Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeMacBook Air - Laptop-i me i holle ne botë


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: MacBook Air - Laptop-i me i holle ne botë  (E lexuar 404 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 17-01-2008, 12:52:12 »
Citojeni

Apple prezanton vepren e re te artit ne fushën e teknologjise. Ne ekspoziten qe zhvillohet çdo vit MacWorld paraqiti vete bosi i Apple Steve Jobs laptopin me të ri nga Apple i quajtur "MacBook Air" i cili ka një trashesi vetëm 19 milimetra ne pjesen me te trashe dhe 4 milimentra ne me te hollen.
Një anë negative e laptopit të ri është se nuk ka vend për CD dhe DVD. Por nga ana tjetër ky kompjuter ka një program "Remote Disc" i cili mundeson me anë te Wlan lidhjen me kompjutera te tjerë qofshin këta Mac apo Windows.
Kompjuteri ka një harddisk me 80-GB dhe memorie prej 2-GB.
Trupi i kompjuterit është teresisht prej Aluminiu, procesoret qe ofrohen janë me 1,6 GHz dhe 1,8 GHz. Gjithashtu ka dhe Mini-DVI, USB-Port, Bluetooth si dhe Draft-n-WLAN.
E veçanta tjetër është dhe ekrani i tipit Touchpad me te njëjtën teknologji qe ka dhe iPhone. Apple premton se bateria e këtij kompjuteri mban deri ne 5 ore.


* slim notebook.jpg (25.02 KB, 476x250 - E shikuar 19 Herë.)

* thin laptop.jpg (14.27 KB, 400x346 - E shikuar 14 Herë.)

* thinnest laptop.jpg (11.79 KB, 282x400 - E shikuar 14 Herë.)
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 17-01-2008, 22:34:45 »
Citojeni

Stiv Xhobs ka prezantuar te rënë me te fundit te vitit 2008, lap-topin e ri «MacBook Air»

SAN FRANCISKO- Stiv Xhobs administratori i deleguar i kompanise “APPLE”, shoqëria lider e risive teknologjike sërish habit admiruesit dhe nxjerr ne treg lap topin me te holle ne botë.
Janë shumë ne fakt produktet e reja qe janë prezantuar para dy ditesh ne “Mac Eorld”, konferenca e organizuar nga “Apple” ne San Francisko, Kaliforni. Mes tyre ne plan të parë siç e ka percaktuar edhe vete Xhobs është “lap-topi me i holle ne botë” i pagezuar me emrin “Macbook Air”. Ai nuk ka nguruar të flasë për këtë te re te fundit qe pritet te zbarkoje ne tregjet botërore.
Numri 1 i kësaj kompanie ka deklaruar se “Apple” ka shitur 4 milion telefona celulare “iPhone” ne dyqind ditet qe nga ardhja ne treg e hibridit qe është nderthurje e një kompjuteri dhe një telefoni celular te prezantuar ne 29 qershor te vitit 2007. Ai ka shtuar se duhet vleresuar fakti qe për vitin 2008 shitjet e këtij hibridi parashikohet te shkojnë ne 10 milion cope. Në lidhje me të rejat e fundit te prezantuara shpresat mbeten tek lap topi i ri “MacBook Air”, një pc super i holle (0,76 polesh)dhe me një hard drajv prej 80 gigabait dhe një ekran 13.3 polesh qe do të kushtoje 1. 799 dollare. Dorezimet e para pritet te dalin pas dy javësh, sipas specialisteve ky lloj kompjuteri do të sherbeje për perforcimin e imazhit te kompanise “Apple” si prodhues i objekteve avangarde. Ne këtë fushe ky prodhim i ‘Apple’ duket i parezistueshem: NE kuader te vitit 2007 janë shitur ne fakt 7 milion kompjutera “Makintosh” me një rritje e krahasuar me vitin 2006. Apple konsiderohet kështu prodhuesi i tretë me i madh i kompjuterave ne Shtetet e Bashkuara. Xhobs ka folur edhe për krijimin e dytë te rëndësishëm te “Apple” për vitin 2008: transformimi i programit “internet Tunes” ne një lloj programi dixhital përmes te cilit perdoruesit mund te përfitojnë një pjesë te te rejave kinematografike. Marreveshja me 20 Century Fox ,Earner Brothers, Ealt Disney, Paramount, Universal dhe Sony do t’i garantojne këtij lloj programi një oferte prej 1000 filmash duke filluar nga muaji mars. Filmat do të mund te shikohen pas 30 ditëve nga dalja e formatit Dvd. Marrja me qera e tyre do të kushtoje 2.99 dollare ose 3. 99 dollare për çdo film te sapo dalë nga sallat kinematografike. Mes te rejave te fundit, funksionet e reja te këtij telefoni celular do t’u mundësojnë perdoruesve mes shumë gjerave interesante, te dergojne një tekst mesazhi shumë personave nga lista e tyre dhe njekohesisht te personalizojne ekranet e tyre(ne këtë rast mund te zgjedhin deri ne nëntë opsione). “Apple’ ka bërë te ditur edhe çmimin e ri te televizoreve Apple, duke prezantuar edhe një lloj tjetër televizori i cili do t’u jape mundësinë perdoruesve te porosisin një film përmes aparatit duke i parë kështu ne ekranin e televizorit, pa kryer veprimet me pare ne kompjuter.

G.Albania
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 20-01-2008, 01:23:21 »
Citojeni





--
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
AngelDeviled
Corporate Business Casual
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 29-01-2008, 18:17:52 »
Citojeni

Hahaha... s'e di pse, po me bën te qesh kur e shoh këtë laptop. te shesesh një laptop për $1799 (çmimi fillestar) me 2GB memory dhe një 80GB 4200rpm PATA HD vetëm pse e fut ne një zarf, është idiotllek. Nëse shkoni te www.apple.com do vini re se po nderrove HD me një 64GB SS çmimi kap $3000.

Për mua MacBook Air nuk është ndonjë hap i madh përpara, përkundrazi, mbrapa. Laptopet këtu (Lenovo p.sh.) janë pothuaj sa Air dhe janë pothuaj sa te fuqishem sa një PC i mirë. Apple laptops janë për "fashion"(mode) dhe "looking cute"(duken bukur) jo për te bërë pune ne ta.
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |