Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pesimizmi !  (E lexuar 873 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
krutani79
« më: 21-10-2004, 19:01:44 »
Citojeni

shkaterruesja e jetës është pesimismi një ndjenjë mjaft e sikletshme qe është e vështirë te dalësh nga ai labirinth i lodhshem doja te dija mendimet tuaja dhe cili nga ju është pesimist ju uroj perzemersisht  lule dhe puthje
« Ndryshimi i fundit: 08-02-2005, 17:36:01 nga M A X » E identifikuar
MistreciaTironse
Cipolla Verde
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-10-2004, 17:37:33 »
Citojeni

Për mendimin tim,pesimizmi është si stresi.
Hallet e ndryshme na bëjnë pesimist,shpresat për të ardhmën,si do veje puna thua merzitje
Ishim ne Shqipëri... pesimismi ne kulmmmmmm,thoshim si do jetojme këtu,ikem nga Shqipëria...
Edhe këtej(flas për veten) me kot është.
E identifikuar

Ëndrrat ndjekin njëra - tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im
Bolka
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 27-10-2004, 17:24:59 »
Citojeni

Ne jetë ndodh te perjetojme edhe këtë ndienje e cila bën pjesë ne kompleksin e ndienjave. Unë e urrej pesimizmin jetoj duke perqendruar vemendjen tek e tashmja. Duke ndertuar mirë te tashmen i pergatit rrugën te ardhmes.
E identifikuar
Hersianna
Feel Free
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 17-11-2004, 17:03:34 »
Citojeni

Thuajse gjatë gjithë kohës jam pesimiste. Shpeshherë , mendoj se..nuk di te bëj asjge dhe kot sa jetoj. Nuk e di, pse jetoj ne fakt? Asgje s`po i jap askujt, as atij qe me kriojoi, Allahut. Jetoj çdo ditë, i marr hua ajrin kësaj toke-kot them hua, pasi s`do mundem tia laj kurrë borxhin. Ndoshta ndonjëherë edhe merzis te tjerët, qoftë edhe indirekt-kerkoj falje, me fjale apo veprime, por ca vlerë ka??? Një fjale është e shkreta, asgjë nuk rregullon. Kot thonë qe fjala me e ëmbël se mjalta!!! Shkoj në shkollë, mesoj diçka. Për çfarë më duhet kur do të vdes një ditë? Pse jetoj kur do të vdes atë ditë? Pse egzistoj kur jeta është vetëm një lufte, qe vekjen nuk ta peshperit kur te vjen? Pse duhet te jem këtu, e te jem spektator i poshtersive të ndryshme? Pse duhet ta le veten time te vuaj kaq shumë?......
E pastaj dal nga të gjitha këto ide dhe mendoj: ``Sa idiote jam!E pse duhet te mendoj kështu? Duhet te them Elhamdulilah(faleminderit Allahut) qe me krijoi mundësinë te jetoj, te shijoj jetën time, te tregoj aftësitë e mia, veten time, personalitetin tim. Të pasqyroj mrekulline qe ka krijuar All-llahu-MUA. Pa merak njerëz...nuk zgjat shumë kjo periudhe, dhe dielli perendon. Përsëri ERRESIRE.

Hersia
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
fiona
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 28-11-2004, 23:41:59 »
Citojeni

ka momente qe jeta te bën pesimist. dhe lind vetevetiu ajo pyetja "Pse jetojme?" n.q.s. i bëjmë një bilance jetës, njeriu (për mendimin tim) ka me shumë momente te mbushura me stress, probleme sesa çaste te lumtura.kur e dimë qe te tërë e kemi një fund, pse e mundojme veten kaq shumë? po ja qe njeriu është një qenie e çuditshme. genjehet duke menduar qe e nesermja do të jetë me mirë. iluzionohet me ato pak çaste te lumtura.  pafshim pafshim
E identifikuar

soy lo que me das!
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 02-12-2004, 18:10:47 »
Citojeni

shopenhaueri ka thënë:

"kjo botë është me ekqeja prej të gjitha boterave tjera te mundshem. Mjafton te shikojme ne pasqyren e historisë... luftëra, djegie, malltretime, vrasje, gjakderdhje, etj etj etj, saqë edhe për një grimce te kish me e keqe, s'vlente te jetohet."

Ajo grimca qe shopenhaueri e paraqet si te mirë, na mban me shprese për një te ardhme me te mirë...



Respekt te gjithëve.
E identifikuar

leni
Real Madrit
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 15-12-2004, 03:05:06 »
Citojeni

Jemi te lirë te zgjedhim  lirine e jetës te perdicme , nga dobësia qe kemi lindin , pesimismi  gjërat ku te cilat  shkaktojne tek njerzit shqetesime nervore
e shumë gjëra te tjera  por  tek c,do njeri hyn një shprehje , shpresojmë ...
E identifikuar
erushi
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 15-12-2004, 21:07:00 »
Citojeni

pesimismi...mjafton ti besh disa pyetje vetes dhe duke qenë se nuk i gjen përgjigje mendon se gjithshka qe te rrethon është kot, se ti je kot...po pse valle arrijme direkt ne perfundime?unë nuk kam arritur kurrë te gjej përgjigje....
E identifikuar

te dua jo vetëm për atë qe je por edhe për atë qe jam kur jam me ty...
Hersianna
Feel Free
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 21-12-2004, 03:28:19 »
Citojeni

pesimismi...mjafton ti besh disa pyetje vetes dhe duke qenë se nuk i gjen përgjigje mendon se gjithshka qe te rrethon është kot, se ti je kot...po pse valle arrijme direkt ne perfundime?unë nuk kam arritur kurrë te gjej përgjigje....

Mos d.m.th. tani qe edhe ty do të te hipi pesimizmi?

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
Dj Pleshti
futu pleshtiii!
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 07-02-2005, 18:15:20 »
Citojeni

Ca është  pesimizmi?
Pse njeriu duhet te jetë pesimist?
C'arsye e shtyjne?
A mund te perkufizohet pesimizmi si "shfryrje" apo menefegrizem ndaj botës?
Apo mund te perkufizohet si ves?
Pse duhet te çoje pesimizmi nganjëherë ne vetevrasje?
Me mirë është të jesh shumë pesimist apo shumë optimist?
................... ................... ..................
Pse PESIMIZEM?


E identifikuar

Hej

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 10-02-2005, 11:25:26 »
Citojeni

Një nga teorite e fundit te depresionit qe më ka terhqeur është:


Ata njerëz qe kanë tendeca depresive, janë te aftë te jenë me realiste ne veshgimet dhe opinionet e tyre.
D.m.th., nuk janë me pesimiste dhe i interpretojnë faktet ne mënyrë me negative , por thjesht janë me realiste ne intepretimin e realitetit.
Kurse ata qe nuk kanë tendenca depresive intereptojne jetën ne mënyrë me positive.

E thënë me shkurt: Është pesimizmi realizem? Deri ku?
E identifikuar

Unspeakable
Dj Pleshti
futu pleshtiii!
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 11-02-2005, 17:41:23 »
Citojeni

Un them se është me mirë të jesh pesimist sesa shumë optimist..sepse optimizmi ti mbyll sytë dhe mandej te rastits ne një moment dhe zgjenjehesh nga bota qe te rrethon dhe atëherë gjendja ne te cilën bie është tragjike, është me se pesimizem.
E identifikuar

melody
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 07-03-2005, 18:23:51 »
Citojeni

Pesimizmi është ne vetvete ..Humbja e Shpreses,Kurajos ose Vullnetit..
Pesimizmi mund te jetë diçka kalimtare qe mund te zaptoje kedo nga ne..
Rendësi ka të kuptosh shkaqe e tij dhe te gjesh forcat e duhura për te ridale përsëri nga gjendja e krijuar..

Pesimizmi sjell Stres..pakenaqesi.. Dembelizem.

Çfarë mund te bëjmë ne kundra tij??
Nuk jam Psikologe (dihet)...por me sa kam lexuar..
ndihmë te madhe te japin..
1.Shetitjet ne Natyre.
2.Muzika (te degjosh Muziken e preferuar)
3.Një film ne Kinema
4.Dalja me Shoqerine...etj

Pra, një jetë sa me Aktive..bën qe te harosh Pesimizmin dhe Monotonine e Jetes!!
E identifikuar
BESIM

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 07-03-2005, 18:28:58 »
Citojeni

Po e shtoj edhe unë një ide..

Pesimizmi dhe Optimizmi janë batica dhe zbatica.  Sikur të mos ekzistonte njera, s'do të kishte kuptim tjetra.  

Sdq., më pak pesimizem, e me shumë pune dhe optimizem!
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
melody
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 07-03-2005, 18:36:21 »
Citojeni

I bukur Krahasimi Eni..(dhe unë e perdor shpesh..)

Batica dhe Zbatica..ka çdo njeri ne Jete!

Edhe unë gjithashtu uroj sa më pak Luhatje te tilla..
dhe Mbreterofte kudo Optimizmi!
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |