Ditën e "Shen Valentinit" promovon albumin e tij të parë
T'u shpallesh lufte grupeve te tjera hip-hop, qe bëjnë te njëjtën muzikë me ty, është një mode e vjetër, te paktën për kulturën e huaj te muzikes se zeze. Por qe urrejtja te arrije gjer aty, sa këta te fundit te kthehen ne burim frymëzimi për te shkruar tekste, duket pak e tepruar. Por për APG, repistin qe prej disa vjetësh tenton te caje ne rrymen hip-hop, është kthyer ne një inspirim frutdhenes. Shumë nga grupet me te njohura te hip-hopit kosovar, siç janë "Tingulli 3" dhe "UN Katili", APG i konsideron thjesht repista interneti, pa "origjinalitet dhe ide vetjake. Ka mjaftuar kjo akuze e APG, qe te nise lufta mes tyre, por ndryshe nga mjetet qe sherbejne ne një beteje te vërtetë, armet e tyre janë ritmi dhe poezia. Madje, një krijim i repistit me titull "Ti xhelozon", teksti, muzika dhe interpretimi janë një mesazh i qartë drejtuar rrepereve kosovare. Edhe pse krejt i vetëm kundër një sage te tërë, APG nuk ka ndërmend te dorezohet. Teksa i degjon për here të parë këngët e tij, te duken nga me te zakonshmet, me histori bajate dashurish, por ne thelb ato kanë shpotine kundër pseudoartisteve, qe janë te shumte ne tregun tonë muzikor. Një gjë te tillë e ka shprehur ne tekstin e kenges "Hej kamariere", ku kengetaret bukuroshe i krahason me kamarieret. Madje, ne tekstin e tij e ka përmendur Ciljeten si pjesë te kësaj kategorie. Por nuk është ndalur me kaq, për te vënë ne shenjestren e tij edhe kategori te tjera "kengetarucesh", duke u vënë edhe nofka. APG është një emër arti qe perkthehet Arieli-gangster i fuqishem, (Ariel-Power Gangsta). E ka nisur me lutje rrugën e kenges, qe mesa duket i ka dalë mirë, pasi u vleresua me çmim te tretë ne "Top fest 2". "Please" quhej kenga ku ai i lutej te dashures, me ritem dhe poezi te shkruar dhe kompozuar nga vetë ai. Me tej ka vijuar te promovoje muziken e tij ne festivalet e muzikes moderne te çdo edicioni, edhe pse kundrejt tyre ka shumë rezerva. Ndërkaq, tashmë vjen i kompletuar me një album dhe dy videklipe, qe do të promovohen ditën e te dashuruarve.
Deri tani jeni prezantuar me tekste "pikante", qe mesa duket kanë favorizuar ne promovimin tuaj. Pse pikërisht një zgjedhje te tillë?"Zgjedh tekste qe kanë te bëjnë me te perditshmen, te nderthurur me nota shpotitese kundrejt disa njerezish qe e mbajnë veten për këngëtare dhe qe me irritojne se tepermi".
Kush janë këta kategori njerezish qe ju frymezojne për te bërë këngët tuaja? "Janë disa grupe hip-hopi kosovar qe me acarojne, ose me saktë te bëjnë t'i urresh për faktin se u duket vetja te talentuar, ndërkohë qe kopjojne muziken e huaj dhe shesin albume pafund".
Disa emra konkrete…"Grupe si "Tingulli 3" dhe "UN Katili" janë shembujt me negative qe nuk duhen ndjekur. Ata janë thjesht rrepera interneti dhe asgjë me tjetër".
Mos valle xhelozi profesionale kundrejt suksesit të tyre?"Absolutisht jo. Nuk mund te quaj te suksesshem disa tipa qe vjedhin muzikë haptazi, për ta shitur si krijim te vetin".
Ju vete nuk keni rënë kurrë pre e kopjimit, duke e konsideruar veten larg tyre?"Nuk marr ide nga këngët e te tjerëve. Thjesht frymezohem pa pasur asnjë pershtatje me akend".
A ka grupe hip-hopi qe ju pëlqejnë dhe i vleresoni këtu tek ne?"Sigurisht, me pëlqen BIG Basta dhe grupi "N & R", por edhe disa te tjerë qe nuk me vijnë ndërmend".
Nuk ju tremb fakti se jeni i vetëm kundër shumë kundershtareve?"Kur bëhet fjale për grupe te tilla, nuk ia vlen t'i quash as kundershtare".
Për sa i përket karrieres suaj... a ka ndërmend APG te nxjerre një album?"Albumi im i parë del ditën e "Shen Valentinit" dhe do të permbaje tetë kenge, disa prej te cilave i kam prezantuar ne festivalet e ndryshme te muzikes moderne shqiptare. Njekohesisht do të nxjerr edhe dy videoklipe të reja qe titullohen "Krejt ne klub" dhe "Unë e dua", një duet i suksesshem me Eriken". Albumi është një pune trevjecare e qe shpresoj t'i pëlqejë publikut".
Ndërkaq, do të vazhdoni të merrni pjesë ne festivalet e muzikes moderne?"Javen tjetër do të promovoj këngën time te re ne "Top fest 5", thjesht për ta lancuar, pasi për çmim është vështirë, jo për faktin se nuk vlen kenga ime, por se kështu funksionon".
Keni hasur probleme me pjesemarrjen tuaj ne këto evenimente?"Para dy vjetësh te "Kenga magjike" me perjashtuan, pasi producenti i kenges sime, Stine, pati konflikte me Arditin dhe qe nga ai vit nuk me pranuan bashkepunimin me Eriken, qe u prit aq mirë ne "Top fest 4".
Sonila Merolli G.Korrieri