Ke filluar teme interesante e cila ishte fundos diku kah fundi, lexuar 147 herë dhe asnjë pergjegje.
çudi, sikur askush ne jetë nuk ka kritikuar dikend dhe s'ka qenë i kritikuar...

Ta jap pra mendimin tim dhe ndoshta bashkangjitet edhe dikush pas meje.
Kritika nga këndvështrimi im është lloj konsulltimi.
Para se te fillojme me kritiken duhet ta kontrollojmë motivin se pse e kritikojmë dikend.
Duhet te bëjmë kritika konstruktive qe ta ndihmojme bashkbiseduesin dhe jo ne te ndihemi me mirë.
Fjalët duhet te jenë te zgjedhura mos e lendojme personin prandaj do të ishte mirë te mendohemi paraprakisht dhe ti formulojme mendimet me kujdes qe mos lindin keqkuptime.
Toni me te cilin flasim mos jetë gjykues dhe nencmues. Askush nuk është perfekt e këtë duhet ta akceptojme.
Ta zgjedhim kohën e duhur, d.m.th. jo ne gjendje kur jemi nervoz dhe tepër te nxehur.
Ndodh gjatë zemerimit njeriu mos e kontrolloje gojen siç duhet dhe e lendon bashkbiseduesin.
Gjatë komunikimit te tregojme mirkuptim dhe te lemë rend te shprehet edhe tjetri dhe jo te nderhym pa rend.
Duhet ta ndegjojme spjegimin e bashkbiseduesit me vëmendje, ta akceptojme mendimin e tij edhe nëse nuk i përshtatet kendveshtrimit tonë (ne shenj respekti dhe miresjellje!)
Ta dimë kufirin kur duhet te ndalemi sepse debatat pafund nuk na çojnë askund.
Unë personalisht kur e shoh se diskutimi nuk me çon aty ku duhet, e le me aq dhe shoh pas ca kohësh gjej momentin adekuat dhe provoj përsëri.
Mos harroj ta ceki se po aq e rëndësishme sa dhënia e kritikes është edhe pranimi i saj nga tjerët.
Ti pranojmë gabimet, te shpjegojme nëse ka ndonjë keqkuptim, ti mirëpresim vlerësimet dhe sugjerimet e tjerëve, te pyesim për këshilla si mund te permirsojme diçka dhe në fund mos harrojmë ti falemenderohemi personit i cili na keshillon. E shoh gabim kur gjatë bisedës njerzit e rrotullojne muhabetin dhe në vend qe ti pranojnë sugjerimet dhe kritikat e dikujt, e kritikojnë personin gjatë kësaj kohe me moton:
"Mbrojtja me e mirë është sulmi!"