|
106
|
Shkencat Ekzakte - Exact Science / Biologji dhe Kimi / Ç’është hemoglobina?
|
më: 04-05-2012, 16:22:28
|
|
Hemoglobina është një substancë me ngjyrë të kuqërremtë e cila përmban sasi të hekurit, dhe gjendet tek rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet). Sikur mioglobina po ashtu edhe hemoglobina luan një rol të rëndësishëm në bartjen e oksigjenit në organizëm.
Hemoglobina përbëhet prej katër nënnjësish, ku çdonjëra prej tyre është e lidhur me molekulën e hemit si grupe joproteinor, dhe njëra është pjesë proteini, pra globulina. Hemi, njëherësh është edhe përgjegjës kryesor për ngjyrën e kuqe të hemoglobinës.
Ndër elementet qelizore të gjakut përmendim rruazat e kuqe te gjakut (eritrocitet) dhe rruzat e bardha te gjakut (leukocitet). Rruazat e kuqe janë qeliza të dylugeta në formë disku, pa bërthamë dhe shërbejnë për transportin e oksigjenit dhe një pjesë të dyoksidit të karbonit.
Numri i tyre te meshkujt është rreth 5 milionë për 1 ml. gjak, kurse te femrat rreth 4.5 milionë për 1 ml. gjak. Numri i përgjithshëm i eritrociteve llogaritet të jetë rreth 25 trilionë qeliza. Jeta e një eritrociti llogaritet rreth 120 ditë.
Një qelizë e tillë përmban rreth 70 % ujë, ndërsa pjesa tjetër është lëndë e thatë. Ngjyrën e kuqe e merr nga një lëndë hemoglobine, e cila është e aftë të lidhet në mënyre të kthyeshme me oksigjenin.
|
|
|
|
|
107
|
Forume të tjera / Forumi i Gruas dhe Familjes / Emrat shqiptarë në modë, Arbër dhe Dea, më të preferuarit
|
më: 25-04-2012, 09:40:04
|
|
“Dua emër shqiptar për fëmijën tim. Madje, të jetë emër që tregon prejardhjen tonë të lashtë”. Kjo tendencë po vihet re gjithnjë e më shumë në vendin tonë dhe po përfshin jo vetëm prindërit e thjeshtë, por edhe personat e njohur televizivë. Këtë e pohojnë vetë prindërit, por edhe të dhënat e njësive bashkiake dhe mjekët e materniteteve.
Kryetarja e njësisë bashkiake numër 5, Jeta Setaj, pohon se gjatë këtij viti emrat Arbër dhe Dea janë më të preferuarit, pasi këto emra janë regjistruar më shumë. Megjithatë, vihet re se edhe aktorët dhe këngëtarët po i preferojnë emrat shqiptarë. Jonida Maliqi pohon se ia ka vendosur emrin djalit Dani dhe se ky emër është emër i vjetër shqiptar. “Në fakt, emrin ia ka vendosur babai i bashkëshortit tim, djalit. Edhe ne ishim shumë dakord, sepse na pëlqeu dhe donim një emër shqiptar. Menduam se ky emër shkon edhe me mbiemrin Prizreni”, pohon Jonida Maliqi. Në lidhje me këtë emër, profesor Shezai Rrokaj, dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë, pohon se ky emër është shqiptar, pasi mund të jetë shkurtim i emrit Dardan, i cili është emër i vjetër shqiptar.
Ndërsa aktorja Eni Jani ka vendosur që vajza e saj të quhet Stina, një emër shumë origjinal dhe shqiptar. “E synonim një emër shqiptar, por që të ishte edhe origjinal. Stina është emër i tillë. Është emër i veçantë dhe mesa di unë nuk është se mund të ketë shumë emra të tillë në vendin tonë. Kam dëgjuar se pas vendosjes së emrit të vajzës tonë, edhe një çift tjetër ka vendosur emrin Stina. Nuk e di nëse është ndikuar nga emri i vajzës, por gjithsesi na erdhi mirë që ia ka vendosur emrin Stina”, pohon Eni Jani.
Ndërkohë, ne bëmë edhe një vëzhgim në maternitet dhe vumë re se shumë prindër ia kanë vendosur foshnjave emrat shqiptarë. Belinda është nënë e dy fëmijëve; Deas dhe Tedit. Thotë se emrin e vajzës e ka zgjedhur emër shqiptarë dhe për të është emri më i bukur. Ndërsa djalit ia ka vënë emrin Ted, nisur nga domethënia që ka ky emër, që në greqisht do të thotë: ‘dhuratë e Zotit’.
Ndërkohë, kryetarja e njësisë 5, Jeta Setaj, pohon se vite më parë kishte tendenca për emra kryesisht të huaj, por edhe emra telenovelash. Ndërsa tani në qendër të vëmendjes janë rikthyer emrat shqiptarë, të cilët ishin lënë në harresë. Ndërsa bashkimet e emrave të prindërve ndodhin më rrallë. Shkurtimet e emrave të prindërve janë një tjetër risi e këtij viti.
Ndërkohë historianët pohojnë se emrat shqiptarë janë sidomos ata që lidhen me figura të shquara të historisë së kombit, duke filluar me Lekën, pastaj me Pirron, Gjergjin, Kastriotin, Donikën, Gjinin, Vojsavën, Gjonin, Aranitin, Mamicën etj. Sipas tyre, janë përdorur emra shqiptarë që lidhen edhe me gjeografinë e vendit si emra si Korab, Shkëlzen, Drin, Sazan, Rozafë, Tomor etj.
Këta emra ishin të preferuarit e shqiptarëve, ndërsa tani vetëm disa kanë arritur t’i rezistojnë kohës dhe të jenë sërish të pëlqyer. I tillë është emri Arbër. Pas tyre emrat ilirë, të cilët vijnë nga lashtësia ose nga tekstet klasike si: Bardhyl, Agron, Genci dhe Tefta sot hasen rrallë.
Frederik Ndoci: “Emra 100% shqiptarë”
Këngëtari Frederik Ndoci shumë shpejt po pret fëmijën e dytë me gruan e tretë. Ai thekson se ende nuk e di se nëse do të jetë vajzë apo djalë, por për ne zbulon se do t’i vendosë emër 100% shqiptar. “I duam emrat tanë dhe kur them të jenë shqiptarë, nuk do të doja të ishte huazim. Në fakt, edhe emri i vajzës sonë, Marilu është bashkim i emrit Maria, – siç ka emrin nëna ime dhe është emër biblik, që është përdorur gjerë nga katolikët shqiptarë, – dhe Luiza, i cili edhe ky është emër biblik”, pohon Frederik Ndoci.
Dr. Mirela Rista: Emrat e fëmijëve vendosen para se të lindin
Mirela Rista, gjinekologe pranë maternitetit të ri “Koço Gliozheni” në kryeqytet, tregon për “Shekulli”-n, se gjatë punës së saj në këtë maternitet ka vënë re se prindërit janë të prirur të vendosin emra shqiptarë fëmijëve të tyre. Gjithashtu, thekson se edhe emrat me domethënie janë përzgjedhje e prindërve. Tek emri ata gjejnë kuptimin për të ardhmen e fëmijës. Sipas saj, prindërit janë të përgatitur, ata e dinë edhe seksin e fëmijës dhe e zgjedhin gjatë muajve të shtatzënisë përpara se nëna e ardhshme të shtrohet në spital për të lindur. “Edhe fëmija,. që në momentin që lind, fillon të thirret në emër dhe kjo e bën të fitojë personalitet”, – thotë ajo, duke shtuar se nuk përjashtohen edhe rastet që prindërit zgjedhin për fëmijën e tyre një emër, që duan ta trashëgojnë brez pas brezi. “Vihen re edhe emra të pavdekshëm, të cilët janë kryesisht simbole fetare, me anën e të cilëve prindërit shprehin dëshirën që fëmijët e tyre të jenë të pavdekshëm”, – pohon gjinekologia Mirela Rista. Sipas doktoreshës dominojnë emrat shqiptarë: “Prindërit janë intelektualë dhe e dinë se çfarë duan. Prandaj i janë rikthyer emrave shqiptarë. Nuk mund të them se cili është emri më i bukur që kam dëgjuar, pasi të gjithë janë të bukur, por mund të them me bindje se emrat shqiptarë janë të preferuar nga shqiptarët”, – shprehet ajo. Sipas saj, çdo emër tregon diçka; origjinën, ndonjë familjarë të dashur apo dëshirën e prindërve për të ardhmen e fëmijës.
Emrat e ndaluar me ligj
Në vitin 2008 doli një listë emrash të ndaluar, emra të cilët nuk regjistroheshin në gjendjen civile. Këto emra janë cilësuar se shprehin cilësi negative dhe shprehen rëndom në jetën e përditshme. Kjo i bën ata të papërshtatshëm për përdorimin e zakonshëm. Në këtë listë bëjnë pjesë këta emra: Ankim, Arançata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Curranë, Currelë, Careva, Carina, Çbane, Dert, Derman, Dovlet, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federatë, Fodulle, Gazep, Gallata, Garip, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hiçe, Hafije, Helme, Ironi, Jermësinë, Keqan, Keqe, Kralicë, Lëvere, Meze, Mëshirë, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrëzi, Ndalime, Pikëllime, Pafate, Pseerdhe, Rikë, Rakita, Spece, Sose, Stenatë, Sulltane, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere.
Albina Hoxha Gazeta Shekulli
|
|
|
|
|
111
|
Të Ndryshme / Të Ndryshme / E tradhtonte burri, gruaja kërcënoi të hidhej nga kati i 12-të
|
më: 30-03-2012, 11:59:01
|
|
Gruaja me emrin Mjaftoni Tabaku, nënë e tre fëmijëve ka hipur në një pallat 12 katësh në qendër të qytetit të Lushnjës në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm.
Ajo ka qëndruar për rreth dy orë mbi pallat, duke shfaqur shenja të thella depresioni. Forcat e rendit në komisariatin e policisë Lushnjë kanë arritur mbi tarracën e pallatit dhe pas një ore bisedimesh duke mos e bindur 45 vjeçaren të zbresë nga pallati e kanë prangosur forcërisht.
Duke u bazuar në thëniet e saj , sipas policisë fillimisht gruaja ka pretenduar se ka probleme të pronësisë pa zgjidhur prej 20 vitesh, por më pas 45 vjeçarja ka pranuar se e vërteta e kërcënimit me hedhjen nga pallati janë problemet me bashkëshortin.
Policia tha se ajo ka vërtetuar se bashkëshorti ka një tjetër lidhje jashtë martesës dhe për këtë qellim ajo ka kërcënuar se do të hidhej nga pallati. Mjaftoni Tabaku, prej disa vitesh kurohet nga depresioni dhe është një person i njohur nga organet policore pasi ka një sërë çështjesh penale të hapura me familjarët e saj.
Lajmifundit.com
|
|
|
|
|
112
|
Forume të tjera / Forumi i Gruas dhe Familjes / Prindër dhe fëmijë shikojnë bashkë telenovela
|
më: 28-03-2012, 14:44:25
|
|
Nëse i pyet se cili është libri i fundit që kanë lexuar nuk dinë ta thonë, por nëse i pyet për ndonjë telenovelë i njohin të gjitha. Ky është problemi i madh që ka mbërthyer fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë. Këtë e pohojnë jo vetëm ata vetë por edhe mësuesit dhe psikologë të cilët theksojnë se televizori dhe interneti janë bërë pjesë e pandashme e tyre. Në fakt këtë realitet e pasqyron edhe raporti i UNICEF ku është bërë një sondazh me 500 fëmijë të intervistuar ku 68 për qind e tyre përdorin vetëm internet dhe median vizive. Problemi madhor qëndron në faktin se këto mjete i përdorin për tu argëtuar e jo për të marrë informacione të vlefshme. Kreu i UNICEF në Shqipëri, Detlef Palm theksoi dje se duhet të punojë e gjithë shoqëria për të përmirësuar këtë situatë.
Ndërkohë gazeta “Shekulli” ka realizuar një vëzhgim në shkolla duke pyetur nxënës dhe mësues se cilat janë raportet që kanë me internetin dhe televizionin krahasuar me kohën që shpenzojnë me librat.
“E ndjek televizionin dhe internetin. Padyshim që shoh telenovelat se më pëlqejnë shumë. Në fakt për të lexuar librat jashtëshkollor nuk me del kohë sepse siç ua thashë unë kaloj shumë kohë me televizorin tim”, pohon Juvena Kurti nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, e cila nuk na len pa përmendur disa personazhe të telenovelave me të cilat është shumë e dashuruar.
Në fakt Juvena nuk është e vetmja e përfshirë në këtë fenomen sepse psikologia e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Elediona Muvati pohon se vend kryesor në kohën e argëtimit të nxënësve janë interneti ku përdorin rrjetet sociale dhe televizionet ku shohin telenovelat dhe emisione të tjera pa asnjë vlerë informuese. “Telenovelat, i shohin të gjithë. Por çfarë shembulli mund të marrësh nga telenovelat?! Ku janë vlerat e tyre?! Nëpërmjet tyre të rinjtë mësojnë të gënjejnë, të thurin intriga, të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan, të shkatërrojnë edhe familjen, të kenë shumë lidhje derisa të gjejnë dashurinë e vërtet”, pohon psikologia duke shtuar se të rinjtë ndikohen nga media vizive dhe përpiqen të imitojnë atë që shohin. Çdo informacion sipas psikologes dhe çdo gjë që shohin në televizion e marrin si reale. “Të rinjtë janë në zhvillim dhe duke formuar personalitetin dhe shembujt i marrin në media. Fatkeqësisht media nuk jep shembuj shkencëtarësh, apo njerëzish të talentuar, që të rinjtë t’i marrin shembull, por jepen këngëtarë të ndryshëm të cilët bëjnë një klip dhe kthehen në idhull të rinjve”, pohon psikologia.
Në fakt sondazhi i UNICEF tregon qartë indiferencën e të rinjve ndaj librave. “Sa i përket librit, nga 500 të anketuar, 105 prej tyre thanë se nuk lexojnë fare, ndërkohë që 395 thanë se lexojnë por theksuan se nuk lexojnë aq sa do të donin, kryesisht për mungesë kohe”,- bëhet e ditur në sondazh.
“Prindërit janë fajtor, i shohin telenovelat me fëmijët”
Fenomenin e “skllavërimit” të nxënësve nga televizioni dhe interneti e ndjen shumë edhe mësuesja e Sociologjisë dhe Edukatës Qytetare, Alma Mancaku por në këtë fenomen ajo përfshin edhe prindërit e tyre madje duke i fajësuar ata. Ajo thekson se e ndihen shumë këtë problem tek nxënësit e saj sepse ata shpenzojnë shumë kohë me televizionin dhe internetin dhe fatkeqësisht këtë shpenzim kohe nuk e kanë në dobi të tyre, por e kundërta këto mjete ndikojnë jo rrallë herë negativisht mbi ata. “I pyes shpesh nxënësit për këtë problem dhe vë re se prirjet e tyre janë të shohin filma të ndryshëm, aksion, horror, thrillër, fantazi por pa harruar telenovelat. Në fakt më vjen keq që humbasin kaq shumë kohë të padobishme”, pohon ajo.
Ndërkohë mësuesja tregon edhe rutinën e nxënësve të saj tek i tregojnë rreth fenomenit. “Sapo hyj në klasë dëgjoj personazhet e telenovelave se çfarë ndodhi dhe se si mund të vazhdojë seria e ardhshme. Është shumë e çuditshme se përse të gjithë, pa përjashtim, të gjitha moshat shohin telenovela dhe i shohin familjarisht”, pohon mësuese Alma. Sipas saj nxënësit zgjedhin dhe personazhet e filmave dhe telenovelave që duan t’ju ngjajnë. Madje kjo ndodh që në fëmijëri, tek personazhet e kukullave, të gjithë zgjedhin të preferuarin dhe duan t’i ngjajnë atij.
Por me kalimin e kohës sipas mësueses se Sociologjisë e kuptojnë dhe fillojnë t’i balancojnë dhe të krijojë një bazë në realitetin që jetojnë. Ka raste që ndikohen në mënyrë të pavetëdijshme dhe nuk arrijnë të kuptojnë që ishte një personazh që nga fëmijëria e tij dhe ka lenë gjurmë tek ai. Sa i takon kohës që kalojnë në televizor dhe internet ky është një problem tjetër madhor sepse mësuesja tregon se kjo kohë nuk është e pakët. “Besoj se shpenzojnë 4 deri në 5 orë në ditë, këtu përfshij televizionin dhe internetin. Këtë të fundit e përdorin më shumë për argëtim dhe rrjete të ndryshme sociale si facebook”,- pohon mësuesja duke shtuar se libri është lënë pas dore dhe nuk ka më rëndësinë që kishte. “Kjo ka dhënë edhe efektet e saj sepse nxënësit janë bërë më dembelë dhe kanë humbur fantazinë. Është ulur ndikimi i librit dhe është rritur ndjeshëm ndikimi i televizionit”, thekson mësuese Alma Mancaku.
Renis Sheshi, nxënës në vitin e dytë
Në televizion ndjek emisione humoristike, por më tërheqin dhe i ndjek edhe dokumentarët me tematika të ndryshme. I kushtoj tre orë në ditë televizionit. Edhe internetin e përdor për të marrë informacione në faqe me përmbajtje të ndryshme. Çdo mbrëmje lexoj libra, i adhuroj librat fantastiko-shkencor dhe policesk. Shtypin e shkruar nuk e lexoj, por dëgjoj vetëm titujt ose shoh faqen e parë të ndonjë gazete të përditshme. Kuptohet që faqet e sportit nuk i lë asnjëherë pa i parë, por edhe kurioziteteve i’u kushtoj vëmendje. Televizioni ndikon tek unë, por shembujt i marr nga personazhet e librave që lexoj, marr më të mirën dhe mundohem ta bëj timin atë që e shoh vërtet shumë pozitive tek personazhi. Ndërsa fundjavën e përdor vetëm për t’u argëtuar, nuk lexoj dhe e organizoj në mënyrë komplet të ndryshme nga ditët e tjera të javës.
Psikologia: Media është problematike, të kontrollohet
Është e rëndësishme të kontrollohet dhe monitorohet media që përcillet nga të rinjtë. Sidomos në moshën 6-12 vjeçarë kur fëmija ka shumë nevojë për këshillat e prindit dhe akoma ndjen nevojën të konsultohet me të por edhe në pubertet dhe adoleshencë 12-19 vjeçarë gjatë të cilës ai ndihet më i rritur, me rebel, me antikonformist dhe dëshiron të ketë vendimmarrje. Është pikërisht ky momenti ku duhet të ndërhyrje me delikatesë për të monitoruar nëse fëmijët po marrin informacionin që përputhet me moshën. Është pak e vështirë në fakt pasi interneti sot është një botë që hap shumë dyer informacioni dhe vështirë të monitorohet por duhet zgjedhur rruga e mesme e artë ku me adoleshentin të gjesh gjuhën e përbashkët që me vonë të kesh akses edhe në monitorimin e tij mbi median që ai zgjedh të shikojë. Mendoj me TV është pak më e lehtë të monitorohet se interneti kjo për arsye se interneti është më privat. Nisur nga statistikat ku programet me muzikë dhe argëtim janë më të preferuarat për fëmijët mund të arrihen marrëveshje me ta mbi orarin dhe kohëzgjatjen e programeve në raport me gjërat e tjera gjatë ditës. Kjo marrëveshje nuk është e pamundur por prindi duhet të gjejë gjuhën e adoleshentit dhe të kuptojë botën e brendshme të tij.
Palm: Të ketë më shumë programe edukimi
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Detlef Palm është ndalur në programet televizive të cilat nuk i përgjigjen kërkesave të këtyre fëmijëve. Ata preferojnë shumë informacione mbi sportin, kulturën, problemet sociale apo kronikën rozë, çka i ndeshin pak në televizione.
“Fëmijëve, mbase dhe ne na duket mediat e mërziteshme në Shqipëri. Të njëjtat fjalime, të njëjtat dhe pak fakte dhe kjo nuk është ajo që ne duam të dëgjojmë. Ndaj dua të transmetoj disa mesazhe për drejtuesit e programacioneve: Duhet një qasje më shumë transparente, më e besueshme dhe me më shumë etikë për fëmijët”, thotë përfaqësuesi i UNICEF, Detlef Palm.
Albina Hoxha Shekulli
|
|
|
|
|
113
|
Forume të tjera / Forumi i Studentëve / Gjimnazistët në dhomën e rrëfimit: Ja se si kopjojmë në provime
|
më: 22-03-2012, 11:49:10
|
Nëse dikush ju thotë se nuk ka kopjuar kurrë në jetën e tij, dijeni që ju ka gënjyer. Sado orë të kenë shpenzuar përpara librave, sado që të kenë mësuar, pasiguria si pasojë e ankthit, i bën nxënësit të mendojnë se do të dalin keq në provim, apo se do të kenë ndonjë pyetje të vështirë për të cilën nuk do të munden dot të gjejnë një zgjidhje. Ndaj gjëja e parë ku i shkon mendja për t’i shpëtuar notës së papëlqyeshme, është të kopjojnë, duke vjedhur kështu një informacion që nuk i përket, për hir të një note më të lartë.  Megjithatë nxënës të ndryshëm e shpjegojnë këtë ndjesi në forma të ndryshme. Disa preferojnë të kopjojnë sepse kështu ndihen më të sigurtë në përgjigjet e tyre, disa të tjerë sepse nuk dinë asgjë dhe për këtë arsye bëjnë një copy-paste nga shoku i bankës prapa pa ndryshuar as edhe një presje, kopje kjo që është lehtësisht e dallueshme nga mësuesit, por ndërkaq ka edhe nga ata nxënës për të cilët kopja është kthyer në një ves të pashmangshëm, madje madje ajo për ta është njëtrajtësuar me ajrin që thithin çdo ditë. Ky i fundit është një problem pak më shumë serioz në krahasim me rastet e tjera. Dhe kjo për vetë faktin se problemi tashmë nuk qëndron më tek mbushja e fletëve të një provimi me një informacion të vjedhur, por tek karakteri i nxënësit. Ai do të mësohet gjithmonë t’i gjej gjërat e gatshme dhe nuk do të përpiqet të punojë vetë për t’i arritur ato. Ne themi shpesh “kopje” dhe sa herë e përmendim këtë fjalë gjithmonë mendja na shkon tek ato të bekuara provime. Por në të vërtetë, kjo fjalë nuk vepron vetëm në këtë sferë, përkundrazi ne do të ndeshemi me “kopjacë” (mashtrues) ndoshta, gjatë gjithë jetës sonë. Gjithsesi ajo që na shqetëson ne nxënësve është jo vetëm shkolla, mësimet, por edhe shokët tanë. Është e vërtetë që duhet të mendojmë për veten tonë, por edhe për ata që na rrethojnë, mirëpo kjo krijon një gjendje shumë konfliktuale gjatë 45 minutave të një provimi. Sa herë kemi ndenjur disa ditë pa i folur shokut të bankës vetëm sepse jemi mërzitur me të ngaqë nuk na ka ndihmuar në ndonjë ushtrim! Por, ç’faj ka ai?! Është gjithashtu e vërtetë, që nxënësit më të mirë të klasës, sa herë që ka provime janë më nervozë se sa ata që nuk kanë mësuar shumë dhe kjo sepse bombardohen me pyetje që i vijnë nga të katërta anët. Kujt t’i përgjigjet më parë? Të mendojë për ndonjë paqartësi të tijën apo për shokun? Duket si një çështje shumë e ndërlikuar dhe që nuk i gjejmë dot një zgjidhje. (Megjithëse disa e zgjidhin këtë duke kopjuar). E megjithatë në përfundim duam apo s’duam, kopja na është gjendur pranë si shpëtimtari më i afërt, por nuk duhet të harrojmë se duhet të mendojmë edhe për të ardhmen tonë, për formimin e karakterit tonë në këtë moshë, faktor i cili do të ndikojë shumë në mbarëvajtjen e jetës sonë. Ndaj këshilla më e mirë është të mos i peshoni shumë nxënësve të mirë, mësoni t’i bëni gjërat vetë dhe të mësoni për veten tuaj në radhë të parë. Edhe ti nxënës që kopja të është kthyer në ves, mundohu ta shmangësh sa më shumë atë ndjenje që të tërheq për të kopjuar, përpiqu, merr guxim, sepse me guxim ti mund t’i thyesh të gjitha dyert e ngurta që të pengojnë, mund të kapërcesh çdo sfidë dhe të arrish qëllimet e tua... Metodat“Obobo! Provim sot… Ke mësuar?” “Po, po kam marrë pyetjet dhe kam bërë kopje”… Të tillë e riprodhon bisedën e mëngjeseve përpara provimeve një nxënëse e “Ismailit”, e cila vijon më tej të tregojë për suplementin “Gjimnazistët” disa nga metodat e kopjimit… “Shokët e klasës m’i kanë treguar, unë vetë e kam mesataren 9.8", vazhdon ajo si për t’u shfajësuar përpara meje... “Shumë prej tyre gjejnë si shërim bankat, letrat e vogla të cilat më së shumti i vënë poshtë këmbëve dhe sapo largohet pak mësuesja menjëherë shpejtojnë për të vjedhur diçka”, vijon Dea...Ajo na tregon gjithashtu se vajzat gjatë ditëve që vijnë me fund në shkollë kanë benefite të mëdha për të kopjuar, kopjet poshtë fundit janë një zgjedhje perfekte, por edhe për djemtë nuk është më pak e vështirë. Letrat e fshehura në qafën e shoqeve që kanë përpara janë një zgjidhje shumë e mirë për ta... Sakaq të tjera metoda janë efektive në të kopjuar, vetëm se këtë herë ato do të vijnë të rrëfyera nga një tjetër gjimnaziste. Tea është ajo që do të na tregojë, se cilat janë disa nga metodat që i kanë shndërruar në ekspertë të kopjes, nxënësit... “Mënyrat që gjimnazistët mendojnë për të shprehur këtë art janë sa individuale, aq edhe të shumëllojshme. Ato letrat e verdha që shumëkush mund t’i përdorë për të lënë mesazhe të shpejta, ne mund t’i shndërrojmë në libra të vegjël që mbartin një informacion të shumtë. Dhe kur në provim na ‘qëllon’ ndonjë pyetje që e kemi bërë kopje buzëqeshja jonë bëhet 36-dhëmbëshe. Kuletat, janë një element tjetër që na ndihmon të fshehim ato copëza të shkëputura nga librat. Po kur mësueset na thonë “Vetëm stilolapsin mbi bankë!?” Mos u shqetësoni! Ne e kemi gjetur zgjidhjen “Të lutem, këtë pjesë të bankës mos e prek, se kam shkruar kopjet. “Ju ndoshta nuk e dini, por një nga aleatët tanë më të fortë në këtë pjesë është dimri. Po, po, pikërisht dimri. Veshjet e trasha e të shumta janë ambalazhi i atij produkti të shkruar nëpër duar, por edhe për të fshehur nëpër xhupa copëza letre që vetëm ne do të dinim t’i deshifronim. Por kjo nuk do të thotë që “artistët” që e ushtrojnë këtë profesion, mos të shfaqin talentin e tyre në stinët e tjera… Si në çdo art tjetër që ecën paralelisht me kohën, edhe ne kemi avancuar. Ofertat në celular dhe kufjet janë kombinimi perfekt i shkëmbimit të informacionit të nevojshëm. Fotot në celular janë gjithashtu një opsion tjetër, por kjo metodë nuk përdoret masivisht pasi, përveçse duhet pasur shumë “kujdes”, edhe qartësia e fotove nuk është maksimale, kështu që kemi preferuar t’ia lëmë të ardhmes. Gazeta Shqiptare
|
|
|
|
|
117
|
Të Ndryshme / Moda dhe Estetika / Çorapet e femrave që po çmendin meshkujt
|
më: 16-03-2012, 10:40:19
|
Taka të larta. Këmbë elegante e kilometrike. Një palë çorape të gjata deri rrëzë kofshe. Në shumicën e rasteve në formë rrjete e të kapura në të brendshme.  Ky është modeli që është rikthyer në stilin e fundit të personazheve VIP dhe që po çmend meshkujt në të gjithë botën.  Në foto mund të shikoni se si kjo lloj veshjeje është bërë tendencë tek Rihanna, Lady Gaga, Claudia Gerini, Elenoire Casalegno, Anna Falchi, Federica Panicuçi, Miley Cyrus, Kim Kardashian, Katie Price, Paris Hilton, Jessie J apo Dita von Teese. Fotot flasin vet. Lajmifundit     
|
|
|
|
|
|