Sun Microsystems shpall marrëveshjen për blerjen e MySQL, zhvillueses së sistemit më popullor në botë me kod burimor të hapur për baza të dhenashStrategjia për rritjen e Sun shpejtohet me pozitën e re në tregun 15 miliard dollarësh të bazave të të dhënave.Santa Klara, Kaliforni, 16 janar 2008 - Sun Microsystems, Inc. (NASDAQ: JAVA) shpalli sot se ka hyrë në marrëveshje përfundimtare për blerjen e MySQL AB, një prej legjendave të kodit të hapur dhe firma zhvilluese e një prej sistemeve me kod të hapur dhe me rritjen më të shpejtë në botë për baza të dhenash, për një shumë të përafërt prej 1 miliard dollarësh amerikanë, pas vlerësimit të përgjithshëm. Me përfshirjen tashmë edhe në tregun e bazave të të dhënave, blerja përshpejton rritjen e peshës së Sun në fushën e teknologjisë së informacionit për ndërmarrjet e mëdha. Njoftimi i sotëm ripohon pozitën e Sun si kompania ofruese kryesore e platformave për ekonominë e Web, si edhe rolin e saj si ofruesi më i madh i kodit të hapur komercial.
Në sajë të miliona zbatimeve globale, përfshirë këtu Facebook, Google, Nokia, Baidu dhe China Mobile, MySQL do t'i sjellë Sun sinergji që do të ndryshojnë tablonë e industrisë së softuerit, nëpërmjet nxitjes së përfshirjes së sistemit me kod të hapur të MySQL për baza të dhënash në ndërmarrje dhe zbatime më tradicionale. Integrimi me Sun do të zgjerojë shumë veçantitë komerciale tërheqëse të ofertave të MySQL, vlera e së cilës do të përmirësohet me përfshirjen e organizatës së shërbimeve globale të Sun. MySQL gjithashtu do të përftojë marrëveshje të reja shpërndarjeje nëpërmjet kanaleve të Sun, përfshirë këtu marrëdhëniet e Sun si prodhuese pajisjesh me Intel, IBM dhe Dell.
Sun zotohet të përmirësojë dhe optimizojë stivën LAMP (Linux, Apache, MySQL dhe PHP) në sistemet e shfrytëzimit GNU/Linux, Microsoft Windows, OpenSolaris dhe MAC OS X. Sistemi i MySQL për baza të dhënash, OpenSolaris dhe GlassFish, bashkë me platformën e Java dhe komunitetet e NetBeans, do të krijojnë një platformë të fuqishme për zhvillime aplikacionesh për Web.
Si pjesë e transaksionit, Sun do të paguajë rreth 800 milion dollarë në dorë në shkëmbim të të gjitha aksioneve të MySQL dhe do të përfitojë në të njëjtën kohë të drejtat ndaj 200 milion dollarëve në opsione. Transaksioni parashikohet të mbyllet në fund të tremujorit të tretë ose në fillim të tremujorit të katërt të vitit fiskal 2008 të Sun.
Përkthyer dhe përshtatur me shkurtime nga
http://www.mysql.com/news-and-events/sun-to-acquire-mysql.html