Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarDiapazon MendimeshPsikologji & Sociologji (Moderatore: gysi, valdoente)SA JANE TE INTERESUAR SHQIPTARET PER SHKENCEN E PSIKOLOGJISE?


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: SA JANE TE INTERESUAR SHQIPTARET PER SHKENCEN E PSIKOLOGJISE?  (E lexuar 1164 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ILIRPE

Shiko profilin
« më: 25-12-2004, 23:38:22 »
Citojeni

PERSHENDETJE TE GJITHVE!

E hapa ket teme te re me qëllim qe te diskutojmë rreth asaj se sa janë shqiptarët te interesuar për shkencen e Psikologjise dhe çfarë kontributi kanë dhënë ne përgjithësi për avancimin e kesa shkencë.
Mendoj se do të ngjalle interesim kjo teme dhe do të këtë inkuadrime nga pjesemarrsit.




MENDOJ, PRA JAM,EKZISTOJ.
« Ndryshimi i fundit: 27-12-2004, 00:01:23 nga M A X » E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 26-12-2004, 09:42:41 »
Citojeni

Shqiptarët kanë qenë ne dijeni te psikologjise gjithmonë, si objekt dhe subjekt i saj, si autore dhe personazhe te saj, është një ndersjelltesi natyrale kjo. Pavaresisht se populli nuk  perdorur terminologji shkencore, por populli si popull, vetiu  është edhe psikolog, ndryshe si do të mund te egzistonin gjithë ato shprehje te tij (shprehjet popullore) qe tregojnë  natyren e vërtetë te botës se brendeshme?
Ndërsa si shkencë është studiuar ne universitet edhe gjatë regjimit totalitar, nga fakulteti i mjekesise, nga ai i gjuhe - letersise dhe i shkencave politiko - juridike. Pra njerëz te specializuar kanë pasur dijeni e njohuri ne shkencen e psikologjise. Ka pasur edhe publikime të ndryshme e te shumta, por nuk ka pasur psikologe ose psikoterapiste ne kuptimin e sotëm, ose si të thuash qe të merreshin me gjerë me problemet qe e shqetësojnë, ose me psiqiken e turbulluar te një individi te caktuar.
Avancimi i kësaj shkencë? mua me duket se këtu nuk mund të themi cili do të jetë kontributi shqiptar, sepse varet nga studiuesi, nga psikologu, psikoterapisti shqiptar, ne kuptimin e ngushtë te fjalës. Edhe pse shkenca nuk njeh kufij e limite, sidoqoftë uroj me gjithë zemër qe te këtë studiues shqiptare qe te japin një kontribut me vlerë ndërkombëtare ne këtë drejtim.
« Ndryshimi i fundit: 26-12-2004, 09:45:13 nga atman » E identifikuar
lora

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 26-12-2004, 23:37:04 »
Citojeni

mendoj se shqiptarët kohën e fundit e ne veqanti po flas për kosovaret  janë te kyqur mjafte shumë ne shkencen e psikologjis duke marrë parasysh qe pas luftës ne Kosovë u ndje nevoja e kësaj shkencë.Duhet marrë parasysh qe ne  univerzitetin e Prishtinës është hap edhe departamenti i  psikologjis ku  tash studiojne diku 500 student. Gjithashtu shumë psikolog qe kanë perfundu studimet jashtë vendit  janë te kyqur dhe punohet shumë ne avansimin e kësaj  shkencë e cila për ne është e re.
E identifikuar
Hej

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 10-02-2005, 14:12:56 »
Citojeni

Uau, ai qenka goxha numer.

Ne Tiranë fakulteti është hapur ne 1996, kurse ne Prishtinë ne 2001. Nuk jam e sigurt për ne Tetovë.

Shqiptarët (pikërisht për arsyen e përmendur pak me sipër) kanë filluar te interesohen gjithnjë e me shumë për psikologjine (për fat te mirë).

Si të thuash kerkesa rrit oferten (smarr vesh shumë nga ekonomia), pro ka interes pasi ka nevojë.

Sa te aftë janë psikologet për ti ofruar publikut shqiptare. personalisht kame shumë rezerva. është njelloj si kontributi i mjekesise se përgjithshme, qe funksionon për probleme te përgjithshme por jo te veçanta. Ne Shqipëri ka mungese te theksuar kualifikimesh, dhe mundesie për te kualifikuar.

Për fat te keq ka shumë mosinformim ne publik dhe shumë abuzime nga profesionistet.
E identifikuar

Unspeakable
valdoente
<>I hate this name<>
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 05-05-2006, 16:26:18 »
Citojeni

Si të thuash kerkesa rrit oferten (smarr vesh shumë nga ekonomia), pro ka interes pasi ka nevojë.
Kjo fjala e juaj më ka bërë te qeshi shumë pasi qe unë jam ne shk.mesme Ekonomike mirëpo më intereson shumë Psikologjia  sa i përket asaj se u rrit kerkesa unë nuk mendoj se është ashtu pasi ende njerëzitë nuk janë vedijsuar se shkuara te psikologu nuk është diçka e jashtezakonshme,por nuk duhet të harrohet fakti se tashmë disa shkolla ne Kosovë vetëm ja ka fillu me apliku me metodë qe me pas Psikolog ne personelin e tyre arsimor e kjo bene  qe ne të ardhmën e afert shpresoj se do ta studiojme dhe kuptojme me shumë këtë shkencë te mrekullueshme  buzeqeshje
E identifikuar

Sí ?? ?? ?? ?? ?? qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
diikush
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 31-05-2006, 00:23:20 »
Citojeni

mendoj se fatkeqsisht ne Shqipëri eshe ne nivele rudimentare si shkencë dhe aplikim klinik, dhe po aq fatkeqsisht aq e panjohur dhe e keqkuptuar nga masat.
E identifikuar
wiliams
« Përgjigjja #6 më: 06-06-2006, 09:02:12 »
Citojeni

Mungese tradite dhe mentaliteti negativ i shoqerise tonë.. hajde ktu
E identifikuar
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 06-06-2006, 16:50:40 »
Citojeni

E di si është puna??

Po vizitove psikologun, ne sytë e popullit behesh "PSIKOPAT".

Ja, ky është mentaliteti negativ i shoqerise sone, si tha edhe i nderuari Williams.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
diamant
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 08-06-2006, 05:48:18 »
Citojeni

Ti vesh fre trurit nuk esht gjë e lehtë. Psikologjia është shkencë e gjerë dhe vështirë për vete lexoje nga pak literature por jo se kryej studime mbase ne një te ardhme te ndritur do i kushtoj interes si dege është e bukur por shumë e vështirë për aq pak sa mundohem te lexoj me ndihmon shumë.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
volluna

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 08-06-2006, 08:26:44 »
Citojeni

1 gjë është e vërtetë qe shqiptarët DUHET te interesohen për psikologjine se ngelen duke vrarë veten
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 08-06-2006, 11:36:48 »
Citojeni

duke vrarë the pikepyetje moj janë bërë "te cmendur" i madh e i vogël pershtjellim  
edhe sikur te këtë psikolog, për mendimin tim... heperhe duhet te punojnë ne mënyrë vullnetare për te ndihmuar njerëzitë qe kanë nevojë imediate, sepse jo te gjithë kanë arritjet financiare për te përballuar çmimin e orëve te konsultes hmmmmm
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
U*J*K*U
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 09-06-2006, 07:20:35 »
Citojeni

Mendoj se për shqiptarët shkenca e psikologjije do të mbetet një molle e ndaluar dhe disa kohe. Kjo për një arsye shumë te thjeshtë: Na mungon kultura e te shkuarit te psikologu, pasi vijme nga një regjim diktatorial i cili nuk e kishte këtë, dhe për me tepër nuk e shikonte si mjet mjekimi këtë shkencë por si mjet "kontrolli mendor". Të gjithë paperjashtim gjendemi ne situata te vështira psikike te shkaktuara prej streseve por asnjë se merr mundimin te gjej një psikolog dhe te shkoj te bëj ndonjë seance. Pervec arsyes se me siperme ne si shqiptare vuajme shumë dhe nga fenomeni qe mund ta quajmë "krize besimi" e thënë me sakt nuk kemi besim te njerizit qe na rrethojne për problemet intime. E jo me te një psikolog/e te cilën se njohim fare. Ajo qe do me bënte mua te ngurroja te shkoja te një psikolog është thjesht ideja qe ky person sado profesionalist dhe i besushem te jetë do të jetë ne dijeni për të gjitha sekretet e mia personale. Ne pamje të parë kjo është krejt normale pasi, qe ai te te ndihmoje duhet te futet sa me thelle ndërgjegjës tënde qe te arrij një rrezultat pozitiv, Por ne jetojme ne një shoqeri tepër te ngushtë nga ana numerike dhe këto lloj marrdhenie ka veshtiresite e veta për tu realizuar. Mua personalisht me kanë bërë përshtypje dy raste tipike(shqiptare) se c'mund të ndodh kur dikush ka nevojë për një ndihmë te tillë dhe ne pamundesi për ta gjetur atë zgjedh rrugë alternative. Rasti i parë ka te beje me një mikun tim te ngushtë me intelekt tepër te zhvilluar me edukate te përsosur dhe me një fantazi te papare ne fushën e manaxhimit. Personi ne fjale mbas disa fatkeqsive te njepasnjeshme si dhe te fatit te keq ne marredhenie pune, ra ne një depresion te papare. Ai nuk pranonte as ndihmën e miqve te vet apo familjareve e për me tepër ndihmën e mjekut(psikologut). Një ditë te bukur miku im u gjend para një institucioni fetar dhe hyri atje për të mos dalë me kurrë si ai qe unë njihja 6 muaj me pare. Ne fakt shumë nga ju do thonë se c'te keqe ka, madje ai paska shpetuar se ka gjetur udhën e perendise. Por unë e shoh problemin ne një kendveshtrim tjetër. Ky person qe mbas asaj ditë nuk ishte me ai te cilit ne i kerkonim te na jepte mend për çështje delikate ose te kontribone ne zgjidhjen e problemeve te vështira financiare te kompanive të ndryshme private, por u kthye ne një teolog te shkelqyer tek icili mund te gjeje veç citime te librave te shenjtë dhe asgjë me tepër. Pra më pak fjale shoqerise i humbi një intelektual mjaft i zoti për ato fusha te cilat unë përmenda pak me lart. Rasti i dytë është shumë i ngjashem me këtë por ky tjetri zgjodhi rrugën e vetvrasjes e te tilla si këto ka me mijra e me qindra.
Pyetja qe do të ishte më me vend për mua them se është: A ka vërtetë Psikologe këtu ne Shqipëri te cilët mund te jenë vërtetë te aftë profesionalish për tu dhënë ndihmën e nevojshme shqipareve ne këtë fushe????????
Unë për vete jam shumë dyshues ne këtë te fundit. E theme këtë pasi ne nuk kemi pasur akademira dhe institute te zhvillimit te kësaj shkencë ashtu siç i ka bota sot. Pervoja është një arme shumë e fuqishme për këtë shkece pasi ne baze te te dhenave shumë vjeçare apo sindromave te shumeperseritura bota sot i ka dhënë drejtim shumë problemeve te kësaj natyre. Kurse këtu tek ne?????
Unë nuk jam psikolog dhe nuk marr përsipër te gjykoj psikologet e sotëm shqiptar por ne disa raste te them te drejtën me kanë lënë një shije tepër te hidhur nga mënyra se si i kanë trajtuar disa nga miqte e mij.
Po për çfarë duhet psikologu???? Gjeja me e thjeshtë qe duhet te bëj një psikolog këtu është tu japi përgjigje ca pyetjeve tepër normale qe gjithkush nga ne i ka ne kokë. Pasi për shumë probleme ne reagojme instiktivisht dhe na ndodh shpesh të themi është apo nuk është e drejtë kjo qe po bëj dhe kur këto përgjigje bëhen ca si shumë, dashje padashje ato kthehen ne sindroma pa e kuptuar as vete. Mua personalisht më ka ndodhur te dëgjoj një përgjigje standarte tek të tërë ata qe kanë nevojë për seanca te tilla e cila është: Unë jam shumë mirë nuk kam nevojë për psikolog!!!!!!!. Pra për ta mbullur se mbase u zgjata pak problemi këtu tek ne është i dyanshem njera pale janë psikologet tanë te cilët duhet te jenë me profesionalist dhe ana tjetër jemi vete ne paperjashtim te cilët e nenvleftesojme ose e anashkalojme ekzistencën e PSIKOLOGUT.  
E identifikuar
Ajroni
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 09-06-2006, 11:11:35 »
Citojeni

Po shqiptarët jan te interesuar për shkencene psikologjise,
Po jemi larag sa Interneti me kohën e skenderbeut
E identifikuar

Mu kujtuan fjalët kure ti mi the mos më harro te lutem mos më le,
erdha por si duket von,unë ende te dua  s'di a me beson,erdha  falje te te kerkoj është hera e fundit kurrë me sdo te gaboj,O SHKO SE NUK TE BESOJ SA SHUM ME LENDOVE MA NUK DO TE LEJOJ
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 09-06-2006, 16:24:03 »
Citojeni

Siq thanë edhe parafolesit, shoqëria shqiptare është e përplotë me paragjykime dhe vizita tek psikologu shihet si diçka jonormale. Menjehere e etiketojme njeriun si te "cmendur".
Ujku, rastin e dytë qe permende është metevertete për tet ardhur keq.
Depresionet shpesh nenvleresohen nga njerzit dhe sikur miku yt te kërkonte ne kohe ndihmë me siguri nuk do të kishte ardhur deri aty.

Jo çdokush është i krijuar për te qenë psikolog i mirë, fakullteti i kryer nuk te bën psikolog perfekt. Psikologu simbas mendimit tim duhet te këtë intuite dhe empathie.


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |