Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Depresioni !  (E lexuar 1684 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 24-03-2007, 08:33:40 »
Citojeni

Një nga shqetësimet psikologjike më të përhapura dhe më të mëdha në botë. Të prekurit nga kjo sëmundje janë të shumtë në numër dhe sipas të dhënave, shanset për t‘u pakësuar janë të vogla. Më poshtëë ne do ju njohim me të gjitha gjërat që ju duhet të dini për depresionin, në mënyrë që ta parandaloni në kohën e duhur

Çfarë është depresioni?

Depresion është term mjekësor, që mbulon në gjerësi shqetësimet psikologjike. Depresioni mund të jetë në mënyrë të lehtë, gjë që shkakton mërzitje për sa i përket gjendjes shpirtërore dhe në mënyrë të përkeqësuar, që në disa raste mund të kërcënojë jetën tuaj.

Ankthi

Njerëzit të cilët janë në gjendje depresive përjetojnë ankth në mënyrë të vazhdueshme. Ankthi vjen kur ju ndiheni të kërcënuar, pa marrë parasysh nëse është e imagjinuar apo e vërtetë. Ankthi mund të paraqitet në simptoma fizike si dhimbje kokë, dhimbje muskujsh, djersitje dhe marrje mendsh. Personi që ka këtë gjendje ankthi të vazhdueshme e ka të vështirë të përqendrohet, të qetësohet ose të flejë. Në kohë afatgjatë, ankthi mund të shkaktojë rraskapitje fizike dhe gjendje jo të mirë shëndetësore.

Simptomat e depresionit

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshëm te njerëz të ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh simptomash, të cilat mund të jenë emocionale dhe fizike. Personat që vuajnë nga depresioni mund të:

ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht
ndihen të pavlerë dhe të pasigurt
gjatë gjithë kohës mendojnë për gjëra negative
ndihen të dëshpëruar dhe ndiejnë zbrazëti shpirtërore
fajësojnë veten dhe ndihen fajtorë për gjëra të paqena
kanë vështirësi të përqendrohen dhe të marrin vendime
janë në shumicën e kohës të zemëruar dhe të padurueshëm për personat e tretë
zgjohen herët dhe kanë probleme të mëdha me pagjumësinë
ka dy raste: ose hanë shumë dhe shtojnë në peshë, ose nuk hanë dhe bëhen anoreksikë
nuk kënaqen me asgjë
humbasin dëshirën për marrëdhëniet seksuale
pinë më shumë se zakonisht duhan, alkool dhe droga të tjera
konsiderojnë ose kryejnë vetëvrasje
duan të rrinë të mbyllur në shtëpi
shkëputen nga të tjerët
bëhen pesimistë
u humbasin energjitë për punë dhe aktivitete të ndryshme

Çfarë e shkakton depresionin?

Shkaqet e depresionit ndryshojnë nga një person në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund të shkaktojnë depresionin. Rënien në depresion mund ta shkaktojë edhe humbja e një personi të dashur. Por nuk janë vetëm përvojat negative që shkaktojnë depresionin. Përvojat negative ndikojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen.

Depresioni po ashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi jo i mirë, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundje të ndryshme mund t‘ju lënë me shenja depresive.

Përdorimi i shpeshtë i alkoolit ose drogës mund t‘ju shpjerë në depresion.

Karakteristikë e rëndësishme e depresionit është që ushqehet vetvetiu, kështu që gjithçka varet nga personi. Me fjalë të tjera, nëse ju jeni në depresion, bini më tepër në depresion kur e kuptoni gjendjen tuaj.

Mendimet negative bëhen automatike dhe janë të vështira të përballohen.

Një gjë me rëndësi që nuk duhet ta harroni është që nuk ka zgjedhje të menjëhershme për problemet në jetë. Që problemet të zgjidhen duhet kohë, punë dhe energji. Kur jeni në gjendje depresive ju ndoshta nuk ndiheni shumë energjikë dhe të motivuar për punë. Por gjëja më me rëndësi është që të ndihmoni veten me trajtime të ndryshme.

Duhet të përpiqeni që me forcën tuaj të brendshme të thyeni fuqinë e depresionit që është te ju. Ju duhet të mposhtni mendimet negative dhe të merreni me sa më shumë aktivitete të ndryshme konstruktive, të cilat do të shërbejnë si terapia vetëshëruese më e mirë. Mundohuni të bëni gjëra që ja u largojnë mendjen nga këto mendime. Merrni pjesë nëpër sporte të ndryshme, kurse vallëzimi, bëni vrap dhe jepini biçikletës. Të tilla aktivitete stimulojnë një pjesë të trurit që lëshon endofrinë, lëndë e cila ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Mundohuni që ta trajtoni veten sa më mirë të jetë e mundur. Jeni ju personi që duhet të keni kontroll të plotë mbi veten: ushqehuni sa më mirë dhe merruni me sa më shumë aktivitete sportive. Kini kujdes me konsumimin e duhanit ose alkoolit, kujdesuni për pamjen tuaj dhe një herë në muaj bëjini vetes një dhuratë.

Forcë, shokë dhe ushtrime

Ju nuk do t‘i gjeni në asnjë farmaci. Këto tetë trajtime mund t‘ju ndihmojnë për të luftuar depresionin

Nuk mund të mbështeteni tek antidepresivët për të larguar depresionin. Mund të jenë 70 për qind efektivë, por nëse kombinohen me terapi, japin efektet e shumëpritura. Studimet e fundit tregojnë se rrugët plotësuese si ushtrimet, meditimi dhe terapia e vazhdueshme mund të ndihmojnë në ngritjen e gjendjes shpirtërore. "Shërimi nga depresioni është si shërimi nga një sëmundje e madhe dhe e rëndë", shpjegon Dr. Arun Ravindran, drejtues i programit në "Centre for Addiction and Mental Health" në Universitetin e Torontos. Më poshtëë janë tetë nga këshillat që ju japin ekspertët duke mënjanuar trajtimet mjekësore.

Piqni mish në zgarë

Sipas studimit të fundit të "Finnish", pacientët të cilët janë trajtuar për çrregullime mendore - më shumë se gjysma e të cilëve po marrin antidepresantë - u përgjigjeshin se do të ishin më mirë nëse do të kishin nivel të lartë të vitaminës B12 në gjak. Mishi i kuq, molusqet, salmoni dhe trofta e kanë këtë ushqyes. Rekomandohet ngrënia e peshkut të paktën një herë në javë.

Ecni më këmbë
Nëse nuk ndiheni mirë, bëni një ecje të gjatë në këmbë ose shkoni në palestër. Një studim nga "Duke University" në Durham zbulon se depresioni rikthehet te vetëm 8 për qind e njerëzve që nuk kanë marrë antidepresantë, por që kanë bërë ushtrime për 90 minuta në javë, krahasuar me 38 për qindëshin e atyre që merrnin antidepresantë, por që nuk bënin ushtrime. "Ndërkohë që aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në luftimin e depresionit", thotë Dr. Murray Enns, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Manitobës në Winnipeg.

Planifikoni një drekë me një mik

Marrëdhëniet e mira shpirtërore janë antidepresioni më i këshillueshëm, thotë psikologu Bob Murray dhe psikoterapistja Alicia Fortinberry në librin e tyre "Creating Optimism". Të zgjidhni marrëdhëniet dhe të rilidheni me njerëzit mund të jenë hapa të rëndësishëm drejt shërimit nga depresioni.

4. Meditoni

Fuqia e lutjes nuk është provuar shkencërisht, por shpirtërisht. Ajo mund të përmirësojë depresionin. Të besosh në natyrën shpirtërore sjell shumë përfitime. Lutja dhe meditimi mund të ndikojnë shumë mirë në jetën e çdokujt.

Diskutoni

Sipas Ravindranit, terapia e diskutimit është një nga trajtimet më eficente. Të diskutosh me doktorin tënd për problemet që të shqetësojnë, për streset, është një çlirim i madh.

Merrni frymë thellë
Metoda e meditimit konsiston në frymëmarrje të thella dhe të thjeshta, ushtrime të jogës, të cilat ndihmojnë në kapërcimin e mendimeve negative.

Ndani problemet tuaja me një mik
Pacientët që marrin antidepresantë kanë mundësi të përmirësohen nëse ata përdorin një bisedë telefonike me një mik, sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar në Journal of the American Medical Association. Një studim australian i kohëve të fundit është bërë me 525 njerëz, të cilët vizituan një faqe interneti për të pakësuar ankthin dhe për të pasuruar informacionet mbi depresionin. Funksionon terapia virtuale? Pjesërisht. "Njerëzit duan të mësojnë për sëmundjen e tyre për t‘i bërë ballë asaj".

"Filozofia e vështirë"
Nëse jeni të mërzitur dhe kjo buron nga ndjenja që jeta është e pakuptimtë dhe e paplotësuar, një këshillim filozofik do t‘ju bënte mirë. Këto janë mendimet kryesore që çon ndërmend çdo person i cili preket nga depresioni. Jeta i duket e pakuptimtë, gri dhe pa asnjë zgjidhje.

G.Shqip
E identifikuar

Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 29-03-2007, 17:58:57 »
Citojeni

Dikur kam qenë tip shumë pesimist dhe shpeshherë kam qenë shumë afër depresionit. C'do problem te vogël qe hasja me dukej tejet i madh dhe i pakalueshem. C'do grindje me prindërit ose shoqërinë linte një boshllek të madh ne mardheniet e mia me ata. Nuk kisha vullnet për asgjë. Thjesht, me dukej sikur e gjithë bota me kishte faj për diçka. Shumë rrallë isha i lumtur, dhe lumturia zgjaste shumë pak.

Gjerat filluan te ndryshojnë kur me ra ne dorë një libër i Leo Buscaglia-s, i cili u be shkak qe unë te hap një kapitull të ri ne jetën time. Ky libër sikur me hapi sytë dhe bëri qe gjendja ime shpirtërore te ndryshoje komplet dhe ngadalë fillova te transformohem ne njeri tjetër.

Ne te njëjtën kohe mu shtua interesimi mbi fenë Islame. Fillova te lexoja libra nga me te ndryshmit, sidomos libra psikologjike. U shtua besimi im te Zoti, koncepti im për jetën ndryshoi dhe nga qe nga ajo kohe kam qenë gjithmonë i lumtur, i gezuar dhe optimist.

Tani, kur kujtoj ato kohe, e kuptoj se sa i zbrazet kam qenë si njeri. Dhe kjo me bën qe te kem me shumë besim te Zoti dhe te vetja.

Me te mira.
E identifikuar

Të dua Nene

bekimi@zeriyt.com
Harrakate ..jam
Amore per te coniglio
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 30-03-2007, 06:39:23 »
Citojeni

Bekim kam lexuar dhe unë libra te tij"Jeta ne çift" dhe si të bëhesh një grua e sukseshme ne mos gaboj.Vërtetë ka këshilla te vlershme.Fakti tjetër qe ke përmendur njohja e zotit është një shtylle mbeshtetese për te shmangur depresionin sepse njeriu fillon ti konceptoj gjërat ndryshe

Çdo kush prej nesh kalon gjendje te tilla,vetëm se duhet te jemi te fortë te shmangim deri ne atë shkalle sa te biem pre e këtij fenomeni.
E identifikuar

I... sai come e un giorno sensa te merzitje vuoto...
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 10-04-2007, 08:28:17 »
Citojeni

si duket unë veç paskam rënë ne depresion a çka dreqin qenka kjo...
murit me koke
epo shendosh unë e depresioni, se na bëhet qarja te dyve.
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 10-04-2007, 23:30:36 »
Citojeni

Depresioni është një nga sëmundjet me te keqija, me te vështira dhe me te perhapura te fundit te viteve 90 dhe duke progresuar ne shekullin e njezete e një. Është semundje qe njeriun mund ta çoje ne vetevrasje; ta çoje ne vrasjen e dikujt tjetër; ta shkaterroje krejt jo vetëm atë vete por edhe partnerin e tij, fëmijët dhe familjen e tij; mund ta derrmoje shumë shpirterisht, fizikisht, emocionalisht dhe financiarisht; ta beje te lere punën apo profesionin qe ka/bën; të mos këtë mendjen as për pune as për shtepi dhe as për katandi. Depresioni është jashtë masë shumë i keq, i rrezikshem dhe është futur aq thelle ne shoqërinë tonë, sidomos ne kontinentin e Amerikes aq sa mbi 10% te njerëzve e kanë ne një faze disi te avancuar. Për depresionin kerkohen ilace, mjekime, kura, terapi dhe qetësi para se gjithash. Nejse, kam shumë qe mund te shkruaj për këtë teme te mirë dhe psikologjike, Berni, por ka ca qe me zuri një dhimbje kokë e keqe dhe plus qe është shumë vonë. Duhet vërtetë te shkoj te flej tani. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 05-05-2007, 17:34:26 »
Citojeni

Çka nenkuptojme me Depresion?A është ky i sherueshem?A është depresioni një semurje apo një ?!!!!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 12-05-2007, 11:48:08 »
Citojeni

Depresioni është  një lloj semundje qe shprehet me crregullim te gjendjes shpirtërore e qe mund te shprehet ne forma rastesore e deri ne episode mjaft te ashpra qe kërkojnë mbikqyeje e mjekim..
Personi qe vuan nga depresioni ndihet i vetmuar dhe i pa shprese, humb madje interesin për aktivitetin e tij e nuk ndien asnjë lloj kenaqesie. Çdo gjë i duket e pavlere.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 14-05-2007, 18:25:09 »
Citojeni

Depresioni është  një lloj semundje qe shprehet me crregullim te gjendjes shpirtërore e qe mund te shprehet ne forma rastesore e deri ne episode mjaft te ashpra qe kërkojnë mbikqyeje e mjekim..
Personi qe vuan nga depresioni ndihet i vetmuar dhe i pa shprese, humb madje interesin për aktivitetin e tij e nuk ndien asnjë lloj kenaqesie. Çdo gjë i duket e pavlere.

Depresioni...
Depresioni s`është fare një semurje...Ai është një  ngushtice e trurit te një personi e shkaktur nga problemet,vuajtjet,padrejtesite jetësore,genjeshtrat fetare...trathtite e ndryshme dhe me se shumti ato bashkeshortore!
Depresioni sherohet brenda një ore ne sistemin e drejtsise se një shteti ku nuk ka korupcion(????)
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 15-05-2007, 05:39:46 »
Citojeni

Depresioni...
Depresioni s`është fare një semurje...Ai është një  ngushtice e trurit te një personi e shkaktur nga problemet,vuajtjet,padrejtesite jetësore,genjeshtrat fetare...trathtite e ndryshme dhe me se shumti ato bashkeshortore!

Ajo "ngushtice e trurit" le pasoja te renda tek personi, e semurin atë, ndaj dhe e percktojne depresionin si semundje.

Depresioni sherohet (????)

Semundjet sherohen.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 15-05-2007, 15:31:11 »
Citojeni

Ajo "ngushtice e trurit" le pasoja te renda tek personi, e semurin atë, ndaj dhe e percktojne depresionin si semundje.

Semundjet sherohen.

I "semuri" nga Depresioni sherohet menjehere sapo ti plotesohen  të gjitha kerkesat dhe ti paguhen demet  qe i janë bërë... pa fare medikamente as Terapi tjera!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Harrakate ..jam
Amore per te coniglio
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 18-05-2007, 04:49:42 »
Citojeni

Depresioni ndo mbështetje njerëzore,do njerëz te kujdes për ty !As me shumë e as më pak !
E identifikuar

I... sai come e un giorno sensa te merzitje vuoto...
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 18-05-2007, 17:28:59 »
Citojeni

Depresioni ndo mbështetje njerëzore,do njerëz te kujdes për ty !As me shumë e as më pak !
S`e kuptova  këtë fjali aspak...m`e duket qe s`është ne shqip!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
SaricA
MetallC` e MetaL'izuar
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 19-06-2007, 09:38:45 »
Citojeni

te gjith Njerzit kalojn nDepresionnn..është si një ''rregull'' i Jetes..

E identifikuar

My heart makes as I SEE you
When I HEAR you
If I READ you...

Silently I whisper to myself
These tainted words as if in a prayer to pain…

Just grow up, DIE your death.
kaona
« Përgjigjja #13 më: 05-11-2007, 16:53:05 »
Citojeni

Desha edhe unë te nderlidhem me këtë tem sepse unë jam ne gjendje shum te rand tepresive dhe ma merr mendja se njeherit është sëmundja ma e rend ne botë pasi qe unë jam mjaft duke i vujtur problemet e depresionit . Nuk kam vullnet për jet , me duket qe askush nuk me don kam humpur poashtu vullnetin e punës kam filluar te pi alkollo dhe tani jam bërë alkooliqare  kronike pi deri ne ni liter alkool ne dit qaj etj. Mirpo tash kam filluar te konsultohem me psikiatrin dhe psikologun . ne jet i kam të gjitha përveç lumturis te cilën e bëri te pa mundur depresioni im kam pasuri , fëmij dhe bashkshortin qe e dua me se shumti ne bot . Jeta te cilën e kam pritur te jet reale ashtu si jam vet unë kam par qe nuk është , padrejtesit te cilat jeta na i soll për mua kan qenë te pa njohura dhe me veshtiresi jam ndesh me to . Thashethemet te cilat për mua kan qenë te pakuptimta po ashtu kan qenë shumë te renda për mua. Dyftyresia e njerzeve ka qen e pa imagjinuar për mua dhe po ashtu ajo i ka hap dyert e depresionit . Dashuria e njerzve vetëm mbi veten e vet dhe interesa personale puashtu ka qenë një e pa pritur për personalitetin tim . Kooprracia e njerzve po ashtu . Politika vetanake e njerzve ehde kjo ka qenë një s'e di ta them e pa imagjinuar për mua . Të gjitha këto qe uneipermenda ishin dukurit e pa njohura ne personalitetin tim tepa djallezuar e qe për mua kanë qenë aq te reneda dhe mos vkersunu u vetvetes ndaj këtyre njerzve me kanë pruar ne këtë gjendje aq depresive sa qe unë tani jam nën kerkim te mjekimit tim , se për ndryshe do ti humbas të gjitha te arriturat e mia deri me tani . Kam ra ne aso pozite shummm te keqe sa qe tani vuaj edhe ma shum pse e kam lejuar veten te vi deri ne këtë gjendje mirpo depresioni ish snundje te cilën ti nuk kishe mundësi ta parandalojsh . Unë tani jam duke u kuruar dhe mendoj se do gjindet për mua rruga ma e drjet drejt ikjes nga kjo gjenje e cila është mjaft e rend për mua dhe familjen time .
Ju përshëndes perzemersisht ....
E identifikuar
agdrenasi

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 29-03-2008, 08:25:06 »

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë

Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |