Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Ju pyesni, Psikologu përgjigjet..  (E lexuar 2526 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
selvije
« Përgjigjja #15 më: 17-04-2008, 11:13:28 »
Citojeni

tash unë do të pyes një pyetje vërtetë qe më ka kapluar qe një kohe te gjatë dhe s'po muj me u liru prej kti stressi,kam pas një te dashur me herët qe ka qen i martuar ai ka qen drejtori i kompanise ku punoj ende,pas një kohe edhe pse unë e doja dhe ai me donte pas 2-3 muajve unë kërkova te ndahesha mirëpo vazhdoja te punoja se isha ne studime dhe kisha nevojë për pune, pas një muaji qe ishim ndare unë dola një nate me një shoqe dhe ajo e kishte ftuar një shok te sajin i cili me bëri përshtypje kur e pash qe ditën e pare mirëpo ne mendjen time rrinte ende ky i martuari,djaloshi qe takova filloji tme ftonte ne darke te dilnim por unë kisha ngulur ne kokë qe se doja dhe sdoja te kisha lidhje me te,pasi dolem disa here rresht mua me pelqente,nejse kisha raste kur thoja jo se spom pëlqen po ashtu pom duket dhe rrash ne stres qe s'po me del hala sot e ksaj ditë  merzitje,edhe pse unë fillova lidhjen me te për çdo ditë thoja jo se nuk po e du se nuk e kisha njëjtë si me atë te martuarin me parre,tash e dua shumë këtë djaloshin është ne moshen time dhe ai me don shumë me respekton,unë jam e sinqertë asnjëherë se kam tradhtuar deri me tani po e dua atë vetebesim ne vete qe mos ta pyes unë veten kohe mas kohe A JAM DASHURUAR UNE NE KETE DJALOSH?MADJE EDHE KY ESHTE I PARI QE KAM PATUR INTIMITET JA KAM FALE VIRGJERINE?POR NJE GJE PO ME SHQETESON QE PO ME PENGON NE KETE LIDHJE VETEM FAKTI QE SPO E KOM VETEBESIMIN E PLOTE?Kam nevojë për këshilla sepse sdua ta prish lidhjen qe e di qe do të jem e lumtur dhe do të kem atë qe dua.
E identifikuar
hurma
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 17-04-2008, 23:59:38 »
Citojeni

Me duket se çdo gjë është ne mendjen tënde. D.m.th. ti e shtyn veten të besosh se te ka ngelur mendja te tjetri. Të paktën mua kështu me duket. Duke qenë se e shtyn veten të mendosh një gjë te tillë, duhet të arrish ta shtysh veten mos të mendosh një gjë te tillë.
Kur mendon për një njeri qe te ka bërë diçka te keqe, nevrikossh me atë njeri. E njëjta gjë dhe me ty tani...perpiqu mos ta mendosh atë njeri. Ndjejme atë qe mendojmë. Nëse ti mendon se te ka ngelur mendja te i pari, do e mendosh akoma me shumë dhe do ndjesh akoma me shumë pasiguri ne këtë lidhje. Lere te shkuaren dhe mendo për lidhjen qe je duke përjetuar e shijoje atë.

Mund te jetë edhe një fare pasigurie a frikë për faktin se lidhja po bëhet serioze dhe ke frikë për një te ardhme...se mos ndahesh nga ky qe je tani...
E identifikuar

Vetëm peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
selvije
« Përgjigjja #17 më: 18-04-2008, 08:43:33 »
Citojeni

unë ju falenderoj shumë për përgjigjen tuaj qe më ka lehtesuar sado pak,për fjalët e fundit pajtohem se egziston kjo frikë dhe kjo po dua me mu hek qe te jem e lirë te shijoj lidhjen te cilën qe një vit jam me këtë qun,unë e kam fituar atë qe duhet ta këtë çdo lidhje kam kaluar mirë momente te mira pas asaj d.m.th. qe isha e pasigurtë fillova pas disa muajve me u kenaq ne lidhjen time dhe fillova te mendoja edhe unë si te takohesha me familjen e tij kohe pas kohe psi kishim mardhenje mendoja si te martohem me këtë dhe te kem fëmijë qe me bënin shumë shumë te lumtur mirëpo një gjë qe ende po me shqeteson është se nganjëherë po them jo se unë ja kam ngulur vetes ne mendje qe po e dua këtë djalosh qe jam dashuruar ne at e ne te vërtetë jo, e këtë s'po mundem me e hek prej mendjes kjo po me shqeteson se thjesht s'po dua te jem as tradhtare as te zgenjej at e ma se shumti veten dhe as dyftyreshe sot ti them te dua e nesër ti them se skam qenë e sigurt, mirëpo një gjë prap po egziston sa here e mendoj ndarjen ndihem keq dhe me duket e papranueshme se sdo te mundem te vazhdoja pa këtë djalosh se me te vërtetë me është bërë një pjesë e jetës,ajo çka unë po kerkoj vetëm me u shliru dhe te eci me një lidhje te mirë.Kur dalim ndonjëherë me shoqe dhe shoh ndonjë mashkull te bukur ose veç ndonjë qe me shikon dhe unë ndihem mirë menjehere i them vetes ne kokë e pse kështu po me ndodh a nuk e dua te dashurin tim dhe pastaj kur shkoj edhe ne shtepi vazhdoj ta mendoj dhe me kap stresi e nuk mundem edhe me shumë te perqendrohem,e kam verejt edhe vete qe unë ja skalit vetes gjërat ne kokë po këtë gjë s'po mundem me ja hjek vetes,si ta arrij këtë.Unë te falenderohem shumë qe me je pergjigjur dhe me ke shtyer akoma me shumë te mendoj pozitivisht.
E identifikuar
selvije
« Përgjigjja #18 më: 23-04-2008, 14:08:42 »
Citojeni

ju lutem nëse keni mundësi më me dhënë ndonjë email adrese ose adresse ku unë mund te gjej një psikolog për te kontaktuar me te,sepse kjo është zgjedhja ime qe po e mendoj për momentin.Të kontaktoj me dike po me duket lehtesuese.
E identifikuar
hurma
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 23-04-2008, 14:18:12 »
Citojeni

Selvije,

unë nuk e di ku jeton qe mund te te jap një këshillë për psikolog.

Mendoj se je duke e torturuar veten kot. Po i jep me shumë rëndësi lidhjes se pare qe ke patur dhe po e mundon veten për atë lidhje.
Nuk je duke shijuar lidhjen tani sepse e shtyn veten të mendosh për te parin. Beji pyetjen vetes e do vërtetë personin me te cilin je tani? Çfarë kërkon nga lidhja jote e tanishme? Çfarë kërkon nga lidhja e pare qe ke patur? Përderisa vazhdon të mendosh për te parin do të thotë qe nuk e ke jetuar deri në fund atë lidhje dhe te ka ngelur mendja.
E identifikuar

Vetëm peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #20 më: 23-04-2008, 15:18:44 »
Citojeni

MADJE EDHE KY ESHTE I PARI QE KAM PATUR INTIMITET JA KAM FALE VIRGJERINE ?

Më fal Selvije po ky paragrafi me sipër çfarë do të thotë ?????  pikepyetje
Si pyetje po me duket mua. hmmmmm
E identifikuar

Të gabosh është njerëzore, Të falesh është hyjnore
selvije
« Përgjigjja #21 më: 23-04-2008, 16:44:53 »
Citojeni

nga kjo lidhje qe kam ,e dua djaloshin,dëshiroj te jem gjithmonë me te dëshiroj te martohem me te dhe te kem një jetë te lumtur,mirëpo mua ne kokë nuk më ka ngelur ai personi i parë sepse ende punoj me te dhe nuk me bën fare përshtypje ai ,ajo çka e kam ne kokë është se unë po i kontrrolloj ndjenjat shumë e atë s'po mundem me ja hek vetes,sepse kur jam me djaloshin qe kam tani ndihem mirë e të gjitha por ne vete e kam një siklet qe unë gjeth po e mendoj atë pse unë nuk po ndihem si me atë te parin qe kam pase pse sjam ashtu e lirë dhe fuull emocione e entuziazmuar,edhe pse po e dua djaloshin kjo po me mundon ashtu e kapluar e tera ne atë dhe të mos më shkoje mua mendja se a është e vërtetë dashuria ime ndaj këtij djaloshi.flm shumë për keshillat e tua........ me fal nëse po behem e tepert......
E identifikuar
Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 24-04-2008, 08:45:59 »
Citojeni

Selvije e ke parasysh atë shprehjen
Të tjerë duam
Të tjerë na duan
Me te tjerë perfundojme ?
Mos e lodh shumë trurin me sa kuptova ai personi qe ti do tashmë e ka formuar familjen e tij.
Pra vazhdo jetën tënde pa e kthyer koken mbrapa e mos lejo qe ndjenjat e te kaluares te te kondicionojne të ardhmën, si kjo historia jote ka me qindra.
Vazhdo jetën vajzë.
E identifikuar

Të gabosh është njerëzore, Të falesh është hyjnore
hurma
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 24-04-2008, 15:25:05 »
Citojeni

ajo çka e kam ne kokë është se unë po i kontrrolloj ndjenjat shumë e atë s'po mundem me ja hek vetes

Selvije e the shumë mirë je ti qe i kontrollon ndjenjat e mendimet e tua. Ashtu siç po i kontrollon tani duke e çuar mendjen tërë kohën te i pari (sepse je ti qe do të cosh mendjen te i pari).
Është e gjitha ne koken tënde. Je ti qe nuk do të heqesh dorë nga i pari dhe vazhdon të mendosh për te sepse je ti qe e con mendjen te ai tërë kohe, hap teme në forum për atë dhe me siguri krahason te dashurin qe ke tani me te parin.
Kur te pushosh se menduari për te e te dhenuri kaq shumë rëndësi atij, do biesh ne rehat me veten tënde. Për ta bërë këtë gjë duhet të kuptosh qe je ti zot i mendimeve e ndjenjave te tua! Duhet te ushtrosh veten të mos mendosh për te. Kur te shkon mendja ta ai, ta shkepusesh dhe të fillosh të mendosh për diçka te bukur në lidhje me jetën tënde tani. Jo te biesh pre e mendimeve te tua e të fillosh të mendosh "e shkreta unë, përse mendoj për atë". Po mendove kështu do e mendosh me shumë e do e kesh me te vështirë ta harrosh. Nëse nuk do të mendosh për atë hiqe nga mendja, mos e mendo. Kjo nuk është e vështirë, je ti qe e komandon.
Edhe te lutem mos më thuaj "nuk mundem". Mundesh qe ç'ke me te, gjithmonë nëse do!
E identifikuar

Vetëm peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
selvije
« Përgjigjja #24 më: 05-05-2008, 14:58:55 »
Citojeni

unë tashmë jam pak me e qete te falenderoj ty qe me dha rastin te kontaktoj dhe me pëlqen shumë ky web sajt është shumë shumë me tematika qe vërtetë njeriu ne rini ka nevojë te bisedoje ne mënyrë te shlirshem për te patur të ardhmën pastaj te lumtur dhe te mirë,unë po ia kaloj shumë mirë me te dashurin veç aman te lutem mos mu bëj nervoze nëse te pyes vetëm edhe këtë gjë ,gjeja qe me bezdis tërë kohën është se unë e dua te dashurin qe e kam tani mirëpo kohe pas kohe kur jam me te dhe ja them atë fjale "te dua" ja them se më vjen nga zemra dhe me del nga goja se mbaj dot mirëpo unë kur kam filluar lidhjen kanë qenë rrethanat e ndryshme unë pyetem a do ta kem lidhjen e suksesshme nëse do ti flak këto mendime,sepse shpesh po mendohem përse kur jam me këtë djalosh jam shumë e lirë mirëpo asnjëherë skam qenë e entuziazmuar qe te dukem ekstra para tij ose si kam qenë me pare krejt passion,është kjo qe po me pengon,jo qe po e gënjej unë te dahsurin po unë jam person qe vuaj për gjëra qe mua nuk me bien ne ujdi si ndihem vete unë thjeshtë dua te ndjehem mirë dhe ajo m mjafton,flm shumë shumë pres pergjegjen tuaj..........ndosh ta kam qenë e kjarte....
E identifikuar
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 05-05-2008, 19:59:48 »
Citojeni

Sherimi prej një etape te tillë e dashur do kohe dhe durim por mbi të gjitha do vetedije.Shpesh here udheheqemi prej ndenjes dhe jo arsyes (duke e ditur qe është gabim)dhe prapë e bëjmë pasi na shijoj

Unë do të rekomandoja sa më pak kontakte me te parin ,dhe mos ti vijë re veprimet e tij por ti kushtohesh te tashmes duke i dhënë me ren´desi duke kaluar kohe bashke bërë plane për diçka....

Vete fakti qe ai ka qenë i martuar duhet te te bind ty se ti nuk ke një te ardhme me te...dhe ti mund te braktisesh kurdohere....ndërsa djali i tanishëm te jep shumë gjëra..te paktën nga ana shpirtërore
E identifikuar

I will be back on the 29.07.2008 in the office.

In case of necessity please contact with Mishel qesh me te madhe
selvije
« Përgjigjja #26 më: 14-05-2008, 14:59:17 »
Citojeni

Për tu sheruar nga ajo etape e ish tipit qe ishte i martuar jam sheruar plotesish dhe fare sme bën zemra për te sepse kontaktit nuk mundem me ju shmange ngaqë ai është drejtori ne kompanine qe punoj unë,dhe tani kur rrimë e flasim se bashku edhe vetëm as nuk e ndjej atë deshirre për te qenë me te,tashti unë kam problemin tjetër qe po bie pre e kësaj edhe ne depresion e qe asnjë zgjedhje s'po e gjej,unë po e kam si lloj frikë madje edhe te mendoj ndonjëherë qe a e ndjej dashurrine thelle njejt si përpara kur kam dashuruar e di egziston një lloj frikë qe po me mban te ngurte te deprimuar ne vete,nuk po e di pse po ndodh kjo tek unë , kur çdo gjë po me shkon mirë,mirëpo unë po dua te jem e di kur ke te dashur je e qete dhe smendon me për dashurinë se e di qe e ke,unë çdo here pasi kthehem ne shtepi rri e mendohem a janë ndjenjat e mia te vërteta pse s'po mundem me u liru prej kësaj qe te perqendrohem ne jetën time ashtu si me pare,tani s'po mundem me u koncentru as ne gjërat tjera, dua te jem e lirë shpirterisht e jo ashtu si e ngulfatur me friken se çka ndjej unë për te dhe friken se çka do të bëhet me jetën time me vonë....
E identifikuar
selvije
« Përgjigjja #27 më: 27-05-2008, 10:17:50 »
Citojeni

kemi ndonjë keshillee.......... .
E identifikuar
Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 27-05-2008, 11:21:14 »
Citojeni

kjo ndodh kur kalon nga një lidhje tek një tjetër. dhe kur ndjenjat për lidhjen e humbur janë aty edhe pse ti mundohesh ti mbulosh me velin e harreses. unë do të keshilloja te beje një bisede te gjathe me veten. dhe te degjoje zërin e zemrës dhe ta pranoje atë çfarë te thotë.mos i bëj bisht ndjenjave,vetes. unë e kam kaluar diçka te tillë , një histori e gjatë qe perfundoi padrejtesisht. por hedhja ne krahet e dikujt tjetër për te mbytur dhimbjen nuk është zgjidhje. duhet ti japësh kohe vetes te rikuperohesh nga ana emocionale e me pas te lidhesh me dike tjetër.
E identifikuar

"Thone të gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
       por ndarjet pa bashkime
         moskuptimin qajnë


mishel@zeriyt.com
selvije
« Përgjigjja #29 më: 27-05-2008, 16:15:40 »
Citojeni

falemnderit shumë për këshillën por qe nuk po mundem te ndahem nga ky djalosh është arsye e vetme,se është e vërtetë unë sa isha ndare nga ky djaloshi fillova lidhjen pas një muaji me këtë tjetrin mirëpo qe unë ndjeja edhe ndjej për te diçka, por qe s'po mundem me e definu dot ajo po me mbyt besom...çfarë te bëj tani nganjehre mendoj te marr plaqkat dhe te largohem ne një vend shumë larg qe sme njeh njeri dhe te mendohem për një kohe e te kem koken e kjarte....por përsëri ngarendi tek telefoni dhe e theras te dashurin tim e dua te takohem me te kur takohem me te them jo se e dua.......kjo është dilema ime,pastaj edhe shumë gjëra kanë ndodhur mes nesh tash edhe dy ditë i bëjmë 1 vit ne lidhjen time me këtë djaloshin pastaj te gjithë te afermit dhe prindërit e dijnë për këtë lidhje e di është bërë si një buum...por për këtë se kam fort dert.......te lutem më sqaro çfarë te bëj pasi të kesh lexuar fjalët e mia........
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |