Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Psikologji  (E lexuar 10781 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 04-09-2006, 12:30:28 »



Psikologjia  



Për çfarë harxhojnë adoleshentët më shumë?



"Për gjithçka, për mallra dhe shërbime. Kërkesat e tyre për veshjet janë të larta, si për shtrenjtësisë, ashtu edhe për cilësinë. Adoleshentët përbëjnë grupmoshën që njëkohësisht kërkon edhe më shumë shërbime, nga më të ndryshmet, shumë më shumë se të rriturit. Pastaj ekziston edhe një lloj harxhimi parazitar: kafenetë, që po frekuentohen gjithnjë e më shumë prej kësaj grupmoshe",-thotë Dragoti.

Gjeni, po mundët një adoleshent pa celular! Në Tiranë zor se mundeni. Njëkohësisht pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, Dragoti flet prerë mbi këtë temë delikate. Dhe thekson se varësia e adoleshentëve ndaj parave është njëlloj si ajo e një të fiksuari pas drogës. "Mendoj se janë disa faktorë që ndikojnë në raportet që kanë ata me paratë. Dhe njëri prej tyre, ndoshta më i rëndësishmi, është edukata familjare, mënyra se si prindërit i edukojnë që të trajtojnë paratë. Një pjesë e prindërve janë të shtrënguar, kurse një pjesë janë shumë tolerantë. U japin vazhdimisht para fëmijëve të tyre dhe këta të fundit mësohen gjithnjë e më keq. Sa më shumë u japin, aq më shumë duan, derisa arrijnë në një raport varësie ndaj tyre. Dhe kjo rëndohet më shumë nga fakti se adoleshenca është nëj moshë e tillë kur nuk vlerësohet dhe njihet krejtëisht realiteti, kur nuk ka një përfytyrim të saktë të gjërave, të vlerave dhe shkëmbimit".





çfarë ndodh mes partnerëve që ngjajnë nga pamja fizike?


Të ngjashmit...të tërheqin më shumë
Arti i joshjes? Është po aq i lashtë sa edhe bota. Pavarësisht përpjekjeve për të deshifruar sekretet e këtij arti, mbetet gjithmonë diçka e paqartë, sidomos mekanizmat e atraksionit. Midis hulumtimeve mbi të fshehtat e tërheqjes, mbetet gjithmonë njëri që të çudit, joshja midis personave të ngjashëm. Në morinë e rasteve të studiuara, joshja që niset pikërisht nga ngjashmëria rezulton si më e forta dhe lidhja që ndodh pas saj si relativisht më jetëgjata. Por edhe krizat që mund të provojë, si më të fortat, krahasuar me çiftet e tjera. Midis të ngjashmëve gjithçka është shumëfish më e spikatur.

Psikologu anglez Ian-Pentonk-Voak , pohon se ngjashmëria që në pamje përbën elementin themelor të tërheqjes. Më pas është hetuar mbi pëlqimet, hobet, objektet që përdorin partnerët dhe gjithçka tjetër. Ka rezultuar se sa më shumë ngjashmëri të kenë partnerët në këto gjëra, aq më shumë shanse ka që tërheqja e tyre të bëhet më e fortë. Por ka një gjë. Tërheqja dështon, edhe pse ajo është prezent, tek çiftet të cilat nuk kanë ndonjë konsideratë për pamjen e tyre. Kështu për shembull nëse një person gjen një të ngjashëm, ai joshet, por nuk e vlerëson pamjen fizike të tjetrit, duke u nisur nga gjykimi i keq që ka në fakt edhe për pamjen e tij fizike. Ky është rasti i vetëm ku psikologët pohojnë se joshja dështon.





Dërgonte shumë SMS dhe e shtrojnë në psikiatri ...


Një 19 vjeçar skocez është shtruar në një spital psikiatrik , identifikuar si një rast i veçantë varësie nga e-mail dhe sms.
Djali i ri ne një vit harxhoi 16.000 euro duke derguar mesazhe me celular . Djali , ku shtypi i ka vënë emrin 'Steven'kishte lënë vëndin e punës mbasi shefi i tij zbuloi që kishte dërguar në një muaj 8000 e-mail.
Djali deklaroi që pjesa më e madhe e e-mail ishin mes tij dhe të dashurës së tij. Steven dergonte mesatarisht 1000 sms në javë.'Kur shikon celularin dhe shikon se ke marrë një mesazh mendon se kush mund të jetë . Është si një loj ping-pongu, dërgon një dhe menjëherë të vjen një tjetër', ka thënë i riu në BBC.Psikologët ku djali po kurohet , thonë se kanë 25 vjet që merren me çështje që kanë të bëjnë me raste varësie nga diçka por kur nuk janë ndeshur me një rast të tillë





Haluçinacionet..


Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) që nuk shkaktohen nga stimuj të jashtëm aktuale (të vertetë). Në shumicën e rasteve tek skizofrenët këto përjetime (eksperienca) janë auditore (zëra).
Pra, disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët përreth tyre nuk i dëgjojnë. Këto zëra mund të jenë të njohura, miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë. Pra, shumica e pacientëve degjojnë zëra që komentojnë sjelljet e tyre ose ju japin instruksione. Prap të tjerë degjojnë zëra që diskutojne me njëri-tjetrin. Tek pacientet skicofren në shumë raste këto zëra shkaktojnë frike - por te disa të tjerë këto zëra mund të kenë edhe efekt qetësues. (kujdes): Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik. Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jo-miqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t'i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta. Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave.



  çka është psikologjia?
 Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.


Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës ›psikologji". Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte ›psyhe = shpirt" dhe ›logos = shkencë". Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.


 Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.
 



Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).




Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.




Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe  Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.




Dallimi Psikiatër – Psikolog


Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit.




Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët.


Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike.


Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë.




Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë). Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur.
 
 
 
 
 
 
 
E identifikuar
arbias
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 04-09-2006, 12:36:12 »




Skicofrenia

 
  çka është skicofrenia (Schizophrenia)?
 Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme.  Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative.



Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëriaSkicofrenia është formë e përseritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh quajnë 'çmenduri'.
 

Psikiatri zvicerian Eugen Bleuler ka perdorur nocionin "skizofreni" për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë " shpirt i ndarë".


Psikiatërt e klasifikojnë skicofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas mendimit të tyre, një person nuk mund t'i dalloj mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta). Përveç këtyre simptomeve, personi mund të dëgjoj zëra, apo besojnë që njerëzit e tjerë mund të ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre.


Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptome si çrregullim psikiatrik. Për t'i trajtuar këto simptome ata zakonisht u japin pacientëve barna të forta për qetësim (benzodiazepine - tranquillisers). Megjithatë çdokush nuk i beson këto mendime të këtyre episodave psikologjike. Ide alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike përshkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë; me fjalë të tjera nga ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë skicofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çka do të thojnë këto përvoja për atë individ.


Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër domethënës.


 

Dy (ose më tepër) nga simptomat e më poshtme, prezente në një pjesë kohe rreth një mujore (ose edhe me pak) jane të mjaftueshme për te percaktuar pacientin si skizofren:




1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone, ose çrregullsi e theksuar në sjellje
5. Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese iniciative,   mungesë dëshire, varferim (ose bllokim i plotë) fjalimi, etj.

B: çrregullimi në jetën soociale/profesionale:




çrregullim, i tillë që rënja në prodhimtari të jetë e dukshme nga ç'ka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më teper fusha të funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per vetën... etj, gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjës së sëmundjes ose simptomeve skicofrenik




C: Kohëzgjatja:


Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të pakten një muaj që nga shfaqja e simptomeve nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe mund të përfshijë periudha të simptomeve si fazen aktive te keqësimit ose fazën e shfaqjës se simptomeve pozitive (dmth. permirësim në funksione te ndryshme).


Këto simptome mund të jenë të njejta me sëmundjet tjera mentale siq janë çrregullimi bipolar dhe çrregullim skicoafektive apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik.


Psikiatërt dallojnë gjatë diagnozës se skicofrenisë disa sipmtomeve pozitive dhe negative.


Simptomet pozitive përfshijnë:


Mendime të çrregulluara
Halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
Deluzionet
Iluzionet
Simptomet negative përfshijnë:


kur ndjehen të pa interesuar dhe pa emocionalisht të zbrazët
pamundësi për t'u koncentruar
dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
nevojë për te u ndjerë të mbrojtur

Simptomet pozitve
Mendime të çrregulluara
Një person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë. Ata e ndjejnë vetën jo të kuptuar.

  Halucinimet :
 Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme.  Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative.



Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria
 

Cave (kujdes): Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik.


Bazuar në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo jo-miqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t'i dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta.


Njerëzit ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave.





Deluzionet: :  Halucinimet në shumicën e rasteve janë të shoqeruara me simptoma të tjera, dhe veçanerisht deluzionet. Njerëzit qe përjetojnë halucinacione ndjejnë nevojën t'i shpjegojnë këto zera. Këto shpjegime shpesh përfshijne ide deluzive. Këto janë ide të gabuara, të pabazuara në realitet. Shpesh deluzionet është e vështire të percaktohen si të tilla. Ato mund të jenë edhe fakte të verteta apo realitet. Në të shumtën e rasteve psikologet binden mbi të qenurit ose jo te nje ideje deluzioni bazuar mbi insistimin dhe mbrojtjen me çdo kusht të ideve të tilla nga pacientët skicofren, shpesh e shoqeruar me fakte absurde, alogjike.


Pacientë deluzivë e kanë të pamundur të perceptojnë (kuptojnë) atë çka të tjerët mendojnë lidhur me idenë e tyre, dhe janë të pazotë të ndalojnë mendimet mbi keto deluzione, si edhe të vazhdojnë te flasin mbi to papushim.


Deluzionet më të shpeshta janë ato që dikush tjetër po u imponon keto mendime ne kokë, njerezit rreth e qark janë te aftë të lexojnë keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shumë deluzione kane përmbajtje vetemadhështie ose paranoide.





Simptomet negative
Simptomet e tjera si tërheqja nga shoqëria, humbja e interesimit, moskoncentrimi përshkruhen si simptome negative sepse janë më pak të qarta. Mund të jetë shumë vështirë që të përcaktohet se a janë këto pjesë e skizofrenisë apo vetëm personi është duke reaguar në simptome të tjera të cilat për atë janë shqetësuese dhe frikësuese. Për shembull varet nga përvoja mirëpo dikush mund të jetë i palëvizshëm dhe shumë i qetë me orë të tëra përderisa dikush tjetër lëviz vazhdimisht. Këto simptome mund të jenë rezultat i sjelljeve të njerëzve të tjerë ndaj tyre. Shpesh ndodh që njerëzit që kanë probleme me shëndet mental diskriminohen apo injorohen, që mund të shkaktojë ndenja të izolimit, depresionit apo t'i lë pashpresa.




Shqetesime ne ndjenja afektive dhe emocionale:




Këtu përfshihet ngurtësimi në shfaqjen e përgjigjeve emocionale. Keta paciente janë të paafte të shfaqin shënja te emocioneve ose ndjenjave. Kjo simptome quhet 'ndjenje e ngurrtesuar'. Ata nuk jane as të lumtur, as të trishtuar, dhe duken krejtësisht indiferente ndaj ambjentit rrethues të tyre. Fytyrat e këtyre pacienteve jane apatike (pandjenja) dhe pashprehje. Zërave te tyre u mungon larmishmeria e intonacionit dhe ulje-ngritjeve te zërit që njerezit i perdorin per te shprehur gjendje te ndryshme. Ata janë totalisht te pakujdesshem per vetën dhe për të tjerët (ne kuptimin e ngrenjes, veshjes etj)




Një tjeter lloj i mungesës emocionale quhet "anhedonia". Anhedoni do të thotë pamundësi për të përjetuar kënaqesi, mungesë te ndjenjave pozitive personale. Këta pacientë humbasin interesin në marredheniet sociale dhe aktivitetet të tjera krijuese.





Apatia:




Shumë persona që vuajnë nga skicofrenia janë të shkëputur nga jeta shoqërore. I ashtuquajturi "izolimi social" shpesh shfaqet edhe para shfaqjes se simptomave të para skicofrenike si halucinacionet dhe deluzionet, dhe mund të jetë një nga shenjat e para se dicka nuk shkon mirë. Izolimi social nuk eshte vetëm një simptomë, por edhe një startegji e perdorur nga pacientët per t'ju bërë balle simptomeve.




Izolimi te shumë pacjente shoqerohet me pavendosmeri, pasiguri, dhe një humbje e dëshires. Keta persona lënë menjane punën dhe qellimet personale, dhe janë te paaftë të funksionojnë në menyrë të pavarur. Varferimi i procesit mendor ndryshe mund te shfaqet edhe si varferim i procesit të të folurit. Keta pacientë thjesht nuk kanë për çfare të flasin, apo nuk dinë se çka të flasin. Shpeshherë ndodh që keta pacientë te hidhen nga nje mendim ne tjetrin pa arritur te perfundojne mendimin e nisur, gjë qe quhet "bllokim mendimi".





Katatonia eshte nje shembull i këtyre sjelljeve. Pacientët me katatoni shpesh qëndrojnë te ngrirë, pa levizur, dhe mund te qendrojne ne çdo pozicion qe dikush i ve për orë të tera. Katatonia mund te shfaqet edhe si aktivitet i ekzagjeruar fizik. Ata jane te ndergjegjshem për çka ju thuhet dhe për çka ndodh rreth tyre por refuzojne të pergjigjen ose të levizin.




Një tjetër shembull i sjelljeve te cuditshme eshte reagimi me ngarkesë emocionale te papershtashme me situatën. Si për shembull të qeshesh me zë të lartë gjatë një varrimi.


 


çka e shkakton skicofreninë?
Përshkak të besimeve të ndryshme për skicofreni nuk është lehtë të identifikohet se prej nga vjen, mirëpo janë disa ideja të ndryshme.



Kimia Trupore
Teoria me influencuese deri më tani mbi shkaqet e skizofrenise është "hipoteza e dopmanies" që fokusohet mbi funksionin e ketij neurotransmetuesi në pjesën limbike të trurit. Dopamina është një kemikal, i cili përcjell porositë në mes qelizave të trurit. Mosshkarkimi i ketij neurotransmetuesi në sasinë e duhur në tru mund të jetë një nga shkaqet kryesore. Medikamentet që përdoren për kurimin e skicofrenise kanë si funksion të stimulojnë çlirimin ("prodhimin") e dopaminës dhe kalimin e saj nga njëri neuron në tjetrin. Këto medikamente quhen medikamente anti-psikotike.




Megjithatë dopamina nuk është i vetmi neurotransmiter që ndikon në shfaqjen e skicofrenisë. Serotonina është një tjetër neurotransmetues, dhe më shumë gjasa  çekuilibri i sasisë së dopaminës dhe serotoninës në zonen kortikale te trurit mund të jetë nje nga shkaqet më kryesore, të cilat sjellin deri të paraqitja e simptomeve skicofrenike.


 


Trashëgimia
Hulumtuesit që kanë shikuar apo kërkuar posaqrisht për 'gjenin skicofrenik'nuk kanë gjetur asnjë. Megjithëatë, është thënë që disa gjene të veçanta mund t'i bëjnë disa njerëz më të pambrojtur nga simptomet, mirëpo kjo s'do të thotë që këto gjene të zhvillohen (të aktivizohen).


Zhvillimi fizik i njerëzve, edukimi në moshën e re dhe ambienti ku ata rriten luajnë rol të njejtë, sikurse edhe faktorët psikologjik.





Përvojat familjare


Ekzistojnë teori të ndryshme se ka familje të një lloji të posaçëm që mund të kontriboj në shkaktimin e skicofrenisë, por kjo ende nuk është mundur të vërtetohet deri më tani. Përvojat e jetës familjare në moshën e re kanë efekt në zhvillimin e personalëitetit, kjo teori pranohet në përgjithësi.





Ngjarje jetësore stresuese : Studimet dhe shpjegimet personale sugjerojnë që ndodhitë shtresuese mund ta shkaktojnë skicofreninë. Kjo përfshin nëse e humbni dikën të afërt apo tendosja kur duhet ta ndërroni punën. Presionet e tjera të vazhdueshme si varfëria, banimi në vend të përkohshëm, dhe ngacmimet racore apo abuzimet seksuale, mund të kontribojnë në problem. Bazuar në një studim më shumë se gjysma e njerëzve që dëgjojnë zëra negativ thojnë që shkaktar i problemit është dhunimi fizik apo seksual. Gati një qerek prej tyre që janë ndjehur fajtor për veprimet e tyre kanë shkaktuar zëra negativ.
Keqpërdorimi i drogës dhe alkoholit
Ende askush nuk e ka vërtetuar që zhvillimi i skicofrenisë është e lidhur me keqpërdorimin (abuzimin) e drogës dhe alkoholit. Shumica e hulumtuesve nuk besojnë në këtë thashethëme që e bën këtë lidhje. Është e mundshme që njerëzit që ju ka vendosur diagnoza e skicofrenisë mund të ketë reaksione të këqija me disa lloje të drogës.


Në tërësi, shumica e specialistëve mendojnë që skicofrenia shkaktohet nga dy faktor të kombinuar; përbërja gjenetike e personit mund ta bëjë atë më të dobët, por ngjarjet stresuese apo përvoja jetësore apo familjare të posaqme mund ta shkaktojnë fillimin e simptomeve.





A është e mundshme që disa njerëz të ju jipet diagnoza më shumë se të tjerëve?
Diku përreth një në njëqind njerëz ju jipet diagnoza e skicofrenisë në ndonjë fazë të jetës së tyre - dhe zakonisht në moshë të re. Përafërsisht këto figura janë të njejta për të dy gjinitë, por te meshkujt diagnoza bëhet më shumë në moshë më të re. Nëse dikush nga familja juaj e ka scicofreninë atëherë anëtarët e tjerë të familjes me këto simptome më lehtë ju jipet diagnoza e skicofrenisë.


Është vlerësuar që përreth një e treta e popullsisë që ju jepet diagnoza e skicofrenisë e përjetojnë vetëm një epizodë skicofrenike. Një e treta tjetër mund të ketë epizoda të herë pas hershme, përderisa pjesa e tretë e fundit mund të jetojë me skicofreni si problem të përhershëm gjatë gjithë jetës.


  A janë të rrezikshëm njerëzit me diagnozë të skicofrenisë?
 Ka shumë dezinformata për skicofreninë nga mediat, më shumë se sa cilado sëmundje psikiatrike tjetër. Një mit i popullarizaur është që skocofrenia do të thotë 'personalitet dyfish'dhe që dikush që e ka skicofreninë luhatet prej një personi të qetë në atë jashtë kontrollit. Shpesh nëpër gazeta apo televizion skicofrenët shfaqen si të rrezikshëm nëse nuk mbahen me barrna dhe të izoluar në institucione



Shumica e njerëzve me skicofreni nuk kryejnë krime të dhunshme, dhe krimet më të dhunshme nuk kryhen nga njerëzit me skicofreni. Nga hulumtimet mësojmë që njerëzit me probleme të drogës dhe alkoholit janë në gjendje dy herë më shumë të kryejnë krime të dhunshme se dikush me skicofreni.


Evidenca e korrelacionit ndërmjet skicofrenisë dhe krimit serioz ështe aq e pasigurtë sa që parashikimet për dhunë konsiderohen pothuaj të pamundhsme. Njerëzit zakonisht frigohen shumë nga personat që dëgjojnë zëra. Është me rëndsi të mbani në mend se njerëzit që dëgjojnë zëra, ata vendosin se a të veprojnë sikurse çdokush tjetër, nëse dikush e pyet të bëjë diçka. Duket që zërat që njerëzit me skicofreni i dëgjojnë janë më shpesh për të bërë vetëvrasje në vend se ta vrasin dikend tjetër. Shumica marrin vendim të vetëdijshëm çdo ditë që të mbesin gjallë pa marrë parasysh zërat që i dëgjojnë.





çfarë ndihme mund të ju ofrohet si ndihmë? Nëse ju shkoni te mjeku i përgjithshëm (mjeku familjar, shtëpiak) ai mund të ju jap barna apo mund të ju ofroj tretmane ku mund të bisedoni me dikend. Ai mund të ju referoj te psikiatri dhe ekipi për shëndet mental në komunitet për vlersim të mëtutjeshëm, tretmane dhe kujdes nëse keni nevojë.
Shumica e njerëzve me skicofreni jetojnë në shoqëri por nëse simptomet tuaja paraqiten përnjëherë, dhe janë serioze ju ndoshta duhet të shkoni në spital.





Medikamentet
Ilaçet anti-psikotike që njihen si barna qetësuese apo neuroleptik, zakonish jipen për t'i kontrolluar simptomet pozitive. Këto mund të kenë efekte të pakënaqura negative, posaqërisht nëse konsumohen në sasi të mëdha, dhe mund të kenë veprim dehës, kështu që mund të keni vështërsi t'i përballoni efektet e padëshiruara, apo të keni përfitim nga tretmanet ku mund të bisedoni me dikend. Përveq gjërave tjera, efektet e padëshiruara përfshijnë, efekte neuro muskulare (dridhja e duarve, ngurrimi i muskujve) dhe efekteve anti-muskarinike (pamje të trubulltë, rrahje të shpejtë të zemrës, kapsllëkun dhe marramendje).


Barnat anti-psikotike të përparshme si chlorpromazine (që quhet Largactil) dhe haloperidol (Serenace and Haldol) janë të shoqëruara me efekte të padishiruara, afatgjatë dhe serioze, duke përfshirë dëmtim të përhershëm të sistemit nervor (të njohur si tardive dyskinesia). Udhëzimet e tanishme sygjerojnë që njerëzit duhet të përdorin barnat antipsikotike në sasitë sa më të vogla. Ata, nëse është e mundshme duhet të ja fillojnë me barnat e reja antipsikotike 'jotipike'si 'risperidon', 'olanzapin', 'quetiapin', 'amisulpirid'dhe 'zotepin'. Këto medikamente janë zhvilluar për t'i redukuar efektet e pakënaquara neuromuskulare. Përveq që këto barna janë më të sigurta, mund t'i përmirsojnë simptomet negative. Barnat antipsikotike mund të jenë në formë të tabletave, shurupit apo injeksionit, dhe mund të mirren çdo ditë, javë, dy javë apo muaj.


Barnat nuk mund ta parandalojnë keqsimin në përgjithësi, por evidenca tregon që e zvoglon masën dhe seriozitetin. Mënyra më e mirë për t'i tejkaluar simptomet dhe për t'i zvogluar efektet e padëshiruara ëshë duke marrë sasi të vogla të barnave. Nëse jeni duke marrë këto barna ju duhet ta rishqyrtoni sasinë e tyre rregullisht me synim që ta mbani sasinë sa më të vogël. Individët reagojnë ndryshe në barna kështu që duhet të i provoni disa prej barnave derisa ta gjeni ata që ju konvenon më së miri. Te shumë njerëz barnat bëjnë ndryshim në simptomet e tyre por disa pacientëve nuk ju ndihmojnë. Të tjerët nuk vazhdojnë të i marrin përshkak të efekteve të padëshiruara dhe disave nuk ju duhen fare.





Qëndrimi / Pranimi në spital
Nëse ju ndjeheni posaqërisht në gjendje të vështirë, ju ndoshta dëshironi të gjindeni diku ku ndjeheni të sigurt dhe pa stres. Kjo zakonisht do të thotë që të shkoni në spital. Në spital mund të jetë vështirë të jeni përreth njerëzve të tjerë të cilët janë në gjendje të vështirë dhe që nuk mund të jeni vetëm dhe pa përkrahje mund të jetë vështir ta përballoni. Megjithatë, përdorësit e shërbimeve dhe grupet e pacientve të bazuar në spital mund të jenë shumë përkrahës dhe të dobishëm. Para se të lëshoheni nga spitali nevojat tuaja duhen të vlerësohen kështu që të jeni në gjendje të jetoni pavëarsisht.





Shërbimet në kohë krizë
Në disa plëmi shërbimet në krizë janë zhvilluar si alternativë të spitalit. Disa nga këto ofrojnë strehim në kohë krize, të tjerët ofrojnë përkrahje njrëzve në shtëpitë e tyre. Shumica mundohen të ju ndihmojnë kështu që mos të ketë nevojë të shkoni në spital. Këto shërbime synojnë më shumë në drejtim të tretmanit me psikiatër dhe përkrahje joformale, në vend të barnave.  


 çka mund të bëjë tjetër që ta përmirësojë jetën time?





Tretmanet biseduese : Terapitë biseduese, siç janë psikoterapia, konsultimi, terapi për sjellje njohëse (kognitive), mund të ju ndihmojë njerëzve që të jetojnë me skicofreni, duke i njohur problemet e tyre, të merren me pasoja, zhvillojnë strategji përballuese dhe të mësojnë se si të ndalojnë zhvillimin e situatave kritike. Kjo i lejon të shqyrtoj domethëniet e simptomeve dhe se si të tejkalohen. Bëni kërkesën nga mjeku për terapi.
Vetë-ndihma
Grupet për vetë ndihmë ofrojnë mundësi me rëndësi për individët dhe familjet që t'i ndajnë përvojat dhe mënyrat përballuese, fushata për shërbime më të mira apo thjesht të përkrahin njëri -tjetrin.





Puna : Ju ndoshta duhet të i shmangeni situatave që i gjeni vështirë të i përballoni. Nëse jeni të punësuar, ju ndoshta mund të punoni me orar më të shkurtër apo të punoni me orar fleksibil që të i shmangeni situatave të vështira.
Terapitë alternative Disa njerëzve me diagnozë të skicofrenisë shohin se terapitë plotësuese ju ndihmojnë me problemet e tyre. Këto mund të përfshijnë homeopathi dhe terapitë kreative të përqendruara në art dhe poezi. Ushtrimet "T'ai chi", joga dhe teknika të tjera relaksuese mund të kenë përfitim, mirëpo është ide e mirë të bisedoni këto mundësi me terapistët e kualifikuar.



Ushqimi : Studimet e tanishme kanë shikuar për përparësi të mundshme nga ushqimi i përmirësuar për personat me diagnozë të skicofrenisë. Disa studime sugjerojnë përfitimet nga vajrate e peshqëve që mund të gjenden në sardina, dhe që mund të merren në formë të suplementeve.



Si mund të ju ndihmojnë rrethi, pra: familja, të afërmit dhe shoqëria?
Mund të jetë shumë vështirë kur dikush që është i afërt për ju, i përjeton simptomet e skicofrenisë. Ju mund të jeni të pasigurt se si të veproni. Të mësoni realitetin e skicofrenisë mund të ju ndihmojë. Kjo mund të përfshijë të mësoni për strategji të ndryshme përballuese,me të cilat mund ta inkurajoni partnerin, shokun/shoqen, të afërmin të provoj. Do të ju ndihmojë shumë nëse bisedoni me personin kur ata ndjehen mirë, se çka dëshirojnë ata prej juve kur janë duke përjetuar vështërsi. Është me rëndësi poashtu të ju tregoni atyre se çka mund të përballoni e çka nuk mundeni. Personi i cili përjeton simptomet e skicofrenisë dëshiron gjërat e njejta sikurse ne i dëshirojmë: të ndjehen që dikush kujdeset për ata, mos të ndjehen të vetmuar, dhe ta kenë dikënd që mund të bisedojnë ndjenjat dhe mundësitë e tyre. Është me rëndësi që mos ta fajsoni personin apo t'i thoni atyre të 'vijnë në vete'.





Si ta përballoni mbikëqyrjen
Është me rëndësi që të keni përkrahje me përballimin e ndjenjave tuaja, të cilat mund të jenë zemrimi, frika, faji apo pengimi. Ka një numër të madh të organizatave vullnetare që japin ndihmë për mbikëqyrësit, dhe shërbimet e socialit janë të obliguar t'i vlerësojnë nevojat tuaja për përkrahje praktike dhe emocionale, nëse personi që ju kujdeseni ka pasur apo do të ketë vlerësim nga kujdesi për komunitet.  





Si ti përgjigjeni iluzioneve :
Mund të jetë shumë vështirë të dini se si të veproni kur një shok/shoqe apo i afërm sheh diçka apo beson diçka që ju nuk mund ta shihni apo besoni. Në vend se ta vërtetoni apo ta mohoni përvojën e tyre, mund të ju ndihmojë atyre nëse ju thuani diçka njejtë si këtë, 'Une e pranoj që po dëgjon zëra apo sheh gjërat në atë mënyrë por nuk është e njejtë për mua'. Zakonisht më konstruktive është që të përqendroheni në atë se si personi ndjehet, kjo mund të jetë më lehtë për të ju të dy të komunikoni në mënyrë më konstruktive.






E identifikuar
arbias
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 04-09-2006, 13:35:28 »






Rreth vitit 390 para erës së re
Plato diferencon katër shkallët e njohjës njerëzore: mendimi (supozimi), besimi, kuptimi dhe dija për të vertetën. Ai dallon në mes perceptimit dhe realitetit.
E zhvillon një model shtresash së shpirtit: Ai nuk e ndan shoqërinë në bazë të punës/veprimtarisë (shtresa e mësuesve, shtresa e mbrojtjës, shtresa e ushqimit), por sipas fushave shpirtërore (logjikë, epsh, guxim)

Rreth 350 para erës së re
Aristoteles: Libri i parë i psikologjisë: "Mbi shpirtin". Aristoteles për herë të parë bën dallimin në mes të psikologjisë dhe filozofisë. Ai studioj lidhjen në mes të shpirtit dhe trupit dhe përshkrujti ndërtimin e trupit. Aristoteles shifet në të vertetë edhe si babai i psikologjisë.

Rreth 400 pas erës së re
Augustinus përshkruan në librin e tij zhvilimin e tij personal dhe me këtë themelon metoden e vëzhgimit autobiografik. Ai thekson rëndësine e njohjës së vetvetës dhe të vetëdijësimit të individualitetit të një personi.

Diku rreth 1250
Thomas Aquin hulumton problemet themelore të përbërjës së shpirtit dhe lidhjës së tyre me trup (›Problemi-Shpirt-Trup").

Shekulli i 15/16
Në kohën e Rilindjës shihet njeriu si indivd. Tani nga ana psikologjike interesim më të madhë kanë indivualiteti, njeriu si person i vetëm, matja e karakterit.

1590
Nocioni psikologia përdoret për herë të parë nga Rudolf Goclenius (1547-1628)

Rreth vitit 1630
Filosofi R. Descartes ndan shpirtin e njeriut si substancë mendore nga trupi si substancë i shtrirë në hapësirë.

1834
Fiziologu E. H. Weber tregon me anë të studimit të shqisës së muskulit, se dallimi i sapo vërejtur i dy peshave proporcional me madhësine e peshës është (Konstantja e Weberit)

1852
Fiziologu H. von Helmholtz formulon teorinë e tij të shiqimi të ngjyrave Teoria-Tri-Ngjyrave.

1860
G. Th. Fechner ("Elementet e Psikofizikës") formon metodat psikofizike ma të rendësishmet (për konstatim, matje të intensitetit të një stimuli shqisor fizikë të përjetuar) dhe i zgjëron ligjin e Weber në "Ligji Weber-Fechner" (relation logaritimik mes stimulit fizikë dhe intensitetit të përjetuar).

1872
Ch. Darwin ("Shprehja e emocionit te njeriu dhe shtaza") themelon ›hulumtimet e sjelljes krahasuese" dhe thekson kontinuitetin e zhvillimit prej shtazës tek njeriu. Që prej librit të tij (1871) "Origjina e njeriut" shihet njeriu vetëm si qënie natyrore.

1879
W. Wundt ngre laborin e parë psikologjik në Leipzig (Gjermani).

1883
Anglezi F. Galton ("Hulumtimet mbi aftësitë e njeriut dhe zhvillimi i tyre") integron statistiken në lëndën e psikologjisë dhe themelon hulumtimin e personalitetit empirik duke u bazuar në teste dhe pyetësor.

1885
H. Ebbinghaus ("Mbi Kujtesën") zbulon metodat ma të rëndësishmet të hulumtimit të kujtesës dhe në bazë të vetëtestimeve hulumton ›lakoren e harresës".

1890
Ch. von Ehrenfels ("Mbi qualitetin e geshtaltit (formës)") tregon më meloditë, se perceptimi i elementeve komlexe nuk përbëhet në menyrë aditive nga elementet e saja.

1895
S. Freud publikon së bashku më J. Breuer hulumtimin e parë të një paciente të trajtuar sipas ›psikoanalitikes" ("Hulumtimet mbi Histerinë").

1898
E. L.Thorndike publikon ›experimentet e para me shtazë për nxëniën përmes provës dhe gabimit" në disertationen mbi "Intelegjenca e kafshëve: Një hulumtim experimental i proceseve asociativ tek shtazët".

1900
S. Freud ("Interpretimi i ëndrrave") definon tiparet themelor të psikoanalizës me anë të analizimit të ëndrrave të tij.

1904
I. F. Pawlow publikon hulumtimet e para tek qentë mbi ›reflexin e kushtëzuar" (›Kushtëzimi Klasik")

1904
C. Spearman ("Intelegjenca e përgjithëshme") pohon se aftësia e çdo njeriu shpjegohet nga dy faktorë të inelegjencës. Nga faktori i përgjithshëm (p) si dhe faktori specifik (s).

1905
A. Binet dhe kolegu i tij T. Simon ngrehin në francë skalën e parë të intelegjencës për fëmijë ("Mosha e inelegjencës")

1911
W. Stern zhvillon konceptin e koeficient të intelegjencës (IQ).

1912
M. Wertheimer ("Mbi Phi-Fenomenin") themelon me hulumtimet e tij mbi levizjet (peceptimet) e ndriçimit psikologjinë geshtaltiste (Gestalt=forma; e tëra)

1913
J. B. Watson ("Psikologjia nga këndvështrimi i bihejviorizmit") zhvillon principiet metodike të bihejviorizmit.
     


 Disa prej personave më të rëndësishmit për psikologjinë




Këtu disa nga personalitetet që ishin prijës për psikologjinë. Këta persona në njërën apo tjetrën menyrë e ndryshuan rrugën e psikologjisë gjatë historisë psikologjike. Idetë, teoritë, hulumtimet e tyre e sollen psikologjinë ketu, ku ajo është sot. Edhe pse idetë, apo teoritë e disa prej tyre në kohen e sotme si të tejkaluara shihen, këta prap se prap mbesin shumë të rëndësishëm dhe teoritë e tyre ende mesohen.






--------------------------------------------------------------------------------



Gustav Theodor Fechner (1801-1887) filozof gjerman, Profesor në Universitetin e Lepzig-ut, së pari për fizikë, pastaj për filozofi. Themelon psikofizikën, psikologjinë eksperimentale si dhe estetiken eksperimentale. Fechner ishte ai, i cili në atë kohë krjojë nocionin e psikofizikës. Ai botoi librin "Elementet e Psikofizikës", në të cilin ai përshkroi metodën eksperimentale të matjes së mbresave (eksperiencës shqisore).



Wilhelm Wundt (1832-1920) lindi në Mannheim të Gjermanisë si djal i një kleriku. Që në fëmijëri ishte i interesuar në hulumtime. Në moshën 19 vjeçare vendosi të studiojë mjekësi. Më vonë interesi i tij kaloi në fiziologji. Që prej vitit 1858 punojë si asistent në insitutin e fiziologjisë tek Hermann von Helmholtz në Heidelberg. Ndërsa në vitin 1864 u bë Profesor i antropologjisë dhe psikologjisë mjeksore. Mban shumë ligjerata dhe shkruan librin mësimor për fioziologjine e njeriut. Në bazë të qëndrimit të tij natyror kërkon Wund metoden eksperimante dhe vlerësimet statistikore për fiziologjinë dhe psikologjinë. Megjithatë në kohën e fundit të veprimtiarisë së tij, ai ndikojë edhe si filozof.

Në atë kohë psikologjia sa kishte filluar të shfaqej si shkencë e veçantë. Në vitin 1879 Wundt ngriti laboratorin e parë psikologjik në Universitetin e Leipzig-ut, dmth. Institutin e parë eksperimental për psikologji. Në këtë laborator ai u përqëndrua pothuajse tërësisht në studimin shkencor psikologji, veçanërisht në studimin e eksperiencës shqisore, njerëzore-studim, që më parë i përkiste fushës së filozofisë dhe fiziologjisë. Më vonë publikon revistën "Studime Filozofike" (1883; Wundt ende e shikon psikologjinë si nëndegë të filozofisë). Publikojë edhe shumë shkrime tjera filozofike; më vonë pason "Psikologjia e Popujve" në 10 vëllime. Ai edhe në moshë mbajti shumë leksione, shkenctarë të rinjë nga SHBA, Anglia, Japani, Europa punojnë dhe promovojnë te Wundt. Në shumë fakultete ngriten Insitute Psikologjike sipas shembullit të Leipzig-ut. Pra, hyrje për gjërat psikike duhet të jetë perjetimi/eksperienca e jo metafizika. Për matjën e përjetimeve, mbresave "direkte" shqisore, në mënyrë sa më exakte, u zhvilluan shumë mjete, makina të ndryshme. Shpejtësia e reagimeve, kujtesat, ndjenjat duhej të matëshin me introspektion. Pastaj më përshkrime elementet e vetëdijës dhe lidhjet e tyre të matën/verifikohen. Qëllimi ishte krijimi i ligjëve të përgjithëshme e jo dallimi inerindividual.


Përdorimi prej Wundt-it i një drejtimi metodologjik ishte një pikëkthesë në stabilizimn e psikolgjisë si shkencë.

Hermann Ebbinghaus (1850-1909) u lind në një familje tregtare luterane në Barmen të Gjermanisë. Në moshën 17 vjeçare hyri në Universitetin e Bonn-it për të studiuar histori dhe filozofi (1867-1870). Interesi i tij i përkiste më shumë filozofisë. I nderpreu studimet për pjesëmarrjë në luftë 1870/71, u kthye prap në Bonn ku edhe promovojë në vitin 1878. Libri i G. Th. Fechner "Elemntetet e Psikofizikës" (1860) zgjoi interesin tek Ebbinghaus për tu marrë me psikologjinë eksperimentale. Më 1885 u emërua profesor i filozofisë në Universitetin e Berlinit. Po në këtë vit ai botojë librin e tij më të rëndësishmin "Mbi Kujtesën". Disa vite më vonë, ai shkoi në Universitetin e Halle-s dhe atë të Breslaut, ku qëndroi deri sa vdiq më 1909.



Kontributet e Ebbinghaus-it në psikologji janë të shumta. Punimet e tij të famshme mbi kujtesën ("Lakorja e Kujtesës") vunë bazat e psikologjisë eksperimentale.
     


 Asimetria të bën agresiv


Njerëzi me trup asimetrik kanë tendencë më të madhe ne agresione. Këtë të pakten sjell një rezulutat i një hulumtimi amerikan.


Shkencëtarët në fillim hulumtuan supozimin e pohuar më parë, që një pamje e jashtme asimetrike ka të bëj me një defekt në sistemin nervor dhe me kontrollim të pakësuar të agresionit.


Shkencëtarët e Universitetit të Ohio-s i matën veshët, duartë, krahet dhe këmbët e 100 personave vullnetarë dhe nga kjo përcaktuan simetrinë. Me pretekstin për t'ja u matur forcën bindëse të tyre, kërkuan nga pjesëmarrësit të bëjnë dy telefonata, në të cilat ata bashkëbiseduesit e tyre duhej ti bindnin për të dhuruar t'holla për një qëllim bamirës.


Pjesëmarrësit nuk e dinin se të dy bashkëbiseduesit në anën tjetër të telefonit punëtorë të Universitetit ishin. Njëri prej tyre refuzonte lutjën e tyre në mënyrë miqësore, ndërsa i dyti reagonte ekstrem me një vrazhdësi. Agresivitetin e pjesëmarrëseve hulumtuesit e matën se sa vrullshëm ata e hudhnin receptorin mbi telefon. Studimi rezultoi që ata persona me trup asimetrik dëgjuesen shumë më shpesh e përplasnin se sa të tjerët pjesëmarrës.


Udhëheqsja e studimit Zeynep Benderlioglu e shpjegon këtë lidhje me faktin, se asimetria formohet në mitër në kushte të pafavorshme. Kjo ndikon pra jo vetëm në dukurinë e trupit, çka edhe shifet, por gjithashtu edhe në sistemin nervor. Defektet e tilla në sistemin nervor, sipas vlerësimit të shkencëtarës, influencojnë aftësitë e njerëzve për të kontrolluar agresivitetin e tyre.
     

 


 Uniformat shkollore të bëjnë të zgjuar


Uniformat shkollore siç duket bëjnë që sjellja sociale të jetë më e mirë në klasë dhe për rezultate më të mira të nxënëseve.


Këtë të paktën e ka gjetur një grup i hulumtueseve i Universitetit në Giessen (Gjermani). Në një studim eksperimental shkenctarët nën udhëheqjen e psikologut Oliver Dickhäuser pyetën 8 klasë të një shkolle fillore në Hamburg. Ata erdhen te rezultati se nxënësit në veshje uniforme u koncentroheshin më mirë në mësim dhe i trajtonin bashkënxënësit më pak në mënyre sipërfaqësore.


Gjysma e klasëve të vëzhguara (klasa e 5 deri në të tetën) vizitonin shkollën kryesore dhe atë reale në Hamburg-Sinstorf, në të cilën nxënësit bartin pulovër ngjyrë kaltër me emblemën e shkollës. Klasat tjera vizitonin një shkollë përafërsisht të njejtë, por pa rregullore për veshje. Shkencëtarët vëzhguan sidomos te klasat e larta me uniforma një dallim të qartë në sjelljën sociale nëpër klasa. Por psikologu tërheqë vëmendjen, se vetëm veshja e njëjtë nuk do i zgjedhte të gjitha problemet në klasat shkollore. Sidomos nxënësit dhe prindit duhet të jenë të bindur për konceptin e bartjës së uniformave shkollore, por është e nevojshme edhe angazhimi i mësuesve.


Ekipi i hulumtueseve nga Giessen-i poashtu gjeti, se nxënësit e uniformuar e vijojnë më mirë mësimin. Dickhäuser shpjegon se bartësit e iniformave më shumë e vlerësojnë për të kuptuar përmbajtjën e lëndës.


Dickhäuser e vlerëson në përgjithësi pozitivisht veshjën e njëjtë, dhe thotë se uniformat do t'ju kursente shumë stres psikosocial nxënëseve.
     


 
 


 Sex-Serialet si nxitës te apetitit


TV-Serialet si "Sex and the City" ("Sexi dhe New Yorku") siç duket i animojnë rininë për imitim të tyre. Ata e kanë "herën e parë seksuale" me herët sesa teenager që nuk përcjellin këto seriale.
Në këtë përfundim vijnë shkencëtarët amerikanë në një hulumtim të bërë më parë. Ata pohojnë që të rinjët, që shikojnë emisione me skena seksuale ose të paktën degjojnë veç bisedime mbi seksualitetin, kanë pastaj shumë me herët marëdhënie seksuale sesa të tjerët.

Në këtë studim shkencëtarët anketuan 1792 të rinjë në një interval prej një viti. Ata u anketuan dy herë mbi zakonet e tyre të shikimit të televizionit dhe eksperiencës së tyre seksuale. Pjesa e të rinjëve, të cilët në anketimin e parë thanë se shpesh shikojnë emisione me përmbajtje seksuale, ishte signifikant me e madhe qe pastaj një vit me vonë për herë të parë patën seks, sesa e atyre në grupin krahasues. Në anketim u pyet për 23 emisione të preferura, të cilat sipas mendimit të shkencëtarëve shpesh tregonin veprime seksuale ose te paktën tematizonin seksualitetin, ndër këto seriale ishin edhe serialet shumë të njohura si "Friends" ose "Sex and the City".
     


 
 
 Psikologji ekstreme

Psikologët kanë zbuluar se vetëm një në dhjetë njerëz ka guximin që të ndërmarrë një aktivitet me rrezik të lartë. Këta njihen si kërkuesit e sensacioneve të larta.

Janë katër karakteristikat që përcaktojnë personalitetin e tyre. Atyre u pëlqen të kërkojnë aventura, ata i pëlqejnë eksperiencat e reja, ata mërziten shpejt dhe janë të pandalueshëm.

Disa studime sugjerojnë se truri i atletëve që marrin pjesë në Sportet Ekstreme funksionon ndryshe nga truri i shumë njerëzve të tjerë, mendohet të ketë qendra kënaqësie të larta të cilat reagojnë "mirë" ndaj rrezikut.

Prof. Gunar Breivik i Universiteit Norvegjez të sporteve testoi nivelin e stresit të katër sportistëve, kaotazhistët Marian dhe David si dhe hedhësit nga lartëesitë Richard dhe Dug.
Kaotazhistët u hodhën nga një ujëvare që nuk ishte kaotuar kurrë më parë, ndërsa hedhësit nga lartësite u lëshuan nga një shkëmb 950 m i lartë.

Gunar mati rrahjet e zemreve të tyre përgjatë hedhjeve dhe u bëri nga një test psikologjik përpara aktivitetit.
Rezultatet konfirmuan se të katër sportistët ishin të profilit të kërkuesve të sensacioneve të larta.
Si ç'pritej ata kishin nivele të shqetësimit shumë më poshtë se njerëzit e zakonshëm.

 
     

 
 
 


 ç'është psikologjia?

- Drejtimi shkencor në studimin e sjelljes është një karakteristikë e rëndësishme e psikologjisë.Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit.Sjellja përgjithsisht përkufizohet si diqka që ju beni,veqenarisht nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve.Psikologët theksojnë studimin e sjelljes sepse ajo mund të vezhgohet dhe të regjistrohet.Shumë sjellje si pshë ngrënit,të biseduarit,të shkruarit,të vrapuarit ose të përleshurit janë lehtësisht të vëzhgueshme.Kognicioni përfishin proceset mendore si pshë menduarit,të ëndërruarit,kujtesën ose zgjidhjen e problemeve.Pra psikologjia është një disiplinë magjepëse që prek cdo aspkt të jetës sonë.

Qëllimet e psikologjisë?
-Synimi final i psikologëve është të kuptojnë sjelljen dhe të ndihmojnë njerëzit.Psikologjia synon te kuptojë sjelljen përmes plotësimit të katër qëllimeve bazëë përshkrimit,parashikimit,kontrollit dhe shpjegimit të sjelljes.Psh: një aktivitet social familjar është të ngrënit darkë bashkë me familjen.Ky ritual i zakonshëm ngre shumë pyetje me interes për psikologun psh:ç'farë i motivon njerzëzit për të ngrënë?,njeriu ha më shpejt kur është duke ngrënë me të tjerët apo kur ha vetëm? Si ti inkuadrojnë prindërit fëmijët që të hanë në mënyrën e duhur? A do të jenë më të sjellshëm njerëzit nëse do të kenë më tepër kohë për të ngrënë?


PSIKOANALIZA
-Një mjek i ri austriak i quajtur Sigmund Freud filloi të përdorte hipnozën si një metodë për trajtuar njerëzit me probleme emocinale.Freud zbuloi se njerëzit e hipnotizuar ishin të aftë të kujtonin ndjenjat e fshehta për njerëzit e tjerë,veqenarisht ndjenjat seksuale dhe të armiqësisë ndaj prindërve të tyre.Kjo e qoi atë në formulimin e teorisë së tij psikoanalitike,e cila përqendrohet në motivacionin e pavetëdijshëm që shprehet shpesh në ëndërra ose në ato situata kur njeriu aksidentalisht thotë diqka që s'do ta thotë.


Sistemi Nervor Qëndror
-Përfytyroni se jeni në klasë duke u përpjekur të perqafojëndroni vëmendjen në një diskutim.Ju kujtoni se sa e këndëshme ishte të shkoje dikund tjetër.Papritur kur dëgjoni emrin tuaj të përmendet në klasë,ju e largoni menjëherë vëmendjen prej këtij kujtimi! Sistemi ynë nervor është i ndarë në dy pjesë: sistemin nervor periferik,i cili i merr mesazhet nga organet e shqisave dhe i përcjell ato te muskujt dhe gjëndrat,si dhe sistemin nervor qëndëror,i cili interpreton dhe ruan mesazhet që vijn prej organeve dhe shqisave,vendos se cfar sjelljesh të frenojë dhe dërgon mesazhet e duhura për të reaguar te muskujt dhe gjëndrat.Ju jeni në gjendje të rrini ulur në klasë në sajë të asaj pjese të trurit të quajtur truri i vogel.Ju kujtoni një ndodhi të këndëshme nga e kaluara sepse ai kujtim është ruajtur në korteksin cerebral të trurit tuaj.Ju jeni në gjendje të mendoni për ndodhit e së ardhme po në sajë te korteksit.Ju jeni në gjendje të kuptoni atë që shkruan diku,sepse lobi oksipital (prapa koke) i trurit tuaj analizon informacionin pamor.Ju mund ti kërkonit dikujt që të shoqërohej me ju në sajë të një pjese të trurit tuaj të quajtur hipotalamus,i cili kontrollon motivacionin.....



Trashigimia dhe gjenetika e sjelljes
-Trashigimia është kapaciteti natyror i individëve për të zhvilluar karakteristikat e paraardhësve të tyre.Studimi i trashigimisë quhet gjenetikë.
Gjeni është njësia bazë e trashigimisë.Genet janë të vendosura gjatë kromosomeve,të cilat janë trupa të hollë që ndodhen në bërthamën e qelizës.Qelizat njerëzore kanë 46 kromosome,22 cifte autosomesh dhe një cift te kromosomeve te seksit.Numri i plotë i geneve të një individi quhet genotip.Ai bashkëvepron me mjedisin për të formuar fenotipin,karakteristikat e vëzhgueshme të një individi.
-Gjenetika e sjelljes studion se si trashigimia ndikon mbi sjelljen në mënyrë indirekte,përmes reaksioneve biokimike që shpien në funksionimin e muskujve,gjëndrave endokrine,nervave dhe organeve të shqisave.Sjellja është rezulltat i bashkëveprimit të trashigimisë dhe mjedisit.


ZHVILLIMI
-Zhvillimi përfshin ndryshimet në karakteristikat fizike,kognitive,sociale dhe të personalitetit të një individi që ndoshin gjatë kohës.Zhvillimi fizik përfshin ndryshimet në tiparet trupore dhe proceset fiziologjike.Zhvill imi social dhe i personalitetit përfshin ndryshimet që ndodhin tek personaliteti,funksionimi social dhe emocionet.
-Foshnjëria përfshin 2 vitet e para te jetës.Shqisat e fëmijeve janë shumë të zhvilluara.Brenda pak ditësh,pas lindjes fëmija dëgjon normalisht.Foshnjat mund të dallojnë shije dhe aroma të ndryshme.
-Temperamentet,ose mënyrat e reagimit ndaj mjedisit për rreth mund të fillojnë të shfaqen në ditët e para të jetës dhe ndikojnë në sjelljen e mëvonshme.Diferencat e roleve gjinore (të qenurit mashkull dhe femër) shfaqen gjithashtu herët në jetë.Identiteti gjinor zhvillohet nën ndikimin e eksperiencave të hershme me prindët.Zakonishtë ne moshën 18 muaj,foshnja ndeshet me kërkesat sociale që bëhen nga njerëzit e tjerë.
-Fëmijeria është periudha që përfshin moshën mes 2 dhe 11 vjeq.Rreth moshës 4 vjeq femijët fillojnë të influencohen nga moshatarët e tyre,shkolla dhe mas media.Shoqëria fillon të formohet kur fëmijët janë rreth 3-4 vjeq.
-Adoleshenca është periudha e zhvillimit mes fillimit të pubertetit,rreth moshës 18 gjer 21 vjeq.Si djemtë ashtu edhe vajzat përjetojnë një rritje të vrullshme gjatë kësaj periudhe.Një synim themelor në moshën e adoleshencës është zhvillimi i identitetit personal.Prindërit dhe adoleshentët duhet të mësojnë që të përballojnë probleme që lidhen me komunikimin,autonominë dhe autoritetit.Trupi i njeriut është në kulmin e tij fizik gjatë moshës së rritur të hershme.
-Plakja fizike bëhet e dukshme gjatë moshës së rritur të mesme.Më në fund,stadi i fundit i jetës është procesi i të vdekurit.

Stadet e të qenurit prind
-Burri dhe gruaja bëhen baba dhe nënë në kohën e lindjes së fëmijës së tyre të parë.Ky është edhe fillimi i stadit të parë stadi i imazhit prindëror,gjatë të cilit babai dhe nëna formojnë imazhet për vetën e tyre si prind.Ata kanë një dëshirë që të jenë të përkryer,por shpesh përjetojnë kërkesa të forta të cilat nuk i kanë pritur.
Stadi i të ushqyerit-përfshijnë foshnjërinë dhe përcaktohet mardhëniet midis bashkëshortëve,foshnjës dhe njerëzve të tjerë.
Stadi i autoritetit-mes moshës 2 dhe 4 vjec,të rriturit ndeshen me probleme që kanë të bëjnë me eikasitetine tyre si prind.Fëmija i vogël është duke filluar të fitojë pavarësi dhe prindi duhet që të angazhohet më shumë.Shpesh lind një fëmijë i dytë dhe kjo gjë e shton stresin e familjes.
Stadi integrativ-shtrihet prej moshës parashkollore deri në moshën e mesme.Këtu fëmijët bëhen më të pavarur dhe fitojnë shprehi sociale,prindërve u kërkohet që të vendosin autoritetin e tyre mbi ta.
Stadi i adoleshencës së pavarur-është koha kur adoleshentët përpiqen fortë për të arritur identitetin,përgjegjësinë dhe pjekurin e tyre.Prindërit duhet që ti mbështesin adoleshentët duke ruajtur ndërkohë autoritetin dhe përgjegjësinë e tyre.
Stadi i largimit-përfshinë kohën kur adoleshentët largohet nga shtëpia.Në këtë kohë prindërit vlersojnë sjelljen e tyre të shkuar dhe përgaditen për mardhëniet me pasardhësit e tyre.
Kur prindërit janë të qartë për qëllimet dhe mund ti realizojnë ato,do të jenë të lumtur dhe të knaqur.Në qoftë se jo,ata do të jenë të frustuar,të stresuar dhe të depresuar.


Ritmet biologjike
-Njerëzit funksionojnë sipas një shumëllojshmërie ciklesh kohore.Kemi stinë të vitit,ditë të javës ose orë te ditës,të cilat ndikojnë ndieshëm në mjedisin tonë të jashtëm.Një ritëm interesant biologjikë është cikli ditor.Trupi ynë duket se është i programuar gjenetikisht për të funksionuar në një cikël afërsisht 24 orësh.Shumica e njerëzve kanë një formë kulmore në një kohë të caktuar të ditës.Disa njerëz funksionojnë më mirë në mëngjes,ndërsa të tjerët e kanë kulmin në mesditë apo në mbrëmje.Ndërkohë që ka ndryshime të mëdha nga njeri individ te tjetri.Në rast se ritmi ynë normal c'rregullohet,jemi të prirur që të shqetësohemi.....psh: shumë njerëz e kanë të vështirë që të përshtaten në oraret e punës në ndërrimin e dytë.Edhe cikle të tjera ndikojnë në sjelljen tonë.Ciklet menstruale të grave mund të ndikojnë te humori i tyre.Dhe ndoshta të gjithë ne kemi cikle të tjera që nuk kuptohen plotësisht.Të kuptuarit e ritmeve biologjike të një individi mund të ndihmojnë psikologët që të kuptojnë në mënyrë më të plotë sjelljen njerëzore

Gjumi dhe ndërgjegja
-Ndërgjegja është përpunimi i ndijimeve,mendimeve dhe ndjenjave tona në nivele të ndryshme të vetëdijes.Teoritë e hershme për ëndërrimet sugjeronin se ëndërrat janë vendi ku banojnë konfliktet tona të pandërgjegjshme.Teori të sotme sugjerojnë se ëndërrat janë shtrirje të përjetimeve tona të përditshme,insomnia-është paaftësia për të fjetur.

Drogat psikoaktive
-Shkaktojnë ndryshime të sjelljes dhe të njohjes ndërmjet ndryshimit të vetëdijes së ndërgjegjëshme.Varësia psikologjike ndodh kur një person e dëshiron fort drogën.Në varësin fizike,trupi i përdoruesit të rregullt bëhet i varur biokimikisht ndaj drogës.Drogat psikoakive përmbledhin:
depresantët-janë droga që kanë një efekt qetësues
opiatet-janë droga,efekti i të cilave në organizëm është i ngjashëm me atë të morfinës
stimuluesit-janë droga që shtojnë veprimtarinë e sistemit nervor qëndror dhe prodhojnë syhapsi dhe eufori
drogat psikodelikate-e nxisin sistemin nervor,duke prodhuar jo vetë një ndryshim në ndjenjat emocionale,por edhe në përceptimet e botës së jashtme nga përdoruesi


Kujtesa dhe harresa njerëzore
-Kujtesa ka të bëjë me kodimin dhe depozitimin e informacionit të mësuar në mënyrë që ai të riprodhohet dhe përdoret më vonë.Kodimi është procesi i vendosjes së informacionit në sistemin e kujtesës,ndërsa depozitimi është procesi që e ruan informacionin në sistemin e kujtesës me kalimin e kohës.Riprodhimi është procesi i nxerrjes së informacionit nga sistemi i kujtesës.
-Harresa ështe humbja e dukshme e kujtesës.Ka shumë teknika që mund të përdoren për të përmisuar kujtesën,duke përfshirë këtu aktivitetin paraprak të shpërndarë,tejmësimin,përsëritjen etj.Nga ana anatomo-fiziologjike kujtesa e ka bazën në disa zona të trurit,duke përfshirë dhe HIPOKAMPUSIN dhe TALAMUSIN.


INTELIGJENCA
-Inteligjenca mund të përkufizohet si aftësi për të mësuar dhe për tu sjellë në menyrë adaptive.Inteligjen ca kushtëzohet pjesërisht nga faktorët gjenetikë.Në përgjithësi,sa më e afërt të jetë lidhja gjenetike midis dy individëve,aq më i lartë është koeficienti i korrelacionit të tyre intelektual.Kështu binjakët identikë kanë korrelacion më të lartë.Inteligjenca kushtëzohet gjithashtu rëndshëm edhe nga faktorët mjedisorë.Shkaqet mjedisore të vonesës mendore kanë të bejnë me dietën e gruas shtatzënë,perdorimin e duhanit,sëmundjet infektive gjatë barrës,helmimi i fëmijës etj.Studimet pohojnë se individët e talentuar janë tipikisht më të shëndetshëm,më të lumtur,më të pasur dhe të përshtatur më mirë se individët mesatarë.


TESTET E INTELIGJENCES
--Eshtë fjala për të matur inteligjencen tënde dhe shkathtesinë e trurit tënd.Mos u përgjigj shpejt,sepse përgjigja që të duket më e "shpejtë",më e lehta do të jetë padyshim më e pasakta.Arsyeto pak.Mos nxito shpejt për të parë përgjigjen,por lexoj dy-tri herë para se ta vendosësh për të dhënë përgjigjen.Kjo gjimnastike do të jetë shumë e dobishme për të stervirtu kujtesen tënde.

Test nr.1
-Katër njerëz mund të ndërtojnë katër barka në katër ditë.Sa kohë do të përdor një njeri për të ndërtuar një bark?

Test nr.2
-Tre burra,gratë e tyre dhe një e ve (vejushkë),u nisen një ditë në oren 12,për një shëtitje me automobil.Pasi kishin përshkruar 5 kilometra,dalluan dy burra e një fëmij me një automobil të prishur.."Nuk janë me fat"-tha njëra nga pasagjeret e makines se parë. Në orën 13 arritën në një hotel,ku ishin pritur nga hotelxhiu i vjetër me nje këmbe të vetme e nga djali i tij.Menjëher u ulen ne tavolinë.
-Sa persona kemi përmendur ?

Test nr.3
--Një njeri fillon te eci.Cdo herë që bën dy hapa përpara zbrapset një hap.Sa hapa duhet të bëj për tu gjendur pesë hapa larg nga pozita e tij e nisjes ?

Test nr.4
--Në qoftë se dita e njëmbëdhjetë e një muaji bie te martën,cila ditë e javës do të jetë e tridhjeta e të njejtit muaj ?

Test nr.5
--Cili është numri me i lartë (madh) që mund të formohet duke i vendosur se bashku këta numra 38017 ?

Test nr.6
--Sa numra të plotë me tre njësi mund të formohen me 1,2 e 3 ?

Test nr.7
--Në vitin 1988,një shkurti ra e hënë.Në cilën ditë të javës do të bjerë e fundit e të njejtit muaj ?

Test nr.8
--Vrasësi i Blerimit u hapi shume telashe policisë (SH.P.K-së).Në orën 2 e 10 minuta të mëngjezit,kamarieri i Blerimit,Agimi i telefonoi policisë duke thënë se do të kishte mund ti tregoj vrasësit e shefit të tij (pra Blerimit). Inspektorët ishin dërguar në shtëpinë e Blerimit,aty arriten në ora tre të mëngjesit.Në tre e pesë minuta inspektorët i telefonuan policisë duke lajmëruar se edhe Agimi ishte vrarë.E kishin gjetur me një plumb në kokë.Blerimi kishte pasur kafken të thyer nga një objekt i rënd.Nuk kishte asnjë gjurmë mbasi vrasësi kishte ditur ti zhdukte te gjitha.
-Në ç'ore kishte qenë vrarë Agimi?`

Test nr.9
-- Në qoftë se një orë mbetet nga një minutë në cdo dhjetë minuta lëvizje,sa do të na duhen që shigjeta e orës të bëj një xhiro në të gjithë kuadrtantin (rrethin) ?

Test nr.10
--Një baba ka tre herë moshën e djalit te tij.Për dhjetë vjet do të ketë dyfishin e moshës së djalit të tij.
-Sa vjec është babai ?

Test nr.11
--Agroni takoi një ditë gjat shetitjes së tij të zakonshme,një person që e njihte që në fëmijërin e tij,por që nuk e kishte parë më shumë se sa dhjetë vite.Ky person përshëndeti Agronin,e pastaj i tha--Nuk e dini,besoj që pasi që nuk jemi parë më,jam martuar.Ja vajza ime.
-Mirëdita--i tha Agroni vajzës se vogël--Si quhesh ?
-Kam të njejtin emër me mamanë time.
-Ah! edhe ju Blerta ?--tha Agroni
-Po -u përgjegjë vajza -si e dini?
-Në fakt si arriti Agroni të dinte se vajza quhej Blerta?

Test nr.12
--Një zoteri ështe martuar me nje vejush që kishte disa fëmijë me burrin e parë,por edhe ai (pra burri) kishte fëmijët e tij nga martesa e parë).
--Dhjetë vite me vonë,ndodhi një përleshje në familje e numri i përgjitheshem i fëmijeve atëher ishte 12.Gruaja vrapoi tek i shoqi duke bërtitur:
-Nxito shpejt! Fëmijet tu dhe femijet e mi po zihen (përlahen) më fëmijet tanë.
-Duke pasur secili nga bashkëshortet nëntë fëmijë,sa fëmijë linden gjatë këtyre dhjetë vjetëve ?

Test nr.13
--Nëse një pulë e gjysëm bën një vezë e gjysëm,në nje ditë e gjysëm....sa vezë do të bëjnë shtatë pula në gjashtë ditë ?

Test nr.14
--Një burrë dhe gruaja e tij kanë katër vajza të martuara e secila prej tyre kanë nga katër fëmijë.Sa anëtar ka familja ?

Test nr.15
-- Kërkoni nese ky lajme nuk permban gabime:
""""Gjatë qëndrimit tim në Ballkan,interesohesha veqënarisht për popujt dhe kulturën e Kosoves,Shqipëris,Maqedonis,Sllovenis.
Provoja një kënaqësi të madhe kur dëgjoja bisedat mbi trimat si Skenderbeu,pasaj Ismail Qemaili,e shume gjëra të interesanta.Të gjitha më pëlqenin por më së shumti pesë vendet që kam përmendur""""

Test nr.16
--Në një lagje,punonte prej shumë kohësh një berber shumë i njohur dhe shumë besnik.Një ditë prej ditëve të tij të zakonshme tek ai shkon për tu rruar në mëngjes një njeri.Berberi kryen punen e tij,Më në fund ky njeriu qohet dhe e pyet berberin se sa duhet që të paguaj......Ai përgjigjet--hape arkën (aty ku i mbante parat) shiqoji se sa para janë,njehi se sa janë,leji edhe aq sa janë dhe merri 2 euro kusur.
Pak më vonë vjen edhe një njeri tjetër,edhe ky për të rregulluar mjekrrën e tij.Pasi ta kryen punën berberi,njeriu qohet dhe don të paguaj---berbri edhe këtij ja beson arkën dhe i thotë ---shiqoji se sa para janë aty,njehi,leji edhe aq sa jane dhe merri 2 euro kusur.
Një orë më vonë vjen edhe një djalosh për ti rregulluar flokët,edhe me këtë berberi vepron njësoj pra pasi që ja rregullon i thotë hape arkën,njehi sa para janë,leji edhe aq dhe merri 2 euro kusur.
Gjatë tërë asaj dite berberi kishte pasur vetëm keta tre persona myshteri.
Dhe pak para se sa të mbyll shitoren,berberi shkon te arka e tij për të marr parat që i kishte fituar gjat kësaj dite..Ku për qudi aty nuk kishte asnjë para......Në fillim aty berberi kishte lënë disa para,,pra në mëngjes kur e hapi shitoren.
Pyetja është kjo-----SA PARA ISHIN NE ARKEN E BERBERIT NE FILLIM ?

ZGJEDHJA E TESTIT
TEST nr.1======= kater dite.
TEST nr.2========== 12
TEST nr.3========== 10
TEST nr.4========== e diela
TEST nr.5========== 87310
TEST nr.6========== gjashte numra:123,213,312,132,231.321
TEST nr.7========== e diela
TEST nr.8========== ndermjet 2 e 10 minuta e 3
TEST nr.9========== 65
TEST nr.10========= Babai eshte 30 vjeq
TEST nr.11========= personi qe ka takuar nuk ishte nje mik,por nje mike e femijerise se tij
TEST nr.12=========secili kishte nga tre femij para kesaj martese,e gjashte linden nga bashkimi i tyre
TEST nr.13========= 28 veze
TEST nr.14========= 26
TEST nr.15========= ketu ka vetem nje gabim.Jane permendur kater e ne fund flitet per pese vende.
TEST nr.16========= 1.75 cent.

T E L E P AT I A
Telepatia ose biokomunikimi eshte njeri nga fenomenet me te njohura te psikotronikes.Fjala "telepati" rrjedh nga gjuha e vjeter greke dhe do te thote."tele"-largesi dhe "pathe"-ndjeshmeri.Telepatia eshte manifestim psikotronik,gjate te cilit vrojtohen mendimet,nga ana e nje personi tjeter,qe ne kete rast eshte pranues.Pra,telepatia eshte komunikim i dy qenieve pa kontakte fizike,pa fjale,por vetem me ane te mendimit,pavaresishte nga largesia e tyre.Aftesi te komunikimit kane te gjitha qeniet e gjalla,por ato qe e kane me te zhvilluar aftesine e emitimit te neuro-rrezeve,e kane me te theksuar kete dukuri.Vete jeta eshte e mbushur plote me raste telepatike,te cilat paraqiten ne menyre spontane,midis personave qe jane te lidhur ngushte emocionalisht dhe shpirterisht,siq jane binjaket,nena dhe femijet,motra e vellai,burri dhe gruaja etj.Komunikimi telepatik,emetimi dhe pranimi i rrezeve,paraqet fundamentin ne formimin e marrdhenieve midis prindit dhe femijes.Dashuria ne mes! te nenes dhe femijes eshte e formuar kryesishte ne parimet telepatike.Kominiki met telepatike ekzistojne me se shpeshti ne vitin e pare te jetes,kur femija nuk mund te flase e dashuria ne mes te nenes dhe femijes nuk eshte e "vetedijshme" ose funksionon i deshiruar.Esenca e telepatise eshte ne bartjen e energjise nga njeri sistem nervor ne tjetrin,siq behet bartja ne mes dy radiostacioneve.

HIPNOZA
Hipnoza i eshte njohur njerezimit qe ne kohet me te lashta dhe eshte shfrytezuar zakonisht per qellime fetare e mjekesore.
ç'eshte Hipnoza ?--eshte veshtire te jepen definicone te sakta per hipnozen.Fjala hipnoz rrjedh nga greqishtja qe don te thot "gjume".Hipnoza eshte gjendje kaluese e kujdesit te zvogeluar te pacientit,gjendje ne te cilen mund te shfaqen paraqitje te ndryshme nga vetja ose te provokuara nga rrethi i jashtem. Ne gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk humb kontakte me boten e jashtme, gje qe ndodh gjat gjumit normal.Hipnoza ndikon them ne gjithe organizmin.Ne gjendje hipnotike mund te shpejtohet apo te ngadalsohet pulsi ,frymemarrja,gjithashtu mund te ndikoj ne ndryshimin e materies : djersitja,urimim,kollitje,vjedhje.etj.

HIPNOZA NE MJEKESI
Perdorimi i hipnozes ne mjekesi daton qe nga kohet e lashta.Kete e verteton edhe Hipokrati :"Semundja,nga e cila vuan trupi,shpirti e sheh shume mire me sy te mbyllur".
Perdorimi i hipnozes ne mjekesi eshte me i perhapur ne Stomatologji.Gjthas htu me hipnoz behen lindjet pa dhimbje.Hipnoza gjithashtu mund te sherbej edhe si metode per sherimin e shume semundjeve psikike dhe neurotike dhe ate ne menyra te ndryshme.Alkoolizmi,narkomania si dhe pirja e duhanit jane gjthnje ne rritje e siper.Hipnoza eshte mjeti me efikas per sherimin e ketye semundjeve,por duehet vetem vullneti dhe deshira e njeriut per sherim.
     



 

 B I O E N E R GJ I A

-Sikurse te gjitha aparetet teknike qe funksionojne duke u furnizuar me ane te energjise,me te cilen jane te lidhura,po ashtu edhe njeriu ekziston duke e sherbyer me energji universi.Ne psikologji me enrgji do te thote force,gjalleri e aktivitetit psikik.Njeriu nuk eshte i kufizuar vetem ne lekuren e vet,por me potencialin e pakufishem te rrezeve ne hapsire dhe kohe.Fjala bioenergji rrjedh nga fjalet greke -bios-jete dhe energji -pune ,veprim.Bioenergjia perdoret per sherimin e semundjeve ose lehtesimin e dhembjeve tek te semurit,me ane te furnizimit natyror me energji,pa ndihmen e medikamenteve dhe aparateve,por duke transferuar enrgjine tone personale,me ane te duarve,mbi trupin e pacientit te semure,pa e prekur ate.Aura (bioenergjia),fusha energjetike e njeriut,eshte manifestim i energjise dhe eshte i lidhur ngushte me jeten e njeriut.Pershkruhet si mjegull,qe rrethon dhe e pershkon trupin fizik dhe emiton rreze karakteristike.Gjit hashtu,ekzistojne lokacione specifike ne sistemin tone energjetik per emocionet,mendimet,kujtimet dhe perjetimet tjera fizike.Pasi qe simptomet fizike jane te lidhura me ato lokacione,do te thote mund ta kuptojme natyren e semundjes.Per kete edhe studimi i aures mund te jete ure ne mes te mjeksise tradicionale dhe shkences sone psikologjike.

MOTIVACIONI
-Ajo pjesë e psikologjisë që përpiqet të shpjegojë se pse bejmë ato gjëra që bëjmë quhet motivacion.Motivet e nxisin dhe e drejtojnë sjelljen e individit drejt nje qëllimi të caktuar.Impulset janë forca të brendshme që na shtyjnë drejt kryerjes së diqkaje.Motivet stimuluese bëjnë që individi të krijojë stimulimin ndijorë përmes bashkëveprimit me mjedisin.Nevoja për të ecur përpara e për sukses është një dëshirë për të kryer diqka në një nivel të lartë cilësor.Njerëzit që e kanë të ulët nevojën për sukses janë të motivuar të shmangin dështimin.Njerëzit që e kanë të lartë motivin e suksesit priren të zgjedhin qëllime ambicioze.Nevoja për pushtet përfshin dëshirën për të kontrolluar dhe për të ushtruar ndikim.Motivi i pushtetit mundësohet që herët në jetë dhe shprehet në lloj-lloj situatash.Nevoja për atashim është dëshira për të kërkuar dhe formuar lidhje me njerëz të tjerë.Si motiv nevoja për atashim rritet gjatë periudhave të ankthit.

EMOCIONI
-Eshtë shumë i rëndësishëm në jetën në jetën tonë,megjithëse nuk kuptohet lehtë.Emocioni është reagim ndaj një ngacmuesi që shkakton eksitim fiziologjik,ndjenjë subjektive,interpretim kognitiv dhe sjellje të vëzhgueshme.Kur jemi të emocionuar bebëzat e syve na zamdhohen,ndërpritet tretja,shpeshtohet frymëmarrja dhe shtohen rrahje e zemrës,fillon djersitja dhe sekretohen hormonet.Kur lind i porsalinduri reagon vetëm në përgjithsi,ndërsa emocionet specifike zhvillohen me shpejtësi.Shumica e emocioneve shfaqen kur fëmija është rreth dy vjeq.Ne mesojmë shumë gjëra për njerëzit e tjerë përmes komunikimit joverbal.Fytyra mund të shpreh shumë emocione si lumturi,trishtim,habi,frikë,zemërim edhe neveri.Njerëzit transmetojnë informacion përmes gjuhës së trupit,pozicionet dhe lëvizjeve të tij.Seksualiteti mjekësor është pjesë e personalitetit tonë,e sjelljes sonë,e emocioneve dhe e qëndrimeve tona.

PERSONALITETI
-Vlerësimi i personalitetit është me rëndësi të madhe në shumë fusha të psikologjisë.Personaliteti përkufizohet si modelet e dallueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes që karakterizojnë përshtatjen në jetë.çdo matje e personalitetit duhet të jetë e vlefshme,e besueshme,e standardizuar dhe praktike.Vëzhgimi i sjelljes së një personi në situata të përditshme për një periudhë kohe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e personalitetit


STRESI
-Stresi është gjdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave ne duhet të përshtatemi.Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikologjike.Presio ni ndodh kur përpiqemi shumë për të plotësuar kërkesat që ushtrohen mbi ne nga të tjerët dhe nga vetvetja.Ankthi është një ndjenjë e paqartë frike dhe shqetësimi për të ardhmen dhe shpesh është një reagim emocional ndaj stresit.Fakti se sa stres përjetojmë varet nga stresorët në jetën tonë,nga karakteristikat e personalitetit dhe nga aftësitë perballuese.Njerëzit që mësojnë se sjellja e tyre është jo efektive në arritjen e qëllimeve dorëzohen dhe përjetojnë paaftësinë e fituar për të ndihmuar veten.
psikologjia e shëndetit---synon të kuptojë ndikimet psikologjike në gjendjen shëndetësore të njerëzve.Përballimi i stresit i orientuar në zgjedhjen e detyrës përfshin zgjidhjen realiste realiste të problemit që shpie te stresi.

SJELLJA ANORMALE
-Kur një individ nuk është në gjëndje t'i përshtatet si duhet jetës së përditëshme,ai vuan nga ndonjë qrregullim.Format më të lehta të sjelljes anormale quhet qrregullime të ankthit.Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë.Një person mund të quhet anormal në qoftë se ai ose ajo sillet në mënyrë të quditshme në një formë që devijon në mënyrë të ndieshme nga norma.Një sjellje e tillë mund të shfaqet nëpërmjet iluzioneve (të besuarit në gjëra të paqena),halucinacioneve (ndjesi shqisore që nuk kanë lidhje me mjedisin e vërtet përreth),dhe frikës ose riteve të pazakonta që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të dukshëm.


ANKTHI
-Zakonisht përkufizohet si një ndjenjë jo e theksuar frike dhe pasigurie.Ankthi mund të quhet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi kur ai nuk e di me saktësi c'janë këto kërkesa.Personi vetë,në përgjithësi,nuk ka një ide të qartë për arsyen e vërtet të ankthit.Në fakt prirja është për ta shmangur të menduarit për frikën,sepse një gjë e tillë veqse e shton atë.Te personi me gjendje ankthi shpesh zhvillohen sjellje të caktuara ritualistike,që e ndihmojnë për të ulur ankthin përkohësisht,por që në fakt i shtojnë problemet,sepse nuk i zhgjidhin ato.


çREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE
-Kur një person provon një prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëher mund të themi se ai person ka qrregullime të gjendjes shpirtërore.Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni. -Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe te qenit i pavlefshëm.Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes.Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë,kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt.Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diqka që duan të bëjnë.Simptomë tjetër mund të përfshijnërishjen e gjumit,rënien në pëshë,këputjen,ndjenjen e fajit të kotë ose atë të qenit i pavlefshëm dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes.Këto simptome shfaqen në një periudhë të paktën dy javore.Personat të cilët janë në depresion të thellë e përshkojnë veten e tyre,si të trishtuar dhe të pashpresë.Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetëvrasje.


Vetëvrasja
-Eshtë një mundësi reale në rastet e depresionit.Afërsisht një në cdo dhjetë mijë amerikanë kryen vetëvrasje cdo vit.Ndërkohë që më shumë gra tentojnë të bëjn vetëvrasje sesa burrat,janë burrat ata që vdesin prej vetëvrasjeve tre herë më shumë se gratë.
përse njerëzit kryejnë vetëvrasje?---ndonëse ka arsye të ndryshme dhe të vecanta,shumica e tyre kanë të bëjnë me faktin se ata që përpiqen të kryejnë vetëvrasje kanë një ndjenjë se jeta nuk ja vlen të jetohet,ndjenja e të qenit pa shpresë dhe e fajit janë zotëruese të depresionit.Në qoftë se gjendja duhket e pashpresë kjo mund ta shtyejë personin depresiv të bejë vetëvrasje.Disa njerëz besojnë që akti i vetëvrasjes është një kërkesë e dëshpëruar për ndihmë.Me sa duket,personat që bëjnë vetëvrasje janë individ që nuk janë të zotë të merren siq duhet me stresin e tyre dhe nuk gjejnë rrugëdalje tjetër.Disa gjëra mund të bëhen pë të ndihmuar në ndalimin e vetëvrasjes.Rastet kur viktimës së mundshme për vetëvrasje i kërkohet që të mos e kryej vetëvrasjen pa takuar më parë një këshilltar duket se janë të sukseshme.Duke biseduar me ta se si ndihen,ai mund të krijojë tek ata një ndjenjë besimi deri sa tu jepet ndihma e vërtet profesionale.Po të jeni me një viktimë potenciale për vetëvrasje,shoqëroheni atë për të marrë ndihmë.Një qendër këshillemore,një ergjencë spitali,madje edhe një stacion policie janë vende ku profesionistët do të dijnë se si ta përballojnë situatën.Nëse me të vërtet personi e ndjen se nuk ka arsye për të jetuar,atëher trajtimi më i mirë do të ishte që atij ti jepet shpresë................


Komunikimi--aftësia dhe vetbesimi
-Aftësia që të shprehni mendimin tuaj mund të ju shpie shumë shumë larg.Në cdo gjë në jetë për suksesin,vendimtare është pasioni ndaj tij.Nëse dëshironi të jeni të mirë,do të jeni të mirë.Nëse dëshironi të jeni të pasur,do të jeni të pasur.Nëse dëshironi të jeni të arsimuar,do të jeni të arsimuar.Por duhet të jeni të sigurt në atë cka dëshironi,dhe ta dëshironi kryesishtë atë,e jo të dëshironi me po aq pasion qindra gjëra të tjera që janë të pangjitshme me të.Mësoni që mendimet dhe idetë tuaja,qartë të ja paraqitni të tjerëve,individualisht,në pjesmarrje publike etj.Sa më shumë që të përparoni në këtë aq më tepër do të zbuloni se shkathtësia e juaj-vepron te njerëzit në atë mënyrë dhe lenë mbresa si kurrë më parë.Me përvetësimin e shkathtësisë së komunikimit me rrethin fitoni vetbesim,ndërsa personaliteti i juaj i gjithëmbarshëm bëhet më i mirë dhe më i ngrohtë.Flitni,kurdo që mundeni,disave apo shumicës,do të flitni gjithnjë më mirë dhe më mirë,do të ndjeni kthjelltësin e shpirtit,do të ndjeni se jeni personalitet i plotë dhe i rrumbullaksuar.
"nëse aq shumë e dëshironi suksesin,me siguri dhe da ta arrini"
-Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit mund që ta ndryshoni edhe jetën tuaj.Frika mposht shumë njerëz më shumë se gjdo gjë tjetër në botë,por është edhe e dobishme që njeriu të ketë pak frikë,por vetbesimi dhe dashuria e përsosur e përzë frikën.Nëse idetë i kemi të qarta,fjalët vijnë vetvetiu dhe në mënyrë të pavetëdishme,sikurse frymëmarrja.
***shikoni dëgjuesit mu në sy dhe filloni të flitni me aq vetbesim,sikurse secili nga të pranishmit të ju ketë borgj një shumë parash
***rrëfejuni të tjerëve për atë cka ju ka mësuar jeta
***gjithnjë përpiquni të mblidhni dhjetë herë më shumë fakte se që do ti përdorni,e ndonjëherë edhe qindra herë më shumë
***frika e bindjes së sinqert është infektuese
***mësoni sa më shumë që mundeni mbi atë që ju duket si temë intresante
***sa më shumë që arrini ta përjetoni ngjarjen dhe ndjenjat mbi të cilat flitni,aq më gjallërishëm do të shpreheni
***të sotmen gjithnjë është më mirë ta shohim në krahasim me vështirësitë e së kaluarës
***bëhuni plotësishtë të sinqert
***ndjenjat janë më të fuqishme se sa idetë e ftohta,kur ato zgjohen me sinqeritet

-Secil njeri kërkon dashuri,por kërkon edhe respekt.Secia qenie njerëzore ka ndjenjën për vlefshmërinë personale,rëndësinë dhe dinjitetin.Po ta lëndoni aty,përgjithmonë e keni humbur.Nese dikë e doni dhe e respektoni,i ndihmoni të zhvillohet,atëherë edhe ai ju do të ju respekton.
"gjithcka varet nga mënyra se si flet dikush,dhe jo se cka flet ai"

dhe

"vendosmëria që të arrini sukses është me e rëndësishme se cdo gjë"


Sjellja me njerëzit-fshehtësia
-Ekziston një mënyrë që ti bejmë për vet te tjerët,për atë që dëshirojmë.A keni menduar ndonjëher për ketë? PO,ekziston vetëm një mënyrë;ta zgjojmë tek ata dëshirën për atë që edhe ne anojmë.Mënyrë tjetër,mbani mend ---thjeshtë nuk ka.E vetmja mënyrë që njeriut të ja mbushni mendjen për aksion është ti jepni atë qa137 ai kerkon.
cka në të vërtet njeriu kërkon?
mbani mend ketë theksim se impuls shtysë i njeriut është "dëshira që të behemi të rëndësishme"

cka dëshiron njeriu?
Jo shumë por atë të paktën për vërtet ka dëshir të zjarrtë,përpiqet që me forcë ta fitojë,duke mos pranuar të hjekë dorë.Gati secili njeri i rritur dhe i shëndoshë dëshiron"

===shëndet dhe jetë të gjatë
===mjaft ushqim
===mjaft gjumë
===parat dhe gjithcka që mund të blihet me paratë
===jetë të lumtur seksuale
===mirëqenien për fëmijët e vet
===ndjenjën se dicka po bën

-Gati të gjitha dëshirat e përmendura plotësohen,të gjitha pervec njerës,e cila është po aq e thellë si dëshira për ëndërr dhe ngjashëm pra " deshira për madhështi personale apo dëshira që të jemi të rëndësishem


Vetëdija dhe ndërdija
-Secili prej nesh posedon një mendje,një shpirt e i cili,ndërkaq,posedon dy veti të ndryshme.Kufiri që i ndan ato,të gjitha qenieve njerëzore u është mirë e njohur.Dy funksione të mendjes njerëzore,në të shumtën e rasteve,i shënojmë si menjde objektive dhe subjektive,si vetëdije dhe ndërdije,si mendje e zgjuar dhe e fjetur,si mendje me dëshirë dhe e detyruar etj.Me qëllim të të kuptuarit të funksioneve të mendjes suaj,paramendojeni atë si një kopsht! Ju jeni kopshtari që tërë ditën diqka mendon,mbjell.Atë që keni mbjell në ndërdije,do ta korrni në trupin tuaj në marrdhënie me botën e jashtme.Eshtë koha të filloni mbjelljen e mendimeve për paqë,për fat,për mirësi dhe për përparim.Po qe se keni mendime të shëndosha,po qe se e kuptoni të vërtetën,po qe se mendimet tuaja në ndërdije janë konstruktive,të harmonishme dhe të drejtuara kah paqja,fuqia qudibërëse e ndërdijes do të ju përgjigjet dhe do të ju siguroj jetë të këndshme dhe të harmonishme.Njohja e procesit të depërtimit të vetëdijes dhe të ndërdijes do të ju bëjë te mundur ta ndryshoni jetën tuaj.Për ti ndryshuar pasojat,është e nevojshme të ndyshohen shkaqet.Shumica përpiqen të ndryshojnë pasojat,duke u marrë veqenarisht me to.Vetëm me largimin e shkakut është e mundur që të tejkalohet mospajtimi,mjerimi,të kufizuarit e cfardo lloji.Vetëdija juaj është kapiten është kapiten dhe i zoti i punëve që kryeni.Ndërdija i pranon urdhrat që ja jepni në bazë të asaj në cka besoni dhe cka pranon si të vërtet vetëdija juaj.Po qe se vazhdimisht para njerëzve përsëritni: "kjo është shumë shtrejtë për mua",ndërdija do të ju kuptojë me seriozitet,do të ju marrë fjalën dhe do të kujdeset që vërtet të mos jeni në gjendje për ta blerë sendin e dëshiruar.
-Ndërdija është selia e të gjitha ndjenjave,por edhe pjesë krijuese e personit.Po qe se mendoni për dicka të mirë,e mira do të ju ngjajë,po qe se keni mendime të këqija,do të ju pasojnë ngjarjet e këqija.Mendja e njeriut pikërisht në këtë mënyrë punon.Kur ndërdija pranon nje mendim,në të njejtin qast ajo fillon ta realizoj atë.Ky ligj i ndërdijes vlen si për mendime pozitive.ashtu edhe për ato negative.
"qetësia shpirtërore dhe trupi i shëndosh janë rrezultat i domosdoshëm i të menduarit pozitiv"
-Duhet ditur se nuk janë në pyetje dy mendime të ndryshme,por dy fusha të aktivitetit në brendi të një mendje.Vetëdija është pjesë e mendjes që mendon.Asaj i takon aktiviteti i të përcaktuarit,i të zgjedhurit,psh:i zgjidhni librat që do ti lexoni,vendin se ku do të banoni,personin me të cilin do të jetoni.Me një fjalë,vetëdija i bie vendimet.Ndërkaq siq e ceka edhe më lart,ndërdija pranon gjdo gjë që i ofrohet,gjegjësisht atë se në cka beson vetëdija.Ndërdija do të përgjigjet sa herë që gjurmoni zgjedhjen e problemeve,por njëkohësisht ajo pret prej jush që në vetëdije të formoni gjykime të drejta primare.Secili njeri disponon mundësi të zgjedhjes.Përcaktojuni përshëdet dhe lumturi.Mund ta zgjidhni dashamirësin ose vagabondizmin ndaj të afërme.Përcaktojuni për bashkëpunim,për gëzim,për sjellje miqësore dhe do të vëreni reagim të pranueshëm nga të gjithë që i kemi pranë vetës.Kjo është mënyra më e mirë për tu zhvilluar personaliteti pozitiv.Përdorni mendjen tuaj si forcë shëruese,si frymëzim dhe si shkak për lumturinë e të afërme tuaj.Harrojeni frikën,mosdijen dhe besimet e kota! Mos i lini të tjerët të mendojnë për ju! Vetë zgjidhni mendimet tuaja-vendosni vetë! Prandaj zgjidheni jetën,dashurinë,shëndetin,lumturinë! Besoni në fat të mirë,në veprim të drejtë dhe në qudinë e quajtur jetë!

"njeriu është ashtu si mendon"
     



Kerkoj falje per mos ndarjen ne tema shpresoj se kjo do te ishte me e mir por une nej her ketu i vendosa ather le t vendos moderatoret apo stafi fal per mirkuptim
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Pas puneve te shtepise apo gatimit?
  • Dot te dij te gatuaj,por mos te jete e dhene pas puneve te shtepise
  • 17 (51%)
  • -
  • Dot te jete e dhene pas puneve te shtepise,por jo pas gatimit
  • 16 (48%)
  • -
  • Numri total i votave: 30
  • Shiko temen