Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeKompjuteri, evolucioni i shpejtë i "kutisë magjike"


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kompjuteri, evolucioni i shpejtë i "kutisë magjike"  (E lexuar 177 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 16-11-2007, 11:57:57 »
Citojeni

Shkenca ka evoluar shumë dhjetëvjeçarët e fundit dhe një ndër objektet që zhvillohet pareshtur e që përdoret si për studime të kualifikuara, ashtu edhe nga të gjithë në jetën e përditshme është kompjuteri. Historia e tij është shumë e shkurtër, por dinamike. Në thelb, kompjuteri nuk është gjë tjetër veçse një "makinë" që manipulon të dhënat në bazë të një liste të caktuar instruksionesh. Kompjuteri i parë me formë të përafërt me ato të sotmit u ndërtua në vitet ‘40-‘41 të shekullit të kaluar, edhe pse makina të ngjashme janë ndërtuar shumë kohë më parë. Më poshtëë janë disa nga ekzemplarët kompjuterikë më të veçantë të dhjetëvjeçarëve të fundit.

NEAC 2203, 1960
U prodhua nga "Nippon Electric Company" (NEC). Është një nga kompjuterët më të hershëm japonezë me tranzitorë, i cili u përdor për biznes dhe aplikime të ndryshme shkencore e inxhinierike.

ENIAC Tubes, 1944
Konsiderohet si kompjuteri i parë elektronik dixhital ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Computer). U krijua në fund të Luftës II Botërore për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara në betejën kundër armikut. Në atë kohë kushtoi 500000 mijë dollarë.

Punch Card and Model 077 Collator, 1937
U prodhua nga IBM për Administratën e Sigurimeve Shoqërore.
WISC Dial, 1955
U ndërtua nga Universiteti i Viskonsinit dhe ishte në gjendje të kryente 4 ekuacione matematikore njëherazi, një tipar unik për kohën. Kushtonte 50 mijë dollarë.

SAGE, 1954
Një sistem gjigant kundërajror i kompjuterizuar, i programuar për të ndihmuar Forcat Ajrore që të kapnin të dhënat e radarëve menjëherë. Ishte i pajisur me modeme dhe ekran grafik. Makina peshonte 300 tonë.

ENIAC Wiring, 1944
Edhe pse mund të kryente 5000 veprime në sekondë, ENIAC nuk e kishte kapacitetin që të ruante programe dhe kësisoj duhej rinovuar për çdo detyrë të re që i ngarkohej.
Johnniac, 1954
U frymëzua nga projekti i një shkencëtari në Universitetin Princeton. Kushtonte 470 mijë dollarë.

PDP-8, 1965
U prodhua nga Korporata e Pajisjeve Dixhitale. Ishte i pari minikompjuter i suksesshëm i prodhuar në masë. Çmimi i tij ishte relativisht i ulët, 18 mijë dollarë dhe ishte modeli më i përdorur nëpër universitete, zyra dhe laboratorë.
Philco 212 Transistor Boards, 1962
Një prodhim komercial i projektuar për përpunim të dhënash në kohë reale. Kostoja e tij ishte 1.8 milionë.
Core Memory
Janë unaza që varen në një rrjet telash. Aftësia e tij është që e ruan informacionin edhe kur nuk ka energji elektrike dhe pikërisht kjo aparaturë ia hapi rrugën kompjuterit modern.
IBM 360 Tape Drives, 1968
U krijua fillimisht nga IBM-ja. Ishte i pari që u dha mundësi përdoruesve që për përmirësimin e pajisjes nuk ishte e nevojshme blerja e një pajisjeje të re, por ndërrimi i disa pjesëve të saj.
CDC 6600
Në kohën e vet ishte makina më e shpejtë në botë dhe u projektua nga një arkitekt i njohur kompjuterësh. Vendin e parë për shpejtësi e mbajti deri në vitin 1969, kur doli superkompjuteri tjetër.
CDC 160A Button Array, 1962
I projektuar nga i njëjti person, edhe ky kompjuter u përdor më shumë në fushat kërkimore dhe laboratorike.
IBM 7030 Stretch, 1961
Ishte tentativa e parë e IBM-së për të krijuar superkompjuterin. Ai u zhvillua në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos.
Neiman Marcus Kitchen Computer, 1969
Funksioni i tij ishte që shtëpiaket të ruanin recetat e tyre. Kushtonte 10 mijë dollarë, nuk kishte tastierë, por çuditërisht nuk u shit asnjë copë prej tij.
Commodore 64 Home Computer Keyboard, 1982
Ishte shumë i fuqishëm nga ana audiovizuale. Versioni i tij shtëpiak ishte shumë më i lirë dhe ishte ndër kompjuterët e parë shtëpiakë që u shit në masë me rreth 30 milionë copë.

Osborne 1 Portable Computer, 1981
Ishte kompjuteri i parë komercial i transportueshëm dhe kushtonte më pak se 2 mijë dollarë. Fitoi popullaritet, sepse kishte çmim të ulët.

Apple I, 1976
I dha shumë popullaritet Apple dhe uli shumë çmimet e tregut.

Cray-3 Bundles, 1993
Njeriu që e projektoi i kushtoi jetën projektimit të kompjuterëve të shpejtë e të saktë.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |