Forumi InformatikForumi Informatik Revista Informatike (Moderator: PяσgяєS)12 programe për USB Flash Drive qe mund (duhet) te keni
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: 12 programe për USB Flash Drive qe mund (duhet) te keni  (E lexuar 1048 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 26-08-2008, 14:22:05 »
Citoje



Për ata qe deshirojne të mbarojnë pune ne kompjutera të huaj (shkolle, pune, PC publike) por qe ne te cilët ka programe qe nuk pelqeni, apo nuk dini te perdorni, tashmë ekzistojne programe të ndryshme qe mund t'i hidhni ne USB stick tuajin dhe t'i perdorni me pas ku te dëshironi.
Me poshte është një liste me 12 vegla te tilla qe mund t'i mbani përherë ne xhep dhe t'i perdorni kudo.



OpenOffice Portable. OpenOffice është alternative e Microsoft Word, por ndryshe nga Word është falas dhe open souce.



Opera@USB. Shfletuesi i respektuar prodhim norvegjez për t'u marrë me vete.



Firefox Portable. Shfletuesi me i mirë i planetit ne versionin e tij për USB Stick.


Portable Thunderbird. Programi i shumeperdorur për leximin e email-eve  për USB. Tani mund te mbani email-et edhe ne xhep.

 

GIMP Portable. Jeni ne një kompjuter të huaj dhe dëshironi te rregulloni fotot e sapo bëra? GIMP Portable është një program qe duhet ta mbani ne xhep gjithashtu.

 

Sumatra PDF mundeson të lexoni dokumentat me format PDF kudo jeni. Këtë program mund ta mbani ne USB Flash, iPod etj vegla portative.

 
Microsoft USB Flash Drive Manager mundeson te administroni programe, foto, kenge dhe dokumenta te tjera duke i ruajtur me pas dhe ne USB Stick.

 
VLC Media Player Portable është programi ideal për te mbajtur me vete qe mundeson te hapni dhe shikoni kudo kartela audio e video. Suporton formatet MPEG-1-, MPEG-2-, MPEG-4-, DivX-, XviD-, WMV-, MP3- dhe Ogg.



Rreziku nga viruset është i pranishem kudo, sidomos ne kompjuterat e huaj. Mos hidhni programe ne USB Flash tuaj pa i kontrolluar me pare me ClamWin Portable

 

Me USB DeepBurner mund te digjni CD/DVD pa pasur nevojë fare ta instaloni me pare ne PC. Ideal për PC te cilët nuk kanë te instaluar programe për djegie.

 
Pse te instaloni programet një nga një kur mund te keni një sistem operativ (OS) te tërë ne USB Flash Drive?
Damn Small Linux është sitem linux qe kërkon shumë pak vend, është i kompletuar si sistem, madje funksionon edhe ne PC te vjetra me resurse shumë te kufizuara.

 
Së fundi një domosdoshmeri qe quhet Easy Crypto Deluxe. USB Stick mund te ju humbe dhe nuk do ishte mirë sikur te tjerët te lexonin e shikonin çdo gjë qe keni aty. Ky program është zgjidhja për rreziqe te tilla sepse ju lejon te vendosni fjalekalime për te dhenat qe ruani aty.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
besi3456@hotmail.com
« Përgjigju #1 më: 09-05-2009, 13:10:08 »
Citoje

si mund ti shkarkojme keto programe per usb? faleminderit.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 10-05-2009, 00:22:15 »
Citoje

si mund ti shkarkojme keto programe per usb? faleminderit.

Kliko emrin e cdo programi dhe shkon te faqet e shkarkimeve pastaj.
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
bessi3456@hotmail.com
« Përgjigju #3 më: 10-05-2009, 17:35:37 »
Citoje

O plako e ben dot te mundur qe ta ma shpjegosh njeren prej tyre se u mundova ta downlodoja setup-in por nuk shkarkohej.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 10-05-2009, 19:10:14 »
Citoje

Cilin nga programet konkretisht kerkon ti te shkarkosh?!
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
bessi3456@hotmail.com
« Përgjigju #5 më: 13-05-2009, 12:09:20 »
Citoje

NE FAKT ME INTERSOJNE TE 12, SE JAM PER IT DHE ME DUHEN NESE KE MUNDESI TE MI DERGOSH ME EMAIL ME BEN NDER PO I PATE.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Sa kohë keni që përdorni Ubuntu Linux?
  • Dot 1 vit
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot 2 vite
  • 3 (10%)
  • -
  • Dot 3 vite
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot 4 vite
  • 3 (10%)
  • -
  • Dot nuk e përdori fare
  • 20 (68%)
  • -
  • Numri total i votave: 29
  • Shiko temen

* Sponsor