Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeGoogle humb renditjen nga 2 ne 4 tek alexa


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Google humb renditjen nga 2 ne 4 tek alexa  (E lexuar 443 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
besart
spybot
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 15-02-2008, 21:49:48 »
Citojeni

Pas azhurimeve te fundit te alexa.com, Google.com radhitet si web sajti numer 4 ne botë për nga trafiku i internetit.

Deri me tani Google.com ka qenë ne vendin e 2-te.

Për momentin 10 web sajtet me te vizituara ne botë sipas alexa.com janë:

1. Yahoo - www.yahoo.com
2. YouTube - www.youtube.com
3. Windows Live - www.live.com
4. Google - www.google.com
5. Microsoft Network (MSN) - www.msn.com
6. Myspace - www.myspace.com
7. Facebook - www.facebook.com
8. Hi5 - www.hi5.com
9. Wikipedia - www.wikipedia.org
10. Orkut - www.orkut.com
E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-02-2008, 02:22:22 »
Citojeni

Mos harroni se Google perdor gati për çdo vend te botës domenet lokale. Kështu p.sh. për Gjermanine, e cila është një nga vendet me internet shumë te perhapur përdoret google.de dhe popullsia ne 90% te rasteve (apo me shumë) perdor këtë version lokal. E njëjta gjë dhe për vendet e tjera. Kjo është arsyeja pse Google.com nuk del ne krye.
Yahoo nga ana tjetër për çdo vend ku ka një prezence lokale perdor subdomene te domenit kryesor. P.sh. për Italine është it.yahoo.com për Gjermanine de.yahoo.com e kështu me radhe. Kjo gjë e bën domenin e Yahoo ne vendin e pare.

Me këtë shpjegim dua te them se nëse Google do perdorte vetëm një domen atëherë do ishte te paktën dhjetë here përpara Yahoo.
E identifikuar

besart
spybot
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 16-02-2008, 10:54:50 »
Citojeni

E vërtetë është kjo qe thua Max. Po të shiqosh ranglisten botërore do të shofesh se google me prapashtesa tjera, gjithashtu zen një vend te mirë. Kështu domeni www.google.fr radhitet ne vendin e 15-te, pastaj www.google.cl ne vendin e 22-te, www.google.com.br ne vendin e 24-te.

Yahoo, ne te shumtën e rasteve perdor nendomena ashtu siç thua ti. Por edhe yahoo ka domena te ndare nga yahoo.com, kështu p.sh.,
www.yahoo.co.jp radhitet ne vendin e 19-te.

Google po të kishte te gjithë domenat nën ombrellen e vetëm te njerit p.sh.. google.com, do të ishte ndoshta nja 20 vende para Yahoo-se, edhe pse këtë nuk do të mund ta dinim sepse mund te këtë vend të parë dhe dytë,e kështu.

Ajo qe doja te thoja unë ishte se live.com përherë të parë arrin te jetë ne vendin e tretë dhe te le pas vete google.com
E identifikuar

OnlineBP


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 20-02-2008, 21:29:45 »
Citojeni

Këto qe thate me lart janë shumë te drejta. Po një faktor tjetër është se portali i Yahoo nuk është vetëm për kerkim, madje kerkimi ka një vend fare te vogël ne atë faqe. Portali i yahoo është mbushur plot me sherbimet e tjera te Yahoo.

Sipas një studimi qe lexova ne web shumica e njereze për të hapur emailin e tyre te yahoo nuk shkojnë te faqja mail.yahoo.com po shkojnë direkt te faqja yahoo.com. Dhe kjo është shumë relevante sepse ka rreth 420 milione persona qe përdorin Yahoo mail.
 Kurse për Google është shumë me ndryshe. Për të hapur gmailin shumica e perdoruesve shkojnë te gmail.com dhe jo te faqja kryesore e google. Këto janë miliona klikime te humbura mbi faqen google.com. Plus qe faqja google.com nuk i ka shumë mirë te vendosura sherbimet e tjera ne faqen kryesore siç i ka yahoo.


PS: Gjeja qe me shumë me shqeteson është përdorimi i madh i live.com. Kam frikë se ne të ardhmën Live.com do të bëhet me i perdorur se google, ose te paktën do të afrohet akoma me shumë
E identifikuar

besart
spybot
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 21-02-2008, 21:48:46 »
Citojeni

OnlineBP, dua vetëm te sqaroj një gjë. Është njëjtë sikur te shtypesh mail.yahoo.com ose yahoo.com, vizita numerohet si për njërën ashtu edhe për tjetrën.

Ndërsa për gmail.com, Google para disa kohësh e ka ridrejtuar gmail.com tek mail.google.com.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Microsofti duke ridrejtuar hotmail.com tek mail.live.com.

Për këtë arsye live.com ka kaluar tek pozita numer 3.

Duhet te sqaroj edhe diçka në lidhje me alexa.com
Alexa.com mbledhe statistikat vetëm nga ata vizitor qe ne ueb shfletuesin e tyre kanë te instaluar toolbarin e alexa.com, prandaj këto statistika deri dikund mund edhe mos te jenë shumë te sakta, për aryse se një numer shumë i madhe i shfrytezuesve nuk e ka te instaluar këtë toolbar.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |