Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja KombëtarePropaganda antishqiptare (Moderatore: xhavo, Bekimi)EDITORIAL - Topi i shpuar i opozitës nga Gazeta (Antishqiptare)


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: EDITORIAL - Topi i shpuar i opozitës nga Gazeta (Antishqiptare)  (E lexuar 71 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 26-03-2008, 15:35:23 »
Citojeni

Tashmë prej disa ditësh të marrësh ndonjë deklaratë apo koment nga deputetët socialistë mbi tragjedinë e Gërdecit dhe për tregëtinë e armëve që kanë përfshirë Qeverinë dhe biznesmenin Mihal Delijorgji, është gati e pamundur

Më vjen keq, por nuk mund të flas”. - “Nuk them dot asgjë, ka të tjerë që janë të autorizuar të fl asin për këtë argument”.
- “Unë nuk flas, më mirë pyesni në parti”. Deputetët janë në siklet pas tragjedisë së Gërdecit: lideri i partisë ka dhënë direktivë që të fl asin pak vetë dhe vetëm nëse janë të autorizuar. Po kush ka frikë që informacioni të dalë jashtë kontrollit dhe që partia të rrëshkasë
mbi ndonjë gafë rreth këtij argumenti kaq delikat?
Partia Demokratike, do të përgjigjej ndokush. Jo, Partia Socialiste.
Tashmë prej disa ditësh të marrësh ndonjë deklaratë apo koment nga deputetët socialistë mbi tragjedinë e Gërdecit dhe për tregëtinë e armëve që kanë përfshirë Qeverinë dhe biznesmenin Mihal Delijorgji, është gati e pamundur. E çuditshme për një parti opozitare që pikërisht për këto ngjarje duhet të bëjë presion, duke nxjerrë dokumente e duke dalë në shtyp me deklarata të pafundme. Po në të vërtetë shumë pak: kushedi pse, urdhëri për socialistët është për të heshtur.
Që kjo është “një histori nën embargo”, u kuptua që në orët para debatit në Kuvend, seance ku kryeministri pasi deklaroi se s’kishte dëgjuar të flitej asnjëherë për Gërdecin më parë, pranoi se në Gërdec punonte (dhe vdiq) kunati i tij. E pra, në prag të asaj seance luftarake, kryetari i partisë Edi Rama në vend që të mobilizonte gjithë forcat e mundshme dhe të motivonte shpirtërisht deputetët e tij, u shqetësua të merrej personalisht me listën e atyre që ishin të autorizuar të merrnin fjalën dhe të atyre që duhet të heshtnin.
* * *
Partia Socialiste lind si një forcë qeverisëse e ndoshta për këtë trashëgimi historike të saj, ka transferuar në kromozomet e drejtuesve paaftësinë e të bërit opozitë. Në të kundërt, Partia Demokratike lindi si forcë opozitare dhe kjo është arsyeja që shpjegon kryesisht paaftësinë e saj për të qeverisur.
Sali Berisha, (i cili, që kur fitoi zgjedhjet e 2005 nuk është shquar për asnjë vendim të veçantë politik veç atij të përqendrimit në duart e një nomenklature të ngushtë të praktikës korruptive që me socialistët shtrihej në gjithë shoqërinë), mbetet i paarritshëm në atë që ka bërë në tetë vjet opozitë. Energjia e tij, kurajoja e tij, inati i tij, kokëfortësia e tij, dëshira e dëshpëruar për të rrëzuar qeverinë rivale, e bënë tashmë të paharrueshëm. Slloganet e tij do të meritonin të futeshin në manualin e një marketingu opozite: “Nano ik”, shkurt dhe saktë, edhe nëse i imituar, mbetet një modeli i paparë. Pastaj sekuenca fantazmagorike: NanoMafia, Kapja e Shtetit, Vendi më i korruptuar në botë, Mamuthët… Socialist-specialist…
E kush nuk e kujton edhe zjarrin që partia e tij, nën komandën e Gjeneral Doktorit, hodhi në shtyp, në rrugë e parlament pas tragjedisë së 9 janarit? Megjithëse në atë ngjarje të dhimbshme nuk ishte përfshirë personalisht asnjë ministër, asnjë ndërmarrje shtetërore, asnjë gjeneral, asnjë biznesmen mik familjeje, siç ndodhi në Gërdec, Berisha arriti ta transformonte edhe atë tragjedi varfërie, në modelin e një krimi të tmerrshëm Shteti. Ndoshta është meritë e bombardimeve të tij në opinionin publik që, për fat, ngjarje të tilla nuk u përsëritën më.
* * *
Edi Rama, që fitoi simpati dhe kredibilitet në drejtimin e kryeqyteti, aq sa u zgjodh tre herë, nuk po arrin të jetë efikas dhe bindës në betejat e tij të buta të drejtuara si opozitar. Ngjarja e Gërdecit, që demaskon në mënyrë tragjike metastazat e korrupsionit brenda Qeverisë dhe që mund të krahasohet me skandalin e Piramidave (edhe atëherë Berisha u justifikua si sot duke thënë: nuk dija asgjë), në duart e Ramës po shndërrohet në një topth të shpuar. Sa i zoti u tregua Berisha në përfitimin politik me vdekjen e 25 të rënëve në Karaburun, aq i zoti po tregohet Rama të zhdukë domethënien politike që qëndron pas vdekjes se 24 të rënëve në Gërdec.
Dje Edi Rama i nisi një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, me të cilën i lutet sekretarit të NATO-s të mos penalizojë Shqipërinë e t’i japë ftesën për anëtarësim në NATO. Veprimi i Ramës është një akt politik dhe bëri mirë. Por nga një kryetar opozite pritej që të bënte gjithashtu apel që Shqipëria të mos bëhet vetëm Shtet anëtar i NATO-s, por edhe një Shtet i së drejtës.
Rama, në vend që të ftonte të tijët për një kujdes të pazakontë e të dyshimtë, duhej të bombardonte çdo ditë, me të gjithë zërat në dispozicion, qeverinë, opinionin publik dhe diplomatët duke pretenduar për tragjedinë e Gërdecit dhe për tregëtinë e armëve të fshehur nga institucionet, një hetim Serioz, Transparent dhe të Pavarur. Rama duhet të kërkojë me zë të lartë inkriminimin pa skonto të gjithë fajtorëve, pa asnjë përjashtim. Por ai heziton, si të ishte ai kryeministri që rrezikon të përfundojë nën akuzë.
Ndërkohë, thirrja paradoksale për Drejtësi përsëritet prej ditësh nga Sali Berisha, që duket ka harruar se nuk është më ai, kryetar i opozitës. (marrë nga Gazeta Shqiptare)
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 26-03-2008, 15:38:02 »
Citojeni

Jo me kot e vura ne këtë rubrike këtë shkrim nga e ashtuquajtura gazeta shqiptare se vetëm e tillë nuk është, vetëm gënjeshtra e mashtrime lexon ne këtë gazete, kjo gazete do të fusi shqiptarët ne lufte, siç bëri ne 97 bashke me Koha Jone.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |