|
Berni
|
 |
« më: 02-02-2008, 13:37:22 » |
|
Një kavo nënujore në Lindjen e Mesme është këputur, duke shtuar problemet globale me rrjetin, të shkaktuara pas defektit në dy linjat që kalonin nën Mesdhe, të mërkurën. Këputja e këtyre kavove nënujore ka gjunjëzuar ekonominë në Egjipt, Indi dhe vendet arabe të Gjirit Persik. Incidenti, i pazbardhur akoma, ka bllokuar krejtësisht ose në pjesën dërrmuese komunikimin nëpërmjet internetit. Të gjitha aktivitetet e kanë pësuar: Autoritetet egjiptiane u kanë kërkuar qytetarëve të mos përdorin rrjetin për veprime që nuk janë të domosdoshme, si për shembull shkarkimi i muzikës apo filmave, në mënyrë që të mos vështirësohej akoma më shumë situata. Problemet më të mëdha janë ndeshur në sektorin e turizmit. Agjencitë nuk kanë mundur të shesin bileta dhe klientët nuk kanë mundur t‘i sigurojnë ato. Aktiviteti është bllokuar thuajse totalisht. E njëjta situatë edhe në Indi. Shkak i këputjes së kavove mund të ketë qenë një incident, ndoshta i shkaktuar nga moti i keq, por nuk përjashtohet as një akt i qëllimshëm. Janë dëmtuar komunikimet edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, Arabi Saudite etj. Sipas zyrtarëve, do të duhen javë të tëra për të riparuar dëmet.
G.Shqip
|