Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 11   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Receta gatimi  (E lexuar 194696 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
Zhade
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« më: 26-07-2004, 11:22:49 »

Tave Kosi.

Atehere Per 4 vete ;
MIsh QIngji Ose keci me mire qingji 500 gr
kos 1 lt ; Oriz 1/2 filxhan kafeje ;veze 3 kokrra ;gjalpe 100 gr;Miell 2 luge gjelle ;kripe piper...

Pergatitja :

Mishi pasi lahet ,fshihet ,pritet ne racione vihet ne nje tave dhe i hidhet gjysma e gjalpit dhe kripa dhe piperi .Piqet ne furre me teperature 180° duke i sperkatur pjeset e mishit me lengun e tij . (me pare mishi te zihet per 30 min ) .Para se te perfundoje Pjekja (15 min ) hidhet mbi tave orizi dhe pak leng mishi 1/2 gote uji e nxehte . Hiqet nga furra dhe lihet qe te ftohet pak.nderkohe ne nje tas porcelani hidhet kosi dhe kripa,Punohen mire shtohen vezet nje nga nje dhe mielli pa e ndaluar perzierjen . Ne fund i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit. Kjo mase vihet ne tave ,perzihet mire qe te trazohet me copat e mishit dhe Orizin dhe futet serish ne furre per rreth 15 min... Ju befte mire ... Qe ti keni me kollaj per ti marre si receta do i vendos te ndara dhe sipas vendeve...
E identifikuar

la mia buona stella
Zhade
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 26-07-2004, 11:24:49 »

Paçe vici

Per 5 vete : 1 kg plendes vici ;500 gr tul domateje ;20 gr gjalpe1 kokerr qepe disa thelpinj hudher 1 deges rozmarine . 1 gjethe dafine ;1 gote vere te bardhe pak miell . vaj kripe

Pergatitja :

Pastrohet mire Plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa . Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte .grijme qepen e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendesin e prere Hudhrat rozmarinen dafinen dhe kripen. E leme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht . Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohen komplet hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar. e leme te zihet derisa te valoje mire ..
E identifikuar

la mia buona stella
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 10-08-2004, 15:05:19 »

Burani

Per 4 vete

Duhen:

- spinaq 1kg
- oriz 1 filxhan kafeje
- vaj 4-5 luge gjelle
- qepe 1 kokerr
- salce 1 luge gjelle
- kripe, piper, koper

Gatimi:

Spinaqi pastrohet, dhe pervelohet ne uje te vluar me kripe per 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa te jete gjysem i gatshem. Hidhet spinaqi i perveluar. Skuqet qepa derisa te marre ngjyre ari, i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet ne spinaqin me oriz. Zihen te gjitha se bashku per 10 minuta (derisa orizi te jete gati). Ne fund mund ti hidhet koper ose nenexhik.


Musaka me patate

Per 4 vete

Duhen:

- Patate 1 kg
- qepe 6 kokrra mesatare
- vaj 3-4 filxhane kafeje
- domate 5 kokrra (1 luge gjelle salce)
- kripe, piper, dafine

Per salcen e bardhe:

- Gjalpe 1 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- qumesht 1 gote caji
- veze 1 kokerr
- kackavall (djathe) te thermuar nje luge gjelle

Gatimi:

Patatet qerohen, lahen dhe priten ne feta te rrumbullakta, me trashesi 5-7 mm.
Skuqen patatet derisa te krijohet nje kore e lehte. Qepa e prere ne forme gjysmerrethi skuqet me vaj ne zjarr te ngadalshem ne menyre qe te mos digjet, por te zbutet. Shtohen domate te qeruara dhe te prera ne copa kubike, pak salce, kaverdisja vazhdon edhe pak, shtohet kripe, piper flete dafine.
Ne taven e lyer me vaj shtrohet nje shtrese patatesh te skuqura, mbi to gjysma e qepes, perseri nje shtrese tjeter patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepes. Mbi keto prape shtrohet nje pjese patatesh. Ne nje ene kaverdiset miell me pak gjalpe, shuhet me gjumesht, perzihet mire derisa te marre vale, hidhet kripe dhe lihet masa te trashet.
Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me veze. Salca e pergatitur hidhet mbi musakane, sperkatet me gjalpe dhe djathe kackavall. Tava vihet ne furre per tu pjekur per 30 minuta.

Patellxhane te mbushur

Per 4 vete

Duhen:

- Patellxhane 1 kg
- qepe 7 kokrra
- hudhra 2 kokrra
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Patellxhaneve u hiqet bishti dhe lekura ne tre rripa nga te dyja anet. Priten per se gjati te pjesa e siperme deri ne mes te tulit dhe vendosen ne uje me kripe per gjysem ore. Nderkohe skuqet qepa e grire ne forme gjysemrrethi, shtohen domate te qeruara dhe te prere ne forme kubike; vazhdon kaverdisja ne zjarr te ngadalshem ne menyre qe qepa te zbutet. Ne fund shtohen hudhra te grira, majdanoz, kripe, piper dhe pak uthull. Patellxhanet kullohen, shpelahen dhe skuqen ne tigan me pak vaj pastaj rreshtohen ne tave, hapen ne vendin e prere dhe mbushen me masen e pergatitur. Siper u vihet nga nje fete domate.Shtohet fare pak uje dhe piqen per nje ore ne furre jo shume te nxehte.

Ju uroj gatim te mbare!
 pafshim
« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:34:07 nga Gjumashi »
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Gjumashi
« Përgjigju #3 më: 11-08-2004, 06:27:07 »

Pastico pikante me patate te furres


Perberesit per kater persona
1 kile patate te zjera
leng i filtruar i dy kokrrave limon
2 luge majdanoz i grire
kripe dhe vaj ulliri
spec i kuq djeges
nje koker qepe
200 gr ton
nje luge majonez
Koha 1 ore.


Pergatitja Patatet e zjera ende te ngrohta, prijini ne feta dhe i perzieni shpejt me lengun e limonit, 2 luge majdanoz te grire, kripe dhe specin djeges te grire holle. Perzijeni mire dhe lereni pak ashtu. Vendoseni mbi nje leter zjarrduruese te lyer me vaj ulliri, brenda nje bordure per t'i dhene forme. Beni nje shtrese te pare me patatet duke ushtruar nje presion te lehte mbi to. Shtoni 200 gr ton dhe qepen e grire dhe pastaj vendosni pjesen tjeter te patateve. Futeni ne frigorifer dhe lereni per te pakten 1 ore. Nxirreni me kujdes nga letra duke hequr dhe borduren dhe vendoseni pasticon ne pjate.


[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:27:03 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #4 më: 11-08-2004, 06:28:49 »

Fli Kosove

Per 4-5 persona nevojiten:
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota uje, kripe,
Per masen duhet: 200 gr gjalpe,
2 filxhana caji ajke, 3 luge vaj.

Ne nje ene hidhet miell, kripe, uje i ftohte dhe perzihen ne nje brume te holle si per petulla. Ne nje ene tjeter shkrihet gjalpe, ajke, vaj dhe qumesht, perzihet masa e krijuar derisa te gjithe permbajtesit te jene skrire ne nje mase te vetme, Lyhet tepsia me yndyre dhe me nje luge merret brumi i holle dhe hidhet nga cepi i tepsise deri afer mesit dhe krijohen rradhe te cilat mbulojne gjithe tepsine. Mesi i cili eshte bosh mbushet me rradhe paralele .(shih skicen) Gjithe siperfaqja lyhet me masen e pergatitur dhe futet ne furren e ngrohur. Kjo piqet per 3-5 minuta. Nxirret nga furra per te vazhduar me rendin tjeter. Brumi i holle tashme hidhet ne te njejten menyre por midis dy rradheve derisa te jete mbuluar e gjithe tepsia. Perseri lyhet me masen dhe piqet per 3-5 minuta. Kjo procedure vazhdon derisa te mbushet tepsia. Flia lihet te ftohet per 10 minuta dhe serviret me kos, djathe ose mjalte.
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:27:30 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #5 më: 11-08-2004, 06:29:51 »

Sheqerpare

Per 25 cope duhen:
Per brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpe 1 gote,
veze 1 kokerr ose 2 te verdha,
sode nje maje luge kafeje, pak vanilje,
sheqer 1 gote uji.
Per sherbetin duhen:
2 gota sheqer, nje gote e gjysme uje.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezet pjese-pjese duke i rrahur vazdimisht dhe ne fund hidhet mielli i perzier me sode. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen ne tave te lyer me yndyre. Lihet te piqet per 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur te vlohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes qe sherbeti te mos i hidhet i nxehte pasi sheqerparet qullosen


[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:27:57 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #6 më: 11-08-2004, 06:32:31 »

Mish role

(Koha e pergatitjes : 30 minuta)


Ingredientet : Per kater persona

- 4 eskallope vici
- 4 feta te holla proshute
- 150 gr djath zviceran
- 50 gr gjalp
- 1 filxhan te vogel me krem te fresket
- 2 luge gjelle vaj
- 2 limone
- piper dhe kripe



Pergatitja:
Prejeni djathin ne feta sipas gjatesise se eskallopeve. Vini midis cdo eskallopi dy ose tre feta djath dhe nje fete proshute.

 
 Rrotullojini fetet e eskallopeve dhe u ngulni nga nje shkop kokteili (ose shkop dhembesh). Mund ti lidhni dhe me pe kuzhine per mish, por mos e shtrengoni shume.
 
Ngrohni vajin dhe gjalpin ne nje tigan. Sapo te behet yndyra me ngjyre kafe, vini copat e rrotulluara te mishit ne tigan. Skuqini derisa te gjitha anet te marrin ngjyre flori ose kafe nga e skuqura.

 Uleni zjarrin dhe lereni mishin te skuqet ngadale per 10 minuta. Hidhini persiper lengun e limoneve dhe disa luge gjelle krem, Provoni salcen dhe shtojini kripe e piper sipas deshires suaj. Vendosni ne pjate te ngrohura me pare pak garniture me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.


[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:28:22 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #7 më: 11-08-2004, 06:37:47 »

Speca te mbushura nga Kamargue

(Koha e pergatitjes : 95 min)

Ingredientet : Per 4 persona
- 4 speca te bukur dhe te medhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish i skuqur
- 2 gota leng mishi
- Salce nga domate te fresketa
- 2 qepe
- Buqete erezash
- Stafidhe dhe berthame pishe
- Kripe, pipe, vaj ulliri


 Pergatitja :


Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj. Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me. Hidhini kripe dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak. Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute.

 
 Skuqni qepet e prera ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe pak salce domate dhe gjysem gote vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper. Shtojini stafidhet dhe berthamat e pishave.


 Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta. Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.
 

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper. Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.


[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #8 më: 11-08-2004, 06:39:48 »

Pjate me patate nga Ardeche

(Koha e pergatitjes 30 min)


Ingredientet : Per 4 persona
- 1 kg patate gjelle
- 300 gr mish derri i tymosur
- 12 qepe te vogla
- 2 thelpa hudhre
- 1 buqete majdanoz
- 1 luge miell
- 1 gote leng mishi
- ereza, piper dhe kripe

Pergatitja:


Hiqini koren nga mishi i tymosur i derrit, dhe prijeni ne copa me madhesine si ne figure. Lerini copat per 5 minuta ne nje uje te pakripur. Merrini me pas copat e mishit me nje luge kulluese dhe vendosini ne nje leter kuzhine qe te kullojne. Ngrohni nje tigan ne nje zjarr te bute per 2 minuta dhe me pas vendosni copat e mishit qe te shkrijne ne te.
 
 Qeroni qepet dhe prijini ne feta te holla si unaze. Qeroni edhe lekurat e thelpave te hudhrave dhe shtypini me anen e sheshte te nje thike. Hidheni hudhren ne mish sapo te behet i shkelqyeshem, hidhini dhe unazat e qepeve dhe ngrijeni me shume zjarrin. Skuqini per 3 minuta derisa te leshoje arome. Me pas hidhini gjithe qepet dhe skuqini derisa te nisin te marrin ngjyre.  


 Nxirrni hudhrat, qepet dhe copat e mishit nga tigani. Hidhini lugen me miell lengut dhe lereni kete salce baze te ngjyroset pak. Shtojini pak ereza, pak vere, hidhini serish copat e mishit, hudhrat dhe qepet dhe ngrohini serish ne nje zjarr te bute, duke i trazuar rregullisht. Hidhini gjysem gote leng mishi, por bejeni kete pak nga pak qe salca te mos behet shume e trashe.
 

Qeroni dhe pastroni patatet, (mos i lini ne uje ku mund te ikin vitaminat). Prijini ato ne copa te medha dhe thajini me leter kuzhine, qe t'u iki lengu. Hidhini patatet ne tigan dhe shtojini pak kripe dhe piper siper. Hidhini siper lengun e mishit qe ngeli ne gote pasi te kene zene vend patatet dhe me pas buqeten me majdanoz persiper. Verini kapakun tiganit dhe lerini patatet te vlojne perbrenda derisa te jene gatuar mire pas rreth 20 minutash.


[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:29:04 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #9 më: 12-08-2004, 01:46:33 »

Pasta derri kanadeze
(Mundet te perdorish dhe mish viqi)


Ingredientet : per 4 persona
- 750 gr mish te grire derri (mundet dhe mish viqi)*
- 500 gr miell
- 175 gr qepe
- 125 gr yndyre bimore
- 0.5 l qumesht
- kripe, kokrra piperi
 
 Pergatitja:


Qeroni qepet dhe prejini me nje thike. Ne nje tas perzieni mishin, qepet, kripen e piperin me njera tjetren.
 
 Hidheni miellin ne nje tas tjeter, shtojini ca kripe dhe me pas hidhini qumeshtin dhe perzieni. Shtojini dhe yndyren bimore ne te. Perziejini mire per tre minuta derisa te behet brum i mire. Me pas do beni kater peta si pite me nje trashesi 4-5 mm.


 Petat duhet te jene me nje diameter 20 cm. Dhe pasi ti keni dhene formen e rrumbullaket, do hidhni pjesen e perziere te mishit ne qender te petave duke lene hapesire anash. Paloseni me dysh peten pasi ta keni qullosur me uje pjesen anash ne menyre qe faqet e petes te ngjiten mire. Shtypeni me gishtin tregues gjithe pjesen ku eshte e bashkuar qe te mbyllet mire.
 

Nese keni ndonje rreth formedhenes, mund ta kaloni mbi pjesen e ngjitur per ti dhene nje forme te bukur pjeses se ngjitur te petes. Me majen e thikes beni dy - tre shpime siper petes. Vendosini petat ne nje tave te vajisur lehte dhe me miell siper qe te mos ngjiten petat gjate pjekjes dhe vereni taven ne furre per 60 minuta ne nje nxehtesi 180°C. Lini nje hapesire te mjaftueshme midis cdo pete. Nxirrini nga furra kur te jene bere me ngjyre floriri, dhe servirini te ngrohta.




*Per muslimanet, te cilet nuk e han mishin e derrit.Faleminderit per mirekuptimin.



[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #10 më: 12-08-2004, 01:54:57 »

Byrek me spinaq

Per 4-5 persona duhen:

Miell 3 gota uji,
uje 300 gram,
spinaq 1 kg,
veze 1 kokerr,
djathe 100 gram,
vaj 1/2 filxhan caji,
kripe, piper .




Ne tavoline ose tepsi hidhet miell, ne mes hapet grope ku hidhet uje me pak kripe. Per 1 kg miell merret 550-600 gram uje, megjthese kjo varet nga lageshtia e miellit. Duke e perzier nga mesi, zihet nje brume i forte i cili punohet per 10 minuta, ndahet ne kulece, mbulohet me picete te lagur dhe lihen per 20-30 minuta qe te fitoje elasticitet. Nga cdo kulac behen pete te vogla, secila prej tyre sperkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 cope mbi njera tjetren, pastaj hapen petet e zakonshme. Spinaqi per mbushje pastrohet, lahet dhe pervelohet per 2-3 minuta ne uje te vluar e kripe, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe perzihet me djathe te thermuar e veze, shtohet kripe, piper dhe shtrohet ne pete. Ne tepsi te lyer me yndyre shtrohet gjysma tjeter e peteve, duke i sperkatur secilen me yndyre, mbi to shtohet mbushja e pergatitur dhe mbulohet me pjesen tjeter te peteve te sperkatura me yndyre. Anet mbeshtillen nga brenda. Byreku sperkatet me yndyre dhe piqet.
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:31:11 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #11 më: 12-08-2004, 01:58:00 »

Pule me arra

Per 4-5 persona duhen:


Pule 500-600 g.
gjalpe 50g.
arra 2 filxhane kafeje,
hudhra 1 kokerr,
uthull 2 luge gjelle,
miell 1 luge gjelle,
kripe, piper.


Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet uje i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe,piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te behet gati.
Ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e perzier mire qe te mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje per 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe perzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet ne vend te ngrohte, por pa marre vale.
Gjate servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e pergatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniture.
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:31:50 nga Gjumashi »
E identifikuar
Gjumashi
« Përgjigju #12 më: 12-08-2004, 01:59:39 »

Shendetlie


Per 25 cope duhen:


Miell 3 gota uji ,
sheqer 1 gote uji,
mjalte 2-3 luge gjelle,
veze 2 kokrra,
sode nje maje luge kafeje,
arra 1-2 filxhane kafeje,
gjalpe 2 filxhane kafeje,
pak vanilje dhe uje 2 filxhana kafeje.

Per sherbetin:

Sheqer 3 gota uji, uje 2 gota e gjysem

Ne nje ene perzihen mire vezet sheqeri, mjalti, gjalpi dhe ne fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i perzier me sode. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me veze, behen disa vija me pirun ne forme rombi dhe hidhet sherbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:32:21 nga Gjumashi »
E identifikuar
SmiLey
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 12-08-2004, 21:36:50 »

Fergese Tirane  

Per 4 vete

Duhen:

- speca 10 cope mesatare
- domate 4-5 kokrra mesatare
- vaj 2 filxhane kafeje
- miell 1 luge gjelle
- veze 2 kokrra
- hudhra 4-5 thelpinj
- gjize 4-5 luge gjelle
- spec djeges (sipas deshires)

Gatimi:

Pasi u eshte hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen.
Ne vajin qe ngelet hidhen domatet e qeruara nga cipa dhe te grira holle, kaverdisen derisa masa
te trashet, hiqen nga zjarri dhe shtohen vezet, speci djeges, majdanozi
i grire holle, gjiza ose
djathi.
Masa vendoset ne pjate dhe siper vendosen specat e ferguar.
 
Pastico me djathe  

Per 4 vete

Duhen:

- Makarona 300 gram
- veze 2 kokrra
- djathe 100 gram
- qumesht 1 e 1/2 filxhan caji
- kripe, piper
- gjalpe 1 luge gjelle
- djathe kackavall te grire

Gatimi:

Makaronat e gjata zihen ne uje te vluar me kripe per 10-15 minuta. Kullohen, shpelahen, kullohen perseri mire dhe hidhen ne tave. Shtohet djathe i bardhe i thermuar, nje pjese e gjalpit, veze, pak qumesht, piper i zi dhe te gjitha keto perzihen mire, hidhen ne tepsi te lyer me yndyre, persiper hidhet salce e bardhe, sperkatet me gjalpe e djathe kackavall dhe piqet ne furre per 25-30 minuta.

Pace Koke
 
Per 4 vete

Duhen:

- 1 koke
- gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje
- miell 1 luge kafeje
- spec djeges 1/2 luge kafeje
- kripe, piper
- uthull 2-3 luge
- hudhra 4-5 thelpinj
- 1 qepe
- karrota 2-3 cope
- selino, majdanoz

Gatimi:

Pasi pastrohet, koka vendoset ne tenxhere, mbulohet me uje te ftohte dhe vihet ne zjarr. Kur te kete marre vale i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe karrota, selino, kripe, piper, dafine majdanoz.

Lihen derisa te jene zier mire d.m.th. kur mishi te ndahet lehte nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kockat dhe pritet ne copa te vogla kubike. Ne nje tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marre nga zierja e kokes. Kur lengu te kete marre vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripe dhe piper i zi.Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura me uthull.

Çomlek me qepe  

Per 4 vete

Duhen:

- qepe te vogla 1 kg
- vaj 2 filxhane kafeje
- salce 1 luge gjelle
- vere nje filxhan kafeje
- hudher nje kokerr
- kripe, piper, 2 flete dafine

Gatimi:

Qerohen qepet dhe sic jane te paprera skuqen ne tigan me vaj pastaj shtohen ne tenxhere.
Pastaj ne tigan hidhet nje kokerr qepe e grire holle, kaverdiset pak, shtohet salce dhe kaverdisen se bashku, shuhen me vere te kuqe, shtohet kripe, piper, uje dhe hudhra. Tenxherja mbulohet mire dhe lihet ne zjarr te ngadalshem per 20-30 minuta
 
Dollma me laker  

Per 4 vete

Duhen:

- Laker 1kg
- mish i grire 200 gram
- qepe 2 kokrra
- oriz 2 filxhane kafeje
- kripe, piper

Gatimi:

Pasi pastrohet nga gjethet e demtuara dhe kocani lakra e bardhe , vihet ne tenxhere me uje te vluar dhe kripe dhe zihet per 7-10 minuta derisa te zbutet pak.
Pastaj kullohet dhe hapen gjethet dhe kercinjte e forte. Ne fillim te gjethes vendoset mbushja e cila mund te perdoret me perime te ndryshme si karrota, qepe, selino te perziera me oriz gjysem te zier ose me mish te grire te perzier me oriz. Dollmat palosen ne forme rruli duke i futur anet nga brenda. Ne nje tenxhere te ceket ato vendosen ne 2 shtresa u shtohet pak uje dhe lihen ne zjarr te ngadalte per 30 minuta. Mbushja pergatitet me mish te grire te pakaverdisur, duke e perzier me qepe te grira holle, oriz gjysem te zier, kripe dhe piper.
 
Kukurec
 
Per 4 vete

Duhen:

- zorre
- te brendshme 300 g
- vaj 2-3 luge gjellekripe
- piper, spec i kuq, rigon,

Gatimi:

Zorret e qengjit pastrohen mire dhe lahen duke i kthyer nga te dyja anet. Merren melcite, gjendrat, dhjamerat, mushkerite dhe priten ne copa kubike mesatare. U hidhet kripe, piper i zi, rigon perzihen, pastaj shkohen me radhe ne hell nje cope mushkri, nje cope gjender, nje cope mushkri e keshtu me radhe. Si te jene shkuar te gjitha te brendshmet ne hell mbeshtillen me zorret siper duke i mbuluar keto. Kukureci behet me i shijshem kur piqet ne hell, mbi prush ose ne furre me zjarr te ngadalte ne menyre qe te mos pervelohet. Si te jete skuqur nga te gjitha anet, hiqet nga helli, vendoset ne pjate dhe i hidhet piper i zi i bluar.Gjate pjekjes ne furre sperkaten me lengun e vet duke i hedhur edhe pak yndyre.

Qofte te ferguara
 
Per 4 vete

Duhen:

- Mish 1 filxhan caji
- qepe 2 kokrra
- buke 75 g (2 feta)
- veze 1 kokerr
- miell 2 luge gjelle
- vaj 4-5 luge
- perime sipas deshires
- kripe, piper, majdanoz

Gatimi:

Qoftet pergatiten zakonisht me mish vici. Pritet mishi ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet veze, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumesht ose uje (buke perben rreth 25% te mishit). Masa perzihet mire dhe ndahet ne qofte; cdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me vaj nga te dyja anet. Duhet pasur parasysh se qofteve gjate fergimit nuk u duhet hedhur shume vaj. Shoqerohen me patate te skuqura, pure patate, perime te tjera te ziera ose te skuqura, pilaf, makarona etj.
 
Trahana   perqeshje

Pergatitja:

Per 1 kg miell duhen:
2 gota qumesht, 2 luge gjelle gjalpe , 1 luge gjelle kripe.

Sitet mielli, hapet nje grope ne mes dhe hidhet gjalpe i shkrire pak por jo i djegur, qumesht dhe kripe. Duke filluar nga mesi e perziejme brumin duke mos e gatuar shume por te perzihet aq sa te mos pije krejt miellin, brume i forte dhe i shkrifte. Siper e sperkatim me miell, e mbulojme dhe e leme te vije per 2-3 dite. Pastaj e kapim copa dhe e leme te thahet pak dhe e thermojme me dore, e kalojme ne site te rralle e thajme perseri.
Ruhet ne vende te thata pa lageshti e te fresketa.  
 
Lakror me miell misri  luj syun
 
Per 4 vete

Duhen:

- miell misri 2 gota uji
- uje 2 gota
- spinaq 1 kg
- vaj 2-3 luge gjelle
- pak kripe

Gatimi:

Mielli i misrit hidhet ne nje tenxhere me uje te vluar me pak kripe dhe perzihet derisa te behet nje llapa e trashe. Hiqet nga zjarri, shtrohet ne tave te lyer me yndyre. Mbi kete shtrohet mbushja e pergatitur si per byrek me spinaq, siper hidhet nje shtrese e holle miell misri. Sperkatet me uje e vaj dhe piqet.
 
Enjoy  pafshim


 
           
   
           
   
« Ndryshimi i fundit: 06-12-2004, 22:34:24 nga Gjumashi »
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
milanisti
« Përgjigju #14 më: 20-08-2004, 13:02:56 »

BYREK ME DOMATE DHE SALMON



Perberesit per kater persona :
200 gr brum
500 gr domate te prera
120 gr salmon me vaj
nje tufe majdanozi
pak kripe
Koha 30 min

Pergatitja: Lajini domatet dhe pritni ne feta per se gjati, duke hequr pjeset e panevojshme. Kriposini lehte dhe vendosini ne nje kullese per te humbur ujin. Hapeni brumin ne nje tave furre te mbuluar me leter zjarrduruese. Shponi pjesen e poshtme me pirun dhe vendoseni ne frigorifer per 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lene aneve nje bordure prej 1,5 cm. Transferojeni ne furre te nxehur me pare me temperature 220 grade dhe lereni vetem per 10minuta. Ulni temperaturen ne 200 grade dhe vazhdoni ta piqni per 20 minuta te tjera, derisa brumi te vije mire dhe domatet te jene pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni ne qender filetot e salmonit. Mbuloni siperfaqen me fletet e borzilokut dhe majdanozit dhe lereni te ftohet para se ta sherbeni.


« Ndryshimi i fundit: 21-12-2004, 13:37:31 nga Gjumashi »
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 11   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Sa zgjat maredhenia seksuale te ju?
  • Dot 1 minute
  • 4 (8%)
  • -
  • Dot 5 minuta
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot 10 minuta
  • 6 (12%)
  • -
  • Dot 20 minuta
  • 4 (8%)
  • -
  • Dot 30-60 minuta
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Varet nga rasti ne rast
  • 19 (40%)
  • -
  • Dot S'kam pare ndonjehere oren
  • 11 (23%)
  • -
  • Numri total i votave: 46
  • Shiko temen