me gruan dhe fëmijët shiten pabesisht si skllever, tek një tregtar gjenovez me emrin Manuele de Valente. Një fakt i tillë nuk është aspak i panormalte, po të kihet parasysh se ne atë periudhe tregtia me perfituese ishte ajo e njerëzve. Dhe ne Durrës, po të bazohemi ne studimet e Doucellier, do të merrnin rrugët e botës disa dhjetra mijëra shqiptare te shitur si skllever. Manuele de Valente e levizi familjen e porsablere nga Messina ne Gjenove dhe ky qytet kozmopolitan me shtepite e famshme tregtare; me bankat me te mëdha tregtare te Evropes; me veprat e artit te Rilindjes Italiane dhe asaj Evropiane, qe zbukuronin sheshet publike apo pallatet e patriceve; me turmat e larmishme qe popullonin rrugët e qytetit, ishte gati si materializim i parajses për Gjergj Durresin,-apo Giorgio Durazzo- si e njohin analet gjenoveze, parajse e cila mjaftonte te zgjasje doren dhe mund ta prekje.

Gjenova mesjetare
Gjenova e asaj kohe ishte një nga qytetet shtetet e famshme te Rilindjes Italiane, rivalja e perjetshme e Venedikut, historia e se cilës shtrihet ne një hark prej 8 shekujsh, deri ne momentin, kur ushtarët e Napoleonit do të marshonin mbi rrugët e saj te kalldremta. Gjenova gjatë te gjithë historisë se saj ka qenë Republike. Një Republike Thala-Sokratike, ajo fillimisht qeverisesh nga dy konsuj, nën shembullin e Romes se Lashte. Me vonë ajo kali ne një sistem parlamentar qe kishte një dozh ne krye, si autoritetin me te lartë te Republikës. Mbas dy vjetësh ne roberi, ne vitin 1389, Giorgio Durazzo i dergon një leter dozhit te Gjenoves, ku i spjegon historinë e vet dhe pabesine e bërë ndaj tij, kur e kishin shitur si skllav tek Manuele de Valente. Letra perfundonte me një lutje drejtuar dozhit Antoniotto Adorno për t'i dhënë serisht lirine, duke i vënë ne dukje se ai ishte i krishtere dhe nuk e meritonte fatin e vet dhe pabesine e te tjerëve. Nuk dihen rrethanat e rastit, por fakti është qe dozhi gjenovez i akordoi lirine shqiptarit dhe familjes se tij, duke u dhënë si përfundim edhe shtetesine gjenoveze.
Siç u përmend me lart, Republika Detare e Gjenoves ishte pikë së pari një qendër tregtare. Anije gjenoveze pershkronin të gjitha detrat e njohura dhe mallrat e sjellura prej tyre shperndaheshin ne gjithë Evropen. Gjenova kishte koloni deri ne Rusi. Ishulli i Kosit ne Egje ishte nën sundimin e tyre dhe për një periudhe te gjatë ishte një nga pazaret me te mëdha për të gjitha llojet e mallrave, por sidomos për tregtine e njerëzve. Ky aktivitet tregtar dhe ekonomik, i shoqëruar me zhvillimin e një sistemi bankar e financiar me te zhvilluarin ne Evrope (për një kohe te gjatë gjenovezet njiheshin si bankieret e Evropes) bënin te mundur qe kushdo qe kishte dëshirë dhe ishte sipermarres, mund te gjente terren te pershtatshem për te realizuar endrrat e veta.

Dozhet shqiptare
Giorgio Durazzo del nga skena e historisë mbas fitimit te lirisë dhe shtetesise dhe me pas përmendet djali i tij Giovanni dhe nipi i tij, Antonio. Antonio, si një gjenovez i mirë, ne 1430-1450 tashmë ka dyqanin e vet dhe merret edhe me tregtine e mendafshit. Janë te shumte shqiptarët qe u integruan ne shoqërinë e hapur gjenoveze ne saje te zanatit të tyre si tregtare dhe Antonio Durazzo ishte një nga ata. Me te ze zanafille pasuria e familjes Durazzo, e cila me vonë do të arrinte të bëhesh familja me e pasur ne Gjenove. Pesha ekonomike sjell me vete edhe peshën sociale. Ne vitin 1528, ne librin e regjistrimit te familjeve fisnike te qytetit, bëjnë pjesë edhe "Durazzo" si "nobili nuovi". Fillimisht ata ishin nën stemen e Familjes Grimaldi, por ne vitin 1576 vendosin te rimarrin mbiemrin e tyre te vjetër. Çfar te tërheq vemendjen ne këtë çast është fakti se megjithëse "Durazzo" kishin tashmë 5 breza, qe ishin vendosur ne Gjeneve, kur zgjodhen ngjyrat e emblemes se tyre ata vendosen te shkruajnë emrin ne stemen e familjes jo ne formën e italianizuar "Durazzo", por ne një formë krejt ndryshe: "Durassa", ku s-ja e dyfishte na bën te guxojme te shohim ne te, një afirmim zyrtar te origjines dhe gjakut të tyre.

Këtu duhet patur parasysh edhe momenti i zgjedhur për te bërë diçka te tillë. Ne vitin 1576, Giacomo Durazzo (Durassa) kishte tre vjet qe ishte Dozhi i Republikës Ligure. Ne 200 vjetet qe pasojne, Durassat do t’i japin Gjenoves 9 dozhe, një peshkop, kardinale e diplomate te ndryshëm. Ata kishin pallate te tera ne te famshmen "Strada Balbi", vila e shtepi. Ne shekullin e 17-te pesha ekonomike dhe politike e familjes shqiptare do të ishte e atillë sa Gjenova do të quhesh "La republica Durazziana". Si për ironi te fatit, Republika e Gjenoves do të merrte fund ne momentin e pushtimit francez ne vitin 1805 duke patur për dozh te fundit Girolamo Durazzo. Mbas vitit 1805, ai u be anëtar i Parlamentit francez. Ne vitin 1809, ai vdiq dhe u varros ne Panteon ne Paris. Krahas aktivitetit ekonomik dhe politik, familja "Durassa" ishte dhe një nga familjet bamirese me te degjuara te qytetit të tyre. Ata kontribuan ne edukim duke i dhuruar shuma tejet te mëdha universitetit te Gjenoves për hapjen e fakulteteve të ndryshme. Pallatet e tyra janë kryevepra te arkitektures dhe artit te Rilindjes italiane, parqet e ndertuara prej tyre, zbukurojne sot e kësaj ditë qytetin e famshem. As jetimet e as edukimi i vajzave nuk i shpetuan vemendjes e miresise se tyre me shtepite dhe shkollat e dedikuara atyre. Kjo është historia e Gjergj Durresit, gruas dhe tre fëmijëve të tyre, te cilët fati i hodhi ne brigjet e detit Ligur. (Marrë nga interneti prej Alb-KLub)

Gjergji një shqiptar në Gjenova mëe 1389
Ky shkrim i botuar ne "Il Dialogo", n. 3 - ne tetor 2003, tregon një histori te ngjashme te shqiptarit qe lindi një dinasti te tërë dozhesh. Por, thelbi është se te huajve ne qytetin e Gjenoves mund t'i jepen përsëri mundësi për te ngjallur lavdine e dikurshme te qytetit, ashtu si një Dozhe i mençur i shekullit te XIV i dhuroi shqiptarit Gjergj.

Franco Bampi
Ne shekullin e XIV, turqit otomona u derdhen me hordhite e tyre te pergjakshme ne Ballkan duke arritur qe te mundin ne betejen e 28 qershorit te vitit 1389 serbet kristiane te Kosoves; qe atëherë ne Kosovë është bërë dominante prania e shqiptareve, qe janë kaluar totalisht ne moslemane prej turqve. Por nga ana tjetër shumë ishin personat qe duke mos mundur qe te kenë ndonjë alternative tjetër, kerkuan qe te riparonin këtë padrejtësi te fatit duke u larguar sesa te mundoheshin.

Kështu një gjenovez me emrin Manuele de Valente, pati mundësinë qe ta nxirrte matane ne Mesine, një skllav shqiptar qe kishte ikur nga toka e tij me 1387. Duke u transferuar ne Xhenova, një toke e njohur te pasurish dhe tregtaresh, Xhorxhio do të qëndrojë ne këtë toke tolerante, duke u shperblyer, jo si skllavet e tjerë qe nuk punonin. Dhe kështu ai i bëri një kërkesë Dozhit Antoinetto Adorno (i zgjedhur disa here), te cilit i bënte te njohur besimin e tij kristian dhe tradhetine qe i ishte bërë duke e shitur për skllav. Ne fakt i shitur me gruan dhe tre fëmijët nga një barke siciliane, ai doli ne Mesina, ku padrejtesisht është shitur si skllav. Por ai i thoshte Dozhes se ne Shqipëri kishte qenë i lirë dhe kështu donte qe te vazhdonte qe te qëndronte dhe për pjesen tjetër te jetës. Shkruan Amedeo Pescio: "Antoniotto Adorno, një burrë i dhunshem dhe ambicioz por jo i keq, i dha lirine ne vitin 1389, ai i njohu qytetarine gjenoveze dhe atdheu i tij i origjines Durresi u be mbiemri i familjes se tij te re, qe do të ishte një fat i madh dhe me te gjithë dinjitetin e nevojshem". Është interesante qe te verehet se bashke me kostumin gjenovez, Dozha nuk hezitoi qe t'i njihte dhe të gjitha të drejtat një te huaji, qe nuk ishte fare të ndryshme me interesat e një gjenovezi te thjeshtë. Por historia nuk thotë se si do të shperblente këtë nder të madh Xhorxhio Duracio. Dhe, për fat ne Gjenove mundësitë për pune nuk mungonin: nga mesi i viteve '400 ndoshta një nga nipat e tij, Antonio Duracio, ka filluar aktivitetin e tregtarit te mendafshit për familjen e tij ne Petraminutam, duke vendosur dhe bazat nga ku do të fillonte fati i suksesshem për familjne e tij. Ne 200 vjet Durrazzo, qe erdhen si refugjate dhe skllever shqiptare, i dhanë Republikës se Xhenoves plot tetë dozhe dhe qe mund te thuhet edhe nëntë sepse këtu përfshihet dhe Xhirolamo Duracio, i cili qe nga viti 1802 dhe 1805 u be Dozh i Republikës Ligure nën pushtetin napoleanik.Gjithash tu ata dhanë një arkipeshkv, kardinale dhe diplmate, pallate te shenjta ne Strada Balbi, si edhe shumë shtepi e villa.

Kjo ka ndodhur ne Xhenova ne shekullin e XIV. Por a mund të ndodhë kjo edhe sot? Është gati e njëjtë sikur një shqiptar te mund te zgjidhet kryebashkiak i Xhenoves apo President i Rajonit te Ligurias? Ashtu si e ka ilustruar "Il Dialogo" ne vitin 2001, Xhenova është një qytet kozmopolit dhe tolerant me një kapacitet te jashtezakonshem për te integruar personat, pa dhimbshurite e mira dhe duke respektuar të gjitha te mirat e Xhenoves... Ne sot jetojme ne një shoqeri të ndryshme ku fenomeni i migrimit është një aspekt qe lidhet kryesisht me aspekte të ndryshme te rendit publik. Por, nëse Xhenova do të jetë akoma besnike e te kaluares se saj duhet qe tu jepet dhe te huajve një mundësi e tillë. Apo edhe nëse i huaji do të doje qe te mbetet me zakonet e tij dhe me kulturën e tij por me shpresen dhe ambicien qe një ditë te kthehet ne tokën e tij origjines për t'u rritur dhe për te ecur përpara...

Ben Andoni / Korrieri
E identifikuar

kreksi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 05-08-2007, 12:59:47 »
Citojeni

Rastesishtë në Paris njohta para ca vitesh një Zoteri me mbiemrin Durrazzo me origjinë nga italija. Një ditë me ftoi ne shtepine e tije dhe biseduam gjerë e gjatë për periardhjen e kesaje familje.
Njeri nder personalitet me te njohura ne itali me emrin Durrazzo perpos ketije Gjergjit te Gjenoves, është pa dyshim figur e njohur Nikolla Durrazzio dhe familja e tije qe zotruan si Tiranë ne Napoli ne shek. XIV e XV të ne Napoli. Tani na del edhe ky Gjergj Durrazzo qe deri me tani s'kam dëgjuar.
Ne Napoli këtë vite isha ne disa muze dhe kisha mesjetare ku gati se ne çdo kish e myze përmendet familja Durrazzo, Gjiovana Durrazzo si dhe i biri i Nikolla Durrazzo i vorrosur ne kishen Shen Klara me emrin Ladislas qe me habiti pakëz.
Me vonë e dijmi te gjithë se si i shkoi në ndihmë mbretit te Napolit  Gjergji yn i madh pra këtu shifet lidheshmeria e vjetër mes hsqiptarve dhe peninsules italike qysh moti.
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |