Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeKosova e para në rajon për nga interneti


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kosova e para në rajon për nga interneti  (E lexuar 564 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 22-01-2008, 01:41:15 »
Citojeni

 Kosova radhitet para disa vendeve të rajonit në përdorimin e internetit. Sipas statistikave të revistës së specializuar "Internet World Stats", Kosova del në mesin e vendeve me rritje më të madhe në përdorimin e internetit. Edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare se sa është numri I atyre që kanë lidhje interneti për shkak se shumë kompani, madje edhe të palicencuara, ofrojnë shërbime dhe lidhje të tilla, ofruesit e shërbimeve të internetit janë të kënaqur me nivelin e shfrytëzimit.

"Internet World Stats" ka publikuar numrin e përdoruesve që kanë lidhje të përhershme në internet, sipas të cilës Shqipëria ka numrin më të vogël të përdoruesve që kanë lidhje interneti, me më pak se 1000, Bosnja ka rreth 40 mijë, ndërsa Maqedonia e cila ka numër përafërsisht të njëjtë banorësh me Kosovën, ka 35 mijë lidhje të vazhdueshme interneti. Edhe pse në Kosovë mungojnë të dhënat zyrtare, vetëm kompania "Ipko-Net", e cila ka shtrirje në të gjithë Kosovën, ka 30 mijë lidhje, ndërsa Telekomi ka 10 mijë konektime interneti. "Kujtesa", ITS", "Albnet", gjithashtu janë të pranishëm në treg, kryesisht përreth kryeqytetit, ndërsa ka operatorë lokale të cilët i ofrojnë këto shërbime. Po të merren parasysh edhe kompanitë e tjera që ofrojnë shërbime interneti, Kosova ka rreth 60 mijë konektime, që është më e lartë se të gjitha vendet e rajonit në bazë të përqindjes së popullsisë. Edhe nga të deklaruarit si përdorues të internetit dhe nga numri i lidhjeve, del se në Kosovë interneti përdoret më shumë sesa në Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnjë, madje edhe se në Bullgari dhe Greqi, të cilat janë anëtare të BE-së.

Sa u përket çmimeve, oferta në Kosovë për lidhje interneti në shtëpi është më e lirë krahasuar me shërbimin e internetit në Shqipëri, por edhe Maqedoni. Përderisa oferta më e lirë në Maqedoni nëpërmjet Telekomit është rreth 10 euro për sasi të kufizuar deri në 2 gb transferim, Telekomi i Shqipërisë nuk ka ofertë më të lirë të lidhjes ADSL sesa 21 euro për transferim pa limit. Ndërsa, në Telekomin e Kosovës, me 15 euro përfshirë edhe taksen e telefonisë, ofrohet shërbimi i ADSL-së pa limit. Në Kosovë më të avancuara mbeten ofertat e kompanive private, të cilat sillen rreth 10 euro, të cilat në Kosovë janë të shumta. Në "Ipko - Net" thonë se janë të kënaqur me nivelin e përdorimit të internetit. "Ka një trend gjithnjë e më shumë në rritje që ka filluar pas luftës. Por, brengosës është numri shumë i vogël I sajteve që ofrojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, qofshin ato lajme ditore, apo sajte me interesa të posaçëm si sport, kulturë, hobi etj.", - vlerësoi Akan Ismaili nga "Ipko-Net". Ndërsa, Astrit Gashi nga Posta e Kosovës, tha se interneti edhe në Kosovë kohëve të fundit ka një shtrirje të jashtëzakonshme. "Megjithatë, shqetësues mbetet fakti se ende jemi larg përmasave evropiane të përdorimit", tha ai.
E identifikuar

AT¹
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 22-01-2008, 21:38:30 »
Citojeni

Citojeni
Kosova ka rreth 60 mijë konektime, që është më e lartë se të gjitha vendet e rajonit në bazë të përqindjes së popullsisë.
Numri është shumë më i madh(së paku dy tri herë); pasi në qendrat tjera jashtë kryeqytetit veprojnë kompani të vogla private të cilat i furnizojnë banorët me lidhje të internetit.
E identifikuar

AlbtuX | AlbLinuX
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 23-01-2008, 00:09:34 »
Citojeni

Kjo është fantastike. Do doja shumë qe i njejti trend te ndiqej dhe ne RSH e ne këtë mënyrë do rritej vërtetë tregu shqiptar ne internet duke i sjelle te gjithëve perparesi.
E identifikuar

Oqeani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 23-01-2008, 01:18:34 »
Citojeni

MAX është e vërtetë ajo qe thua,,Tani përveç dy ISP-ve private qe operojen ne  Kosov pra IPKPO dhe KUJTESA, ndihem te madhe ne këtë dejtim ka  dhënë  edhe Posta dhe Telekomunikacioni i Kosoves i cili ofron lidhej ADSL dhe SDSL (për ato p.sh., kompani qe u nevoite një upload me i madh)  edhe ne ato vende ku nuk mund qe për shkaqe teknike apo arsye tjera ta shtrijne rrejtin e tyre ISP private,qmimi qe ofron PTK-ja  është shumë i volitshem,fillon prej 8 erosh ne muaj me shpejtesi 512 kbps me download te pakufizuar e me tej, varesisht prej shpejtesis se rrejtit.Me vjne mir qe Kosova ka këtë perparesi ndaj vendeve te rajonir.
E identifikuar

17 shkurti,dita ku buzeqeshja dhe loti kishin te njëjtin kuptim..!
AngelDeviled
xbox rocks my n3rdy world
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 29-01-2008, 18:21:19 »
Citojeni

Kjo është fantastike. Do doja shumë qe i njejti trend te ndiqej dhe ne RSH e ne këtë mënyrë do rritej vërtetë tregu shqiptar ne internet duke i sjelle te gjithëve perparesi.
Kot te te pyes.. ca është RSH?


Unë mbaj mend ne 2003 kur Albtelecom hapi Dial Up për perdoruesit ne Shqipëri. Ne atë kohe ishte hata, se s'kishte gjë tjetër me mirë, përveç internet kafeve. Një vit me vonë, kur provova forcen e "fiber optics" ne SHBA, kuptova se sa mbrapa jemi ne me këto gjëra. Me vjen mirë qe te paktën Kosova po thyen te tera rekorded dhe po integrohet ne botën e madhe të internetit me te njëjtën shpejtesi si vendet e tjera perendimore.
E identifikuar

If Google can't help you, God can't either.
AtdheuH
Zeriyt.com
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 30-01-2008, 07:27:09 »
Citojeni

Po është e vërtetëë në Kosovë gjithnjë e më shumë po rritet numri i shfrytëzuesve të internetit, edhe shpejtësia është e kënaqshme për kushtet tona, dhe në krahasim me vendet për'rreth, sipas mesatares së shpejtësisë speedtest.net, Në Kosovë është e para PTK me një mesatare prej: 2088 kb/s, e dyta është Kujtesa me 2055 kb/s E treta është Ipko me mesatare 1218 kb/s. Ipko net ofron shpejtësin më të madhe në Kosovë prej 8 mb/s (ka limit 8gb në muaj), Në zvogëlimin e mesatares së shpejtësisë së Ipko Net, Kompanitë të cilat e marrin internetin prej Ipkos në vendet ku nuk është Ipko e shpërndajnë me shpejtësi më të vogël - dhe në speed test numërohen si të Providerit Ipko.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |