Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi InformatikForumi InformatikRevista InformatikeBanda e bankomateve, 2 mln euro vjedhje


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Banda e bankomateve, 2 mln euro vjedhje  (E lexuar 208 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
shqiptarmistrec
PrOnAR tOkAsh BujQeSoRe
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 05-07-2008, 14:54:26 »
Citojeni

Banda e bankomateve, e shkatërruar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ka kryer mbi 400 vjedhje me anë të falsifikimit të kartave të kreditit, duke përfituar rreth 2 milionë euro. Policia e Tiranës, për herë të parë është përballur me një aktivitet të jashtëligjshëm të kryer nga disa grupe të rinjsh, një pjesë e mirë e të cilëve studentë, të cilët pas 8 muaj hetimi kanë rënë në pranga

Klodiana Kotorri, Flamur Vezaj

Sat, 05 Jul 2008 08:08:00

Matriks 4” është i pari operacion i këtij lloji në Shqipëri. Hakerat kishin realizuar mbi 400 vjedhje bankomatesh

Studenti i Juridikut, truri i “klonimit” të kartave të kreditit. Blenin në internet me paratë e të huajve

TIRANË- Banda e bankomateve, e shkatërruar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ka kryer mbi 400 vjedhje me anë të falsifikimit të kartave të kreditit, duke përfituar rreth 2 milionë euro. Policia e Tiranës, për herë të parë është përballur me një aktivitet të jashtëligjshëm të kryer nga disa grupe të rinjsh, një pjesë e mirë e të cilëve studentë, të cilët pas 8 muaj hetimi kanë rënë në pranga. “Matrix 4” është koduar operacioni i policisë, që çoi në pranga 17 personat që falsifikonin kartat e kreditit.Burime nga policia thanë se u shoqëruan 36 persona, por vetëm 17 prej tyre u arrestuan pasi u provua se ishin të implikuar në vjedhjet e bankomateve me anë të kartave të kreditit. Të njëjtat burime shtuan se të dëmtuarit nga këto vjedhje janë kryesisht shtetas të huaj nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Anglia.

Mekanizmi i vjedhjes

19-vjeçari Endrit Gjergjani, student i Juridikut, është cilësuar si kreu i grupit të hakerave shqiptarë. Nëpërmjet një pajisjeje elektronike të sofistikuar, ai ka mundur të “klonojë” kartat e kreditit me informacione të personalizuara, të blera në internet, duke bërë të mundur vjedhjen e shumë llogarive bankare të shtetasve të huaj. Mësohet se Gjergjani, bashkë me anëtarët e grupit mes tyre edhe babai i tij, blinin me anë të internetit sende me vlerë. “Gjergjani u shpërndante shokëve të tij kartat e kreditit me anë të së cilave mund të realizonin deri në 10 blerje dhe më pas klononte të tjera karta. Anëtarët vepronin nga dy persona ose edhe nga një. Pasi vilnin para nga bankomatet, pjesëtarët e grupit dhe me anë të internetit blenin sende të tjera”,- thanë për “Shekullin” burime nga policia. Aktiviteti i tyre, i nisur rreth tetë muaj më parë dyshohet t’iu ketë sjellë 17 personave një fitim prej 2 milionë eurosh. Sipas policisë së Tiranës, 19-vjeçari Endrit Gjergjani ishte lidhur me hakera kompjuterikë, të cilëve u blinte numrin serial dhe kodin e kartës. Më pas i klononte kartat e kreditit, duke u vendosur edhe numrin serial. Gjithë “pazari” kryhej më anë të mesenxherit në internet. Më pas, me anë të këtyre kartave që grupi kishte klonuar, bënin të mundur blerjet. Por policia bëri të ditur se në disa raste kartat u bllokoheshin nga bankomatet. Në fakt, kjo gjë nuk i ka penguar 17 personat me në krye studentin 19-vjeçar të kryenin mbi 400 vjedhje, nga të cilat 272 në Tiranë dhe 128 në qytetet Durrës, Fier, Vlorë, Kavajë etj. nëpërmjet të cilave, vidheshin llogaritë bankare të shtetasve të huaj, rezidentë në SHBA, Kanada, Angli. “Me anë të kartave me shirit manjetik të përdorshme në vendin tonë, Gjergjani kishte tërhequr rreth vetes një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe punonjës të bankave të dëmtuara. Në këtë mënyrë është bërë e mundur tërheqja nëpër bankomate e vlerave të konsiderueshme monetare, në lekë dhe valutë, pjesë e të cilave është shpenzuar në blerje të sendeve me vlerë, si argjendari, automjete luksoze të prodhimeve të fundit, aksesorë të ndryshëm, në qendra biznesi në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi e Kosovë”, -thanë burimet zyrtarë të policisë së Shtetit.

“Matriks 4”

Mashtrimi është zbuluar fillimisht nga një bankë në vendin tonë, e cila më 30 nëntor të vitit të kaluar ka denoncuar në polici. Sipas denoncimit, në disa bankomate të kësaj banke është konstatuar bllokimi automatik i kartave plastike, me të cilat është tentuar të tërhiqen para. Pas këtij informacioni që kishte shqetësuar jo pak këtë bankë, e cila u pasua nga disa banka të tjera, policia nisi menjëherë hetimet. I cilësuar si hetim tejet i vështirë, agjentëve të antikrimit ekonomik u është dashur ndihma e prokurorisë dhe ekspertëve të informatikës. Në hetimin e kësaj çështjeje u angazhuan mbi 30 agjentë dhe oficerë të policisë, ku për rreth tetë muaj mundën zbardhnin të gjithë mekanizmin e vjedhjes si dhe autorët e saj. Operacionin “Matrix 4” i organizuar dy ditë më parë u finalizua me arrestimin e 17 personave ndërsa policia mundi të sekuestronte dhe prova të mjaftueshme të cilat dëshmojnë autorësinë e të arrestuarve.

Të arrestuarit :

1. Endit Gjergjani ( Laro), 19-vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, student i Juridikut, kreu i organizatës

2. Anil Gjergjani, 47–vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë, babai i Endit Gjergjanit

3. Kreshnik Luka , 23-vjeç, lindur në Mirditë dhe banues nëTiranë, student në Universitetin e Kamzës

4. Ledjo Doko, 19-vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm

5. Enea Çela, 18-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, student, mekombësi e shtetësi shqiptare

6. Endri Mezuraj, 19-vjeç, lindur në Vlore dhe banues në Tiranë me arsim të mesëm, student

7.Besford Puka,27-vjeç,lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm

8. Seid Mollaj, 23-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë me profesion inxhinier elektronik, punësuar në sektorin privat

9. Fatmir Borshi , 20-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Muhamet Gjollesha”, student në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dega anglisht

10. Rei Karapici, 19-vjeç, lindur dhe banues nëTiranë, me arsim të mesëm

11. Redi Çekani, 19-vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues nëTiranë, student

12. Blerim Abazi, 24-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Derven, Krujë, me arsim 8 klase, i papunë

13. Flamur Gashi, 28-vjeç, me arsim 8 –klase, me aktivitet privat, me banim në Derven, Fushë-Krujë

14. Indrit Abazi , 23-vjeç, lindur dhe banues në Derven Fushë-Krujë

15. Alban Bari, 27-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, student

16. Klodian Terolli, 20-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, student në Universitetin “UFO”

17. Fatmir Kolmarku, 32-vjeç, lindur nëMirditë dhe banues në Tiranë

Sendet e sekuestruara :

Pajisje elektronike për klonimin e kartave me shirit manjetik.

Një sasi kartash me shirit manjetik të mbushura.

Kompjuter laptop dhe kompjutera të zakonshëm gjashtë copë

Dokumente bankare për pajsije me karta krediti.

Automjete prodhim i viteve të fundit pesë copë

Aparate telefoni celulare me karta të kompanive Vodafone dhe AMC, 60 copë

Certifikata të ndryshme

CD, Flesh, në sasira të konsiderueshme.

Disa doza lënde narkotike, hashash dhe heroinë

HETIMI

Vjedhjet, paratë ndaheshin në grup

TIRANË- Operacioni i policisë nisi pasditen e së enjtes në Tiranë, duke shoqëruar fillimisht 36 persona. Aksioni i policisë bëri jo pak bujë, duke mbledhur në ambientet e jashtme të policisë një numër të madh njerëzish, të cilët ishin të afërmit e të shoqëruarve. Pas disa orësh, kur policia kishte marrë në pyetje të shoqëruarit vetëm 17 prej tyre mbetën në qeli, pasi ndaj tyre kishte prova të mjaftueshme, të cilat i implikonin ata në realizimin e vjedhjeve të bankave me karta krediti. Policia nuk bën të ditur dëshminë e të arrestuarve e dhënë në polici duke u justifikuar me ecurinë e hetimeve të cilat pritet të nxjerrin persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të rrallë për vendin tonë. “Megjithëse të arrestuarit kishin mundur të vilnin shuma marramendëse me anë të klonimit të kartave të krediti, ata nuk kishin ndryshuar gjendjen e tyre ekonomike. Pavarësisht se kush e kryente vjedhjen, paratë ndaheshin mes pjesëtarëve të grupit. Madje edhe gjatë operacionit të policisë ditën e enjte disa nga pjesëtarët e grupit kishin realizuar vjedhje me anë të kartave të kreditit. Ata kryenin pothuajse çdo ditë vjeljen e parave”, -thanë për “Shekullin” burimet e policisë



Shekulli
E identifikuar

shqiptarmistrec@hotmail.com

SHIT DJALIN MESO KALIN perqeshje
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |