|
Berni
|
 |
« më: 08-02-2008, 09:09:22 » |
|
Pregrad Mijatoviç, malazezi që është drejtor sportiv i Realit të Madridit, nuk harron t’i dalë në krah kushërinjve të tij të afërt, serbëve. Në një intervistë për gazetën “Kurir” të Beogradit, Mijatoviç shprehet se duhet bërë gjithçka që Kosova të mbetet serbe, por pranon se kushdo është i pafuqishëm përballë atyre që kryesojnë politikën në Bashkimin Europian. “Kosova është pika e dobët dhe duhet të bëjmë gjithçka që të mbetet pjesë e Serbisë, - thotë ai, - por, sot, të gjithë mund ta shikojmë se jemi të pamundur përballë atyre që drejtojnë politikën e Bashkimit Europian”. Kështu, ish-lojtari i shquar e rreshtoi veten kundër interesave të shqiptarëve të Kosovës, që shumë shpejt pritet të shpallin pavarësinë. Korrieri
|