Ishte cunguar qëllimisht nga regjimi komunist, duke larguar disa nga emrat nënshkrues të dokumentit të rëndësishëm.Kryetarja e kuvendit i propozin Presidentit dekorimin me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Dom Nikollë Kaçorri, Pandeli Evangjeli,
Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra dhe Lef Nosi.Dokumenti Origjinal i Pavarsise http://www.galeriashqiptare.net/albums/userpics/10067/pavaresiaeshqiperise.jpgJanë disa emra, të cilët i mungojnë Deklaratës së Pavarësisë. Për 50 vjet Shqipëria ka mbetur me një deklaratë të cungur të shtetformimit, duke u bërë ndoshta një nga shtetet unikalë në botë që kryente një akt të tillë.Dikush nuk shihej me sy të mirë nga regjimi, dikush, sepse ashtu kishte vendosur kupola e lartë e regjimit, apo dikush tjetër thjesht se e ka pasur emrin afër njërit prej atyre që regjimi diktatorial i ardhur mbas vitit 1944, kishte vendosur se ata nuk duhej të ishin pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij kombi, ditës së shpalljes së pavarësisë. Dje, u ndërmor hapi i parë zyrtar për të vënë në vend një padrejtësi, e cila prej më shumë se 50 vjetësh fshehu kontributin e disa prej burrave më të shquar që ka pasur ky komb. Deklarata origjinale e shpalljes së pavarësisë u vu dje në ambientet e Kuvendit, ashtu siç ka qenë, me të gjithë emrat e saj pa censurë, pa epitete tradhtarësh. “Pas fjalëvet që tha zotni Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math që i kanoset sot Shqipërisë, të gjithë delegatët me një za, venduan, që Shqipëria sot të bëhet më vehte, e lirë dhe e mosvarme”, - thuhej në Deklaratën e Pavarësisë, e firmosur nga më shumë se 30 burra nga i gjithë vendi. Por, për syrin e Enver Hoxhës, disa emra nuk duhej të ishin firmëtarë të saj. Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, Mustafa Kruja, Nikollë Kaçorri, Iljaz Vrioni nuk do të figuronin mes emrave që kishin firmosur për Pavarësinë e Shqipërisë. Kështu vendosi diktatura dhe kështu do bëhej, duke kryer njëkohësisht dhe një padrejtësi të madhe për sa i përket fakteve dhe të shkuarës në historinë tonë. Në tekstet shkollore dhe materialet që servireshin, deklarata e pavarësisë shfaqet me foto ilustruese, të cilat qëllimisht ishin vënë aty për të fshehur firmat e patriotëve të sipërpërmendur. Ashtu si emri nga Deklarata e Pavarësisë, atyre do iu fshihej dhe e gjithë veprimtaria patriotike, pavarësisht´se kishin vënë një jetë në shërbim të kombit, pavarësisht se në dispozicion të kombit kishin vënë nderin dhe pasurinë, siç e vunë dhe burra të tjerë shteti në mbarë botën, diktatura vendosi të mos i përfshijë në historinë e
kombit. Ndërkohë, dje, kryetarja e Kuvendit dërgoi për dekorim me urdhrin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ 5 nacionalistë. Dom Nikollë Kaçorri, Pandeli Evangjeli, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra dhe Lef Nosi, i janë propozuar Presidentit të Republikës për dekorim nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me urdhrin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’. Një nismë kjo, e cila synon të vërë sadopak në vend atë padrejtësi që iu bë këtyre burrave të mençur e patriotë nga një diktaturë, e cila nuk u mjaftua vetëm me persekutimin e shqiptarëve, por guxoi të ndryshojë dhe historinë e tyre.
Dom Nikoll KacorriMe origjinë nga Lura. Lindi më 1862 nga një familje, pjesëtarët e së cilës, disa ishin katolikë, disa ishin myslimanë. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe kishtare në Shkodër, për disa kohë shërbeu si prift, derisa në fund të shek. XIX u emërua famullitar dhe në të njëjtën kohë vikar i peshkëvisë së Durrësit dhe më vonë për disa kohë vikar i arqipeshkëvisë së Durrësit. Në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX, me angazhimin e tij në lëvizjen patriotike u shqua si një nga përfaqësuesit kryesorë të Rilindjes Kombëtare, të periudhës së fundit të pushtimit osman. Ka përfaqësuar Durrësin në Kongresin e Manastirit,i cili miratoi në nëntor 1908 alfabetin kombëtar të gjuhës shqipe. Ka marrë pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit më 1909, i cili iu kundërvu politikës së qeverisë xhonturke të Stambollit,që mohonte të drejtat kombëtare shqiptare në fushën e arsimit dhe kulturës. Me 1911, u dënua me disa jet burg nga gjykata ushtarake turke për veprimtarinë e tij patriotike shqiptare, por për shkak të rrokullimës që morën ngjarjet qëndroi vetëm pak kohë në burg. Në nëntor 1912, në krye të delegacionit të rrethit të Durrësit mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, ku u shpall pavarësia kombëtare e Shqipërisë. Në qeverinë e parë shqiptare që zgjodhi Kuvendi i Vlorës, me kryeministër Ismail Qemalin, imzot Nikoll Kaçorri u zgjodh nënkryetar i saj. Më 1914, organet e larta kishtare me qendër në Vjenë e detyruan të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej në Austri, ku vdiq në rrethana ende të paqarta, në moshën
55-vjeçare, në vitin 1917.
Pandeli EvangjeliMe origjinë nga Korça, vitlindja rreth 1870. Që i ri mërgoi në Rumani. Është ndër të pakët shqiptarë të mërguar në Rumani që pati një arsim të plotë. U përfshi në lëvizjen kombëtare të emigracionit shqiptar në Rumani që kur ishte i ri. Ndihmoi në botimin e veprave të Naim Frashërit nga Shoqëria Shqiptare e Bukureshtit. Në mbështetje të simpatisë që shprehu për të, ai u zgjodh kryetar i Shoqërisë Patriotike Shqiptare të Bukureshtit. Mori pjesë në të gjitha lëvizjet e mëvonshme që kërkuan pavarësinë e Shqipërisë. Më 1919, kryesoi delegacionin shqiptar
të Bukureshtit në Konferencën e Paqes në Paris, ku dha një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Më 1920 u riatdhesua përfundimisht në Shqipëri. Për gati 20 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar të Tiranës. Gjatë viteve 1921-1924, mbajti një qëndrim të ekuilibruar midis dy rreshtimeve kryesore politike të asaj periudhe - të “Partisë Popullore” që kryesohej nga Fan Noli dhe “Partisë Përparimtare” që kryesohej nga Shefqet Vërlaci. Në fund të kësaj periudhe
formoi bindjen se njeriu që mund ta nxirrte vendin nga kriza politike ku dy rreshtimet e futën Shqipërinë, ishte Ahmet Zogu.
Zogu vetë e vlerësoi bashkëpunimin me të si të dobishëm, për më
tepër që Pandeli Evangjeli shihej me simpati të veçantë nga shqiptarët, sidomos të Jugut, për veprimtarinë e tij të hershme patriotike dhe për tolerancën e tij të dukshme politike. Për këtë arsye, Pandeli Evangjeli pati gjatë regjimit mbretëror pozicione të rëndësishme shtetërore, herë si kryetar i qeverisë, herë si kryetar i parlamentit. Kur më 7 prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia, ai hoqi dorë përfundimisht nga jeta politike, madje u largua edhe nga Tirana, duke u vendosur në Korçë. Ky akt ishte një formë e heshtur e protestës kundër pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Ai nuk pranoi ftesën që i erdhi nga Tirana për të bashkëpunuar me regjimin komunist. Pandeli Evangjeli vdiq në Korçë në heshtje të plotë.
Mehdi FrasheriLindi në Janinë më 1870 në një familje patriotike shqiptare. Vëllai i tij i madh, Gani Frashëri, ishte një nga figurat kryesore të Lidhjes së Prizrenit. Ai u dënua më 1881 së bashku me Abdyl Frashërin me disa vjet burg nga gjykata ushtarake osmane. Gjatë viteve 1908-1912, Gani Frashëri ka qenë deputet i Janinës në parlamentin e Turqisë. Mehdi Frashëri, pasi kreu Fakultetin e Magjistraturës në Stamboll, shërbeuderi më 1912 si funksionar në administratën e Perandorisë Osmane nëpër provincat e saj. Pas 28 Nëntorit 1912, u kthye në atdhe dhe hyri në shërbim të qeverisë së Vlorës. Shquhej për kulturën e tij politike, kryesisht në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Më 1914,gjatë lëvizjes Vorio-Epirote të kurdisur nga Athina, ai mendoi se Shqipëria për të shpëtuar nga lakmitë greke duhej t’i bënte lëshime Greqisë. Ai vetë ka shkruar në kujtimet e tij se është nismëtari i Protokollit të Korfuzit, me të cilin qeveria shqiptare e Durrësit pranonte autonominë e Vorio-Epirit, Korçë-Gjirokastër, si krahinë greke dhe me një protokoll tjetër autonominë e Himarës.Dihet se këtë akt qeveria shqiptare e Durrësit e konsideroi kapitullim.Më 1925 ai pranoi të bashkëpunonte me Zogun. Duke shfrytëzuar njohuritë e tij mbi të drejtën ndërkombëtare, Zogu e dërgoi Mehdi Frashërin si diplomat për të mbrojtur të drejtat shqiptare në Lidhjen e Kombeve. Ai mbrojti me dinjitet të drejtat e minoritetit shqiptar në Çamëri që shkeleshin nga qeveria greke. Me 1935-1936, Mehdi Frashëri u bë për një periudhe gati njëvjeçare kryeministër i Shqipërisë. Si kryeministër ai ndoqi një politikë deri diku “liberale”. Akti më pozitiv i jetës politike të Mehdi Frashërit ishte thirrja që ai i drejtoi opinionit shqiptar dhe botëror më 7 prill 1939, me të cilën denonconte haptas pushtimin ushtarak fashist italian të Shqipërisë dhe paralajmëronte Evropën për pasojat negative që do të kishte ky pushtim në arenën ballkanike. Siç dihet, Roma nuk e burgosi, por e largoi Mehdi Frashërin nga Shqipëria me një qëndrim të detyrueshëm në Romë. Me qëndrimin e tij të hapur kundër okupacionit, Mehdi Frashëri fitoi një simpati të madhe në opinionin´publik shqiptar. Një pjesë e mirë e opinionit shihte në atë kohë tek ai personalitetin më të spikatur për të ardhmen e Shqipërisë së pavarur.
Ali KelcyraMe origjinë nga Këlcyra e rrethit të Përmetit, lindi më 1891. Pasi mbaroi fakultetin e Magjistraturës në Stamboll, u kthye në atdhe. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë.Gjatë viteve 1921-1924 zhvilloi një veprimtari aktive në jetën politike të vendit. U zgjodh deputet. Kishte një formim politik përëndimor. Në parlament lanë përshtypje fjalimet e tij të zjarrta me frymë patriotike. Nga pikëpamja politike u rreshtua në krahun demokrat. Ndërsa udhëheqësi kryesor i krahut demokrat, Fan Noli, kishte pozicionin e qendrës së majtë, Ali Këlcyra shpalosi programin e qendrës së djathtë. Marrëdhëniet mes tij dhe Nolit fi lluan të ftoheshin, për arsye se Noli miratoi për qeverinë që formoi një program krejtësisht të qendrës së majtë. Ky program u bë shkak që Aliu të mos merrte pjesë në qeverinë e Qershorit. Shkëputja e tij me Nolin u legalizua me formimin e dy partive paralele -njëra me emrin “Çlirimi Nacional” me kryetar Fan Nolin, me program të qendrës se majtë - tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar Sotir Peçin, në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë. Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë. Kur Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në nëntor 1941, fi lloi të përhate, shqetësimet e nacionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën. Ata, fill pas Konferencës së Pezës, themeluan organizatën “Balli Kombëtar”, shtyllën kurrizore të së cilës e përbënin krerët e dikurshëm të “Bashkimit Kombëtar”. Ali Këlcyra u largua pas ardhjes në pushtet të komunistëve dhe vdiq në mërgim.
Marrë nga Gazeta Tema