Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti Shqiptar - Postimet e fundit


Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 10
 1 
 më: 07-09-2008, 23:03:18 
Nismetar M A X - postimi fundit nga M A X
Një fshat i vogël polak, me vetëm 1500 banorë, shënon vijën e re ndarëse mes Lindjes dhe Përëndimit

Polonia, fronti i ri i Luftës së Ftohtë

Në një bazë të vjetër do të ngrihet sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat

Fronti i luftës së ftohtë tashmë është spostuar në një fshat prej 1500 banorësh mes pyjeve Pomeranias: Redzikouo, 120 kilometra nga porti i Danzikas, në ekstremitetin verior të Polonisë. Në këtë bazë të braktisur ajrore, Pentagoni, pas firmosjes së traktatit të 20 gushtit me qeverinë e Varshavës, ka vendosur të instalojë dhjetë raketa gjurmuese, të cilat do të jenë pjesë e mburojës evropiane kundër vendeve lindore. Por aty askush nuk mendon për një sulm të mundshëm nga ana e Iranit, ose Koresë së Veriut. "Pushtimi i Gjeorgjisë, thotë kryebashkiaku Jerzi Uornisceski, ka ngjallur synimet hegjemone të Moskës. Tani jemi edhe në shënjestrën e armatës ruse".

Është një zonë e largët pyjore, ku aksesi është rreptësisht i ndaluar. Hangarët dhe bunkerët janë të zbrazët. Qendra e radios, dhomat e ushtarëve dhe centrali elektrik janë të rrënuar. Pista prej të cilës ngriheshin "Ming 23", tashmë është kthyer në një rrjetë barërash.

Në fakt, punimet nuk kanë filluar akoma, por një grup gjeologësh amerikanë kanë ngritur një bazë të vogël për të studiuar terrenin se ku do të gërmohet për të instaluar silosët e raketave dykohëshe, motorët e të cilëve janë ndërtuar nga kompania "Boeing". Dhe Redzikouo tashmë cilësohet nga Moska si një objektiv strategjik primar: gjenerali Anatoli Nogovitsin ka paralajmëruar se Polonia, duke pranuar armët ushtarake të ofruara nga Uashingtoni, do të ekspozohej përballë rrezikut të ndonjë reprezalje, ndoshta edhe nukleare. Ndërsa Kremlini mund të reagojë duke pajisur me testata nukleare flotën e Baltikut dhe duke instaluar raketa në Bjellorusi dhe në enklavën e Kaliningradit, në kufirin polak. Kjo do të ishte një garë për armatim, që gati 20 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit duket se po ringjall fantazmat e perdes së hekurt dhe makthin e një konflikti të ri në Evropë.

Në vend të gjithë i ka zënë frika, tashmë po bëhen vija e parë e konfliktit politiko-ekonomik. Më parë u tregonin se armiku ishte Amerika, ndërsa tani rrezikojnë të bëhen objektivi i Rusisë. Gjeneralët e Vladimir Putinit janë të xhindosur, pasi marrëveshja e 20 gushtit, e ndërmarrë gjatë krizës kaukaziane pas 18 muaj negociatash të vështira, parashikon një klauzolë të ofruar nga ish-këshilltari për sigurinë kombëtare, Zbigniev Brzezinski: sipërmarrja politike e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur Poloninë. Dhe sepse, veç vektorëve balistikë, Varshava u furnizua edhe me një bateri "96 Patriot" të gjeneratës së fundit: raketa me rreze të shkurtër që shërbejnë në rastet e një sulmi nga një armik i afërt.

Kryeministri polak, Donald Tusk, që në fundjavën e shkuar vizitoi fshatin e vogël ku do të ndërtohet baza ushtarake, u përpoq t‘i japë siguri popullit, duke u thënë se "brenda vitit 2012, Pentagoni do të investojë 300 milionë dollarë. Prezenca e 500 ushtarakëve amerikanë do të ndihmojë ekonominë, duke krijuar vende të reja pune në fushën e ndërtimit dhe tregtisë". Në fakt, aty papunësia arrin deri në 70 për qind.

Kjo bazë, që gjatë Luftës së Dytë Botërore u përdor nga nazistët, deri në vitin 1999 ka pritur regjimentin e aeronautikës ushtarake të Polonisë. Pallatet e vegjël të pilotëve dhe ushtarakëve të lartë që janë ndërtuar me një rregull të kujdesshëm dhe të ndarë nga shtëpitë e vogla të fshatit, banohen akoma nga 200 ushtarakë në shërbim ose familjarët e tyre. Ka dy supermarkete të vegjël, një bankë, një shkollë dhe një parking të madh plot me makina japoneze ose koreane. Një atmosferë periferie më pak njerëz që dalin shëtitje, qen që lëvizin të lirë dhe fëmijë të mbledhur në grupe duke luajtur. Mjafton të largohesh pak nga qytetet dhe gjen një Poloni të varfër: kuaj që tërheqin karrocat e punës, gra me shami në kokë që punojnë tokën, ose pensionistë që e kalojnë pasditen duke mbledhur kërpudha, të moshuar që kanë mbetur vetëm, ose endacakë të dehur me alkool. Të rinjtë janë larguar. Deri në rënien e regjimit aty kishte ndërmarrje të cilat kultivonin lule. Por më pas shoqëria shtetërore u privatizua dhe shkarkoi nga puna gjysmën e personelit.

Dhe pacifistët nuk janë të paktë. Vazhdojnë të protestojnë për dëmet ambientale që mund të shkaktojë ky impiant raketash. Por sondazhet e bëra pas marshimit të trupave ruse në Osetinë e Jugut, në plan nacional regjistrojnë një rritje të konsiderueshme konsensusi për instalimin e raketave gjurmuese nga ana e amerikanëve: 50 për qind e polakëve e favorizojnë impiantin, 37 për qind e kundërshton dhe 77 për qind janë të bindur se marrëdhëniet ndërmjet Varshavës dhe Moskës do të përkeqësohen. Por presionin më të madh e kanë banorët e qytezës së vogël të Redzikouos. Gjithsesi, projekti i instalimit të raketave ka parashikuar edhe investime të tjera kolosale në shkolla, infrastrukturë rrugore, impiante industriale etj. E ardhmja duket premtuese. Siç dëshmon edhe qyteti i vogël Slupsk me 100 mijë banorë që u binjakëzua me Huntsvill, "Qyteti i Raketave" i Alabamës ku ka bazën edhe "Marshall space flight center", qendra më e avancuar e kërkimeve hapësinore amerikane dhe komanda e raketave të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Por Alabama është shumë ndryshe nga pyjet e Redzikouos. Ndërsa Rusia është më pak se 200 kilometra larg Slupsk-it dhe anijet e saj të luftës lëvizin lirshëm në detin Baltik, të moshuarit akoma kujtojnë dimrin e vitit 1945, kur ushtria e Stalinit shkatërroi totalisht qytetin e princërve të Pomeranias.

Mjetet e mbrojtjes, fryt i programit të "luftës së yjeve" që u nis nga Ronald Regan në vitin 1983, deri më tani ka kushtuar 150 miliardë dollarë. Vetëm në Kaliforni dhe Alaska janë montuar deri më tani 24 gjurmues, sistemet e vëzhgimit vazhdojnë të jenë aktive në Britaninë e Madhe dhe Groenlandë dhe radarë të rinj do të instalohen në Republikën Çeke. Por edhe vetë analistët e Pentagonit pranojnë që, përballë arsenalit rus, efikasiteti i mbrojtjes ajrore evropiane mund të jetë i dobët. Dhe komponenti ushtarak nuk është dytësor. Është vetëm një aspekt i krahasimit ekonomik dhe gjeopolitik me Rusinë, një nga eksportueset më të mëdha të hidrokarbureve në botë, që tashmë më shumë se kurrë është i bindur për të ripozicionuar sferën e saj të influencës në vendet e ish-Bllokut Sovjetik.

Në arenën e globalizimit, interesat financiare që lidhin Moskën me Përëndimin janë shumë të forta. Askush në Kremlin, ose në Shtëpinë e Bardhë nuk do ta rindërtojë Murin e Berlinit. Por në ish-shtetet sovjetike ndikimi i luftës në Gjeorgji ishte tepër i menjëhershëm. Dhe Putini nxori të paktën një rezultat: era e ftohtë e frikës që fryn nga malet e Kaukazit, tashmë i ka prekur kufijtë e reja të Evropës Lindore, nga Baltiku në Detin e Zi.

Gazeta SHQIP

 2 
 më: 07-09-2008, 22:56:39 
Nismetar kengaime - postimi fundit nga apo jo?
vetëm mistrec jo

apo jo

 3 
 më: 07-09-2008, 22:54:58 
Nismetar Aida - postimi fundit nga Dalber
Urime Njeher te gjithëve, edhe atyre qe nuk agjerojne.

Për mua sikur telejohesh veç duhani gjateagjerimit edhe një vit kisha agjeru zgerdhihet zgerdhihet

 4 
 më: 07-09-2008, 22:52:56 
Nismetar M A X - postimi fundit nga M A X
Shprehja “Kemi gjak të nxehtë mesdhetar”, duket se nuk është më e goditura për popullatën tonë. Të paktën kjo ka rezultuar nga analizat ADN-së, të kryera nga i vetmi laborator i specializuar në vend. Shkencërisht është e mundur që shqiptarët të kenë gjak ARIAN. Studimi i disa muajve më parë, ku popullsia jonë rezultoi gjenetikisht e ngjashme me popullatën e vendeve të Evropës Veriore është ripërsëritur. Për të konfirmuar hipotezën e ngritur  kësaj here janë marrë dy herë më shumë kampione gjaku. Gjeografikisht janë analizuar persona nga i gjithë territori i vendit. Më përjashtim të Shkodrës, Pukës, Lezhës, e më tej edhe Elbasanit në më shumë se 80 % të rasteve është vërejtur se kemi të njëjtat defekte gjenetike (mutacione) si vendet e Evropës Veriore. Këtë e vërteton shpeshtia e një prej sëmundjeve gjenetike më të përhapura në këto vende, por edhe tek ne: Fibroza Cistike. Njësoj si nordikët 1 në 25 individë është mbartës i genit, që shkakton sëmundjen. Ndërsa në popullatën mesdhetare  ai haset një 1 në 40 raste). Drejtori i Laboratorit Gjenetik Grigor Zoraqi, në një intervistë për gazetën “Panorama”, shpjegon tezën e re. Ai thekson gjithashtu, se për t’u provuar katërçipërisht kërkohet një punë voluminoze në terren, duke bërë një shumëllojshmëri analizash dhe në grupe të mëdha popullate.
Shqiptarët me gjak arian, hipoteza u ngrit disa muaj më parë nga një studim që ju bëtë. A ka vijuar më tej kjo iniciativë dhe cilat janë rezultatet?
Po studimi ka vazhduar, nga 60 kampione gjaku që kemi marrë në fillim tek pacientët, që vuajnë nga sëmundja e Fibrozës Cistike tani u është bërë testi i ADN 120 individëve. Për një popullatë si e jona këta kampionë janë tregues. Shtrirja gjeografike e personave që kemi analizuar është në të gjithë territorin e vendit. Hipoteza se jemi të ngjashëm me vendet e Evropës Veriore bazohet mbi shpeshtinë e një defekti gjenetik tek personat, që vuajnë nga kjo sëmundje. Tek të prekurit prej Fibrozës Cistike ka një sërë mutacionesh, por predominon ai që quhet (DeltaF508). Nga të gjithë personat, që kanë kryer testin e ADN është evidentuar ky lloj defekti në 77% të rasteve. Për të qenë më të qartë, nëse ky mutacion gjendet në mbi 70% të rasteve, atëherë nga ana gjenetike origjina i përket Evropës Veriore. Vendet mesdhetare e kanë treguesin e këtij defekti në masën 50%. Fakti që në kampionët e analizuar, të cilët janë nga e gjithë Shqipëria, shpeshtia i ka kapërcyer 70%, na bën të mendojmë që prejardhja gjenetike është e njëjtë me atë të vendeve të Evropës Veriore. Por për t’u vërtetuar plotësisht kjo, nuk mjafton vetëm ky studim, por duhet një punë e madhe voluminoze në terren. Duhet një projekt i mirëfilltë i mirëmenduar, mbështetur dhe financuar.
Kjo lloj shpeshtie ka rezultuar për të gjithë zonat e vendit?
Mesatarja në të gjithë popullatën është 78%, por kemi bërë një kategorizim sipas zonave. Kemi vërejtur se Shkodra, Puka, Lezha e kanë shpeshtinë e këtij defekti gjenetik njësoj si zonat mesdhetare në masën 50%. Më tej, Elbasani ka rezultuar me shpeshti 65%. Gjithashtu në këto zona janë vërejtur defekte të tjera gjenetike, në përhapje më të lartë. Por kur bëhet fjalë për gjithë popullatën predominon ajo shpeshti që përmenda më sipër.
Sa raste të reja me këtë sëmundje gjenetike kemi në vend?
Janë rreth 30 fëmijë që lindin çdo vit. Po të bësh një llogaritje të mirëfilltë rezulton se 1 në 25 individë është mbartës i gjenit që shkakton këtë sëmundje. Probabiliteti që dy individë mbartës të krijojnë familje është 1 në 635 raste. Për të lindur një fëmijë më fibrozë probabiliteti gjenetik është 25%. Pra, i bie që në 3000 lindje një fëmijë të ketë këtë sëmundje. Po kaq fëmijë lindin edhe në vendet nordike. Ky është argumenti që e plotëson hipotezën e ngritur.
Pra, mund të konsiderohemi një popullatë me gjak arian?
Bazuar mbi këto të dhëna, gjenetikisht kemi të njëjtën përbërje gjenesh si vendet e Evropës Veriore. Por ky studim i kryer është pak për të dhënë garanci për këtë hipotezë, që është ngritur edhe më parë, po pa ju referuar gjenetikës. Ajo që mund t’ju them është që do të grumbullojmë të dhëna në vazhdimësi. Por duhet një punë e madhe në terren, më shumë kampionë gjaku, më shumë tregues. Për këtë, nevojitet një projekt i mirëfilltë.
Jeni në dijeni të studimeve të tjera ndërkombëtare që i hapin rrugën vërtetimit të hipotezës së re, për prejardhjen gjenetike  të shqiptarëve?
Më ka bërë shumë përshtypje se në faqe të ndryshme në internet diskutohet mbi prejardhjen, por edhe mbi studimin që ka kryer laboratori jonë. Pra, është një hipotezë që ka interes. Duke parë në këto faqe një shqiptar në Amerikë referonte mbi një studim të ngjashëm i kryer nga një gjenetist i huaj, që kishte të dhëna të ngjashme. E kam marrë atë studim dhe ai i referohej të njëjtës sëmundje, dhe të njëjtës metodologji. Siç e thashë edhe më sipër, nga ana shkencore bazat janë hedhur, por duhen akoma më shumë kërkime në ekip.
Ju thoni punë në ekip, ndërkohë që për të gjithë vendin ne kemi vetëm një laborator, që kryen analizat e ADN dhe një gamë tjetër ekzaminimesh të rëndësishme, a ka përputhshmëri mes teknologjisë që përdoret tek ne dhe vendet e tjera?
Laboratori ka nisur nga puna 4 vjet më parë dhe është një donacion i huaj. Kemi adaptuar tërësisht strukturën e një nga laboratorëve më të mirë që ka shteti fqinj Italia. Këtë e them me siguri të plotë si për sa i përket aparaturave që kryejnë analizave, por edhe infrastrukturës në tërësi.
ZIRINA LLAMBRO
Gazeta Panorama
 | 

 5 
 më: 07-09-2008, 22:50:08 
Nismetar Slashdot - postimi fundit nga Slashdot
1,500-Ship Fleet Proposed To Fight Climate Change


Roland Piquepaille writes "According to UK and U.S. researchers, it should be possible to fight the global warming effects associated with an increase of dioxide levels by using autonomous cloud-seeding ships to spray salt water into the air. This project would require the deployment of a worldwide fleet of 1,500 unmanned ships to cool the Earth even if the level of carbon dioxide doubled. These 300-tonne ships 'would be powered by the wind, but would not use conventional sails. Instead they would be fitted with a number of 20 m-high, 2.5 m-diameter cylinders known as Flettner rotors. The researchers estimate that such ships would cost between £1m and £2m each. This translates to a US$2.65 to 5.3 billion total cost for the ships only."Read more of this story at Slashdot.



http://rss.slashdot.org/~r/Slashdot/slashdot/~3/1YrNqKlfpyo/article.pl
 | 

 6 
 më: 07-09-2008, 22:47:09 
Nismetar aston martin - postimi fundit nga apo jo?
a ua zgerdhihet

un po zgerdhihet

pespluspes

 7 
 më: 07-09-2008, 22:39:45 
Nismetar M A X - postimi fundit nga M A X
Sweden was held to a 0-0 draw by Albania in World Cup qualifying on Saturday.

The Swedes dominated possession and chances but couldn't break down the Albanian defense in the Group 1 match.

Despite being tightly marked, Sweden forward Zlatan Ibrahimovic hit the post in the 17th minute and then had a shot saved by goalkeeper Arjan Beqaj in the 58th.

Sweden exerted more pressure in the second half with Olof Mellberg shooting wide from 10 meters (yards) in the 63rd.

"It was very hard to win against a team with nine players in defense," Sweden captain Henrik Larsson said.

Albania had a few chances to score. Forward Hamdi Salihi missed from close range in the 32nd after a cross from Ervin Skela, while midfielder Jahmir Hyka's 20-meter (yard) shot caused goalkeeper Andreas Isaksson some difficulty.

Albania coach Arie Haan said his team had earned "a very valuable point" as he considered Sweden to be one of the best teams in the world.

On Wednesday, Albania hosts Malta and Sweden is at home to Hungary.

___

Lineups:

Albania: Arjan Beqaj, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Debatik Curri, Elvin Beqiri, Lorik Cana, Altin Lala, Klodian Duro, Ervin Skela (Admir Teli, 83), Jahmir Hyka, Hamdi Salihi (Besart Berisha, 75).

Sweden: Andreas Isaksson, Petter Hansson, Daniel Majstorovic, Olof Mellberg, Mikael Nilsson, Oscar Wendt (Fredrik Stoor, 78), Tobias Linderoth (Sebastian Larsson, 6), Daniel Andersson, Kim Kallstrom (Samuel Holmen, 84), Zlatan Ibrahimovic, Henrik Larsson.

http://www.iht.com/articles/ap/2008/09/06/sports/EU-SOC-Albania-Sweden.php
 | 

 8 
 më: 07-09-2008, 22:38:04 
Nismetar aston martin - postimi fundit nga titi10
e paska fiksim 5 ky<kjo>apo joooooooooo

 9 
 më: 07-09-2008, 22:35:51 
Nismetar aston martin - postimi fundit nga apo jo?
pes

 10 
 më: 07-09-2008, 22:34:08 
Nismetar DJ DUJA - postimi fundit nga dojetaa
ciljetes a mos e ka dikushh
ljamromni plz
 | 

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 10


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |