Forumi InformatikForumi Informatik Revista Informatike (Moderator: PяσgяєS)Chrome OS - Sistemi operativ nga Google
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Chrome OS - Sistemi operativ nga Google  (E lexuar 367 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 09-07-2009, 00:45:44 »

Sic njoftohet ne blogun zyrtar te Google ka nisur puna nga kjo e fundit per krijimin e nje sistemi operativ per kompjutera, i cili do te jete ndryshe nga Android dhe i menduar per te gjithe llojet e kompjuterave, ndryshe nga Androit qe eshte vetem per pajisje mobile.



Sistemi opertiv (OS) nga Google eshte pagezuar Chrome OS dhe sic pohohet eshte nje "shtojce e natyrshme" e shfletuesit Chrome.

Chrome OS do te jete i bazuar ne Linux-Kernel, me burim dhe licence te hapur dhe sigurisht falas. Ne hapat e para ky sistem operativ do te jete vendoset ne Netbooks dhe me kohen do te jete i perdorshem ne cdo lloj kompjuteri. Kodi i Chrome OS do te publikohet ne fund te vitit dhe nga gjysma e dyte e vitit 2010 do te hidhet ne treg per perdorim te pergjithshem.

Google premton se Chrome OS do te jete shume i lehte, duke mos shfrytzuar shume burime te kompjuterit; i thjeshte, duke u bere i kuptueshem per cdo person; i shpejte, duke mundesuar hyrjen ne internet brenda sekondave. Do te jete gjithashtu i sigurte, duke mos i krijuar me kokecarje perdoruesve, per viruse dhe te tjera programe demtuese.

Ky hap i Google do te jete nje tentative per te rikonceptuar ne nje fare menyre nje sistem te ri, ne nje kohe qe te gjithe sistemet operative aktuale jane krijuar dhe konceptuar kur web-i ende nuk ekzistote. Ne kete menyre per here te pare do t'u ofrohet perdoruesve nje sistem qe eshte konceptuar duke pasur ne mendje nevojet dhe kerkasat e perdoruesve gjate punes se perditshme, qe sot behet ne pergjithesi ne internet.

Sigurisht ky hap eshte dhe shpallje e luftes se hapur nga Microsoft, duke i rrezikuar ketij te fundit bazen e te gjithe fuqise dhe burimeve financiare. Me siguri pas 2010 bota e kompjuterave nuk do te jete me si ajo qe njohim sot.

Njoftimi zyrtar: http://googleblog.blogspot.com/2009/07/introducing-google-chrome-os.html
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
AB
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 97


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 09-07-2009, 07:45:45 »

Bashke me nja dy komente te Alkos dhe Kokushtes, mund te lexoni shkrimin me poshte tek: http://armandbrahaj.blog.al/2009/07/08/google-chrome-os-nje-tjeter-sistem-operativ/

Citojeni
Vura re se dje në mbrëmje (7/07/2009), Google ka njoftuar se ka nisur projektin per Google Chrome Operating System. (Një sistem operativ (Operating System) është një grup aplikimesh të nivelit të ulët që mundësojnë komukimin e sistemit me hardware (pjesën fizike të kompjuterit). Në tërësi ai mund të mendohet si një program mbi të cilin ngrihen të gjithë programet e tjerë me të cilët që shfrytëzojmë gjatë përdorimit të kompjuterit.  Shembuj të disa Sistemeve Operative janë sistemet e bazuar mbi Unix, ato mbi Windows dhe sistemet e ngritura mbi MAC OS X. )

Sipas njoftimit të Google, sistemi i ri Chrome OS do të jetë open-source, i lehtë (dhe jo i rëndë e i ngadaltë në përdorim) dhe do të ketë si qëllim parësor tregun e kompjuterave portabël, por pa përjashtuar kompjuterat më të medhenj (desktops). Veçori të sistemit do jenë dhe shpejtësia, thjeshtësia dhe siguria që ky sistem do ofrojë.  Sistemi do jetë i ndërtuar me qëllim lehtësimin e punës në internet(!).

Deri në njoftimet e mësipërme gjithçka duket si një përshkrim normal i çdo sistemi operativ. Çdo sistem operativ për të cilin kam lexuar përshkrimin tenton të jetë sa më të lehtë në ngarkim, sa më i sigurtë, i shpejtë dhe tërheqës.

Ajo që më bëri përshtypje është se Google vazhdon të lëshojë produkte të ngjashme me ato ekzistuese në treg, me të njëjtat veçori, por të marketuara si diçka tepër e veçantë.  Mbaj mend që Microsoft kishte shumë kohë më parë një sistem hartash, Google prezantoi Google Maps dhe papritur i gjithë komuniteti i internetit habitet nga një produkt i mrekullueshëm si Google Maps(!). Po e ngjashme dhe historia e Google Browser që nuk është gjë tjetër veçse Safari, por që tani po fiton popullaritet çdo ditë. Seria e produkteve të ngjashme Google vazhdon Google Books, Google Analytics etj. Por përse një Google Operating System?

Nëse shihet në tërësi ecuria e biznesit të Google do vihet re se megjithëse Google zotëron internetin nëpërmjet makinës së kërkimit dhe shërbimeve në internet si Google Docs, Google Mail, Google Talk, Blogger etj, atij i mungon prania në shërbimet desktop. Lëshimi i produktit Google Chrome OS do jetë një hap shumë i rëndësisshëm për të pushtuar një pjesë të territorit Microsoft në përdorimin e kompjuterave normal. Kuptohet që Google nuk po e bën këtë hap për të dobësuar Microsoft, por për ta zëvendësuar këtë monopol në të ardhmen.

Disa drejtues kompanish të mëdha OS (RedHat për shembull) janë treguar skeptikë në tregun e Operating Systems për kompjuterat portabël dhe desktops pasi nxjerrja e përfitimeve nga ky treg është shumë e pacaktueshme dhe e pasigurtë. Po ashtu dhe Ubuntu sado që ka arritur një zgjerim të tregut të kompjuterave të bazuuar në këtë sistem, nuk ka një plan të mirëfilltë fitimi por një motivim të llojit Linux është më i mirë se Windows.

Megjithatë Google ka treguar që ka pasur sukses aty ku shumëkush ka dështuar. Një sistem operativ i sinkronizuar me të dhënat Google do mbyllte një rreth ku puna e klientëve fillon në Google dhe përfundon po në Google.  Google ka të gjithë produktet e nevojshme për veprimtarinë e përditshme të shumicës së përdoruesve. Atij i duhet vetëm të “detyrojë” përdoruesit e internetit që ti përdorin këto programe gjatë gjithë kohës.
Post-Blog

Google është futur në fazën e një kompanie  që po kërkon të monopolizojë tregun e përdoruesve ku ajo ka ndikim. Duke e njohur deri diku botën e biznesit, është normale që diçka e tillë t’i ndohë çdo kompanie që arrin majat dhe që ka mundësi investimi.Të gjithë kërkojnë të jenë monopol, por kjo nuk më shqetëson.

Megjithatë të mos harrojmë atë që është më e rëndësisshme, Google ka të gjitha të dhënat tona në internet. Problemi i sigurisë së të dhënave tona, të jetës sonë po ruhet tashmë në internet sa herë ne bëjmë një kërkim në google, sa herë lexojmë një email, sa herë kërkojmë për një hartë … Google mund të japë të dhëna në çdo çast për interesant tona, për kërkimet tona, për produktet që kemi pasur interes për t’i blerë, njerëzit që kemi kërkuar të gjejmë…

Një sistem operativ që do zgjerohej dhe në kompjuterat personal do i jepte kontroll të plotë Google që të na “asistonte” dhe në aktivitetin tonë brenda kompjuteri.  Në këtë pikë i gjithë informacioni ynë do të ishte tërësisht i publik për Google!!! Kjo nuk ka të bëjë me paranojën, por në fund të fundit askujt nga ne nuk i pëlqen të ekspozohet tërësisht. Ndryshe nga Microsoft, Google duket sikur po tenton të bëhet një monopol që mund të kontrollojë tërësisht të dhënat  tona.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Sa kohë keni që përdorni Ubuntu Linux?
  • Dot 1 vit
  • 2 (11%)
  • -
  • Dot 2 vite
  • 1 (5%)
  • -
  • Dot 3 vite
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot 4 vite
  • 3 (16%)
  • -
  • Dot nuk e përdori fare
  • 12 (66%)
  • -
  • Numri total i votave: 18
  • Shiko temen

* Sponsor