Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rreth depresionit!  (E lexuar 909 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 05-10-2005, 06:59:48 »
Citojeni

Je në depression? Atëherë hap një gropë dhe rri nën tokë se të kalon


Fjodor Zotaj

Je në depresion ? Për Vladimir Yevtushkin , psikoterapist rus, mënyra për ta kaluar depresionin ekziston. Hap një gropë nën tokë, qëndron nëntokë për disa orë dhe çdo gjë kalon. Psikoterapisti çon pacientët e tij në një vend sekret ku hapin gropat.
Grave u jepet një lopatë kurse burrat duhet të hapin gropat ku do të futen më duar. Sipas psikoterapistit gropa është shënjë e rëndësishme e personalitetit : Dikush e do gropen të madhe dhe të thellë, që ne jetë do të thotë të kënaqësh të gjitha kërkesat që ke kurse gropa e cekët dhe e vogël reflekton psikologjinë e një njeriu që me ekzistencën e tij ka një raport të vuajtur.
Kur gropa është gati e hapur pacienti zë vend dhe në këtë kohë fillon terapia e Yevtushkin , që rregullon në sipër gropës dërrasa pishe dhe i mbulon me dhe. Ringjallja vjen mbas 12 orësh. Shpesh kjo terapi funksionon , pacienti ringjallet me një dëshirë të madhe për jetën.

Shekulli.com.al
E identifikuar

ParisNOTheHilton
That's hotttt!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-11-2005, 23:18:19 »
Citojeni

O MAX-i, e di ti qe kam katër vjet qe studioj psikologji dhe asnjehre nuk kam dëgjuar për këtë mënyrë terapie? tani qe më kujtohet, duhet te kem par ndonjë horror film, nejse, memorja ploteson boshlleqet atje ku nuk ka fakte dhe te vërteta..... depresioni është një semundje qe kap shumë njerëz ne vit dhe shumë me e ndirlikuar nga ce pandehin njerëzitë.. për kurimin e saj ka mënyra te tjera, dhe terapi, po është shumë me ndryshe.....
E identifikuar

<center><a href=http://www.mygraphicspace.com><img
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 13-11-2005, 15:04:19 »
Citojeni

MAX i nderuar. As unë nuk kam hasur ne një lloj te këtillë terapie. Mbase mund te jetë kjo një terapi alternative e re.
Këtu ne Dk, përveç antidepresiveve, pacientet i nenshtrohen aktit ECT - electroconvulsive treatment, përndryshe elektro shok. ECT përdoret për paciente tepër depresiv dhe kur antidepresivet dhe psikoterapia nuk ndihmojne,  ose kur pacientet janë ne moshe dhe kanë semundje të ndryshme te zemrës ne te cilin rast bererat antidepresive janë te demshem.
Për pacientet me depresion aq të madh sa qe ato do të ishin ne gjendje te bëjnë vetevrasje, antidepresivet nuk ndihmojne sepse fillojnë te ndikojne pas 2 - 4 jave. Ndërsa ECT ka ndikim te menjehershem dhe është vërtetuar se është efikas.
E identifikuar

Vetëm dyve ju besoj, njera jam unë-tjetri nuk je ti.
diikush
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 19-04-2006, 21:59:23 »
Citojeni

Paris, si te paskan pranuar në shkollë psikologjie me këtë nickname?  lol (j/k, se mos e marrësh seriozisht, siç e more atë lajmin e gropes  perqeshje)
E identifikuar
valdoente
<>I hate this name<>
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 05-05-2006, 14:49:51 »
Citojeni

Depresioni ësht një nder sëmundjet e diagnozuara psikiatrike dhe e perfshin një masë  te madhe te popullates.
Si mund ta dim qe jemi te deprimuar! I lodhshem çdo gjë te duket palidhje dhe e vështirë. Qregullime te gjumit kemi veshtir qe te flejm kurse disa e ndijnë veten shum te lodhur dhe flejn shumë, disa zgjohen shumë lehtë ose vetëm shtrihet dhe hasin ne mendime.
Probleme me koncentrim i kapluar nga mendimet e gjithanshme të bën qe i humb të gjitha interest tuaja dhe te duket vetja i pa vleft.
Humbje te apetitit, çdo send të bën te irituar.
Gjithnjë e akuzon vetveten si i pa vleftshëm dhe mendimet tek vdekja te duket e vetmja rrugdalje.
Çka fshifet mbas një depresioni, sot mendojn qe jan faktoret psiqike dhe biologjike te cillat e luajn një rol të madhë tek njeriu.
Signalet qe bashkangjisin komunikimin midis qelizave nervore dhe trrurit
luajn një rol të madh për aritjen e qregullimeve psiqike.
Mjekimi permbahet nga medikamentet antidepresive e kombinuar me një lloi psikoterapi.
Terapia kognektive i ndihmon te deprimuarit qe te mendoi ndryshe një lloi ndryshimi i të menduarit ti sheh gjërat ne menyr pozitive.
E identifikuar

Sí ?? ?? ?? ?? ?? qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 18-05-2006, 03:15:29 »
Citojeni

MAX i nderuar. As unë nuk kam hasur ne një lloj te këtillë terapie. Mbase mund te jetë kjo një terapi alternative e re.
Këtu ne Dk, përveç antidepresiveve, pacientet i nenshtrohen aktit ECT - electroconvulsive treatment, përndryshe elektro shok. ECT përdoret për paciente tepër depresiv dhe kur antidepresivet dhe psikoterapia nuk ndihmojne,  ose kur pacientet janë ne moshe dhe kanë semundje të ndryshme te zemrës ne te cilin rast bererat antidepresive janë te demshem.
Për pacientet me depresion aq të madh sa qe ato do të ishin ne gjendje te bëjnë vetevrasje, antidepresivet nuk ndihmojne sepse fillojnë te ndikojne pas 2 - 4 jave. Ndërsa ECT ka ndikim te menjehershem dhe është vërtetuar se është efikas.

Një pyetje për ty Parloté, ECT ne DK a aplikohet me anestezion apo pa anestezion te pergjithshem?
Thjeshte nga kurreshtja pyes, kam ndegjuar se këtu ne Austri vetëm me anestezion te pergjithshem aplikohet.


Kjo terapi me gropen, nuk di çka te them por në rast se është efikase dhe janë verejtur permirsime tek pacientat depresiv ather është mirë të provohet. Për here të parë tani dhe këtu e lexova këtë gjë, skisha ndegjuar me herët.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 08-06-2006, 14:00:46 »
Citojeni

Një pyetje për ty Parloté, ECT ne DK a aplikohet me anestezion apo pa anestezion te pergjithshem?
Thjeshte nga kurreshtja pyes, kam ndegjuar se këtu ne Austri vetëm me anestezion te pergjithshem aplikohet.


Përshëndetje Aida.
Këtu ne Dk, është njëjtë si ne Austri. Pacientet i nenshtrohen ECT-se vetëm nën anestezion te plotë. Ka disa pasoja jo edhe aq te lakmueshme, si p.sh: humbja e kujteses për disa jave, mirëpo këtu ne Dk preferohet (nga pacientet) kjo lloj terapie.
E identifikuar

Vetëm dyve ju besoj, njera jam unë-tjetri nuk je ti.
wiliams
« Përgjigjja #7 më: 09-06-2006, 12:31:53 »
Citojeni

Depresioni-është çrregullim i metabolizmit ne tru,kurohet me psikoterapi duke e alternuar me medikamente(antidepresive).Antidepresivet nuk japin efekt te shpejte(por mbas një jave e ne disa raste 2-3 jave).Shkaqet janë psikologjike dhe patologjike,me vështirë mjekohen ato psikologjiket. hajde ktu
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 09-06-2006, 16:00:30 »
Citojeni

Parloté, mu kujtuar tash mënyra se si aplikoheshte ECT te na.... tmerr!!!
Pacientat me semundje psiqike nuk gezonin tretman njerzor dhe human athere kur isha unë ne vendlindje, se di tani a ka ndryshuar diçka, shpresoj se po.


p.s. mirë se u ktheve përsëri!  perqafoj
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 22-06-2006, 07:08:44 »
Citojeni

QKA ESHTE DEPRESIONI
Depresion është term mjekësor që mbulon në gjërësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të butë e cila shkakton mërzi jo aq të madhe në gjendjen shpirtëore, kjo nuk ju ndalon të vazhdoni jetë normale mirëpo, çkado që bëni ju duket më e vështirë dhe më pak vlerë. Gjendja më e ashpër mund të ju kërcnon jetën tuaj. Ju mund të ndjeheni që ta merrni jetën tuaj ose thjeshtë ta humbni shpresen për jetë.
çka e shkakton depresionin?
Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i'a fillon me ngjarjet e jetës, posaqërisht në epizoden e parë të depresionit. çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani.
Përvojat tramuatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kurrë vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me atë. Përvojat negative me siguri që kontribojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.
Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndnjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion
të flasim pra rreth këtij problemi kaq te ndjeshem
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 22-06-2006, 07:09:28 »
Citojeni

   

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 6 për qind e burrave dhe pothuajse 10 për qind e grave preken çdo vit nga depresioni. Personat e sëmurë mund të shfaqin shenja të dëshpërimit, pagjumësisë ose të pamundësisë të përfshirjes në jetën e përditshme.
Sipas një studimi të botuar në buletinin e Shoqatës Mjekësore Amerikane, në Shtetet e Bashkuara, për shembull, 16 për qind e popullsisë së rritur vuan nga një shkallë a lartë depresioni. Autorja e këtij studimi, zonja Kathleen Merikangas e cila punon tek Instituti Kombëtar i Qeverisë amerikane për Shëndetin mendor, thotë se sëmundja e depresionit ka një shpërndarje më të madhe nga sa mendohej.
"Depresioni i thellë është shkaktari kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Sëmundja e depresionit, për nga përmasat, ka kaluar edhe sëmundjen e zemrës, e cila deri më 1996 ishte shkaktari kryesor i paaftësive.
Depresioni ndeshet shumë më shpesh tek femrat sesa te meshkuj. Por studiuesit shtojnë se shpesh meshkujt e kanë shumë më të vështirë ta identifikojnë sëmundjen. "Ka rëndësi të pranohet fakti se meshkujt e prekur nga depresioni mund të mos përputhen plotësisht me imazhin që kemi krijuar ne për depresionin".
Ka më shumë të ngjarë që gratë të flasin për ndjenja dëshpërimi dhe faji. Ndërsa burrat ndjejnë më tepër këputje dhe mungesë durimi si dhe humbjen e interesit për punën.
Si burrat ashtu edhe gratë preken nga depresioni si rrjedhojë e një çekuilibri kimik në tru. Por meshkujt shpesh reagojnë ndryshe ndaj depresionit: "Shpesh tek meshkujt vërehet një izolim social, që në fakt është një sinjal shumë i rëndësishëm i problemit", thotë doktor Insel.
Studimet e mëparshme në Shtetet e Bashkuara theksojnë se numri i personave që vuajnë nga depresioni rritet nga një brez në tjetrin. Ndërsa më parë mendohej se kjo sëmundja prekte kryesisht personat në moshë mesatare dhe të thyer, tani kjo sëmundje prek edhe personat në moshë të re në mbarë botën.
Me përhapjen e sëmundjes, është përhapur edhe niveli i terapisë për trajtimin e saj. Disa ilaçe të përdorura kundër depresionit kanë dhënë rezultate pozitive në drejtim të përmirësimit të gjendjes. Edhe psikoterapia, ka patur rezultate pozitive. Ajo që rekomandohet si kura më e mirë është një kombinim i psikoterapisë dhe trajtimit me ilaçe.
Por vendet në zhvillim ndodhen në një pozitë të vështirë pasi ato nuk kanë ilaçet për trajtimin e sëmundjes. Paul Bolton, punon pranë sektorit të Shëndetësisë Publike në Universitetin John Hopkins.
"Ilaçet kushtojnë shumë. Ilaçet që përdoren për trajimin e depresionit japin efekte anësore dhe shpesh abuzohet më sasinë e ilaçeve të përdorura. Ka edhe një problem tjetër sepse ndryshe nga ilaçet e përdoruara për të kuruar sëmundjet infektive, ilaçet që përdoren për të trajtuar depresionin merren për një kohë të gjatë si muaj dhe vite."
Depresioni sjell pasoja të rënda ekonomike. Një studim tjetër i botuar në Buletinin e Shoqatës Mjekësore Amerikane tregon se depresioni në Shtetet e Bashkuara u shkakton kompanive 44 miliard dollarë humbje në vit si rezultat i rënies së prodhimtarisë. Personat e prekur nga sëmundja mungojnë shpesh në punë dhe nuk e kryejnë detyrën e tyre siç duhet. Autori kryesor i këtij studimi Walter Stewart, thotë se personat e prekur nga sëmundja kanë një rendiment 3 herë më të vogël sesa personat e shëndoshë.
"Pavarësisht se depresioni nuk është një sëmundje e përgjithshme në rradhët e fuqisë punëtore, kjo sëmundje sjell pasoja shumë negative. Shumë prej pasojave të sëmundjes janë të padukshme."
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e studimeve për pasojat ekonomike të depresionit janë zhvilluar në vendet e zhvilluara. Megjithatë ai shton se pasojat e depresionit mbi ekonominë në përgjithsësi janë të larta edhe në vendet e tjera.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |