Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi LetrarForumi LetrarRevista Letrare Zeri YT!Rishkrimi i historisë se letersise shqiptare


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rishkrimi i historisë se letersise shqiptare  (E lexuar 310 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-04-2008, 12:30:42 »
Citojeni

"Permbysja" e historisë se letersise shqipe

Anisa Ymeri

Rishkrimi i historisë se letersise sone duket se s'do vonoje! Ka një projekt te shkruar qartazi për atë se çka do të jetë: "histori e letrave në vend te një historie letersie ne kuptimin ngushtesisht terminologjik".

Jo me kot është menduar te jetë histori e letrave, pas ajo do të lejoje te jetë pjesë e saj letërsia shqiptare ne gjuhët imperiale (kryesisht ne latinisht), letërsia klasike klerikale-humaniste, lulezimi i iluminizmit ne Akademine e Voskopojes, levizjet e mendimit ne Shqipëri. Por me thelbesore prej këtyre, është rivleresimi shkencerisht i tradites letrare ne Shqipëri prej fillimeve deri ne kohën e sotme. Ndaj edhe ajo çka pritet të ndodhë me tekstin e ri është një "permbysje" për te kuptuar me mirë rrjedhat a udhet ku kanë shkelur autoret tanë. Drejtori Institutit te Letersise, Enver Muhameti, tregon se, "ka qenë një nismë e departamentit te letersise te institutit tonë për hartimin e një projekti te një letersie shqiptare mbarekombetare, të gjitha trevat shqipfolese, por edhe ne diaspore". Duke e shnderruar ne te parin tekst gjitheperfshires jo vetëm për nga hapësira! Pasi pjesë e rëndësishme e këtij teksti, i cili pritet te jetë 3 vellime, janë personalitetet e letrave shqipe te anatemuar deri ne kapercyell te viteve '90-te. Pasi, sikunder theksohet dhe është qartësisht e evidentueshme, për shkaqe historike dhe politike, letërsia shqipe është zhvilluar ne rrethe, qarqe, rrjedha e drejtime të ndryshme. Dhe pika me e diskutueshme e saj, është trajtimi dhe krijimi pergjate periudhes shteterore për gati 5 dekada. Faktore te cilët e kanë copetuar zhvillimin letrar, duke lënë mandej gjurme te pashlyeshme ne stilet e ligjerimit letrar nder dekada. Aq sa do të këtë analize mbi shkaqet dhe fenomenet qe i kanë përfshirë rrjedhat e letersise, mbi të gjitha synohet një informim i gjerë mbi ato realitet qe kanë ekzistuar ne vijimesi. Duke pasur ne thelb mos perjashtimin e asnjë autori apo rrymëë. Mbi të gjitha do të jetë një rivleresim, i cili perfshin karakterizimin e pergjithshem te periudhave letrare (periudha parashqipe, letërsia humaniste, periudha iluministe, letërsia kombëtare e Rilindjes, periudha e shthurjes se romantizmit, letërsia midis dy lufterave dhe ajo e pasluftes. E nëse ky do të jetë një prej atyre projekteve me rëndësi tepër te madhe, por qe mbeten thjesht mbi tryezat e drejtuesve te institucioneve, do të sjelle një histori te zhvillimeve letrare permbi kufij. Kështu theksohet nder radhet e projektit, "Qofshin këta politike, hapesinore, ideologjike". Kjo pritet dhe synohet të arrihet ne saje te një bashkepunimi te te gjithë anëtarëve te redaksise qe do të hartojne këtë histori, perberja e se cilës, sipas të gjitha gjasave, do të jetë shprehese e mendimit shkencor letrar te sotëm. Ne këtë tekst do të jenë me vëmendje paresore zhvillimet letrare si te tilla, faktori letrar para atij historik ne kuader te prirjeve me te përgjithshme, qe kanë paralelet e tyre në vend. Dhe kjo për te mberritur ne pikën e madhe te ktheses, e cila konsiston ne hartimin e një "histori letersie, e cila e tejkalon frymën e perjashtimit te një shumicë shkrimtaresh, për shkak te qendrimeve të tyre jashtë letrare, ose për shkak te çdo ndalimi te vepres se tyre, për arsye mospajtimi ideologjik me politikat shteterore te kohës".

Rezultati perfundimtar dhe pritshmeria prej këtij projekti, i cili është tani vetëm ne fazen fillestare, është ndryshimi i perfytyrimit për historinë e letersise shqipe përmes shkencezimit te arritjeve te deritanishme nëpërmjet ndryshimit te sjelljes metodologjike dhe forcimit te mendimit kritik. Gjithçka duke u tejkaluar gjendja e shthurur e hierarkise se vlerave dhe anarkia terminologjike, theksohet shprehimisht ne projektin për rishkrimin e historisë se letrave shqipe te Institutit te Letersise.

Projekti synon

Qëllimi i projektit është qe te hartohet një histori e letersise shqipe qe i përgjigjet nivelit shkencor te sotëm qe ploteson nevojat njohese dhe vleresuese te procesit letrar dhe kurorezohen përpjekjet e dy dekadave te fundme për një vështrim te shkencorizuar te tradites dhe procesit letrar ne botën shqiptare. Duke sjelle ne kushte të reja një tekst, i cili i shkon për shtat edhe zhvillimit te sotëm te botës shqiptare.

Letërsia do shihet...

Si një sistem me vete; si një pjesë e një sistemi me te gjerë, te brendshem (kulturë, gjuhe dhe qyteterim) ne krahasim me rrjedhat letrare rajonale, evropiane dhe botërore; duke specifikuar paralelet dhe shmangiet nga këto rrjedha si edhe raportin e saj si nensistem ne kuader te zhvillimeve letrare te përgjithshme te kohës. Duke iu permbajtur një kriteri tepër te rëndësishëm, qe është ai mos perjashtues.

Teksti universitar

Rishkrimi i historisë synon hartimin e një teksti universitar akademik te historisë se letersise shqipe qe te paraqese me vertetesi shkencore gjendjen e dijës ne këtë fushe dhe zhvillimet e reja ne procesin, mendimin dhe shkencen letrare gjatë me shumë se tri dekadave te fundme. Kështu, ne të gjitha universitetet qe zhvillojne mësim ne gjuhën shqipe apo edhe dashamiresit e letersise, do të jetë ndihmë e madhe.

Tekst informuese

Një histori letersie qe informon para se gjithash, por ne asnjë mënyrë duke mbetur ne shkalle thjesht te një enciklopedie. Do te jetë një informacion mbi proceset dhe zhvillimet letrare, informacion për qendrimet dhe debatet me te rëndësishme. Dhe gjithçka do të kaloje ne siten e një vlerësimi, gjendjeje dhe zgjidhjeje detyrash shkencore. E qe do të jetë tepër e hapur për diskutim dhe ridiskutim te saj.

Redaksite qendrore, Tiranë-Prishtinë

Dy do të jenë redaksite e mëdha qe do të ngrihen dhe do të koordinojne punën për rishkrimin e Historise se Letersise Shqipe. Kjo është e shpjegueshme, pasi këto janë edhe dy qendrat me te mëdha ku është zhvilluar letërsia jonë kombëtare, por edhe pse janë te shumte studiuesit kosovare, te cilët kanë shkruar jo pak për letersine e krijuar ne Shqipërinë shteterore. Por arbereshet e Italise dhe trevat e tjera shqipfolese kanë vendin e tyre te padiskutueshem.

Historia gjitheperfshirese e letersise

Perpos kritereve të reja shkencore, mbi te cilat pritet te ngrihet historia e letersise shqipe, ky do të jetë një tekst aspak perjashtues. Duket qartazi se ka një urgjence për perfshirjen ne këso tekstesh te rëndësishëm të atyre personaliteteve te letrave shqipe qe për dekada te tera kanë qenë te anatemuar dhe vepra e tyre u shnderrua ne pak kohe ne "molle te ndaluar" për lexuesin shqiptar ne teresi. Por s'ka për te munguar edhe rivleresimi për figurat "e dyshimta" te letrave shqipe.

Koha Jone
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 28-04-2008, 12:31:56 »
Citojeni

“Rishkrimi i historisë është domosdoshmeri"

Pak kohe pas ardhjes ne krye te Institutit te Letersise, Enver Muhameti tregon projektin për rishkrimin e Historise se Letersise Shqipe. Jo vetëm qe do të këtë kritere të reja shkencore, por do të jetë edhe një histori gjitheperfshirese. Studiues te letrave nga të gjitha trojet shqiptare do të jenë pjesë e rishkrimit te letersise shqipe.

Z.Muhameti, ka një projekt për rishkrimin e historisë se letersise shqipe, c'përmban ai?

Është një faze parapergatitore, por ajo çka bëra unë me te ardhur ne këtë detyrë, ishte qasja ndaj këtij projekti për rishkrimin e letersise shqipe, pasi është një domosdoshmeri sepse të gjitha tekstet e derisotme janë tejkaluar. Por ajo do të jetë mbarekombetare, pas do të hartohet një histori ne te cilën do të mbizoteroje prirja konvertuese. Siç nuk janë përfshirë ne tekstet tona te historisë do të jenë te përfshirë te gjithë autoret e ndaluar, te anatemuar... autore te tillë, si Fishta, Konica, Skiroi, Bilal Xhaferri, Camaj, Kuteli, Poradeci apo edhe te tjerë.

Flasim për një rishkrim te historisë, mbajmë parasysh edhe kritere të reja shkencore për trajtimin e saj?

Ky është edhe thelbi i rishkrimit, perdorja e kritereve të reja shkencore, estetike dhe teoriko-letrare, qe te beje te mundur rivleresimin shkencor, duke nisur qe nga letërsia e vjetër edhe për periudhën parashqipe, për te mberritur deri ne veshtrimin panoramik te letersise pas viteve '90-te. E një tjetër parim shumë i rëndësishëm është ai i mos perjashtimit.

Kush do e shkruaje këtë histori?

Do te jetë një grup autoresh, si një projekt qe do të shenoje bashkepunimin e madh te studiuesve te letersise. Është një grup i tërë qe do të perfaqesoje njerëzitë me te shquar te letersise shqiptare. Dy do jenë redaksite qendrore, ajo e Tiranës dhe Prishtinës, për te koordinuar punën edhe për me gjerë se kaq. Nga mbledhja e fundit ne Keshillin Shkencor te Qendres se Albanologjise mund t'ju them se, kjo histori me gjase do jetë gati për 4 vjet.

Koha Jone
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |