Zeri yt - Forumi ShqiptarForume të tjera Forumi i Studentëve (Moderator: Ωμέγα)Provimet e maturës, kush ngel humbet të drejtën për të konkurruar në universitet
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Provimet e maturës, kush ngel humbet të drejtën për të konkurruar në universitet  (E lexuar 471 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 07-06-2011, 00:14:51 »

Korrigjuesit e provimeve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, në të gjashtë qendrat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit do të kenë në dorë skemat që po botojmë më poshtë, mbi bazën e të cilave do të bëjnë vlerësimin e njohurive të maturantëve. Të 41 mijë maturantët dhe kandidatë të tjerë që iu nënshtruan testimit të parë të Maturës Shtetërore duhet të presin katërmbëdhjetë ditë për përgjigjen e notës së parë.


Sipas rregullores së Ministrisë së Arsimit për Maturën 2011, maturantët do të njihen në me rezultatet e tyre pak ditë para provimit të dytë, atij të matematikës. Në të gjashtë qendrat e korrigjimit të përcaktuara paraprakisht nga MASH, korrigjuesit do të punojnë në mënyrë individuale. Duke pasur në dorë skemën e vlerësimit të testit korrigjuesi i parë do të vlerësojë sipas këtij çelësi provimin.


Vlerësuesit, pasi të marrin në dorëzim testet, do të konfirmojnë saktësinë e tyre dhe do të bëjnë kodifikimin me numra arabë, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë. Pasi fleta e provimit të jetë korrigjuar nga vlerësuesi i parë, ajo do të merret nga një vlerësues i dytë. Skema e hartuar nga MASH, e kërkon që vlerësuesi i dytë të ndodhet në një ambient tjetër nga ai ku ndodhet vlerësuesi i parë.


Pas përfundimit të korrigjimit të dytë, në rast se pikët e vendosura nga vlerësuesit nuk përputhen, përgjegjësi i vlerësimit përcakton një vlerësues të tretë, i cili do të bëjë edhe vlerësimin përfundimtar. Kjo skemë e trefishtë sipas Ministrisë minimizon mundësinë e gabimeve në vlerësim. Për këtë arsye maturantët që nuk do të jenë dakord me notën nuk kanë të drejtën e ankimimit në Drejtoritë Arsimore përkatëse, sikundër ka ndodhur gjatë maturave të mëparshme.


Këtë vit për herë të parë në historinë tetë vjeçare të Maturës Shtetërore, maturantët që do të rezultojnë mbetës nuk do të japin provimet gjatë sesionit të vjeshtës. Në rregulloren për Maturën Shtetërore, është përcaktuar se nuk do të ketë një sesion të dytë provimesh, maturantët që do të ngelin në provimet e detyruara apo me zgjedhje, mund ti japn ato vetëm në vitin pasardhës, ndërkohë që humbasin të drejtën për të konkurruar në universitete. /Shekulli
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 08-06-2011, 22:57:32 »

Dhe kjo do ti motivoje valle?
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Gjumashi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 12-06-2011, 11:27:17 »

Nuk besoje... NDoshta pas pushimeve do ken energji.
E identifikuar

Gjumashi@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • personi i vitit
  • Dot Barack Obama
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot Michael Jakson
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen