Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pengarrjet dhe Pengmarresit!  (E lexuar 331 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 16-12-2004, 15:12:54 »
Citojeni

Duke u shtyre nga rasti qe sapo ndodhi dua te hap këtë teme diskutimi. Çfarë i shtyn njerëzitë te bëjnë një pengmarrje, pra te marrin njerëz te tjerë nën dhunë dhe te kercenojne se do i vrasin, për te arritur një qëllim politik, social, apo thjesht financiar personal? Çfarë i shtyn disa njerëz te bëjnë pengmarrje, kur dihet qe një akt i tillë kurrë nuk perfundon me sukses? (Të paktën unë nuk njoh ndonjë rast qe pengmarresit te kenë arritur qëllimin dhe te jenë ende gjallë, apo te lirë).
Një akt pengmarrje me sfond politik do e kuptoja deri diku, se ka raste qe njerëzitë nga deshperimi, apo dhe indoktrinimi te skajshëm, shkojnë e bëjnë pengmarrje, por rastet e rendomta, kur dikush shkon e merr peng njerëz, për te përfituar para me duket shumë absurd, sepse tashmë ne këto kohët e sotme dhe një femi gati e kupton se te besh diçka te tillë nuk ke ku shkon. Ne kushtet e globalizmit dhe te ndjeshmerise se madhe ndaj aktve terroriste, askush nuk ka vend për shpëtim pasi ka bërë një pengmarrje, e jo me te perfitoje.
E identifikuar

atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 16-12-2004, 15:32:33 »
Citojeni

Nga sa dëgjova ne komentet italiane, kuptohet qe ata nuk ishin terroriste siç u tha ne fillim. E kishin perdorur këtë mënyrë"prezantimi" sikur ishin te mbushur me eksploziv, për te shkaktuar terror tek udhetaret. Sidoqoftë del qe motivet e tyre kanë qenë thjesht ato te grabitesit, por ne një skene me te gjerë dhe më me shumë spektatore.
E keqja me e madhe është se diçka e tillë, një gjest si ky, hedh poshtë emrin e mirë te qindra mijëra shqiptareve te tjerë qe rrojne ndershmerisht si emigrante ne vende të ndryshme.
E veçanta nder te tjera?
Pasi u dorezuan, kerkuan te shkojnë ne banje.
E identifikuar
dorina

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 16-12-2004, 15:39:59 »
Citojeni

nëse nuk ishte për arsye përfitimi personal,( qe unë jam e bindur qe jo )nuk te ka shkuar ndërmend qe mund te ishte një kurth i thurur bukur për te sjelle përsëri ne skene temën aq te pëlqyer për greket           shqiptarët-vrasës -hajdute e maskarenj ?. eh çdo dy muaj do rifreskuar truri me ndjenja raciste ndryshe fillon populli e kupton qe shqiptarët nuk qenkan dhe kaq te keqinj.  
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 16-12-2004, 16:20:35 »
Citojeni

E hapa këtë teme për te folur ne pergjithsi ne aspektin psikologjik, për ata qe kryjne pengmarrje dhe jo për te folur për rastin konkret qe sapo ndodhi. Për atë ka një teme tjetër. Nuk e di ne me kuptoni?
E identifikuar

Hej

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 10-02-2005, 14:21:49 »
Citojeni

Max: pranoj qe do të ishte mirë te fokusohej biseda ne këtë fenomen, por mund te kuptohet me mirë si fenomen po të merret parasysh se:

është një lloj krimi
është një lloj krimi qe perfshin agresivitet (kërcënime) dhe sigurisht kurajo (si çdo krim tjetër
është një imitim i historive te sukseshme te te kaluares (qe ndoshta kanë qenë vetëm te sukseshme ne filma)
ka qëllim perfitimin (sidomos ai material, do të shtonte shumë verpime te tilla).

-Nëse ka qëllim ideologjik, shihet me tjetër prespektive-
mendohet si një mënyrë për te arritur qëllimin.
përfitimi nuk është moral, por i një lloji tjetër.


-Çfarë mund te mendohet për njerëzitë qe e bëjnë?

Ose kanë aftësi te jashtezakonshme planifkimi dhe janë shumë optimiste
Ose thjesh bien pre e situates dhe e deshires për përfitim, qe erreson sytë përpara realitetit.
E identifikuar

Unspeakable
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |