Faqe: 1 ... 4 5 6 7 8 [9] 10 11   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 194585 herë)
0 anëtarë dhe 6 Vizitore po shikojnë këtë temë.
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #120 më: 02-02-2010, 09:31:34 »

Kek me leng qershie

Perberesit
4 kokrra veze 2 gota uji sheqer 2 luge gjelle kakao 1 gote uji qumesht 1 gote uji vaj 1 gote uji miell sode buke vanilie 1 gote uji leng qershie

Pergatitja
1. Ne nje ene, perzini vezet, sheqerin, kakaon, qumeshtin dhe vajin, nga kjo perzierje ndani menjane nje gote.

2. Shtoni miellin dhe vanilien perzini dhe pastaj shtoni soden e bukes dhe perzin me mikser 2-3 here ne shpejtesi te ngadalte.

3. Hidhni kete mase ne nje tepsi keku katrore dhe piqeni ne 180'C per 50 minuta. Pasi te piqet fikni furren, hidhni siper kekut lengun e qershise lereni 3-5 minuta sa ta thithe dhe pastaj hidhni goten e perzierjes qe kishit lene menjane. Futeni kekun prape ne furre dhe lereni ne nxehtesine e furres.
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #121 më: 02-12-2010, 10:19:56 »

Biskotat e Krishtlindjeve



Citim
Perberesit per rreth 30 biskota

250gr miell
100gr sheqer pluhur
30gr gjalp ne temperature ambjenti
1 veze mesatare
1 bustine vanilje
1/2 luge pluhur pjekes
forma biskotash te ndryshme (yje, floke debore, zemra etj)


Ne nje ene te thelle rrahim gjalpin me sheqerin me ndihmen e nje mikseri derisa te formohet nje mase e verdhe me ngjyre te zbehte. Shtojme vezen, vaniljen pluhur, miellin, pluhurin pjekes dhe vazhdojme rrahjen me nje tel vezesh derisa te perftojme nje brume te bute dhe elastik. I japim brumit formen e nje disku, e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore derisa te forcohet.


Pasi ka kaluar kjo kohe, e nxjerrim nga frigoriferi dhe ne tavolinen e punes te sperkatur me miell hapim nje pete me trashesi 5mm. Ne kete moment mund ti japim formen qe deshirojme biskotave tona; yje, peme te vogla, floke debore etj. Nje variant shume origjinal eshte perdorimi i ketyre biskotave per zbukurimin e pemes se Vitit te Ri. Per te realizuar kete, i hapim nje vrime te vogel biskotave (te papjekura) ne vendin ku deshirojme te kapim fjongon.

I pjekim biskotat ne furre te parangrohur ne 180grade celcius per 10-15 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti perdorim per konsum apo per zbukurim. Gjithashtu mund ti dekorojme me krem mareng te cilin e kemi vendosur ne nje xhep pasticerie dhe ngjyrosur me ngjyrues ushqimore.

*Keshille: Biskotat mund ti pregatisim me shije te ndryshme duke shtuar copeza cokollate, kakao, fruta te thata, arome limoni, portokalli etj.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #122 më: 02-12-2010, 10:22:47 »

Kroketa me patate dhe djath mocarela



Citim
Perberesit per 4 persona

1kg patate
60gr gjalp ne temperature ambjenti
3 veze te plota
1 mocarele e vogel
pak majdanoz te grire holle
pak spec te kuq djeges
galete (buke te thare te therrmuar)
kripe
vaj per skuqje
sallate jeshile per zbukurim


Lajme mire patatet pa i qeruar dhe i vendosim per t’u ziere ne uje me kripe derisa te mbulohen. Kur te jene zbutur plotesisht, akoma te nxehta, i qerojme, i kalojme ne shtypesen e patateve dhe purene e vendosim ne nje ene te thelle.

Shtojme ne te dy veze te plota, majdanozin e grire holle, gjalpin, mocarelen te ciles i kemi hequr ujin e tepert dhe e kemi prere ne kubik te vegjel, pak spec te kuq djeges dhe pak kripe. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te perftojme nje mase homogjene dhe me dore marrim pak nga perberja duke formuar kroketa ovale. I kalojme keto te fundit nje nga nje fillimisht ne veze te rrahur me pak kripe dhe me pas ne galete. I skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet.


Kroketat e skuqura i vendosim ne nje pjate te shtruar me leter kuzhine per t’i thithur vajin e tepert dhe i servirim ne nje pjate te ceket te zbukuruar me sallate jeshile duke formuar me to nje mal te vogel. I sherbejme menjehere te nxehta ne tavoline.

*Keshille: Nese “brumi” i kroketave do te rezultoje shume i bute, mund te shtoni 1 apo 2 luge miell ose galete. Gjithashtu nese keto kroketa nuk ia servirni femijeve, mund t’i shtoni perberjes edhe nje luge te vogel konjak e cila do t’i jape nje shije teper te vecante.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #123 më: 02-12-2010, 10:24:17 »

Copëza mish viçi në verë të kuqe



Citim
Perberesit per 4 persona

800gr mish vici pa dhjam
1 qepe mesatare
1 karrote te madhe
2 dege selino
1 domate te madhe ose 3 luge salce domatesh
1 liter leng te pregatitur me koncentrate vici
1 gote vere te kuqe
4 luge vaj ulliri
pak gjalp
miell
kripe
piper


Lajme dhe presim shume holle qepen, karroten dhe deget e selinose duke i kaurdisur ne nje tenxhere ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj ulliri. I leme ne kete menyre ne zjarr mesatar derisa qepa te behet transparente dhe vazhdojme me pregatitjen e mishit.


Eleminojme dhjamin e tepert dhe e presim ne kubik pak a shume te se njejtes madhesi. I kalojme copezat e mishit ne miell dhe ia shtojme perimeve te mesiperme duke i lene te skuqen per disa minuta. Kur perberja ta kete thithur te gjithe yndyren, e shuajme me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort. I shtojme mishit lengun e perftuar nga koncentrata, domaten e grire ose salcen e domateve, e kriposim, e piperosim dhe e leme ne kete menyre te gatuhet me kapak ne zjarr mesatar per rreth 1 ore e gjysme duke shtuar leng nese eshte e nevojshme.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e heqim nga zjarri, e rregullojme me pak kripe dhe e servirim te ngrohte.

*Keshille: Kesaj recete mund ti shtoni sipas deshires edhe bizele kokerr, fasule, patate te prera ne kubik, brokoli, lulelaker apo cdo perim tjeter qe deshironi.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #124 më: 02-12-2010, 10:25:34 »

Petulla me sheqer



Citim
Perberesit
500gr miell
250ml qumesht
100gr gjalp
50gr sheqer
25gr maja birre
1 bustine vanilje
lekuren e 1 limoni
esence limoni
pak kripe


Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme te zbutet ne temperature ambjenti per te pakten 3 ore.

Shkrijme majane e birres ne qumeshtin e ngrohte dhe e perziejme me gishta derisa ne siperfaqe te formohet shkume. Nderkohe ne nje ene te thelle (ku do te punojme brumin) hedhim miellin, sheqerin, vaniljen, lekuren e limonit, esencen e limonit, pak kripe dhe qumeshtin e perziere me majane e birres. E punojme mire brumin me dore derisa te homogjenizohet, shtojme copat e gjalpit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa minuta derisa te formohet nje mase e bute dhe elastike.

Lyejme me vaj nje tas te madhe ne te cilin spostojme brumin dhe e leme te vije per rreth 1 ore e gjysme ne nje vend te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit. Kur brumi te kete dyfishuar vellimin e tij, me duar te lyera me vaj formojme sfera (rreth 100gr secila) te cilat i vendosim ne nje pecete te paster te barazlarguara nga njera tjetra dhe i leme te fryhen akoma dhe per 20 minuta.
Pasi ka kaluar kjo kohe, secilen sfere brumi e hapim me dore duke formuar petulla te medha dhe te holla (gati transparente te qender) te cilat i skuqim ne vaj te nxehte. Duhet patur kujdes qe vaji te jete i nxehte dhe jo i vluar, pasi ne kete menyre rrezikojme qe petullat te digjen menjehere.
I kalojme petullat e skuqura ne nje pjate ku kemi hedhur sheqer pluhur dhe i lyejme me te. I servirim te ngrohta brenda disa oreve nga gatimi.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #125 më: 02-12-2010, 10:26:38 »

Biskota daneze me gjalpe



Citim
Perberesit per rreth 25 biskota

170gr miell
130gr gjalp
70gr sheqer pluhur
1 bustine vanilje
1 te bardhe veze
pak kripe


Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme ne temperature ambjenti per te pakten 5 ore (ose e nxjerrim ne mbremje dhe biskotat i pregatisim te nesermen).

Ne nje ene vendosim gjalpin tashme te zbutur me sheqerin pluhur, vaniljen dhe i perziejme me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi maksimale per pak minuta. Ne nje tas tjeter, rrahim te bardhen e vezes derisa te formohet nje mase e qendrueshme, e bashkojme me perberjen e mesiperme dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste. Ne kete moment shtojme miellin e situr, pak kripe dhe i perziejme serisht derisa te formohet nje brum kremoz. E leme te pushoje ne kete menyre per te pakten gjysme ore ne frigorifer dhe pasi te kaloj kjo kohe, i japim biskotave formen qe deshirojme (eshte me mire nese formojme me to sfera te vogla te cilat i shtypim ne mes) dhe i pjekim per rreth 10-12 minuta ne temperature 160grade derisa te ngurtesohen, por jo te marrin ngjyre ne siperfaqe.

*Keshille: Ne menyre qe biskotat te mos rezultojne te papjekura ne brendesi, mundohuni te mos i beni shume te trasha. Shija gjithsesi eshte e njejte!
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #126 më: 02-12-2010, 10:27:45 »

Receta bazë për krepa

Citim
Perberesit per krepa te kripur

250gr miell
1/2 liter qumesht
40gr gjalp
3 veze
pak kripe
Perberesit per krepa te embel

250gr miell
1/2 liter qumesht
40gr gjalp
3 veze
60gr sheqer
1 bustine vanilje
pak kripe
pak kanelle (fakultative)
pak rum ose konjak (fakultative)




Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel), pak kripe dhe gjysme liter qumesht. E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te bashkohen me njeri tjetrin. E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.


Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire (shtojme edhe nje gote te vogel rum apo konjak nese po pregatisim krepa te embel).

Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit (apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje “pete” e holle. E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.

Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e “rreshqitur” nga tigani, dhe vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur.

*Keshille: Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #127 më: 02-12-2010, 10:29:15 »

Copeza pule te pjekura krokante

Citim
Perberesit per 4 persona

3 gjoks pule pa kocka
2 veze
100gr galete
100gr miell
30gr djath parmixhano te grire (apo djath tjeter kackavall)
kripe
piper




Fillimisht, parangrohim furren ne 180 grade celcius. Lajme nen uje te ftohte gjokset e pules dhe i thajme mire me leter kuzhine. I presim ne copa mesatare apo ne fileto te holla dhe i kalojme ne tre ene ne te cilat kemi hedhur: tek e para miell me kripe dhe piper, tek e dyta vezet e rrahura me pak uje dhe tek e treta galeten me pak djath parmixhano te grire.

I vendosim copat e pules ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i leme te piqen per rreth 15 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I kthejme nga ana tjeter dhe i leme edhe 15 minuta te tjera ne menyre qe te piqen plotesisht.

*Keshille: Gjate pregatitjes se kesaj recete, mundohuni te perdorni te dyja duart, pra nje dore do te jete e thate (me miell dhe galete) dhe tjetra e lagesht (me veze te rrahur). Keshtu do te evitoni formimin e “brumit” vetem ne njeren dore.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #128 më: 02-12-2010, 10:30:06 »

Kupat e pyllit te zi



Citim
Perberesit per 4 persona

8 feta pandispanje me cokollate ne forme rrethore (te njejtin diameter me gotat apo kupat qe do te perdorim)
100gr pana te rrahur per embelsira
200gr maskarpone
400gr qershi
70gr sheqer
35gr sheqer pluhur
3 luge liker qershie (tipi Kirsch apo liker tjeter i embel)


Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.

Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen. Kur shurupi te jete ftohur, i shtojme likerin e qershise dhe e perziejme.

Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.

Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #129 më: 02-12-2010, 10:32:04 »

Kordon Blu (Cordon Bleu)



Citim
Perberesit per 4 persona

4 fileto pule (rreth 100-120gr secila)
4 feta proshute te pjekur (rreth 100gr)
4 feta djath qe shkrin
2-3 veze
miell
galete
vaj per skuqje


Per te pregatitur Kordon Blu, nevojiten fileto pule te holla dhe me nje forme te rregullt (pak a shume ovale). Nese forma e tyre nuk eshte e rregullt mund ta rregullojme vete me ndihmen e nje thike te mprehte duke i prere anet.


Marrim nje fete gjoksi pule dhe e presim ne sensin horizontal duke u perpjekur te formojme nje “xhep” dhe ti leme te pashkeputur (nese mundemi) tre nga kater anet e filetos. Nese kjo rezulton e pamundur, atehere mundohemi te leme vetem anen me te gjate.

Vendosim brenda ne xhep nje fete djath qe shkrin (mund te perdoret cdo lloj djathi, mjafton te mos jete i ujshem si psh mocarela) dhe nje fete proshute te pjekur (ose proshute krudo, spek, pancete, mortadele etj). Ne te njejten menyre veprojme dhe me tre filetot e tjera.

I mbyllim filetot e pules me ndihmen e kruajtseve te dhembeve, i kalojme ne miell, ne vezet e rrahura (te kriposura dhe te piperosura sipas deshires) dhe se fundi ne galete.

I skuqim filetot ne vaj te nxehte (por jo te vluar) ne zjarr te avashem ne menyre qe te perftojme nje siperfaqe te arte dhe krokante jashte dhe nje gatim perfekt brenda.

*Keshille: Nese kete recete nuk deshironi ta shijoni te skuqur per shkak te kalorive te saj, ne iu rekomandojme t’i vendosni Kordon Blu siper nje letre furre dhe ti piqni ne 200 grade celsius derisa te kene marre nje siperfaqe te arte (rreth 20 minuta).
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #130 më: 20-01-2011, 13:30:22 »

Pulë e marinuar në zgarë

Mënyra më e mirë për t’i dhënë një shije të veçantë mishrave të pjekur është marinada. Në këtë mënyrë shmangim përdorimin e shumë vajrave dhe erëzave.

Këshilla për marinimin e mishit:
Kurrë mos e shponi mishin gjatë marinimit sepse kështu humbet lëngjet e tij.
Marinada duhet të mbulojë të gjithë mishin dhe ena duhet të jetë gjithmonë e mbuluar dhe e vendosur në frigorifer.
Gjithmonë përdorim një enë të qelqtë ose plastike dhe asnjëherë enë alumini për marinimin e mishrave .

Përbërësit
6 fileta pule
2 lugë gjellë kos me pak yndyrë ( parapëlqehet kosi grek)
2 lugë gjellë vaj ulliri
1 lugë gjellë lëng limoni
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji faferon i kuq i bluar
1/2 lugë çaji piper
pak kanellë
1 lugë erëza të përziera

Përgatitja :
Të gjithë përbërësit e lartpërmendur, me përjashtim të filetave, i përziejmë për të bërë marinadën. I vendosim filetat e pulës në tasin me marinadë, e mbulojmë enën me plastmas kuzhine dhe e lëmë për 20 minuta në frigorifer.

I nxjerrim filetat dhe i fshijmë lehtë me letër kuzhine dhe i lëmë pak derisa të arrijnë temperaturën e dhomës. Pastaj i pjekim në zgarë derisa të marrin një ngjyrë kafe të praruar. Zakonisht i pjekim në zjarr të fortë që të piqen fort nga jashtë e të rrinë të buta brenda e të jenë të lëngshme.

Këshillë
Marinadën e ngelur e mbajmë dhe më të lyejmë filetat gjatë pjekjes. Kujdes që të mos këtë shumë kos mbi fileta sepse do të ngjisin në zgarë.
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
ßåßy ღ
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #131 më: 09-09-2011, 14:23:20 »

Sup me bizele e patate

Përbërsit :
1 filxhan caji me bizele
3 patate te coptuara
2 karrota te prera ne rrathe
1 hudher
vaj ulliri ,,pakez gjalp
1 qepe e madhe e coptuar
majdanoz,kripe
1 filxhan caj plot me proshute te prere ne kubike

PERGATITJA:
Skuqim qepen ne vaj,,hedhim proshuten ,hudhren karroten,,bizelet,majdanozin,,i skuqim pak sebashku pasta ju hedhim uje
Dhe i leme te ziejne sebashku ,,por mos hidhni kripe sepse forcohen bizelet vetem ne fund kur te jene zier bizelet hidhni kripen


* 165710_148910825161267_120950874623929_302862_1464053_n-300x224.jpg (19.66 KB, 300x224 - E shikuar 4936 Herë.)
E identifikuar

As long as there is someone in the sky that protects me..there is noone on this earth that could break me.
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #132 më: 26-04-2012, 16:42:13 »

Red Velvet Brownies



Perberesit

1 filxhan gjalpe pa kripe, ne temperature dhome
1.5 filxhane sheqer i bardhe
1.5 filxhane sheqer ngjyre kafe
4 veze te medha, ne temperature dhome
50 grame ngjyrues i kuq ushqimi (nese deshironi)
4 luge gjelle ekstrakt i paster vanilje
2.5 filaxhane miell
6 luge gjelle pluhur kakao
gjysem luge gjelle kripe

Pergatitja

Ngroheni paraprakisht furren me 180 grade. Lyeni me gjalpe dhe me mieel nje tave per pjekje.
Ne nje tas, rrihni me shpejtesi mesatare gjalpin dhe sheqerin, derisa te behet i lehte (per rreth 2 minuta). Perzierjen mund ta beni me dore ose me mikser, por duhet patur parasysh qe nese perzierja behet me dore, zgjat pak me shume. Shtoni nje e nga nje vezet, duke i perzier sa me mire pasi i keni hedhur dhe me pas shtoni ngjyruesin e ushqimit dhe vaniljen. Ne njw tas te vecante perzieni miellin, kakaon dhe kripen. Ngadale bashkoni dy perzierjet dhe i miksoni me nje shpejtesi mesatare, derisa te jene bashkuar. Mos i perzieni shume.
Hiqeni tasin nga mikseri (nese e keni kryer perzierjen me mikser) dhe trazojeni masen me nje spatula gome nje apo dy here sa per t’u siguruar se nuk ka ngecur gje ne fund te tasit.
Derdheni perzierjen e pergatitur ne taven e pjekjes dhe piqeni per 30-40. Nje menyre per te dalluar nese eshte pjekur mire, eshte te ngulni nje kunj dhembesh ne qender te mases dhe nese kur e hiqni, aty nuk ka asnje mbetje, kjo do te thote qe pjekja eshte ne rregull. Lereni te ftohet, ndajeni ne copa dhe servireni.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
dreamm
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #133 më: 26-04-2012, 17:29:12 »

Kupat e pyllit te zi



Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.

Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen. Kur shurupi te jete ftohur, i shtojme likerin e qershise dhe e perziejme.

Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.

Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.


Kjo u dukerka shume e shijshme. buzeqeshje

Njefare trilece, e gatuan njeri ketu nga forumi?? Nese po, na hidhni ndonje recete. zgerdhihet i/e mire
E identifikuar
Dora
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #134 më: 27-04-2012, 09:15:52 »

Trilece

Përbërësit:


* 6 vezë
* 400 gr sheqer
* 400 gr miell
* 1 pluhur paste
* 1vanil sheqer
* 1/2 lit. ajkë
* ½ lit qumësht
* 300 gr qumësht pluhur
* 1/2 kg karamel.

Përgatitja:

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja, gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, gjersa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi. Futet në furrë të nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afro 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset, largohet letra. Në tepsi ku është pjekur, derdhet ajka dhe mbi të vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin. Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.
E identifikuar

The only people for me are the mad ones, the ones who are mad to live, mad to talk, mad to be saved, the ones who never yawn or say a commonplace thing, but burn, burn, burn, like fabulous yellow Roman candles exploding like spiders across the stars, and everybody goes ahh...
Faqe: 1 ... 4 5 6 7 8 [9] 10 11   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a keni degjuar ndonjehere per psikologjine sociale ?
  • Dot po
  • 24 (58%)
  • -
  • Dot jo
  • 14 (34%)
  • -
  • Dot rralle
  • 3 (7%)
  • -
  • Numri total i votave: 40
  • Shiko temen