Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeBE, gjobë rekord "Mikrosoft"-it, 899 milionë euro


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: BE, gjobë rekord "Mikrosoft"-it, 899 milionë euro  (E lexuar 264 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 28-02-2008, 10:26:50 »
Citojeni

Grupi i Bill Gejtsit abuzon me pozicionin dominues

Komisioni Evropian ka gjobitur gjigantin kompjuterik amerikan, "Mikrosoft", me një shihër të paprecedentë: gjoba e re është prej 899 milionë eurosh ose 1.4 miliardë dollarësh amerikanë. Gjiganti i softuerëve akuzohet se ka vazhduar të abuzojë me pozicionin e tij dominues edhe pas dënimit të Komisionit Evropian në mars 2004, që i kushtoi grupit të Bill Gejtsit një supergjobë prej 497 milionë eurosh. Sanksioni rekord është vendosur nga Brukseli pikërisht për faktin se "Mikrosoft" nuk ka respektuar vendimin e marsit 2004, të konfirmuar edhe në korrik 2006 e shtator 2007 nga Gjykata e Drejtësisë, me të cilin urdhërohej dhënia e informacioneve kompanive konkurrente për të garantuar ndërveprimin mes sistemeve të ndryshme: Brukseli akuzon shoqërinë amerikane se nuk ka respektuar detyrimet e përcaktuara në vendimin e marsit 2004 brenda afatit të parashikuar, 22 tetor 2007, duke vazhduar të imponojë çmime të ekzagjeruara dhe të paarsyeshme që të lejojë aksesin te dokumentacionet e tij informatike, duke e bërë më të vështirë dialogun mes sistemeve dhe mes grupeve konkurrente. Komisionerja evropiane për konkurrencën, Neli Kroes, ka theksuar se "Mikrosoft" ka qenë kompania e parë në 50 vjet politikash konkurrence në Evropë që ka detyruar komisionin ta gjobisë për faktin se nuk i është bindur një vendimi antitrust. Ajo ka shpjeguar se vendimi i 2004-ës parashikonte një gjobë prej 497 milionë eurosh, më pas, komisioni i kishte vënë kompanisë edhe një tjetër gjobë prej 280 milionë eurosh. Ndërsa me gjobën e së mërkurës, shifra totale ka shkuar në 1.676 miliardë euro. E madje i ka ecur mirë grupit amerikan, pasi Kroes ka nënvizuar se sanksioni për mosrespektimin e vendimit antitrust, mund të shkonte deri në 1,5 miliardë euro. "Komisioni Evropian, tetorin e shkuar ka lajmëruar se "Mikrosoft" po respektonte plotësisht vendimin e dhënë në 2004-ën: kjo gjobë i takon pra një çështjeje të shkuar, që është mbyllur". Kjo ishte përgjigjja e kompanisë amerikane pas dënimit të Brukselit. "Mikrosoft"-i vëren se "ashtu siç edhe u dëshmua javën e shkuar, me parimet e reja të ndërveprimit dhe aksionet specifike që synojnë hapjen e produkteve tona, tani po fokusohemi te hapat që në të ardhmen do të përmirësonin akoma më shumë situatën". Pikërisht ditët e shkuara, kolosi i softuerëve kishte deklaruar se ishte i gatshëm të hiqte dorë, të paktën pjesërisht, nga sekretet e tij, duke lajmëruar se do të bënte të ditura kodet për t‘i bërë produktet e saj më të integruara me ato që komercializohen nga kompani të tjera. Një vendim që Brukseli nuk e kishte besuar, pasi sipas tij, edhe katër herë të tjera ishin dhënë të tilla njoftime dhe nuk ishte bërë asgjë. Shoqëria e themeluar nga Bill Gejts, pajis 92 për qind të PC-ve (kompjuterëve personalë) të botës. Vendimet e Komisionit Evropian lidhen me shitjen bashkë me "Uindous"-in edhe të lexuesit multimedial "Media Player" dhe sistemeve operative për servera. Prej disa javësh, ndërkohë, Brukseli ka bërë të ditur se ka hapur një dosje të re kundër "Mikrosoft"-it dhe se do të hetojë mbi dy hipoteza të ndryshme. Aspektet mbi të cilat autoritetet evropiane kanë premtuar se do të hetojnë lidhen sërish me unifikimin e programeve të tjera në sistemin operative (në këtë rast brouseri Internet Explorer) dhe hapjen e "Uindous"-it për produktet rivale.

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |