Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeInterneti, ose e ardhmja që u krijua “pa dashje” nga ushtria amerikane


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Interneti, ose e ardhmja që u krijua “pa dashje” nga ushtria amerikane  (E lexuar 156 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 15-04-2008, 15:28:29 »
Citojeni

Si lindi ideja për të krijuar rrjetin e komunikimit. Si u kthye interneti në “kishën” e biznesit botëror

Fillet e internetit datojnë nga vitet '60, kur ai filloi si përpjekje e ushtrisë amerikane për t'i lidhur me rrjet / Networks bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas këtë filluan ta bëjnë universitetet, duke u lidhur me njëra-tjetrën dhe më vonë universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, me qëllim që të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacionesh. Rreth viteve '70 filloi komercializimi i internetit, por atëbotë mund të përdorej vetëm posta elektronike dhe ishte shumë e shtrenjtë. Në vitit '90 interneti bëri "boom" me komercializimin e plotë të tij: firma të nisura fillimisht me dy veta dhe me kapital prej 500 000$ pushtuan bursat e botës dhe punësuan mijëra veta. P.sh. Yahoo filloi në vitet ’90 nga dy veta (japonezë), me kapital fillestar prej 1 000 000$, kurse tash vlera e saj në bursa kap shumën prej mbi 300 000 000$.
Krijimi, rrjeti ARPA
Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet", rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të SHBA-ve, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit. Që në fillim të viteve ´60 ushtarakët amerikanë mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompjuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga kompjuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të SHBA-ve angazhojnë firmën “RAND Corporation” për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një "rrjet të decentralizuar", ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese. Qendra shkencore “Advance Research Projects Agency” (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencor të ushtrisë amerikane, vendosi që më 1966-n të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur ARPA-Net, do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.
Arritjet
Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjet ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake, por edhe për ato shkencore. Në të vërtetë për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër-kompjuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompjuter në tjetrin. Pasi ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën e këtij rrjeti, shkencëtarëve, që në vitet e `70 u jepej mundësia e shkarkimit të informatave nga institutet e lidhura në ARPA-Net. Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjet rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshëm, unix e më vonë edhe kompjuterët personalë filluan të lidhen në këtë rrjet. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitej nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompjuterëve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevojë lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundshme bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjet. Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet" (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendos edhe një gur në ndërtimin e internetit.
Super-rrjeti
Nevoja e dallimit të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbetet në duart e shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80 bëhet katapultimi i numrit të kompjuterëve të lidhur në të. Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në SHBA t’i lidhë në këtë rrjet. Kështu, me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjet apo kompjuter tjetër. Me këtë u krijua "rrjeti i rrjeteve", për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë edhe fjala “ARPA-Net” u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80. Në të njëjtën kohë në Europë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-s ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata “RARE” (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim koordinimin e iniciativave për krijimin e një sistemi të lidhjeve të kompjuterëve në nivelin europian. RARE lançoi projektin europian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe) për këtë qëllim. Iniciativa europiane iu përkul suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosën për të krijuar një rrjet multi-protokollar, që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua “EuropaNet” dhe në të u lidhën qendra të ndryshme shkencore të Europës. Tani ekziston lidhja transatlantike e Europës në Backbone të SHBA-ve. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën europiane iu besua organizatës “RIPE” (Réseaux IP Européens). Edhe në Europë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europwischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të falimentimit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet e tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Europës. Sot, kur ne themi "Internet", nënkuptojmë jo vetëm thjesht një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla (organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.

Si funksionon interneti?

-Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshëm Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thuret edhe në momentet kur ti je duke e lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në SHBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.

-Mund të keni dëgjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështesë dërgimin e skedarit në një server interneti.

-ISP (Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.

-Serveri është një kompjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.

-Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qira, për të cilin duhet t'i paguani qiradhënësit.

-XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.

-Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.

-Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbajtje tregtare; .org do të thotë organization; .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla etj.

G.Albania
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |