Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi LetrarForumi LetrarRevista Letrare Zeri YT!Leksione për poezinë shqipe në Paris


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Leksione për poezinë shqipe në Paris  (E lexuar 129 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 04-04-2008, 10:43:52 »
Citojeni

Profesorë të njohur kanë mbajtur referate mbi veprën e poetit Gëzim Hajdari

Vitet e fundit në Francë janë mbajtur disa referate dhe esè mbi veprën e Gëzim Hajdarit. Autorë të tyre janë disa profesorë dhe studiues të universiteteve të ndryshme, veçanërisht mbajtur gjatë takimeve ndërkombëtare të zhvilluara në këto universitete. Janë për t‘u theksuar studimet shumë interesante të Laura Toppan (Prof. Universiteti "Nancy2"), të Ugo Fracassa (Prof. Universiteti "Roma 3"), të Serge Vanvolsem (Prof. Universiteti "Lovanio") si dhe të studiueses së Universitetit të Milanos, Silvia Vanja De Pava.

Poeti shqiptar, konferencën e parë e zhvilloi më 26 prill, ora 16:00, pranë Departamentit të Italianistikës, Universiteti "Nancy 2", organizuar nga Prof. Laura Toppan. Ky takim u zhvillua në aulën e madhe të universitetit dhe merrnin pjesë studentë të kombësive të ndryshme, dashamirës të poezisë, profesorë dhe studiues jo vetëm të Universitetit të "Nancy"-s, por edhe nga Universiteti i Luksemburgut. Fjalën e rastit e mbajtën Prof. Laura Toppan dhe Anna Frabetti, prof. në Universitetin e Sorbonës (ardhur posaçërisht nga Parisi), të cilat folën gjerë e gjatë mbi krijimtarinë e Gëzim Hajdarit. Më pas fjala iu dha poetit, i cili mbajti esenë "Atdheu i ri i gjuhëve". Tema ngjalli diskutime të shumta dhe u ndoq me shumë interes nga të pranishmit. Pas kumtesës poeti lexoi krijime të tij në shqip dhe italisht, ndërsa prof. Laura Toppan lexoi përkthimin e vjershave të poetit në frëngjisht, përkthyer nga vetë ajo.

Takimi i dytë u zhvillua më 27 mars, ora 17:00, në Departamentin e Letërsisë Spanjolle, pranë Universitetit të Besançon, qyteti ku kanë lindur Hygo, Malarmè, vëllezërit Lymier, Nerval e Prudhon.

Takimi u zhvillua në aulën e madhe të fakultetit. Në të merrnin pjesë studentë, profesorë dhe të ftuar. Fjalën e rastit mbi veprën e Hajdarit e mbajtën Prof. Laura Toppan dhe Christoph Singler, prof. i letërsisë spanjolle. Më pas autori mbajti kumtesën "Memorie në udhëtim", e cila u vlerësua mjaft nga dëgjuesit në sallë. Më pas Prof. Singler lexoi vjershat e poetit shqiptar në anglisht, të përkthyera nga Robert Elsie.

Takimi i tretë u zhvillua më 28 prill, ora 18:00, në Qendrën e Gjuhës dhe Letërsisë Italiane në Paris. Me këtë rast u prezantua vëllimi i ri i Gëzim Hajdarit, "Vepra e zgjedhur poetike, 1990-2007", botuar këto ditë në Itali nga "Controluce", linja e re botuese e botuesit italian "Besa", i cili ka marrë përsipër botimin e gjithë veprës së poetit shqiptar. Në takim merrnin pjesë qytetarë, dashamirës të poezisë, artistë, shkrimtarë, studiues dhe fotografë.

Të vlerësuara si krijime me nivel të lartë, brenda këtij viti do të botohen nga Gëzim Hajdari në frëngjisht vëllimet: "Trup i pranishëm", "Muzungu: Ditar zezak" dhe "Vepra e zgjedhur 1990-2007". Dy librat e parë do të botohen nga dy botues të Parisit, ndërsa "Vepra e zgjedhur" nga Universiteti i Besançon-it.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |