Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Validation- Naomi Feil  (E lexuar 619 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 26-09-2007, 00:31:10 »
Citojeni

Validation- Naomi Feil

Validacion është një metodë e komunikimit me te cilën arrijme qe personi te cilin e „Validojme“ ta perpunoje te kaluaren dhe te jetoje i kënaqur ne te tashmen, ne botën e tij ashtu siç e percepton dhe jeton sot.
Këtë metodë e ka krijuar dhe perpunuar Naomi Feil dhe aplikohet  tek pleqet te cilët vuajne nga Alzheimer.

Naomi Feil ka lindur 1935 ne Munih te Gjermanise. Është ritur dhe ka jetuar ne SHBA ku ka studijuar Psikologji Sociologji dhe Gerontologjine. Prindet e saj kanë udhehequr një Azil Pleqesh ne Cleveland Ohio ku ajo ka kaluar një pjesë te madhe te ditës gjatë femijerise se saj. Kohen kur moshataret e saja luanin me fëmijë te tjerë ajo ka lozur me pleq. Puna me pleqet e ka fascinuar qysh nga kontaktet e para ashtu qe ajo jetën ia ka perkushtuar kësaj teme se si te akceptohen pleqet me problemet e tyre fizike dhe psiqike te cilët lindin me kalimin e viteve, dhe si te ju ofrohet përkrahje qe ta perfundojne jetën e tyre ne paqe duke ua lehtesuar këtë faze përfundimtare te jetës, si atyre, njeashtu edhe anëtarëve te familjes, dhe punetoreve te cilët punojnë ne institucionet qe perkujdesen për pleqet.
Një pasion dhe talent tjetër i Naomit është edhe aktrimi. Ajo se bashku me bashkeshortin e saj ka zhiruar shembuj nga puna praktike dhe mënyrën se si mund me lehtë te aplikohet kjo metodë gjatë jetës se përditshme. Është një artiste e mrekullueshme dhe mënyrën se si i aktron ajo pacientet alzheimer metevertet e fascinon shikuesin. Filmat e saja përdoren gjatë kurseve te Validimit për prezantim dhe mësim me te lehtë te kësaj metodë.


Ne një intervistë Naomi është shprehur:
„Unë kam jetuar ne azilin e pleqeve derisa isha e vogël, i njoha njerzit qe jetonin aty dhe për mua ata nuk ishin as te desorientuar e as te cmendur, për mua ishin „shokë“ dhe „shoqe“, tepër te dashur dhe çdonjëri prej tyre i veçantë ne natyren e vete.“

Validacioni te meson ta akceptosh tjetrin ashtu siç është, ajo e ndihmon pacientin ti arrije qëllimet e veta dhe jo neve qe punojme me te. Pacienti meson ti shprehe ndjenjat dhe agresionet e grumbulluara ndërsa ne vetëm jemi ndegjues dhe ngushellues. Kur te thotë dikush “Ohh jam duke folur me nënën!” duhet ta akceptosh dhe mos e korrigjosh. Cfar dobie i sjell pacientit nëse i thua: „Je 80 vjeç dhe nënën e ke te vdekur!“? Pacienti ka nevojë të flasë me nënën, ti shprehe gjërat te cilët nuk ka arrit ti shprehe derisa ajo ishte gjallë. Të shprehe ndjenjat dhe emocionet i sjell atij lehtesim dhe çlirim, kjo i ndihmon atij ta mbyll kapitullin e jetës dhe te vdese ne paqe.
Duhet te jemi ne gjendje te ndjejme Empathie d.m.th. te ndjejme njëjtë siç ndjen ai, ta shohim botën nga perspektiva e tij dhe në vend qe ta konfrontojme me realitetin duhet ta pyesim: „Si duket nëna juaj ne këtë çast? Çka jeni duke biseduar?“ Ti kujtojmë çaste te bukura nga e kaluara me pyetjet: „A është veshur bukur sot nëna?“ apo „Cfar parfumi ka venduar sot?“
Pyetjet e tilla e stimulojne te shpraze barkun, ta kujtoje te kaluaren po edhe te ju rikthehet casteve te këndshme te jetës. Nuk duhet te genjejme dhe të themi: „Edhe unë e shoh nënën tuaj!“

Validation d.t.th te akceptosh gjendjen e pacientit, ta marrësh atë nga vendi ku gjendet dhe ti ndihmosh ta pregatite valixhen për udhetimin e tij te fundit- vdekjen.
Çdo njeri i ri kur e mendon vdekjen ka dëshirë qe kur ti vijë momenti te lënë çdo gjë nga jeta e perparshme ne këtë botë te rregulluar. Njejte edhe pleqet, ata te cilët janë te desorientuar ne mënyrën e vete mudohen ti mbyllin kapitujt e jetës dhe ti rregullojnë gjërat ne këtë botë qe do ti lënë pas. Dikush duhet te perpunoje perjetime negative nga e kaluara, dikush ndonjë humbje te hidhur, ndërsa dikush te pajtoje me dikend me te cilin ka mbajt gjatë kohe hidherim.

*******


Për këtë teme ka shumë të shkruhet, u mendova ne fillim ta postoj tek rubrika e mjeksise me titullin "Alzheimer" dhe ta shtjelloj temën e kësaj semundje duke e përfshirë siperfaqesisht edhe këtë terapi. Por me pas u rimendova dhe thash se do të jetë më interesante sikur te spjegoj me shumë rreth terapise duke i ilustruar me shembuj praktike. Si teme do ti përshtatet me mirë kësaj rubrike meqë është teme sociale edhe psikologjike. Nga aspekti social, pacientat vuajne shumë po njëjtë vuajne edhe anetaret e familjes sepse është tepër rëndë te ballafaqohesh me Alzheimer si semundje dhe të mësojsh ta akceptojsh një te aferm me atë semundje, ti kuptojsh sjelljet dhe veprimet e tij, dhe ta shohësh botën nga këndvështrimi i tij.
Do te vazhdoj një ditë tjetër me metodat e validimit, stadiumet e alzheimer dhe shembuj praktike. Kjo ishte sa për fillim një pershkrim i shkurte.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 18-10-2007, 21:40:30 »
Citojeni

Shkrimi tepër i interesant.

Aida vazhdo me pjesen tjetër.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-05-2008, 21:14:26 »
Citojeni

Fillova ti perkthej ca materiale ne gjuhën shqipe në lidhje me këtë teme, por si me ngordhi PC-ja mu ka fshi një pjesë e shkrimeve.

Perkthimet i fillova meqë një miku im ka një anëtar te familjes i cili vuan nga alzheimer dhe me kerkoj këshillë.

Sa te ma premtoje koha do të vazhdoj me shkrimin dhe postimin e materialit. Do te mundohem me vonë, ose ditet ne vijim te ju ilustroj nja dy shembuj te pacientave qe kisha unë. Janë raste shumë prekëse dhe poashtu interesante.

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 05-05-2008, 23:07:48 »
Citojeni


Kur të kesh përpara një pacient me rëndësi është te analizohet:
- Gjendja fizike dhe psiqike
- Sjellja e tij gjatë ditës- a është agresiv, depresiv etj
- A është pacienti i orientuar ne aspekt kohor dhe rrethit me shumë gjatë paradites apo ne mbrëmje
- Aftesia e komunikimit verbal- a din ti lidhe fjalët dhe fjalite ne kontekst apo flet pakuptimte etj

Pas analizimit te këtyre pikave mund ta klasifikojme se ne cilën faze gjendet pacienti.


Faza e pare:

Personat ne fazen e pare i shprehin konfliktet ne mënyrë te fshehur ne atë menyr qe diçka apo dikend nga koha e tashmja e personifikojne si simboli i dickaje nga e kaluara. Kjo mund te manifestohet p.sh. qe errësira para gjumit ne dhome te ngjalle emocione se i kujtohet një periudhe, apo se pamja e një personi ia kujton dikend nga e kaluara me te cilën ka pasur qoftë experienca pozitive apo edhe negative.

Karakteristikat e kësaj faze:

Qëndrimi trupor:
- Muskulatura trupore është e tendosur
- mban me duart p.sh. canten ose ndonjë objekt dhe e mban ashtu sikur ka frikë se ja merr dikush nga dora.
- Levizjet trupore janë precize dhe stabile
- Shiqimi është i perqendruar, analizon çdo gjë nga rrethi
- Gjuha dhe zëri- te folur te qartë me ze te lartë, fjalor te zgjedhur, fjali mirë te formuluara.
- Frymemarja siperfaqesore dhe e shtypur
- Aftesite kognitive- janë te orientuar ne aspekt kohor, vendor dhe situativ. Janë te aftë te lexojnë shkruajnë dhe bëjnë llograria matematikore.

Karakteristikat psiqike:
- Me rrethin e tyre janë agresiv, grinden për gjëra te vogla dhe akuzojne padrejtesisht te tjerët.
- Duan te trajtohen me autoritet, ndegjojne me vëmendje kur ju flasish. Nuk shprehin emocionet dhe ju pengon afersia dhe prekjet nga te tjerë (perqafimet dhe ledhatimet)
- Rastet e dezorientimit të tyre dhe harreses janë ne gjendje ti verejne dhe reagojne me frikë dhe deshperim.
- Shprehin pakenaqesine rreth paaftesise se tyre me agresivitet dhe te qajtura
- Fshehin gjërat dhe i mbledhin ne cante apo diku ne dhome (p.sh. ushqime dhe gjëra tjera qe gjejne)


Faza e dytë:

Ne këtë faze pacienti humb me shumë aftësinë e perceptimit real te rrethit dhe aftësinë motorike. Nuk janë me ne gjendje ti mohojne humbjet e aftësive të tyre, terhiqen ne vetvete dhe e humbin ndjenjen për realitet.

Karakteristikat trupore:
- Tonusi muskukor nuk është me i tendosur si ne fazen e pare
- Levizjet trupore nuk janë te koordinuara si duhet
- I heqin kembet zvare gjatë ecjes
- Bejne levizje te paperqendruar dhe te ngadalshme ne hapësirë dhe lënë përshtypje sikur janë ne kerkim te dickaje

- Shiqimi është i turbull dhe shpesh lënë përshtypje se kanë një shiqim te perqendruar ne largesi
- Gjuha dhe zëri- flasin ngadal, fjalive ju mungon theksi dhe melodika. Perdorin ca fjale te vetesajuara dhe te pakuptimte.
- Frymemarja është e ngadalshme dhe e qete

Aftesite kognitive:
- Ne aspekt kohor, vendor dhe situativ janë te dezorientuar
- Kercejne ne fazat e ndryshme te jetës se tyre, i jetojne ata sikur janë ne kohën e tashmë
- I harrojnë ngjarjet aktuale por i kujtojnë me mirë ata nga e kaluara, sidomos ngjarje me permbajte emocionale
- Nuk posedojne aftësi ti kategorizojne gjërat ne mënyrë korekte
- Aftesia e koncentracionit është e zvogluar
- Ju mungon të menduarit te logjikshem
- Janë ne gjendje te lexojnë por nuk mund te shkruajnë dhe bëjnë llogaritje te thjeshta matematikore
- Kendojne dhe ju pëlqen muzika


Karakteristikat psiqike
- Nuk janë ne gjendje ti kontrollojne sjelljet sociale
- E ndjejne kush është i sinqertë ndaj tyre dhe kush shtiret dhe tallet me to (është e vërtetë kjo e them nga experienca se mahnitese është te shohish se si shpirterisht e ndjejne sinqeritetin dhe qëllimet e tjerëve!)
- Nuk i ndegjojne njerzit e rrethit tyre d.m.th. ne një mënyrë i ignorojne dhe lënë përshtypje se janë ne një botë tjetër.
- Gjatë lojave dhe kendimit nuk ju permbahen rregullave
- Reagojne ne mënyrë pozitive ndaj ledhatimeve dhe perqafimeve, d.m.th. pëlqejnë afersine dhe ngrohtesine.
- Shprehin emocionet pa hezitim
- Kerkojne plotesimin e menjehershem te nevojave tyre personale d.m.th. janë te padurueshem
- I kujtojnë me endje kujtimet e këndshme te femijerise dhe flasin rreth to
- Nuk janë ne gjendje te kontrollojne vetveten


(Vazhdon...)
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 06-05-2008, 11:39:18 »
Citojeni

Faza e tretë : Levizjet e perseritura

Njerzit ne këtë faze nuk janë ne gjendje ti shprehin ndjenjat e tyre. Ata terhiqen ne vetvete dhe bëjnë levizje te perseritura, shpesh artikullohen me tinguj te pakuptimte për te tjerët dhe ne këtë mënyrë i perpunojne konfliktet e pazgjidhura nga e kaluara. Pjeset e trupit shenderohen ne symbole dhe levizjet i zevendesojne artikulimin verbal. P.sh.. një person perplas kembet ne dysheme derisa ti kaloje nervoza, ose një grua ledhaton doren e saj duke imagjinuar se mban ne krah një foshnje.


Karakteristikat fizike:
- Muskulatura është e cliruar
- Levizjet janë gracioze dhe ritmike ne dy drejtime
- Ne aspektin motorik janë shumë te shkathet kur duan te clirohen nga ndonjë vend i mbyllur
- Kane levizje te perseritura

Shiqimi nuk është i perqendruar dhe sytë shpesh i mbajnë te mbyllura

Gjuha
- Nuk janë ne gjendje te formulojne fjalia
- Gjuha normale e një te riturit zhduket
- Levizjet ritmike e zevendesojne të folurit shpesh here këta levizje janë te kombinuar edhe me tinguj

Frymemarja është e qete dhe ritmike

Aftesite kognitive

- Nuk dinë te shkruajnë e as te lexojnë
- Janë ne gjendje te kendojne kenge te lehta për fëmijë nga fillimi deri në fund
- Kane faza te shkurta te koncentracionit
- Nuk janë ne gjendje te koncentrohen ne me shumë se një person apo send njekohesisht


Karakteristikat psikologjike

- Nuk janë ne gjendje ti kontrollojne te shprehurit e tyre emocional
- Zhduket nevoja për komunikim verbal
- Nëse janë te motivuar ekziston mundësia e një integrimi social te pjesërishëm
- Reagojne vetëm ne shiqim direkt, ledhatime dhe prekje, d.m.th. ignorojne kur ju flasish
- Nuk janë ne gjendje te luajnë simbas rregullave qe dikush tjetër ua percakton, ata sajojne individualisht rregulla tjera
- Nepermes levizjeve krijojne kenaqesi, kontrollojne friken, menjanojne bezdisjen nga monotonia dhe sigurojne existencen
- Tingujt qe i perserisin qetesojne dhe ndihmojne ne perpunimin e emocioneve te mbrendshme
- Terhiqen ne izolim dhe vetmi
- Posedojne mençuri qe nëpërmes levizjeve ti perpunojne konfliktet e pazgjedhura nga e kaluara
- I kujtojnë experiencat nga e kaluara
- Qajne shpesh



Faza e katert: Vegjetimi

Njerzit ne këtë faze nuk reagojne ndaj botës se jashtme, me validation dhe komunikim nonverbal mund te arrihen reakcione te vogla. Ne këtë periudhe personi ka nevojë për prekje, mirenjohje dhe përkujdesje. Reshqitja ne këtë faze mund te mënjanohet nëse Validacioni aplikohet ne një nga fazat e mëhershme.

Karakteristikat fizike

- Muskujt janë te dobesuar dhe rin te kerusur si ne pozite embrionale te shtrire ne shtrat ose ne karroce në rast se mobilizohen. Vuajne nga kontraktura muskulore
- Levizjet janë te pakta

Shiqimi
-E shte i shprazet dhe i paperqendruar, me shumë i mbajnë sytë e mbyllur

Karakteristikat Psiqike
- Nuk reagojne ndaj rrethit te jashtem dhe nuk tregojnë emocione.



E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 06-05-2008, 11:57:44 »
Citojeni

Për here të parë experience me një pacient me Alzheimer kisha para afër 9 vitesh. Një mikja ime ikte ne pushime dhe me luti ta zevendesoj. Ajo ishte 24 ore ne ditë nën përkujdesje, jetonte akoma ne banesen e saj dhe fëmijët e saj ishin munduar qe tja ofrojnë gjith kushtet ne ambientin shtepiak qe mos e detyrojne te jetoje ne një institucion te posaqem.
Me la përshtypje se ne banese e pash shtratin siç është ne spital, dhe aty kishte edhe rypa për fiksim d.m.th. ne raste nevojë kur ka qenë hyperaktive e kan lidhur për shtrati. Ne dosjen e saj shkruante se refuzon higjienen trupore, ushqimin dhe medikamentat, kolegja e nderimit te nates tha qe pjeserisht ka qenë e detyruar te aplikoje dhunë. Meqë edhe medikamentat i refuzonte, ishte edhe agresive. Personat hyperaktive kur ua ndalojsh levizjet bëhen agresive, prandaj me rëndësi është te ju ofrojsh pune dhe obligime ku mund ta shprazin atë hyperaktivitetin e tepert.
Ne dosjen shkruante se edhe gjatë nates nuk flente si duhet dhe e kalonte naten ne levizje duke u end nëpër banese dhe duke bërë levizje te perseritura.
Unë jam kundër dhunes kështu qe me mendjen time thash do të provoj diç te re me te. Rreth biografise nuk kishte asnjë te dhënë.
Kisha orar prej 12 oresh ne banese te saj, ne ora 7:00 fillonte nderimi e deri ne ora 19:00. Sa shkoja ajo ashtu e veshur me rrobat e flejtjes rinte pranë tavolines dhe bënte levizje te perseritura. Nuk bënte asgjë tjetër, nuk reagonte kur i flisja, dhe as kur mundohesha ta motivoje te beje diçka. rinte ne këmbë dhe bënte sikur rafshonte diçka, dhe rradhitke. Levizjet ishin ritmike dhe të njëjta dhe rrallë leshonte ndonjë ze nga vetja qoftë një ofshame qe tingellonte si deshperim, apo edhe tinguj qe i asociojsha me qetësi dhe lehtesim shpirtëror.

Ajo ishte ne fazen e tretë. Refuzonte ushqimin, medikamentat, me injoronte mua plotësisht dhe cfardo qe bëja apo i flisja unë, thjesht nuk isha ekzistente për te.
Nga kurreshtja thash do ta provoj ta Validoj meqë kisha lexuar pak për këtë terapi. Kur kthehesha ne shtepi i shfletoja librat dhe materialet qe kisha në lidhje me këtë teme. Kisha shumë frikë mos gaboj meqë nuk kisha experience.
Me rëndësi kur komunikojsh me dikend qe duhet ta validojsh është te zbresish ne nivel te personit, d.m.th. ne rastin e saj duheshte te perdori komunikimin nonverbal dhe levizjet e perseritura.
Një ditë qendrova pranë saj dhe fillova edhe unë mbi tavoline te "rafshoj" njëjtë si ajo duke imituar shpejtesin dhe levizjet siç i bënte ajo. Ishte momenti kur ajo për here të parë reagoj. I shiqoj një here duart e mia, me pas me shiqoj ne sy dhe si e zemeruar nxjori ca tinguj sikur deshti te me qortoje. Me ra ka duart si kur një femijut vogël ja bejsh ndalesat mos prishe diçka te vlevshme dhe me rëndësi. Mbulesen e tavolines e mblodhi, e perplasi për dysheme dhe filloj e zemeruar te kerceje mbi te, pas ca minutash u qetesua.
Isha e deshperuar se nuk dija asgjë për te kaluaren e saj, ne dosjen siç thash me lartë nuk shkruante asgjë rreth biografise se saj. E dija qe ka fëmijë por ata nuk ishin aty ti pyes, dhe as vinin ne vizite. Kështu qe fillova te gjurmoj nëpër banese ne vitrinat e saja. Vitrinat e saja ishin përplotë libra, dominonte letërsia e vjetër si Goethe, Shaekspear, Schiller, Moliere, kishte enciklopedia të ndryshme, libra udhëtimi me pamje nga vende të ndryshme te botës, libra rreth muzikes klasike, libra rreth luleve, dhe kishte edhe ca libra interesante me mode dhe dizajn, udhezime si te qepish fustana, krijojsh modele etj. Këta te fundit ishin përplotë letra ne mbrendi me shënime dhe dukeshin sikur shumë janë shfletuar.
Gjeta edhe një album me fotografi nga e kaluara. Gjatë shfletimit te albumit pash ca foto te saja dhe menjehere i asociova rrethanat dhe situaten. Ne fotografi dukeshte ajo si e re, ulur pranë një maqine për te qepur dhe rrotull saj fëmijë shumë te vegjel. Ne foton tjetër përsëri ajo, pranë tavolines duke paluar materialin, dhe duke vizatuar modelin qe donte ta preje me gershere. Rash ne përfundim qe ose ka qenë rrobaqepese me profesion, ose pa e ka pas pasion këtë gjë. Unë me levizjet e mia bëra rremuje ne botën e saj, ia prisha rregullin prandaj ajo reagoj me zemerim.
Ne fotot e tjera shiheshte ajo duke rregulluar lulet, me fëmijët duke lozur, dhe bashkeshorti dominonte çdokund me fytyre tepër serioze dhe te mrollur. E bëra profilin e saj dhe shkruajta ca pika qe te provoj dhe experimentoj me te.
Meqë pash libra te muzikes klasike pregatita ne shtepi ca CD-ja. CD-player kishte ajo për fat te mirë.
Lule ne banese te saj nuk kishte, kështu qe morra nga shtëpia ime ca saksia me lule dhe i çova. Here pas here merrja ndonjë buqet me lule te fresketa dhe ja vendoja ne vazo.
Bera gati një kuti me materiale të ndryshme, disa te trasha për dimer, te tjerat mendafsh, saten etj i kisha ne shtepi ca qe me kishin mbetur mua nga fustanat dhe kostumet qe i kisha qepur dikur.
Ditën tjetër fillova ngadal, njëherë leshova muziken. Pamja e saj ndryshoj, me la përshtypje te qete dhe te lumtur. I pelqente muzika. Si e dyta ja vendova përpara lulet, buzqeshi dhe mori enen qe e lash ne tavoline ti ujite. I prekte gjethet me plotë perkushtim dhe lehtë i ledhatonte lulet. Me pas mori saksine dhe e la ne dritare ku kishte me shumë drite. Pash qe lulet i ka dashur shumë dhe i kishte pasion.
Dhe në fund ja vendova kutine përpara me materialet. Si fëmijë i vogël qe hap pakot për ditelindje, ashtu i nxjerte dhe me çdo cop qe nxjerte klithte plotë gezim. I palonte dhe rradhitke ne tavoline. Levizjet i bënte sikur i pregatitke për ti bërë fustana. Morri me pas karriken dhe u ul, bënte sikur ka përpara një makine dhe qepte, kemben e levizte ne mënyrë ritmike sikur e ka mbi pedale.
Ishte shumë e qete dhe e qeshur, dhe pas nja 1 ore u çuar dhe u ul ne karriken tjetër ku ja kisha lënë ushqimin, e ngreni vete, i lajti duart dhe shkoj ne shtrat te pushoje.
Dita e pare qe kisha sukses, e ngreni ushqimin vete. Ia bëra kështu një orar sikur qe imagjinova se duhet ta kishte pas ne te kaluaren. Ia vendojsha mengjesin përpara, pastaj enen me te cilën i ujitke lulet, dhe me në fund ja nxjersha kutine me materialet. Gjithat i bënte një pas një, madje edhe medikamentat i gelltitke vete kur ia ofrojsha, e pastaj i ktheheshte "punës" dhe obligimeve te saja.

Vajza e saj erdhi pas afër 1 muaj ne vizite. Pas bisedës qe bëra me te ma dha komplimentin qe duheshte ta nderoj profesionin ne detektiv meqë ia kisha bërë profilin sikur te kisha qenë ne te kaluaren prezente ne familjen e tyre.Ishte e mahnitur nga ndryshimi, gjumin e bënte gjatë nates me mirë sepse gjatë ditës "lodheshte" duke punuar, dhe kishte një ditë te plotësuar. Gjatë bisedës morra vesh qe ajo ne te kaluaren ka qenë rrobaqepese, e ka pas afër 30 vite profesion dhe e ka punuar nga banesa. Problem ka pasur me bashkeshotin, atij i pengonte profesioni i saj dhe shpesh kanë pasur grindje.
I pengonte zhurma e makines pasdarke, dhe i pengonin vizatimet, materialet mbi tavoline etj. Ka qenë fanatik i pastertise dhe shpesh e ka qortuar madje edhe aplikuar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve. Gjatë grindjeve ne shtepi thente edhe saksite me lulet, griste fustanat e qepura dhe bënte remuje.
Kjo ka qenë traume e saj, ka punuar dhe ka ndjek pasionin e saj tinez dhe me frikë tërë jetën,dhe ne periudhën e fundit te jetës se saj kur ajo ka qenë e cliruar nga bashkeshorti, fëmijët nuk e kuptuan se nëna është kthyer ne te kaluaren qe ti kryeje detyrat e saja te paperfunduar. Ata zgjodhen problemin duke blere një krevat spitali, duke e fiksuar me rrypa për te dhe duke e ushqyer me dhunë gjë qe ia riste agresivitetin.
Pas afër 2 muaj gjendja e saj u qetesua dhe ajo ne botën e saj ishte e lumtur, kishte orarin e saj dhe me rëndësi gjithat i bënte vete pa ndihmë, vetëm qe ekzistonte nevoja ti qedrojsh pranë dhe te ja ofrojsh gjërat.
Jetoj afër 2 vite tjera dhe kishte një vdekje te lehtë.
Ne situatat e tilla, nëse nuk aplikohet validacioni, mundësia qe pacienti nga njera faze te bie ne tjetrën është shumë e madhe. D.m.th. qe nga faza e pare mund te fillohet me aplikimin e kësaj terapie dhe kështu ngadalsohet procesi dhe shpetohet pacienti nga faza e katert, faza e vegjetimit.




Materialet qe ua sjolla janë një përmbledhje e shkurte dhe e bërë shpejte e shpejte, nëse gjeni gabime drejtshkrimore mos ma zeni për te madhe ju lutem.
Shembullin tjetër ua përshkruaj një ditë tjetër, lexim te kendshem! buzeqeshje

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Trendafili
Me&You forever,,,
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 06-05-2008, 22:45:17 »
Citojeni

Bravo te qoftë Perqafim buzeqeshje
E identifikuar

**I DON'T LISTEN TO WHAT OTHER PEOPLE SAY**GOD GAVE ME MY OWN MIND AND HE WILL GUIDE ME IN MY OWN WAY***OK??
dreamm
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-05-2008, 13:44:00 »
Citojeni

Lum shpirti jot për durimin qe paske.. buzeqeshje buzeqeshje
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 07-05-2008, 19:38:28 »
Citojeni

Flm juve dyjave!  Perqafim

Sinqerisht ju them, kam pas pune me lloj lloj pacienta qe vuanin nga lloj lloj semundje. Kam punuar me te rinje, fëmijë dhe pleq por sfida me e madhe për mua kanë qenë çdoherë pacientat qe vuajne nga semundje psiqike dhe pleqet. Kjo sepse duhet ta kuptojsh botën e tyre, mos kesh aspak paragjykime dhe ti rrespektojsh ashtu siç janë.

Është shumë motivuese pastaj kur i sheh frytet e punës, se arrish p.sh. dikend ne aspektin social ta integrojsh përsëri ne shoqeri, po qoftë edhe integrim i pjesërishëm, ose i perkohshem. Personalisht e shoh si sukses sepse me këtë ti i ofron normalitet dhe çaste te këndshme ne jetë, gjë qe për mendimin tim duhet ta gezoje çdokush. Kenaqesi është edhe korrja e një buzqeshje te sinqertë, një perqafim te perzemert etj...kjo te jep shprese dhe vullnet për shumë gjëra dhe te meson ti cmojsh gjërat e bukura qe ke ne jetën tënde. buzeqeshje

Do te vazhdoj me tej një ditë tjetër kur te kem kohe dhe durim te shkruaj me gjatë.  Flm qe e lexuat!
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |