Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeShqipëri, Vetëm 3.8 për qind e popullsisë përdorin internetin


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqipëri, Vetëm 3.8 për qind e popullsisë përdorin internetin  (E lexuar 179 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 13-02-2008, 09:18:25 »
Citojeni

Raporti i “Cullen International” e rendit Shqipërinë si vendin me
përdorues më të ulët të internetit Evropë.E thënë ndryshe, në vendin tonë njihen 120 mijë persona si përdorues të internetit, ose 3.79 për qind e popullsisë. Shkaku i kësaj situate mbetet mungesa e investimeve nga Albtelekomi, në kohën kur kompania administrohej nga shteti, si dhe mungesa tarifave standarde nga operatorë të tjerë të vendit. Alarmi kësaj radhe vjen nga vëzhgimi i Komisionit Evropian në vendet e Evropës Juglindore, të dhëna të cilat janë publikuar në raportin e “Cullen International”. Sakaq, Shqipëria jo vetëm që renditet me numrin më të vogël të përdoruesve të internetit në 10 vendet e Evropës Juglindore, por edhe me përqindje më të ulët në rajon. Mesatarja e përdorimit të internetit për vendet e Evropës është në kufirin e 20 për qind të popullsisë, ndërkohë që vendi ynë numëron rreth 3.8 për qind të pop-ullsisë. Raporti evidenton se përdorimi i internetit i matur për 100 familje, arrin në 15.94 për qind. Për përmirësimin e kësaj situate rekomandohet që, gjatë kohës që Albtelekomi administrohej nga shteti, të rriste aksesin për përdorimin e internetit. Kjo për faktin se, tarifat që ofrohen nga Albtelekomi janë më të ulëta se operatorët e tjerë dhe nuk paguhet tarifë për instalimin apo tarifë mujore për përdorim. Po ashtu, nga Albtelekomi duhet të ofroheshin tarifa speciale për publikun. “Në Shqipëri përdorimi i internetit ofrohet nga Albtelekomi, një lidhje e thjeshtë e cila ka përdorim të ngushtë në publik.Me këtë shërbim Albtelekomi nuk ofron tarifa speciale interneti ose për përdorim në shtëpi.Kompanitë e tjera shtetërore në vende të ndryshme ofrojnë paketa me tarifa të kënaqshme për përdoruesit e internetit në shtëpi ose, e thënë ndryshe, tarifa ekstra. Albtelekomi e ofron internetin në shtëpi si një shërbim veçmas.Por ndërkaq, një tjetër shërbim i madh interneti zbatohet në vend nga “ABCom”, thuhet shprehimisht nga “Cullen International”. Raporti shpjegon se kostoja për 40 orë shërbimi interneti nga Albtelekomi është 2400 lekë, kosto kjo e cila është më e ulët se nga shërbimet që ofrohet nga operatorët e tjerë.
Ndërkohë që tarifa e shërbimeve për përdorim në shtëpi dhe për bizneset nga operatorët e tjerë ndryshojnë nga lloji i kontratave që zgjasin në 4 muaj, 6 muaj apo një vit. Konkretisht, tarifat
për përdorim 30 orë të internetit për biznesin variojnë nga 27 deri në 105 dollarë në muaj, kurse tarifat për përdorim personal janë 15, 17 ose 20 dollarë në muaj.Por ndryshe nga tarifat që zbatojnë këta operatorë, tarifat e Albtelekomit janë më të lira.Konkretisht, tarifat e internetit më të larta variojnë nga 0.8 lekë për minutë për përdoruesit personalë, deri në 1.2 lekë nga biznesi. Pra, nisur nga kjo situatë, raporti vë në dukje se ndryshimi nga shtrirja e internetit nga Albtelekomi dhe nga operatorët e tjerë është tek pagimi i instalimit, të cilin Albtelekomi nuk e ka dhe operatorët e tjerë po.Për instalimin e internetit nga operatorët e tjerë duhet të paguhet 20 dollarë.Ndërkohë që rekomandohet si zgjidhje aplikimi i tarifave standarde dhe tarifave speciale, në mënyrë që në vend të rritet përdorimi i internetit. Shifrat krahasuese me Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Kroacinë, Kosovën, Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë dhe Bosnjë Hercegovinën na rendisin vendin me përdorimin më të ulët të internetit.Por akoma më e ulët paraqitet shifra për përdorim të internetit nga familjet shqiptare.

PËRDORIMI I INTERNETIT


         Nr. i përdor % Në 100 familje(%)
Shqipëria 120.000 3.79 15.94
Bosnje-Hercegovina 950.000 24.54 91.83
Bullgaria 1.663.437 21.66 56.93
Kroacia 1.684.600 37.94 114.03
Mali i Zi 150.000 32.92 75.81
Rumania 4.000.000 18.53 54.64
Serbia 1.05.165 13.41 39.87
Kosova 200.850 15.26 96.38
Maqedonia 651.800 32 115.51
Turqia 15.300.000 20.97 82.74

Gazeta Korrieri
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |