Invazion i pornografisë në YouTubeShakaxhinjtë nga forumet e internetit 4chan dhe eBaum's World kanë vendosur që ditën e djeshme, 20 majin, e cila njëkohësisht ka qenë dita e pornografisë në botë që në YouTube të ngarkojnë mijëra video pornografike, e YouTube ende po lufton që t’i fshijë ato.
Pse të ngarkohet pornografia në YouTube kur ato ashtu-kështu do të fshihen? Sepse kjo punë është kënaqësi! Kështu së paku mendojnë njerëzit të cilët frekuentojnë në 4chan dhe eBaum's World, të cilët njihen për këso shakave të pakripura.
YouTube po mundohet me të gjitha forcat që të fshijë të gjitha videot pornografike, mirëpo njerëzit nga 4chan janë “kodosha” dhe kanë bërë lloj-lloj manovrimesh, nga të cilat janë montimet e video materialeve në atë mënyrë që sekondat e para të paraqitet video incizim i cili duket krejtësisht normal e më pas paraqiten pamje pornografike.
Tani për tani duket se YouTube megjithatë po e fiton betejën, sepse këto materiale mund të gjenden vetëm nëse shkruhen fjalët kyçe, e cilat janë ato, prej neve nuk do ta merrni vesh kurrë.
Në çdo rast, keni kujdes gjatë shfletimit të YouTube, posaçërisht nëse jeni të rrethuar me fëmijë apo jeni në vend të punës, sepse do të mund të gjendeshit në pozita të palakueshme.
http://www.telegrafi.com/?id=8&a=1302