Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Mos e hapni këtë...teme...  (E lexuar 2761 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
atman

Shiko profilin
« më: 01-05-2004, 20:14:00 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:40:51 nga atman » E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 02-05-2004, 16:47:51 »
Citojeni

Për mendimin tim frika duhet te na shoqeroje gjithmonë ne jetë dhe duhet te jetë bashkeudhetare e udhetimit tonë ne jetën e gjatë dhe te panjohur. Është kjo frikë qe na bën të mësojmë, te jemi te kujdesshem, madje dhe të mos kemi frikë. Unë besoj se është ne natyren tonë të kemi frikë dhe se kësaj nuk kemi si t'i shpetojme. Madje mund te thuhet se pa friken ne nuk do ishim njerëz qe jemi. Secili ka friken dhe frikat e tij, por varet se cili ka frikat e duhura, pra se ka frikë ato qe duhet te këtë, apo jo. Ka njerëz, te cilët kanë frikë gjëra qe nuk duhet t'i kenë dhe janë këto njerëz qe nuk marrin drejtimin e duhur ne jetë. Sepse janë "muret" e frikes ato qe na drejtojnë rrugën ne udhetimin tonë- dhe n.q.s. ne nuk do kemi frikat e duhura, atëherë dhe do shohim muret jo te duhur, e si rrjedhim do ndjekim dhe rrugën jo te duhur.

buzeqeshje
E identifikuar

mammasita

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 05-05-2004, 22:30:00 »
Citojeni

Të them te drejtën s'kam frikë nga asgjë , sepse çdo të ndodhë do ndodhë skam frikë Failures of life  buzeqeshje
E identifikuar
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 06-05-2004, 09:21:34 »
Citojeni

-
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:41:04 nga atman » E identifikuar
DeuS
Authentic
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 17-05-2004, 04:52:29 »
Citojeni

Të them te drejtën s'kam frikë nga asgjë , sepse çdo të ndodhë do ndodhë skam frikë Failures of life  buzeqeshje

Gjyshja ime thotë gjithnjë : Vetëm budallai nuk ka frikë!
Sesa është e vërtetë dhe se ku bazohet ajo , për te pohuar këtë shprehje , se di!
Të kesh frikë, është tepër njerëzore dhe nuk duhet te druhesh apo të kesh turp për ta pranuar. Njeriu është qenje e dobët dhe si i tillë gjithmonë do këtë frikë.
Sado siguri të kesh ne vetvete, prapë nuk je perfekt. Vetëm njeriu perfekt ( i cili nuk egziston ) nuk do kishte frikë. Flas për mos-frikesimin duke u bazuar ne aftësitë tua për ta mposhtur. Se po të ishte ndryshe, i fusim një te pimë bashke sonte dhe as qe e vrasim mendjen për askënd ne botë. I dalim luanit përpara dhe qeshim me te madhe...
Por kush është rezultati ? Perfundojme te tretur ne barkun e tij. Edhe kështu dalim ne mënyrë direkte tek vlera e jetës, tek bukuria e saj, tek madheshtia e saj , për te cilën duhet gjithmonë te frikesohemi se mos e humbim. Jeta është dhurata me e shtrenjte qe na dhuron Zoti. Atëherë si te tillë vleresoje dhe mbroje.

Për ato llojet e tjera te frikesuarit, si p.sh. te shprehesh opinionin, te marrësh vendime etj ...janë gjithashtu komplekse qe formojne njeriun si qenje .
Siç e thashë me lart, nuk jemi perfekte dhe sado te zgjuar qofshim, prapë do dali dikush me i zgjuar. Sado te fortë qofshim , prapë do dali një me i fortë ..... e kështu me rradhë.

E rëndësishme është qe njeriut ti hedhi hapat e matura dhe te llogjikuara ne çdo veprim qe bën. Duke vepruar kështu , frika se mos gabon minimizohet dhe besimi ne vetvete bëhet me i madh.

...DeuS...
E identifikuar
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 22-08-2004, 21:39:19 »
Citojeni

A është njësoj të kesh frikë dhe të kesh kujdes???? :tym
E identifikuar

Kinge
Zeriste e Vjeter
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 23-08-2004, 09:23:02 »
Citojeni

Për mendimin tim ai qe thotë nuk kam frikë genjen vetveten dhe mundohet te bindet qe nuk ka frige sepse shikon qe në fund e vetvetes ka frige dhe kjo gjë e bën me shum te vuaj nga kjo gjë.
Unë kam lexuar diku qe njeriu lind me disa friga ne vetvete dhe me kalimin e kohës te tjerat i meson nga prindërit dhe ambjeni qe i rrethon....
Mos te egzistonte friga do kishte marr fund me koh ko botë. Mjafton te shikoni një femi qe nuk e ka frigen e një prindi me atë femi qe është e kundërta e tije dhe do shikoni dhe rezultatin.... ne baz te kesaje esht dhe një i rritur. Të kesh frig do të thotë të kesh rrespekt dhe edukate (dhe pse kjo ndoshta duket e detyruar).
E identifikuar

Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.
gysi
Rumiu
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 25-08-2004, 20:40:48 »
Citojeni

Besoj qe nejriu me tepër se frikë ka kureshtje. Është kurioz i tmerrshem. Konkretish, titulli i temës ishte "mos e hapni këtë teme", ndërsa mua një force e çuditshme magnetike ma çoi mauzin menjehere këtu. Me erdhi te qesh me veten.
Dhe me pas vura re se kjo ishte tema me e klikuar.

Kureshtja te bën trim. Por fatkeqësisht trim qe zakonisht e ha, në fund.

Më falni për nderprerjen.
« Ndryshimi i fundit: 25-08-2004, 20:42:27 nga gysi » E identifikuar

Me i dituri është ai qe nuk di asgjë
Sokrati

www.vizion-islam.com
www.erasmusi.org
Nebula

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 29-08-2004, 05:24:56 »
Citojeni

Konceptin e frikes unë e kuptoj si  një ndjenjë te fortë ne opozite me guximin ose kurajon dhe qe nuk i ndahet njeriut gjatë gjithë jetës. Frikerat janë të ndryshme dhe shkaqet qe e stimulojne atë janë te shumë llojshme ,  kemi frikë qe vjen nga e panjohura  për shkak te padijes tonë , frikë nga realiteti , frika e te nesermes , frikë nga eksperienca traumatike duke i lënë trurit pasojat e panikut dhe ajo aktivizohet sa here memorja rikujton kur ndeshet me raste te ngjashme , ne raste te hidhura fare kemi frikerat patologjike qe lidhen direkt me psikoza të ndryshme tek personat me disbalance mentale.
Frika gjithashtu ka një efekt te jashtezakonshem tek fëmijët , prandaj shmangini fëmijët nga skena te dhunshme , evitojini tregimet dhe përrallat e frikeshme , pasi bota e fantazise se tyre është tepër e zhvilluar , dhe ka  raste ( tek fëmijë tepër te ndjeshem)efekti i tyre mund te shkaktoj ne  sistemin e tyre psiqik  disekuiliber emocional.
Ne përgjithësi frika si një ndjenjë  e natyrshme nuk është kollaj te mposhtet , mendoj qe  deri diku mund te kontrollohet efekti emocional qe ajo i shkakton njeriut  vetëm nëpërmjet antidodes se guximit dhe kurajos
E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 29-08-2004, 07:29:34 »
Citojeni

Nuk kam frikë fare 12 me rri sahati mua.....
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
erzeni
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 06-10-2004, 20:22:31 »
Citojeni

Shumë  mirë  Lisa <>


po  te  rrin  12  me  atë  te  Kavajes?!! pafshim
E identifikuar

Kur i Urti tregon Henen idioti shikon gishtin. Lao Ceu
Alda
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 11-10-2004, 13:52:31 »
Citojeni

Me pak fjale si i thonë shprehjes "Po nuk pate frikë nuk ke kurajo"
Është pjesë e jetës dhe frika, ashtu siç është dhe ndarja nga njerëzitë e dashur....
Sa për te tjerat pastaj p.sh ; "Frike te shprehesh opinionin" ajo është pasiguri e jo frikë, e cila s'është mirë ta kesh dihet kjo...
E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
atman

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 20-10-2004, 10:38:31 »
Citojeni

.
« Ndryshimi i fundit: 17-03-2005, 10:41:29 nga atman » E identifikuar
Alda
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 20-10-2004, 11:51:48 »
Citojeni

Përse paske frikë te shprehesh opinionin ti apo kushdo tjetër nuk jemi ne diktaturë...se kuptoj lidhjen qe ke bërë, sa për atë qe kam shkruar unë është shumë e qartë ajo qe kam patur ne kokë.
Lexoje dhe një here po se pate bezdi e po deshe ta kuptosh, ne rregull "i dashur"
Ciao
« Ndryshimi i fundit: 25-10-2004, 12:31:22 nga M A X » E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 25-10-2004, 12:33:27 »
Citojeni

Do ju lutesha te ndalonit replikat e njepasnjeshme dhe personale!!!
E identifikuar

Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |