Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Beautiful Minds & Savant Syndrome  (E lexuar 354 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
diikush
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« më: 12-07-2006, 14:00:54 »
Citojeni

Po lexoja para pak ditesh tek revista ScientificAmerican - Mind një artikull për Kim Peek, qe është një person qe jeton aktualisht, i cili u be inspirimi i filmit Rain Man (filmi ne fakt është thjesht inspiruar nga ky, nuk portretizon atë apo aftësitë e tij). Ky artikull flet për këtë person dhe disa njerëz te tjerë qe kanë abnormalitete ne fizionomine e trurit të tyre dhe shumë probleme te tjera, qe nga me ordineret (veshja, ushqimi, socializimi, etj), POR qe kanë aftësi te mahnitshme ne memorje dhe disa funksione te tjera mendore (një pakice e këtyre kuptohet, jo te gjithë), aftësi te cilat janë abnormale për njerëz ordinere dhe tepër te vështira për tu shpjeguar tek çdo njeri, e aq me tepër tek këta njerëz me probleme ne tru.

Ky Kim Peek p.sh. mban mend tërë kodet postare dhe prefikset e tel ne gjithë SHBA, stacionet lokale te TV te secilit vend, mban mend fakte egzaktesisht nga mijëra libra qe i ka lexuar dhe i kujtohen menjehere, mund ti hedhe një sy atlasit me harta dhe me pas te memorizoje dhe te te jape udhezime si të shkosh nga një qytet ne një tjetër (si Mapquest  ) dhe plot e plot gjëra te tjera te kësaj natyre.

Artikulli i revistes nuk besoj se lexohet pa paguar, por gjeta një site qe ka info për këtë: http://test.wismed.org/savant/kimpeek.cfm

Disa shkencetare kanë quajtur dukuri te tilla savant syndrome. Dhe ne fakt kam dëgjuar here pas here për raste te tilla aftesish te jashtezakonshme memorjeje etj, qoftë nga njerëz normale apo handikapate (retarted) si puna e këtij Kim dhe janë te mahnitshme për shkencen dhe çdo njeri besoj.

Mund te flisni për dhe sillni raste te ngjashme këtu tek kjo teme (nëse keni link ose referenca akoma me mirë pls )
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |