|
151
|
Islami - Islam / Islamic Forums / Just a joke..
|
më: 31-03-2006, 07:24:29
|
|
Just a joke.... A man is taking a walk in Central park in New York. Suddenly he sees a little girl being attacked by a pit bull dog . He runs over and starts fighting with the dog. He succeeds in killing the dog and saving the girl's life.
A policeman who was watching the scene walks over and says: "You are a hero, tomorrow you can read it in all the newspapers: "Brave New Yorker saves the life of little girl"
The man says: - "But I am not a New Yorker!"
"Oh ,then it will say in newspapers in the morning: 'Brave American saves life of little girl'" â⬓ the policeman answers.
"But I am not an American!" â⬓ says the man.
"Oh, what are you then? "
The man says: - "I am a muslim!"
The next day the newspapers says: "Islamic extremist kills innocent American dog" - the policeman answers.
|
|
|
|
|
152
|
Biseda dhe Diskutime / Habia Filozofike / : Besimet
|
më: 28-03-2006, 09:38:25
|
|
Për hapesin e temës, kam një pyetje: Sikur ta copezoja një fotografi te Albert Ajnshtajn, e zëmë, do dije ta ndrecje? (shemb e ke me atash)
Por nëse bëhet fjale PER UNIVERSIN GJIGANT kush sipas teje e renditi?? Sic dihet sot shkencerisht se ne fillim ishte universi tere gazrash e tymrash.
Nuk tu përgjigja ne sondazhin tënd sepse per mua si musliman nuk është i formuluar si duhet.
|
|
|
|
|
153
|
Islami - Islam / Islamic Forums / How about the hadith that claims "Kill whoever changes his religion."
|
më: 28-03-2006, 09:30:54
|
|
How about the hadith that claims "Kill whoever changes his religion."
(a) If a person changes his religion, is it considered as a profound insult to Allah and to all Muslims but Allah says in the Quran "Let there be no compulsion in the religion" (2:256). (b) What about the status of the hadith. Is it sahih (sound), hadith al-ahad(isolated) or dhaif (weak)? (c) What if a person changes religion from Christianity to Judaism. Does this hadith still apply to that person?
Answer
The question of apostasy has been debated among scholars based on their interpretations of some hadiths since the Qur'an does not specify any worldly punishment for it. For example, there was a case at the time of the Prophet (peace and blessings be upon him) where a man came to him in three consecutive days and told him that he wanted to apostate. The Prophet (peace and blessings be upon him) never took any action against him, and when the man finally left Madina, the Prophet (peace and blessings be upon him) never sent anyone to arrest him, let alone kill him. This hadith appears in more than one version in Sahih Muslim and is authentic.
This is why some scholars distinguished between individual apostasy and apostasy which is accompanied by high treason. For example, one version of a hadith narrated by `A'isha concerning apostasy (…and one who left his religion and fought against Muslims).
The topic is broad and most Muslims are acquainted only with the only common view and interpretation of these hadiths.
The rule of "no compulsion in religion" which appears in several verses in the Qur'an and is consistent with its message of willing submission to God. These verses are no doubt definitive and explicit. Other texts, in the Qur'an or Sunnah, which are speculative (mutashabih or texts that could be interpreted in more than one way without violating basic rules of interpretation) in meaning must be interpreted or re-interpreted in the light of the definitive.
|
|
|
|
|
154
|
Islami - Islam / Arkiva / Zbulimi i psikologut Vandar Hoven mbi fjalën 'Allah'
|
më: 28-03-2006, 05:42:21
|
|
ZBULIMI I PSIKOLOGUT VANDAR HOVEN MBI FJALEN ALL-LLAH E VËRTETA DHE REALITETI Psikologu Holandez "Vander Hovën" ne përpjekjet e tij studimore në fushën e psikologjise, ka informuar publikun rreth zbulimit te tij te fundit mbi efektin e te lexuarit te Kuranit si dhe përsëritjen e fjalës ALL-LLAH.
Ai ka pohuar se ky zbulim nuk është vetëm për pacientin ne veçanti, mirëpo për të gjithë njerëzit ne përgjithësi. Profesori Holandez Vander, ka konfirmuar se zbulimi i tij është i bazuar ne studime dhe hulumtime të shumta, njëherit është zbatuar edhe ne shumë paciente, prej një periudhe tre vjetore.
Disa nga pacientet e tij nuk qenë fare mysliman, disa te tjerë nuk flisnin gjuhën arabe dhe megjithatë, ishin te kërkuar qe ta shqiptonin qartazi fjalën All-llah, ne mënyre qe ta gjenin shërimin.
Të arriturat ishin mahnitëse, e ne veçanti mbi ata qe vuanin nga brengosja, hidhërimi dhe presioni. E përditshmja Saudite "El-Vatan", ka bërë te njohur raportin e Psikologut Holandez, në të cilin thuhet: " Ata te cilët kanë mundësi ta lexojnë shkrimin Arab si dhe ata te cilët lexojnë Kuranin rregullisht, janë te mbrojtur nga sëmundjet psikike, te tillët janë myslimanet." Psikologu, shpjegoi se çdo shkronjë në fjalën Allah ka ndikim pozitiv ne shërimin e sëmundjeve mendore. Ne studimin e tij, ai pohoi se çdo shkronjë posedon karakteristikat e veta, p.sh.: shkronja e parë e fjalës All-llah, është: (A), kjo shkronjë është e lëshuar nga sistemi frymëmarrës dhe ne te njëjtën kohe bënë kontrollimin e frymëmarrjes. Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingëllores (L) ashtu sikurse ne gjuhën arabe, zbutë sistemin e frymëmarrjes për disa momente, dhe atë kur gjuha ndeshet me pjesën e sipërme te nofullës me një ndalje ne mes, dhe këtë ndalje fillon ta përsëris vazhdimisht.
Ndërsa, sa i përket shqiptimit te shkronjës se fundit, pra shkronja (H), ku përmes se cilës shkaktohet një kontakt ne mes te mushkërive dhe zemrës, dhe ky kontakt apo takim kontrollon dhe verifikon te rrahurat e zemrës.
Ajo qe me se shumti na tërheq vëmendjen është se, ky psikolog nuk i takon besimit islam, mirëpo është i dhënë shumë pas shkencave islame si dhe është duke bërë hulumtime ne fshehtësitë e Kur'anit. All-llahu i Madherishem, thotë:
Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? [Kur'an, 41:53]
Përktheu nga Gjuha Angleze Fehim Xh. Dragusha 26.03.2006
|
|
|
|
|
155
|
Islami - Islam / Arkiva / Feja Islame, përballë terrorit mediatik!
|
më: 26-03-2006, 10:04:23
|
|
Feja Islame, përballë terrorit mediatik!
Duam t'i bëjmë të qartë opinionit, se Feja Islame obligon besimtarët muslimanë që në çdo gjykim për ngjarjet, qofshin ato shoqërore apo politike, duhet të orientohen nga objektiviteti dhe drejtësia.
Si t'i bëjmë të luajnë me të njëjta rregulla të lojës edhe jomuslimanët?
|
|
|
|
|
156
|
Islami - Islam / Arkiva / Lajme - ngjarje, intervista etj.
|
më: 26-03-2006, 09:44:03
|
|
KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME TË KOSOVËS FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME Prishtinë, mars 2006 Organizojnë Simpoziumi ndërkombëtar me temën "GJASHTË SHEKUJ TË ISLAMIT NDËR SHQIPTARË" Gjashtë shekujt e kaluar janë përshkuar nga zhvillime dramatike në fatet e popullit shqiptar, duke farkuar një identitet të veçantë të tij, me Islamin si njërën nga shtresat dominuese dhe dinamike. Kjo përvojë e gjatë e Islamit ndër shqiptarë, e shtrirë në së paku gjashtë shekuj, është e nevojshme të trajtohet në mënyrë të gjithanshme e korrekte shkencore, për të nxjerrë vlerësimet e duhura për të kaluarën dhe udhëzime të dobishme për të ardhmen. Vështruar nga pikëpamja e zhvillimeve historike në trojet shqiptare dhe në hapësirat e Evropës Juglindore, Islami ndër shqiptarë erdhi si rezultat i zgjerimit të rrufeshëm të Perandorisë Osmane dhe të ofertës që solli ajo për shqiptarët, në raport me fqinjët ballkanikë, veçmas me serbët dhe grekët, të cilët e kishin thelluar procesin e asimilimit të shqiptarëve në shekujt XII-XIV. Debatet në këtë temë pothuajse asnjëherë deri sot nuk janë orientuar në trajtimin objektiv e të paanshëm, po kanë ndjekur rrugën e ideologjizimeve dhe të propagandës negative ndaj rolit që ka pasur Islami ndër shqiptarë, që nga fillimi e deri në ditët tona. Shpeshherë ka ndodhur edhe të fshiheshin qëllimisht kontribute të lëvizjeve e personaliteteve të mëdha kombëtare, vetëm e vetëm për shkak të parashenjës islame të tyre. Prandaj, një trajtim ndërdisiplinar dhe korrekt, që synojmë të arrihet në këtë simpozium, shpresojmë të iniciojë korrigjimin e pamjes së deformuar, që është sajuar për Islamin dhe rolin e tij në fatet e shqiptarëve, duke ravijëzuar edhe perspektivat në botën e sotme, që po shkon drejt integrimit dhe globalizimit. Ky simpozium është një debat në të cilin ftohen të marrin pjesë të gjithë ata që janë kompetentë për të diskutuar me argumente, me vullnet të mirë e pa paragjykime.
Këtu më poshtë jepen tezat themelore: 1. Kontaktet paraosmane të shqiptarëve me Islamin; 2. Zgjerimi i Perandorisë Osmane në Ballkan dhe ndikimi që pati në fatet e shqiptarëve; 3. Përleshjet e para në fushëbeteja në mes shqiptarëve dhe turqve; 4. Ndryshimet e mëdha gjeopolitike, kulturore e fetare që ndodhën në viset shqiptare dhe në Evropën Juglindore, pas betejës së Kosovës të vitit 1389; 5. E vërteta për betejën e Kosovës në dokumente osmane dhe evropiane; 6. Shkaqet sociale, ekonomike dhe fetare që nxitën përqafimin e Islamit nga shqiptarët; 7. Skënderbeu në dokumentet osmane; 8. Roli i dijetarëve shqiptarë dhe të huaj në përhapjen e fesë dhe të qytetërimit islam ndër shqiptarët; 9. Roli dhe kontributi i mejtepeve dhe medreseve në ruajtjen e vlerave fetare e kombëtare; 10. Ndikimi i konflikteve shqiptaro-osmane, pas reformave të Tanzimatit, në lindjen e Lëvizjes nacionale shqiptare dhe specifikat islame të kësaj lëvizjeje; 11. Kontributi i ulemasë shqiptare për shkollën, për gjuhën dhe për shkrimin shqip; 12. Dalja e shqiptarëve në skenën e historisë evropiane në fillim të shekullit XX si shtet dhe komb më vete, me identitet kompleks fetar e kombëtar; 13. Ndikimi i armiqësive shqiptaro-xhonturke në dobësimin e Islamit ndër shqiptarë; 14. Ndikimi i Islamit në transformimin social, kulturor dhe politik të shqiptarëve nga mesjeta e deri në ditët tona; 15. Trashëgimia shpirtërore dhe materiale islame - dëshmi e qytetërimit islam; 16. Toleranca fetare ndër shqiptarët; 17. Elementet islame në formësimin moral të individit, të familjes dhe të popullit shqiptar; 18. Qëndrimi osman ndaj të drejtave dhe lirive të komuniteteve të tjera fetare ndër shqiptarët; 19. Letërsia alamiado dhe ndikimi i saj në letërsinë e Rilindjes Kombëtare; 20. Roli i dijetarëve shqiptarë në kulturën dhe qytetërimin islamë të Perandorisë Osmane dhe në Botën Islame; 21. Figurat përfaqësuese të kulturës dhe qytetërimit islam ndër shqiptarët; 22. Ndikimi i Sheriatit në Kanunin e Lekë Dukagjinit; 23. Roli i fesë islame në ruajtjen e identitetit kombëtar në periudhën e pushtimit serb prej vitit 1912 e këndej; 24. Elemente islame në artin dhe kulturën popullore shqiptare; 25. Bashkëjetesa paqësore e feve ndër shqiptarët sot; 26. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore islame në kohën e sotme; 27. Perspektiva e zhvillimit të ardhshëm të shqiptarëve në integrimet euro-atlantike dhe identiteti islam; 28. Islami ndër shqiptarët dhe demokracia; 29. Islami ndër shqiptarë dhe integrimet euro-atlantike; 30. Perceptimi i Perëndimit ndaj Islamit ndër shqiptarët; 31. Roli i xhamive dhe institucioneve fetare islame në kohën tonë; 32. Harmonia fetare ndër shqiptarët - model i një koekzistence paqësore ndërmjet feve e qytetërimeve në përmasa më të gjera. * * * Ky Simpozium është paraparë të mbahet më 12 â⬓ 14. 09. 2006. Paraqitja për pjesëmarrje duhet të bëhet brenda datës 15. 06. 2006, me rezymenë e kumtesës jo më shumë se një faqe dhe biografinë (CV) e autorit.
Autorët, kumtesat e të cilëve pranohen për simpozium, kumtesat, të plota, të redaktuara dhe të korrigjuara, duhet t'ia dërgojnë organizatorit deri më 31. 07. 2006, së bashku me një rezyme (në gjysmë faqe) në gjuhën angleze.
Organizatori heq shpenzimet e qëndrimit dhe të udhëtimit.
Adresa për paraqitje:
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës Rr. "Bajram Kelmendi", 84 10 000 PRISHTINË Tel. ++381 38 224 024 Tel & fax. ++ 381 38 245 700 E-mail: kryesia_bik@hotmail.com kryesia_bik@yahoo.com
|
|
|
|
|
157
|
Islami - Islam / Libraria Islame / Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:39:23
|
|
HADITHET NË GJUHËN SHQIPE
Përveç Kur'anit myslimanët, për t'u formuar nga ana fetare dhe botëkuptimore, mbështeten dhe te Hadithet. Madje teoricienët shqiptarë të islamit pikërisht këtu e kanë përqendruar vëmendjen dhe janë përpjekur t'u bëjne të njohur ithtarëve (besimtarëve) të tyre përmbajtjen e Kur'anit dhe të Haditheve në rrugë të ndryshme në gjuhën amtare. Këto rrugë janë vazet ose predikimet e ditëve të premte, përkthimet dhe botimet në gjuhën shqipe, mevludet e ilahitë etj. Kjo ka bërë që pranë xhamive të kishte biblioteka të këtij profili . Po ashtu edhe pranë medreseve . Në këto rrugë është ruajtur edhe gjuha amtare në mes të besimtarëve myslimanë. Nga ana tjetër, këto kanë ndihmuar edhe për mosshkombëtarizimin e shqiptareve nga ana e sllavëve dhe e grekëve.
Kur'ani është kod themelor dhe thelbësor i fesë islame. Në të janë përfshire të tëra dispozitat fetare me karakter universal. Shpjegimin dhe sqarimin e këtyre dispozitave e bën Hadithi, pra Muhammedi (a. s.). Po të mos i shpjegonte ato kjo shkencë, shumë dispozita Kur'anore do të mbeteshin të paqarta, sepse Kur'ani duke u marrë me bazat dhe parimet themelore të fesë, rrallë zgjatet në hollësi. Në përgjithësi, hollësitë jepen nga vetë Profeti (a.s.) ose nëpërmjet veprimeve të tij praktike, ose duke i shpjeguar me fjalë.
Hadithi si disiplinë shkencore teologjike është një ndër burimet më të vlefshme islame dhe konsiderohet i dyti në jurisprudencën islame.
Shokët e Muhammedit (a. s.) e kuptuan sa e vlefshme ishte shkenca e Hadithit, prandaj dhe u perpoqën e u sakrifikuan për ta ruajtur atë dhe për të transmetuar me besnikëri te pasardhësit e tyre çdo gjë që dëgjuan nga Profeti(a. s.), të cilën e kishin mësuar përmendësh.
Shkrimi i kësaj shkence në formën e një përmbledhjeje dhe në mënyrë zyrtare u bë në mbarim të shekullit i dhe në fillim të shekullit II të erës islame, pra rreth viteve 90-101H. ose 622-633M.
Me hadithet shqiptarët janë njohur qysh herët, d.m.th. menjëherë pas përqafimit nga ana e tyre të besimit mysliman. Përmbajtja e haditheve (maksimave, fjalëve, porosive të Muhammedit (a. s.) ka ndikuar fuqishëm në moralin dhe ndërgjegjien e tyre. Këtu duhet parë edhe ajo frymë mirëkuptimi me besimtarët e feve të tjera, ajo atmosferë vëllazërimi që këshillonte Muhammedi (a. s.) lidhur me marrëdhëniet në mes të njerëzve.
Duke iu përmbajtur kufijve që rrok ky punim, do të trajtojmë vetëm Hadithet që filluan të botohen në gjuhën shqipe në fillim të shekullit tonë e prapa.
Botimi i parë i "Haditheve" shqip në një tekst të veçantë u bë në vitin 1940. Hafiz Ibrahim Dalliu i paraqiti publikut "Hadithi-Errbeain" ku përmblidhen 42 Hadithe të autoriteteve të kësaj fushe, siç janë autorët Buhariu, Myslimi, Termidhiu, Ebu Davudi etj. Autori ynë është mbështetur te I. Neveviu. Në parathënie nënvizohen vlerat shoqërore të këtyre maksimave, të cilat,për përmbajtjen e lartë që kanë, mbeten gjithmonë aktuale. "Shoqëria njerëzore në çfarëdo kallëpi të hyjë, prapë për ato baza është nevojtare".
Duke qenë ky libër "antologjia" e parë e Haditheve në gjuhën shqipe, fiton disa vlera:
Së pari, pas botimeve fragmentare të Kur'anit, botimi i kësaj antologjie plotëson literaturen fetare të boshtit tjetër kryesor të formimit të besimtar islam. Letërsia jonë e Haditheve e pasuron letërsinë tonë filozofike, atë teologjike, e ngre në një shkallë të re etikën shqiptare.
Së dyti, hap rrugën e një zhanri të ri të literatures dokumentare, duke e pasuruar literaturen historike shqiptare.
Së treti, jep një material të pasur rreth fjalorit fetar. P.sh. shpjegon termat: hadith, ahiret, haram, hallall, hytbe, dynja, imam, kader, kiamet,razi, rivajet, exhel, xhennet, xhehenem etj.
Së katërti, përmban referenca të shumta, një pjesë e të cilave na njeh me hadithologët më të mëdhenj të botës.
Botimet lidhur me hadithet u intensifikuan në mënyrë të veçantë në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit tonë, të cilët kapin një vëllim prej 1584 faqesh (me sa na kanë rënë në dorë deri tani - R.Z.).
Hadithet e konsiderojnë njeriun si formën më të persosur të të gjitha qenieve, të cilin Zoti e ka pajisur me çdo gjë të nevojshme për mbarëvajtjen dhe zhvillimin. çdo gjë përreth, d.m.th. i tërë universi është në funksion të njeriut. Por, gjithnjë në bazë të këtij mesazhi të Profetit, duke qenë njeriu i përbërë nga trupi dhe shpirti, ai ka detyrë për trajtimin maksimal të këtyre dy anëve.
Në bazë të logjikës së Haditheve të botuar në shqip, njeriu, si qenie, është i privilegjuar nga qeniet e tjera se ka aftesinë për të mësuar, aftësinë e të menduarit, di të dallojë të mirën nga e keqja dhe të drejtën nga e shtrembra. Njeriu është i pajisur me intelekt dhe ndonse inteligjent, në shumë raste mund të anojë nga e keqja, nga e shtrembra, nga e liga, duke u nisur nga interesat e ngushta vetjake. Burim konfliktesh në mes dy individësh mund të bëhet e njëjta gjë, në se interesat janë të kundërta, por në dy të kundërtat e një gjëje, vetëm njëra është e vërtetë.
Hadithet ose mesazhet e shprehura nga Profeti i japin rrugë atyre:"Qëllimi kryesor i mesazheve hyjnore, -shkruan Imam Vehbi Ismaili, i cili i është kushtuar një kohë të gjatë përmbajtjes dhe përkthimit të haditheve-, ka qenë gjithmonë që ta largojë njeriun nga e liga dhe ta udhëheqë në të mbarën e të mirën, për të siguruar lumturinë në të dy jetët". Mesazhet e Muhammedit (a.s.) në përmbajtjen e tyre prekin tërë sferen e botës materiale dhe asaj shpirtërore, i kundërvihen sfidave të kohës së sotme, veseve të ulëta të imoralitetit, korrupsionit, prostitucionit, pornografisë, drogës, kriminalitetit, shfrytezimit, alkoolit, ekstravagancave etj. Ato i kundërvihen robotizimit të jetës së njeriut, ato janë për një jetë e marrëdhënie të drejta, për pasurimin e mendjes e të zemrës me besimin në Zotin, në Allahun (xh.sh.).
"Disa nga këto mesazhe të Muhammedit (a.s.) janë si rrebesh dallgësh ose vërshim rrëkeje, ndërsa të tjerët janë të buta dhe qetësuese, por të gjitha janë të pajisua me një stil madhështor letrar e kuptime të shkëlqyeshme frytdhënëse dhe të paimitueshme" ( I. V. Ismaili-150 Hadithe f.VII ).
Hadithet janë maksima të Muhammedit (a.s.). Muhammedi, i cili qe bari dhensh, tregtar, qytetar, ushtar dhe komandant, burrë shteti dhe administrator, jurist dhe reformator, u bë autor i një kushtetute humane e federale, në të cilën ai i skaliti mesazhet e tij. Në një verset Kur'anor thuhet: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut..."
Moralistët shqiptarë, teoricientët e islamizmit në trevat shqiptare, e vlerësuan me të drejtë rolin e haditheve në planin formues etik, social, filozofik dhe botëkuptimor në përgjithësi. Duke evokuar periudhën e lavdishme të jetës dhe të veprimtarisë së Muhammedit (a.s.), ata theksonin bindshëm se "fjalët e praktikat e Profetit duhen mësuar, zbatuar dhe pasur nga të gjitha bashkësitë myslimane" edhe në kohën e sotme. Ato janë shumë aktuale në ditët tona. Roli i tyre është i pallogaritshëm në normalizimin e jetës së përditshme.
Duhet të kemi të qartë dhe gjithnjë parasysh se Kur'ani është fjala e Zotit, kurse Hadithet janë mesazhet, porositë, shpjegimet e Kur'anit që bënte Muhammedi (a.s.). Ato dallohen edhe nga stili. Hadithet janë shkruar nga bashkëpunëtoret e Muhammedit (a.s.), të cilët rrinin me të, faleshin me të, asistonin në bisedat e tij, në këshillat e tij. Ata i shkruanin që në të gjallë të tij.
Siç tregojnë hadithologët shqiptarë, në një rast, kur një qytetar u ankua se nuk mund të mbante mend të gjitha sa dëgjoi nga Ai, Muhammedi (a.s.) e këshilloi me këto fjalë: "Duhet të kërkosh ndihmën e dorës së djathtë", çka d.m.th., sipas Tirmidhiut (39:12), "të shkruante".
Muhammedi (a.s.), në të gjallë të tij, ka dhënë vetë urdhër që të shkruheshin "Letra" dhe "traktate", të cilat u ruajtën. Por duhet ditur që, në mënyrë të rregullt, të shkruarit e Haditheve filloi vetëm pasi u njohën mirë veçoritë e stilit të Kur'anit. Hadithet diskutoheshin, komentoheshin dhe futeshin në veprim në jetën e përditshme.
Muhammedi (a.s.), siç thuhet nga biografët e tij, i vlerësonte shumë dijet, të mësuarit, kulturën, shkencën. Ai që rrethuar me njerëz të ditur. Nga njerëzit e afërt të tij kishte asish që "nuk bëjshin tjetër gjë veç merreshin me studime." Dhjetë vjetë pas vdekjes së tij, islamizmi u përqafua nga popuj të ndryshëm, të cilët treguan interesa për jetën dhe veprimtarinë e Muhammedit (a.s.)dhe, si rrjedhojë, aspekte të qëndrimeve dhe të veprimeve të tij u bënë pasuri të miliona njerëzve.
Fjalët e Muhammedit (a.s.), pra Hadithet, u bënë udhërrëfyese në jetën e pasardhësve të tij. Shumë nga ata sakrifikuan me vetëmohim gjithçka për idealin e tyre: pasurinë, familjen, vetë jetën. Kjo ndodhi dhe me pasardhësit islamë në trevat shqiptare. Të gjithë ata përpiqeshin të ndiqnin shembullin e tyre.
Në letërsinë shqipe të haditheve përsëritet shpesh roli i transmetuesit të Haditheve. Vetë Profeti kishte porositur që mësimet e tij t'ua kumtonin atyre që nuk i kishin dëgjuar; kështuqë, çdo njeri që kishte dëgjuar një mesazh, kur kishte qenë i pranishëm ku fliste Muhammedi (a.s.), e ndiente për detyrë t'ua thonte atë të tjerëve.
Në letërsinë tonë thuhet se Ebu Hurejreja, që ishte një ndër ata që kishte ndejtur me shumë afër Muhammedit (a.s., kishte afër 800 studentë, ndërsa "shtëpitë e shokëve të Profetit", që kishin dëgjuar më shumë fjalët dhe që kishin parë veprimet e tij, pas vdekjes së Profetit Muhammed (a.s.) u bënë shkolla që frekuentoheshin nga myslimanë të ardhur nga të gjitha anët e botës islame për të mësuar Hadithet. Dhe kur të ktheheshin në vendet e tyre do të bëheshin mësues të Hadithit".
Shkrimi i Haditheve, komentimi dhe shfrytëzimi i tyre si bazë për trajtimin e problemeve sociale, grupimi dhe klasifikimi i tyre etj., krijoi një disiplinë më vete, e cila sherbeu si lëndë mësimore në shkollat e botës islame dhe si bazë e drejtësisë.
Letërsia jonë e Haditheve e përshkruan me ngjyra tërheqese jetën e tij. Natyra e kishte pajisur atë me një kujtesë fenomenale. Bashkënxënësit që kishin marrë me shkrim hadithet, i korigjonin në bazë të kujtesës së shokut të tyre. Në moshën 16- vjeçare Buhariu u bë mësues i lëndës së Hadithit. Në moshen 18- vjeçare ai hartoi një tekst të tij. Për të hartuar librin e Haditheve, Buhariu qarkulloi në tërë botën islame të kohës së tij, çka i kushtoi 40 vjet. Ai kishte studiuar 600 mijë hadithe, por në librin e vet ai rreshtoi 7.257 të tilla të grupuara sipas temave. Nëse do të zbriten përsëritjet, libri i Buhariut përmban 2.762 Hadithe.
Libri i Buhariut është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Përkthimi me më autoritet është ai në gjuhën angleze, në nënte vëllime, me nga 450 faqe secili. Pjesë të Buhariut qysh herët janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Një grup pune i përbërë prej shtatë vetëve, mori përsipër përkthimin komplet të Sahihu-l-Buhariut në gjuhën shqipe. Ky përkthim ka 8 vëllime dhe, krahas tekstit origjinal në gjuhën arabe ka edhe përkthimin në shqip. Ky grup është i përbërë prej: Mehdi Polisit, Abdullah Hamidit, Feti Mehdiut, Ismail Ahmetit, Ruzhdi Latës, Isa Memishit dhe Bahri Aliut.
Botimi i këtij libri në gjuhën shqipe do të ndihmojë dukshëm në njohjen më të thellë të mjaft çështjeve e problemeve të normave islame, siç do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve në fushën e shkencës se Hadithit ndër shqiptarët.
Është e rëndësishme të bëhet e ditur se një nga kushtet strikte që kërkohej nga transmetuesit e haditheve ishte ndershmeria e njohur botërisht si dhe të mos kishte asnjë njollë: pra "të ishte njeri i mësuar, nuk duhet të kishte bërë ndonjë krim, nuk duhet të kishte shpifur ndonjë rrenë, nuk duhet të kishte falsifikuar ndonjë dëshmi... duhej të ishte fetar i devotshëm dhe i paanshëm në çështje politike"
Hadithologu shqiptar I.V. Ismaili thekson se Profeti (a.s.) ka thënë: "Unë nuk jam më tepër se njeri. Kur t'ju jap urdhër për një gjë që ka të bëjë me fe, ju duhet të gjykoni dhe vetë, sepse unë nuk jam me tepër se njeri"
Në Shqipëri Hadithet kanë pasur një përhapje të konsiderueshme. Me zhvillimin e shtypit fetar e sidomos me njohjen e biografisë së Muhammedit (a.s.), ato filluan të përhapen në trevat dhe diasporën shqiptare, por jo në atë shkallë sa një student të doktorohet në këtë disiplinë. Por Hadithe të veçanta janë bërë pjesë e kulturës së shumë intelektualëve islamë. Jo vetëm kaqë por ata u bënë mbështetës e propagandues në organe e periodikë të kohës. Ndër hadithet e përhapura më shumë do të veçonim:
"Të diturit janë trashëgimtarët e profetëve, të cilët ua kanë lënë atyre diturinë si trashëgim". "Ai që ka zgjedhur rrugën e mësimit ka zgjedhur rrugën me të mirë. Për atë që përpiqet të gjejë rrugën e fitimit të diturisë, Zoti do ta hapë një rrugë deri në dyert e parajsës". "Le të jetë i pasuri dhe i varfri i barabartë para jush në fitimin e diturisë", si dhe një sërë hadithesh të tjera që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e dijes.
Në kuadrin e antologjive të Haditheve në gjuhën shqipe që përmendëm në fillim janë edhe dy të tjera me tematikë të caktuar, por pa të dhëna se kur janë botuar. Ndër to: "Fjala e bukur" ka gjithsej 195 Hadithe, ndërsa "Shkëndija nga udhëzimi profetik" ka 240 Hadithe. Hadithet e këtij të dytit kryesisht janë të marra nga Buhariu, Tirmidhiu e Muslimi. Nga ana didaktike shumë më prakik është "Kështu fliste Muhammedi (a.s.)", në dy vëllime. Por mbi të gjitha mbetet antologjia e Imam Vehbi Ismailit "150 Hadithe -Fjalë të Profetit Muhammed a.s.", i cili, perveç panoramës historike retrospektive të Haditheve, e pajisi librin e tij me të dhena burimore. Këto të dhena jane nga Buhariu, Myslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi etj.
V. Ismaili na jep edhe tekstin origjinal, si dhe, në mjaft raste, shenimet me kuptimin që ka Hadithi, rastin kur ai duhet pasur parasysh, si edhe analogjitë me fondin folklorik të fjalëve tona të urta (fq.12). V. Ismaili zgjatet në komentet e Haditheve.
Shtrohet pyetja: A ka Hadithologë shqiptarë?
Në fushën e paraqitjes dhe të komentimit të Haditheve shqiptarët paraqiten me disa figura të mëdha në lëmin ndërkombëtar islamik, që njihen botërisht Ata janë: Nasrud-din El Albani (Shqiptari), Abdul-kadër Arnauti, Shuajb Arnauti, Imam Vehbi Ismaili etj. Ndërsa në atë kombëtar, vëmendjen e tërheq Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, ku sektori i shkencës së hadithit udhëhiqet nga hadithologu i ri Sylejman Osmani i cili kohë më parë u laurua në Universitetin Islamik të Medinës në Arabinë Saudite. Në veprën e tij "Sunneti bazë e Sheriatit" ai shprehet: "Bota islame ka pasur muhadithinë të njohur nga të gjitha anët e saj. Edhe në kohën e Pejgamberit a.s. sahabët vinin nga vendet e ndryshme dhe mësonin prej tij pastaj ato mësime ua transmetonin mesit ku jetonin. Në mesin e tyre kishte romakë, persianë, etiopianë dhe të gjithë njiheshin sipas etnitetit të tyre...
Imam Buhariu dhe shumë të tjerë nuk ishin arabë, por kontributi i tyre u bë i pazëvendësueshëm. Pastaj gjatë shekujve pati dijetarë të mëdhenj dhe secilit shekull i printe njëri prej tyre".
Zoti deshi që shkencës së hadithit në këtë shekull t'i prijnë dijetarët shqiptarë që i njeh tërë bota islame, i respekton, nderon dhe me veprat e tyre kanë lënë histori që dëshmon për ta. Në realitet ka edhe shqiptarë të tjerë të rangut të tillë por këta të Hadithit janë të nivelit më të lartë, ngase sipas vlerësimeve Nasirudin Albani është dijetari numër një i shkencës së hadithit në tërë botën islame, dhe në shumë çështje kontestuese profesionale, fjala e tij është përfundimtare".
[vazhdon libri..]
|
|
|
|
|
158
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:33:41
|
|
KUR'ANI
Kur'ani ka marrë këtë emër ngase vetë Zoti e ka quajtur në këtë mënyrë (In-na enzelnahu Kur'anën arabij-jen leal-lekun ta'kilun). "Ne e zbritëm atë Kur'an arabisht (në një gjuhë të njohur) ashtu që ta kuptoni" . Kur'ani është libri me të cilin Allahu xh.sh. i mbylli të gjitha shpalljet hyjnore.
"Kur'ani është relevata (relevacio-shpallje) e Zotit që iu dërgua Muhammedit a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail e që u shkrua nga shokët e tij për t'u ruajtur si tekst autentik deri në ditët e sotme. Ai paraqet formulimin përfundimtar të së vërtetës mbi Zotin, njeriun, jetën dhe botën".
Në aspektin gjuhësor e ka burimin nga fjala arabe EL KUR'U, që do të thotë tubim ose përmbledhje. Kurse në traditën e myslimanëve me Kur'an nënkuptohen fjalët që i zbritën Pejgamberit a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail, në shpellën Hira, në afërsi të Mekkës në vitin 610 të erës sonë. Ajeti i parë që zbriti ishte: "ikre bismi rab-bike" (Lexo, në emrin e Zotit tënd).
Por zbritja e Kur'anit vazhdoi për 23 vjet me radhë, në mënyrë që përfundimisht të gjente vendin e tij në zemrat dhe traditën e Sahabëve dhe vetë Resulullahit. Llogaritet që në Mekkë zbritën 85 sure-kaptina, kurse në Medinë 29 sure.
Kur'ani nuk është vetëm kod feje, por është fjalë e Zotit, burim i parë i teologjisë dhe i drejtësisë islame, këshilltar në jetën praktike; është mrekulli ("Muxhizë"), që i përket Muhamedit a.s..
Mrekullia e tij është e përjetshme dhe absolute, gjuha dhe stili i tij dëshmojnë qartë se kemi të bëjmë me një shpallje qiellore, e cila çdo ditë e më tepër vjen duke sigurar themelet e shëndosha të fesë, të moralit, përparimit, edukimit dhe të kuptimit të gjithëmbarshëm të jetës sonë.
Kur'ani ka përmbajtje origjinale burimore. Ai është porosia e fundit hyjnore që i vjen qenies njerëzore. Në realitet ai i kaloi hapësirat e asaj që mund të arrijë mendja jonë. Ai vërteton konceptet e përgjithshme, parimet dhe direktivat (Kul-lij-jat) themelore.
Parimet dhe konceptet që shpalosen në Kur'an paraqesin rregulla hyjnore, paraqesin atë që është e mbinatyrshme, e përgjithmonshme dhe e pandryshueshme. Në këtë mënyrë këto qëndrojnë mbi kohën dhe vendin.
Mbinatyrshmëria e Kur'anit shihet edhe në të vërtetën shkencore që përmban, çka vërteton se Kur'ani është mrekulli e përhershme e Profetit Muhammed, që i përgjigjet çdo shkalle të zhvillimit intelektual. Ai përmban argumenta të mjaftueshme për të gjitha nivelet.
KUR'ANI NË GJUHËN SHQIPE:
Besimtarët myslimanë shqiptarë, që e përdornin Kur'anin në jetën e tyre të përditshme gjatë ushtrimit të riteve, e ndjenë që herët nevojën e përkthimit të tij, në mënyrë që të kuptonin përmbajtjen sa më gjerë, për t'u bërë të vetëdijshëm në ushtrimin e fesë së tyre. Njohës të gjuhës arabe kishte mjaft në Shqipëri, por vështirsia qëndronte gjetiu. Duke qenë ende e palëvruar gjuha shqipe, ndesheshin vështirësi të mëdha për të bërë një përkthim të një libri të shenjtë, e të pasur nga ana leksikore e linguistike në përgjithësi siç është Kur'ani. Gjuha arabe, në të cilën është shkruar Kur'ani, është një gjuhë shumë e lashtë, e pasur dhe ka një terminologji filozofike, që në shumë raste paraqet vështirësi të mëdha në përkthim, nëse do t'i nënshtrohemi besnikërise së përmbajtjes. Vetëm për ilustrim do t'i referohem fjalës "Zot" e cila ka 99 sinonime. Secili prej këtyre sinonimeve ka nuancën e vet, gjë e cila paraqet një vështirësi të madhe për përkthyesin shqiptar. Ishin këto arsyet që teologët shqiptarë i druheshin pasaktësive që mund t'u shpëtonin.
Fragmente të Kur'anit në gjuhën shqipe i hasim qysh herët në letërsinë e bejtexhinjve, pra nga shekulli XVII për të vazhduar më vonë në shekullin XVIII e sidomos në atë XX, ku në pergjithësi mbizotëronte përkthimi i verseteve të caktuara për nga tematika. i tillë është,p.sh.,"Libri i të falmës" i autorit të njohur Hfz. I.Dalliu.
Nuk ka dyshim që periudha e Rilindjes, e sidomos gjysma e parë e shekullit XX, konsiderohet faza e parë ku bëhen përpjekje serioze për përkthimin e tekstit të plotë të Kur'anit.
Me 1921 I.M.Qafëzezi bën botimin e parë të përkthimit të tekstit të Kur'anit në shqip, ku përfshihet afërsisht 1/3 e tij. Edhe pse pa komentim, ky përkthim ka vlera të veçanta nga ana historike. Botimi u bë në Ploesht të Rumanisë.
Një hap më tej në fushën e përkthimit të Kur'anit e bën Hfz.I.Dalliu. Ai në vitin 1929 boton "Ajka e kuptimeve të Kur'ani Qerimit", që është një përkthim me kompetencë nga ana teologjike. Dalliu e pajisi botimin e tij me një koment të konsiderueshëm, çka lehtësonte të kuptuarit e përmbajtjes dhe të porosive të Kur'anit.
Kemi të dhëna që janë ndërmarrë veprime për përkthimin e Kur'anit në gjuhën shqipe disa herë. Gjatë viteve 30 pranë Komunitetit Musliman Shqiptar në Tiranë është formuar një komision pune i përbërë nga 12 teologë të njohur për të përkthyer Kur'anin në gjuhën shqipe. Pas një pune disa vjeçare komisioni arriti të bëje një përkthim shumë serioz si nga pikëpamja e besnikërise së përmbajtjes së tij, ashtu edhe nga pikëpamja gjuhësore. Ky material në dorëshkrim sot gjendet në arkivin e K. M. Shqiptar në Tiranë.
Një përkthim tjetër ka ndërmarrë edhe Hfz.Ali Korça, pjesë të të cilit janë botuar edhe në shtypin shqiptar.
Botimi i plotë i Kur'anit të përkthyer në gjuhën shqipe për shumë arsye arriti të bëhet vetëm në mesin e viteve 80.
Me 1981 në Prishtinë u formua një grup pune i kryesuar prej Sherif Ahmetit dhe tetë anëtarëve: I. Ahmeti, B. Ahmeti, Q. Qazimi, R. Rexhepi, H. Hoxha dhe A. Aliu, ky ekip i organizuar nën drejtimin e Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës, pati si qëllim përkthimin e tekstit të plotë të Kur'anit në gjuhën shqipe. Edhe pse me 6 qershor 1984 materialet u dorëzuan nga të gjithë anëtarët e grupit, ky përkthim i Kur'anit nuk u botua për shkaqe të caktuara.
Botimi i parë i plotë i Kur'anit në gjuhën shqipe u bë në vitin 1985 në Prishtinë, nga Feti Mehdiu. Shqipëruesi është njohës e studjues i islamistikës dhe i arabologjisë pranë Fakultetit Filologjik të Prishtinës. Ky përkthim për vlerat e veta të veçanta në aspektin gjuhësor pati jehonë të madhe në publicistikën kosovare dhe më gjerë.
Përkthimi dhe botimi i dytë i plotë i Kur'anit u bë në vitin 1988 nga Prof.Hasan Nahi, po nga Kosova. Përkthyesi ka kryer studimet e shkencave islame në Egjipt. Gjatë përkthimit, ky teolog i formuar, rëndësine më të madhe ia kushtoi anës kuptimore dhe besnikërisë së përmbajtjes nëpërmjet një gjuhe të qartë. Prof.Nahi vendos bri tekstit origjinal përkthimin në gjuhën shqipe.
Përkthimi i tretë i plotë i Kur'anit është bërë nga H.Sherif Ahmeti po me 1988, nën kujdesin e Kryesisë së Bashkësise Islame të Prishtinës. Ky mund të quhet ndër përkthimet më të kompletuara të Kur'anit. Përkthimit të ajeteve i bashkangjitet edhe një koment i konsiderueshëm, me një vështrim rreth Kur'anit, që lehtëson kuptimin më mirë dhe më të plotë të tij. Për këtë arsye, ky përkthim me koment është ribotuar disa herë.
Përkthimi i katërt i Kur'anit në gjuhën shqipe është ai i Muhammed Zekeria Khanit, i cili u shtyp nga "Islam Internacional Publications" (TD, Islamabad, 1990). Ky përkthim qe, padyshim, një mesazh i ri në përkthimin e citateve Kur'anore. M.Z.Khan përpiqet të bëjë shpjegime të citateve, por, nga ana e përmbajtjes, ai lë shumë për të dëshiruar.
Përkthimi i mësipërm ka edhe gabime gjuhësore e kuptimore, të cilat, në raste të veçanta, e bëjnë të mangët dhe të paqartë kuptimin e tekstit.
PËRKTHIME TË PJESSHME TË KUR'ANIT BOTUAR NË LIBRA TË NDRYSHËM:
Përveç përkthimeve të plota ekzistojnë edhe përkthime të pjesshme të Kur'anit botuar në libra të ndryshëm, ku gjenden pjesë të përkthyera nga Kur'ani. Shquhet në këtë aspekt përkthimi i sures së "Jasinit". Duke qenë se në përmbajtjen e saj përfshihen udhëzime, këshillime dhe shpjegime të kuptimeve të larta, versionet e përkthimeve të saj në gjuhën shqipe janë të shumta.
Botimet e saj të para në gjuhën shqipe u bënë në vitet '30, Mjafton të përmendet këtu "Libri i së falmes" i Hfz.I.Dalliut, botuar në Tiranë më 1937. Libër ky që ka disa ribotime, dhe i cili është i shoqëruar me shtyllat themelore që duhet të zotërojë çdo besimtar mysliman për të formuar botëkuptimin e tij dhe për të vepruar. Në hyrje të këtij botimi ka dhe disa udhëzime fonetike mbi drejtshqiptimin e saj.
Këtë përkthim e ndoqen edhe variante të tjera si më poshtë:
-"Islamizmi dhe lutjet" i Imam Vehbi Ismailit, Detroit, 1957. -"Mësimi i shkurtër mbi namazin dhe Jasini Sherif" i Hfz. Sulejman Kemurës, botuar në Prishtinë më 1959. Në gjuhën shqipe e kanë përkthyer Bajram Agani dhe Mehmet Gjevori. Libri është ribotuar disa herë. -"Rregulla dhe lutje" i Hfz S. Kemures, Prishtinë, 1972, Jasini me komentim, përkthim i Sherif Ahmetit. -"Ajete të Kur'anit me shpjegime të tjera" i Beqir Malokit, botuar në Romë më 1982. -"Jasini dhe 20 sure të tjera". Përktheu Dr.Feti Mehdiu. Prishtinë,1992. -Në vitin 1993 në Prishtinë, Qazim Qazimi boton një tekst për klasat e larta të medresesë me titull "Hyrje në shkencat Kur'anore." -"Kaptina Jasin". Përkthim dhe koment i M.Mustafës, Shkup, 1994. -"Jasini" Përkthim dhe koment i Prof.S.Kutubit, Shkup, 1994. -"Kaptina Jasin". Përkthyer nga N.Ibrahimi. Ribotimi i fundit më 1994.
Përveç këtyre librave që radhitëm të cilat kryesisht patën për bazë përkthimin e sures "Jasin", ka edhe mjaft libra të tjerë të përkthyer me tematikë nga Kur'ani, që janë botuar kohët e fundit. Është për t'u vënë në dukje libri i Dr. Feti Mehdiut "Nga tematika e Kur'anit". Ky libër ka karakter didaktik, strukturë të shëndoshë dhe lidhje logjike. Tematika e tij i nënshtrohet kritereve teologjike shkencore. Fillimisht trajtohet qëndrimi i Kur'anit ndaj shkencave të përpikta dhe besimit, vijohet me: Kur'ani për besimin, për meshkujt, femrat, familjen, fëmijet, për çështje ekonomike -sociale etj. Autori i punimit e bën të qartë qëllimin e botimit të këtij vëllimi. Botime me tematikë nga Kur'ani pati edhe në shumë qendra tjera të Kosovës, si "Kur'ani dhe të drejtat e njeriut," Gjilan, Njohuri rreth Kur'anit, Prizren, Kur'ani libër për të gjallët apo..." Mitrovicë etj.
Një pritje të mirë në publikun shqiptar pati edhe broshura e Dr.Maurice Bucaille, anëtar i Akademisë Franceze të Mjekësisë, që shtjellon ndërlidhjet e Kur'anit me shkencat bashkëkohore. Dr.M.Bucaille, që është kirurg i shquar, e zhvilloi fillimisht në formë leksioni temën e mësipërme, duke e ilustruar me fragmente Kur'anore para auditorit të Commonëelthit të Londrës. Me titullin "Të dhëna fiziologjike dhe embrionologjike në Kur'an", kjo temë është mbajtur edhe në Akademinë Franceze të Mjekësisë më 9 nëntor 1976. Broshura e lartëpërmendur u publikua në Tiranë më 1992. Në këtë broshurë autori shtron nevojën e një kulturë enciklopedike për të kuptuar Kur'anin. Ai flet për Universin dhe krijimin e tij, për astronominë, tokën, krijimin e njeriut etj.
Më 1986 u botua libri i Ahmed Deedat "Kur'ani, mrekullia më e përsosur" në gjuhën shqipe, më 1986. Në këtë libër gjejmë vlerësime për Muhammedin (a.s.) nga personalitete të shkencës, kulturës e filozofisë përëndimore, si të Thomas Carlylit, të Gibbonit, të R. Bosworth - Smith, të La Martinit, të Jules Mesermanit etj. Në librin e A.Deedat gjendet dhe kreu "Mbi të vigjëlon nëntëmbëdhjetëshi".
Në vazhdim të botimeve të pjesshme të Kur'anit, më 1994 u botua "Nën hijen e Kur'anit-12 suret e fundit", vepër e Halil Idrizit. Po më 1994 është botuar edhe një fragment i Kur'anit me titull "Kur'ani i Madhnueshëm", përkthim dhe komente. Fatkeqësisht këtij botimi i mungon parathënia dhe emri i përkthyesit.
PËRKTHIME TË PJESSHME TË KUR'ANIT BOTUAR NË PERIODIKË TË KOHËS:
Përkthimet e pjesshme të Kur'anit në gjuhën tonë janë të shumta. ato i gjejmë edhe në periodikë të kohës. Kjo për faktin se shpjegimet që kanë bërë teologët myslimanë mbi islamin dhe porositë e tij, gjithmonë i kanë mbështetur në Kur'an, çka i ka detyruar ata që të përkthejnë pjesë prej tij, të mbledhura në tematikë të caktuar ose në tematika të ndryshme.
Në revistën "Zani i Naltë" gjejmë përkthime të tilla që në vitin 1924. Hfz. Ali Korça fillon me përkthimin dhe komentimin e sures En-Nas nga dhjetori i vitit 1926, dhe vazhdon me sure të tjera, deri në vitin 1929, kur gjejmë përkthime nga ana e tij të sures Zilzal (surja e Termetit). Në po këtë revistë, Hfz.A.Korça na jep përkthime me komente të gjëra për profetësine e Hazreti Muhammedit (a.s), duke u mbështetur edhe mbi doktrinat e një shumicë dijetarësh evropianë. Gjithashtu në "Zanin e Naltë" Hfz.Ismet Dibra, duke shpjeguar "Tregimin e qiellës e të tokës" në pikëpamje fetare, fillon një varg përkthimesh të citateve të Kur'anit.
Në këtë vazhdë vlen të theksohet edhe dersi (ligjërata) i Hfz.M.Dashit më 8.II.1931, që është një përkthim e komentim i disa ajeteve të Kur'anit, mbajtur në xhaminë e vjetër të Tiranës e që u botua po në këtë revistë. Po ky autor, në numrin 3 të po kësaj reviste, boton artikullin "ç'urdhëron Kur'ani", ku merr përsipër përkthimin e disa ajeteve të sures "Isra". Me të njëjtin titull, po në këtë revistë (Nr. 6, 1932) paraqitet edhe studenti Medresesë së Përgjithshme të Tiranës, Vexhi Demiraj, i cili sjell një përkthim të dy fragmenteve kuranore. Nën këtë titull bën komentimin dhe përkthimin e Ajetit 350 të Sures El-Mu'minun edhe Haki Sharofi.
Përkthime të pjesshme tematike të Kur'anit janë botuar edhe në revistën "Kultura Islame", të bëra nga Sherif Putra, Haki Sharofi, Sadik Bega, Ferid Vokopola etj.
Përkthime të pjesshme të Kur'anit, që u botuan në organet e shtypit shqiptar, hasim më vonë në të gjitha organet e shtypit islam të trevave të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të diasporës. Kështu në "takvimet" e Prishtinës vazhdimisht botohen përkthime të pjesëve të Kur'anit nga teologë të mirënjohur si Hajrullah Hoxha e H.Sherif Ahmeti. Pastaj nga komisioni i përkthimit të Kur'anit kemi disa vazhdime të sures Ali Imran, Bekares.
Shqipërime të Kur'anit hasim edhe në revistën "Dituria Islame", (Kosovë), gazetat "Hilal", "Hëna e Re" (Maqedoni), "Elif" (Mali i Zi)", "Jeta muslimane shqiptare" (Detroit, SHBA), "Përpjekja Jonë", New York-New Jersey etj. Në to shquhen emra të rinj që merren me përkthimin dhe komentimin e Kur'anit si: Idriz Demiri, Shaqir Fetahu etj.
Perveç besimtarëve të besimit islam, kanë bërë përpjekje ta përkthejnë e ta kuptojnë Kur'anin qoftë të plotë ose të pjesshëm edhe besimtarët e feve të tjera. Kështu, qysh me 1530, Kur'ani u shtyp në Venedik, më 1543. Kur'anin e gjejmë të përkthyer edhe në gjuhën latine. Në disa gjuhë Kur'anin e kemi të perkthyer disa herë nga përkthyes të ndryshëm, dhe deri në gjashtëdhjetë herë, si p.sh, në gjuhën angleze.
Sipas një studimi të bërë nga Ismet Binark dhe Halit Oren, rezulton se Kur'ani është përkthyer në pjesën dërmuese të gjuhëve të botës, si të Përëndimit, ashtu edhe të Lindjes, si klasike ashtu edhe atyre moderne.
Duke u mbështetur në burimet bibliografike deri tani, llogariten afërsisht 2672 përkthime të Kur'anit.
LEXUESIT E KUR'ANIT NË TREVAT SHQIPTARE (KURRAT - HAFIZËT)
Njëra nga disiplinat shkencore që pati shtrirje të gjërë, qysh nga çasti kur popullata shqiptare pranoi fene islame, është edhe ajo mbi leximin e Kur'anit, e cila në terminologjine arabe është njohur me emrin "Texhvid". Texhvidi u mësohej nxënësve nëpër të gjitha medresetë, qofshin ato iptidaije, ruzhdie, medrese të ulëta apo të larta.
Pranë medresesë së "Gazi Mehmet Pashës" në Prizren, e cila kishte një traditë mbi 400- vjeçare për përgatitjen e kuadrove në fusha të ndryshme të fesë dhe të shkencës, ekzistonte edhe seksioni i veçantë për mësimin e librit (Kur'anit përmendësh).
Të rralla kanë qenë rastet që nxënësi, i cili ka kryer medresetë e Tiranës, të Prizrenit, e të tjera, të mos ketë kryer edhe hifzin. Vetëm gjatë shekullit XX në Prizren kishte mbi 70 hafizë, si Hafiz Qemal Kajseriu,i cili hivzin e kreu në moshën 11- vjeçare te Mualimi i tij Hafez Shevqeti. Qemali ka qenë njohës i përpikte i të tri gjuhëve orientale (arabe, persiane dhe turke). Hafiz Safet Basha ka qenë myftiu i fundit i Prizrenit. Hivzin e kreu në moshen 12- vjeçe nën përkujdesjen e Hafiz Qamilit. të njohur janë edhe Hafiz Ismailhaki Ustaibo, Hafiz Maksut Spahiu, Hafiz Abdullah Sagdani, Hafize Asije etj. Hafize Asije ka qenë e vetmja Hafize femër nga Prizreni. Dita e kryerjes së hatmës së saj ka qenë një një manifestim popullor për Prizrenin.
Nga kurratë (recituesit) më të njohur të Kur'anit në trevat shqiptare gjatë shek.XX përmenden:
1.Hfz.Ali Korça-Korçë. 2.Hfz.Maliq Gjakova-(prof.i kurrave të Shkodrës, më vonë myfti në Shijak). 3.Hfz.Ymer Temali-Shkodër. 4.Hfz.Sabri Beg Bushati-Shkodër. 5.Hfz. Xhemal Dibra-Tiranë. 6.Hfz.Muhamed Gashi-Pejë (Imam i Xhamisë së Kuqe). 7.Hfz. Emin Behrami-Vuçiternë, prof i medresesë "Alauddin" (Prishtinë). 8.Hfz.Jashari -Dobërçan, rreth i Gjilanit. 9. Hfz.Nexhati Ahmeti-myderiz nga Presheva. 10.Hfz.Idriz Dermaku-hoxhë atdhetar nga Shipashnica e Kamenicës. 11.Hfz.Muhamed ef.Asllani-Tetovë (mualim i Xhamisë së Pashës). 12.Hfz.Ismail H.Hasani-mualim i Sibian Mektebit të Prilepit. 13.Hfz.Abdulhaki Kasami-Tetovë. 14.Hfz.Abaz Jahjai-Tetovë. 15. Hfz. Hasan Lunji-Ulqin. 16. Hfz. Hasan Mavriq- Podgoricë etj.
Gjenerata e re e kurrave është në formim e siper. Përgatitja e tyre realizohet, veç të tjerave dhe me anë të tekstit shkollor "Mbi të kënduarit e Kur'anit" të autorit Emin Behrami, pedagog në Medresen "Allauddin" të Prishtinës, i lindur në Vuçitern të Kosovës. Teksti i mësiperm fillimisht është shfrytëzuar si tekst mësimor në "Medresenë Alaud-din" të Prishtinës, por, për cilësite praktike që ka, ky tekst ka fituar popullaritet dhe aktualisht po përdoret nga lexuesit (recituesit) e Kur'anit që përgatiten trevat shqiptare të Kosovës.
Në vitin 1992 për kurratë shqiptarë u botua broshura "Rregulla mbi të lexuarit e Kur'anit", e cila për shkak të thjeshtësisë dhe përgatitjes praktike që ka është caktuar edhe si tekst shkollor në mbarë medresetë e Shqipërisë. Më 1996 në Prizren u botua një metodë (speciale) mbi të mësuarit e Kur'anit përmendësh, të përgatitur nga Hfz.Hajredin Hoxha, njëri ndër hafizët e parë që ka kryer fakultetin e Studimeve të Kur'anit në Medine (Arabia Saudite). Në broshurën e tij Hfz.Hajredini rekomandon mbi njëmbëdhjetë metoda që duhet t'i njohë ai që dëshiron të mësojë Kur'anin përmendësh .
Përkthimet e plota apo të pjesshme të Kur'anit, përgatitja e lexuesve të tij, luajtën një rol të madh në njohjen e vet kësaj vepre si dhe për zgjerimin e horizontit teologjik të besimtarëve.
Duhet të pranojmë se ndikimi i Kur'anit nga koha e ardhjes së islamit në trevat shqiptare ishte i patjetërsueshëm, ngaqë ai është "kushtetutë" mbi të cilën mbështetet i tërë civilizimi islam.
Kur'ani, kryevepër e letërsisë arabe, ndikoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë te krijuesit shqiptarë. Kështu, p.sh., në veprën "Jusufi me Zelihanë" të Hfz. A.Korçës tema e Kur'anit përbën boshtin themelor të saj.E përbashkëta vihet re te: morali i lartë, dinjiteti njerëzor,durimi islam, ftesa për të pranuar fenë monoteiste islame etj.
Kur'ani i dha mundësi zhvillimit të traditave dhe të kulturës sonë kombëtare. Ai ndikoi fuqishëm që trojet tona të përjashtojnë depërtimet sllave dhe helene. Po sjellim vetëm një shembull: Plisi ose qeleshja, që ishte simboli i rrobave tona kombëtare, u favorizua nga porosia e Kur'anit dhe mësimet islame për mbulimin e kokës, çka bëri që të ruhet një traditë e tillë deri në ditët e sotme. Shembuj të ngjashëm kemi edhe në organizimin e tregtisë, të familjes, ushtrisë, festave fetare, therjes së kurbanit, vizitës në varreza etj.
E tërë lufta për pavarësi kombëtare, padyshim që ishte e ndikuar edhe nga oqeani i pasur i Kur'anit. i ndikuar nga ky libër i shenjtë, populli shqiptar nxori nga gjiri i vet tribunë popullorë dhe udhëheqës të lëvizjes çlirimtare.
Diktatura komuniste gati gjysmëshekullore mbi Shqipërinë, nuk arriti ta shuajë dashurinë e shqiptarëve ndaj Kur'anit. Ai u ruajt në sirtarët e fshehta të familjeve shqiptare, u lexua fshehtas nga besimtarët, u mësua në tre breza fshehtas dhe vetëm tani ai po del i lirë, duke provuar se sa të lidhur janë shqiptarët myslimanë me të.
|
|
|
|
|
159
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:29:52
|
|
BOTIME TË NDRYSHME ME KARAKTER FETAR ISLAM NË GJUHËN SHQIPE
Botimet me karakter fetar në gjuhën shqipe kanë filluar të dalin në dritë që herët, por ne do të ndalemi te botimet e shekullit XX. Fondi i librit islam në gjuhën shqipe, si të gjithë përbërësit e tjerë të veprimtarisë fetare, ka zigzaket e veta, baticat e zbaticat e tij. Këto zigzake janë rrjedhojë e motiveve dhe e synimeve ideologjike, politike dhe antishqiptare prej nga u nisën armiqtë e islamizmit e të Shqipërisë.
Ai ka pasur gjithashtu funksionet e veta në varësi të kohës kur është botuar dhe në varësi të mjedisit ku është adresuar. Natyrisht, ai ka edhe fizionominë e vet në varësi të temës që trajton. Megjithatë, këtu nuk jemi para një konglomerati, por para një larmie botimesh, që shtypen në kohë dhe vende të ndryshme dhe që në të gjitha rastet i përmbahen një boshti: edukimit islam, moralit islam, filozofisë islame.
Vizioni i rrugës së vështirë që kanë përshkuar këto botime, nga njëra anë, dhe vlera historike dhe aktuale që ato kanë nga ana tjetër, mund të evidentohen më mirë mbi bazën e kronologjisë e të tematikës që ato shtjellojnë.
Kronologjikisht botimet me karakter fetar islam gjatë shekullit XX, mund të paraqiten në mënyrë simbolike me një kurbë. Ajo përvijohet në agim të shekullit me veprën e Said Najdenit "Fe-Rëfenjëseja e Myslimanëvet", e shkruar me alfabetin latin. Është kuptimplotë fakti që kjo vepër u shkrua me alfabetin e perbashkët. Ajo ka përmbajtjen e një programi jo vetëm fetar por edhe kombëtar. Në themelet e tij është kushtrimi drejtuar gjithë bashkatdhetarëve se "Zotit... i pëlqen liria kombëtare, puna, çiltërsia, burrëria, aspak grindjet, por leverdia e ndërsjellë".
Pra shtypi mysliman shqiptar i këtij shekulli e fillon startin e tij me një libër shkollor, udhërrëfyes, programatik në kuadrin e përpjekjeve për formimin e shtetit të ardhshëm të pavarur shqiptar, si dhe në atë të mirëkuptimit ndërkonfesional. Gjashtë vjet pas botimit të kësaj vepre, kurba fillon të ngjitet. Botohet një vepër tjetër: "Mendime" e Rexhep Vokë-Tetovës.
Për t'u shënuar është se kjo vepër dëshmon një nivel më të lartë të mendimit filozofik dhe atdhetarizmit, gjë që tregon se kontributi i personaliteteve fetare islame për bashkimin e kombit bëhej gjithnjë e më i ndjeshëm dhe më i vetëdijshëm për popullin. Figura e vepra e tij u vesh me paragjykime, duke e errësuar krejtësisht kontributin e këtij autori. Ishin ndjenjat e qëndrimet patriotike arsyet që ai u ndëshkua. U hoq nga posti i Myftiut të Manastirit dhe nga detyra e pedagogut në fakultetin teologjik e në medrese dhe përfundoi në një shitës lulesh e perimesh në tregun e Stambollit, ku dikur kishte mbaruar shkollën e lartë.
Pas vitit 1906 nuk ka ndonjë gjë për t'u shënuar në botimet fetare islame në gjuhë shqipe. Por pas shpalljes së Pavarësisë fillojnë e aktivizohen shumë hoxhallarë e teologë dhe fillon botimi i teksteve mësimore për mësimin e besimit. Në vitin 1923 bëhet fjalë për botime madhore dhe fillon përgatitja për përkthimin e Kur'anit. Në vitin 1929 shtypshkronja "Ora e Shkodrës" boton librin "Një përshkrim i shkurtër i jetës së Profetit të Islamizmës", përkthyer na Omer M. Sharra.
Në fund të viteve '20 Komuniteti Musliman Shqiptar filloi të botojë në formë broshurash "Ajka e kuptimeve të Kurani Qerimit", që në vitin 1931 kishin arritur në faqen 1156.Vitet '30 shënojnë një ngjitje të re në botimin e veprave madhore. Kështu botohet në dy vëllime "Tefsiri shqip i Kur'anit" të autorit të mirënjohur Hfz.Ibrahim Dalliu si edhe librat "Mësime feje", "Profeti ynë", "Profeti islam", "Islamizmi" etj.
Në gjysmën e parë të viteve '40, me botimin e disa librave me karakter problemor, kurba fillon të bjerë, për të arritur në nivelin zero me vendosjen e pushtetit komunist si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet e tjera shqiptare. Disa "llambushka" ndizen gjatë periudhës 1945-1991 në diasporën shqiptare. Veçanërisht në këtë hark kohor janë botimet e Bibliotekës Muslimane Shqiptare të "Albanian Islamic Center" Harper Woods, Mich. USA, të bëra nën kujdesin e Imam Vehbi Ismailit dhe të Albanian American Islamic Center, Inc. New York-New Yersey, nën kujdesin e Isa Hoxhës. Këto publikime dhe të tjera si këto të shtypur nga qendra të tjera i patën portat e shtetit amë të mbyllura deri në vitin 1991. Ndërsa shqiptarët e Kosovës, të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, këta libra u njohën më parë.
Dekada e fundit e shekullit tonë ka filluar me një ngjitje të re të kurbës me botime të shumta të gjinive të ndryshme, që i kanë vatrat e tyre në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Tetovë etj. Paralelisht me botimet që bëhen në vendet e mësipërme, botime të shumta janë duke u bërë edhe nga diaspora shqiptare, sidomos ajo e SHBA-së me qendër në New York, New Jersey, Miçigan, si dhe në Belgjikë (Bruksel).
Përsa i përket karakterit, fondi i botimeve fetare të shekullit XX në gjuhën shqipe është mjaft i larmishëm. Në vija të trasha, mund të bëjme këtë klasifikim: Kur'ani në gjuhën shqipe. Hadithet në gjuhën shqipe. Letërsia dokumentare shqipe për personalitetin e profetit të islamit.
|
|
|
|
|
160
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:28:44
|
|
SHTYPI ISLAM NË GJUHËN SHQIPE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Qëndrimi i heshtur, mospërfillës dhe mohues ndaj shtypit fetar islam, që mbajtën për gati 50 vjet disa studiues të historisë dhe letërsisë shqipe është i papërligjshëm, për disa arsye: Së pari, se ai përfaqësohej me një numër të konsiderueshëm periodikësh. Së dyti, se ai fliste në emër të më se 88 % të popullsisë. Së treti, ai shtronte, krahas problemeve fetare, edhe ato sociale, kulturore dhe arsimore.
Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore në Republikën Popullore të Shqipërisë dhe në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, ku jetonin rreth tre milionë shqiptarë, si dhe në Greqi, ku kishte një numër të madh shqiptarësh myslimanë, që banonin kryesisht në troje të veta në çameri, problemi i ushtrimit të fesë, i mbajtjes së faltoreve, i organizimit të edukatës fetare dhe i botimit të shtypit me karakter fetar, ka pasur format dhe përmbajtjet e veta, sipas kushteve të varura plotësisht nga zhvillimet politike të ngjarjeve.
Në vendet ku u vendos pushteti komunist, siç qenë: Republika Popullore e Shqipërisë dhe RFSJ lufta antifetare kaloi në sistem. Në RFSJ tehu i politikës ndaj shqiptarëve u drejtua më tepër ndaj formave për shkombëtarizimin e tyre. Ateizmi i propaganduar nga ata synonte pikërisht këtë qëllim. Edhe ndonjë lëshim që u bë në problemet e ushtrimit të fesë synonte lënien në errësirë të shqiptarëve.
Megjithatë, përsa i përket çështjes së fesë, shtrëngimet më të mëdha qenë në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, e cila luftën kundër fesë e zhvilloi në kundërshtim me kushtetutën e vitit 1946 dhe më 1977 e përfshiu edhe në kushtetutë. Në Shqipëri filloi një luftë e organizuar antifetare deri në goditje shumë të fuqishme. Në truallin amë të shqiptarëve në menyrë të organizuar, në emër të nismave të rinisë, u sheshuan me qindra faltore, institucione kulti, një pjesë e të cilave ishin dhe monumente kulture. Me këtë rast u shkatërruan xhami, teqe, tyrbe etj., duke humbur kështu dokumente, dorëshkrime e vepra të tjera me rëndësi të madhe historike, nën etikëtën se ishin fetare e shkruar me alfabetin arab. Këto akte u kurorëzuan me hapjen e muzeut ateist. Anarkizmi dhe injoranca e këtij veprimi vinte nga mendësia komuniste se çdo gjë fetare duhej zhdukur, për t'u zëvendësuar me ideologjinë komuniste.
Po kështu edhe në territorin e çamërisë, që përfshihet brenda kufijve të shtetit grek, megjithëqë Greqia është një shtet teokratik, ku feja ortodokse respektohet, çdo gjë fetare në gjuhën shqipe ishte e pamundur të botohej. Motivet e këtyre pengesave njihen. Gjuha shqipe dhe besimi islam do të nxisnin gjallërimin e elementit mysliman, bashkimin e tyre në një komunitet të organizuar, si dhe ngjalljen e ndjenjave patriotike. E tërë popullata çame mbeti e privuar në këtë drejtim.
Shtypi periodik me përmbajtje fetare pati mundësi zhvillimi vetëm në diasporë dhe në RFSJ, ku jetojnë rreth tre milionë shqiptarë, në shumicën dërrmuese myslimane dhe me tradita fetare islamike, të cilët, duke shfrytëzuar disa hapësira kushtetuese, arritën të bëjnë disa botime, që e mbajten gjallë bashkësinë islame në atë vend.
Fillimisht menjiherë pas Luftës së Dytë Botërore botimi i shtypit fetar periodik i përket diasporës. Në SHBA filloi të botohej revista fetare-kulturore "Jeta muslimane shqiptare", numri i parë i së cilës doli më 1950 në Detroit. Revista ishte organ i shoqërisë muslimane që drejtohej nga Imam Vehbi Ismaili, publicist i njohur i literatures me karakter fetar; dhe dy nëndrejtorët: R.Xh. Gurazezin dhe Ahmet Ramon.
Revista dilte tri herë në vit. Paraqitja e saj teknikisht ishte e nivelit të lartë. Gjithashtu përmbajtja ishte mjaft e larmishme. Kjo revistë botohej në dy gjuhë, paraprihej nga artikuj në gjuhën shqipe dhe pasohej nga artikuj të tjerë në gjuhën angleze.
Përfshirja në revistë e temave me karakter studimor dhe historik i dhanë asaj një fizionomi shkencore këtij organi. Revista "Jeta muslimane shqiptare" luajti një rol të rëndësishëm në forcimin e unitetit të shqiptarëve të ShBA-së dhe, në të njejtën kohë, dëshmonte se bashkësia islame shqiptare përfaqësonte një bërthame të shëndoshë.
Diaspora islamike shqiptare e SHBA-së u aktivizua në botimin e fletoreve dhe të revistave në gjuhën shqipe me qëllim që të konsolidonte te bashkatdhetarët shqiptarë besimin islam në kushtet e shoqërise amerikane, pra të një shoqërie shumë të përparuar.
Duke filluar që nga viti1971, shqiptarët e Amerikës filluan botimin e një reviste tjetër me titull "Perpjekja jonë" (e cila vazhdon të qarkullojë) me një paraqitje elegante në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe me vëllim mbi 200 faqe. Revista është e pajisur me ilustrime. Ajo është pronë e Këshillit të Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane. Ne na ka rënë në dorë një pjesë e tirazhit të kësaj reviste. Kemi konsultuar vetëm vëllimet X-XIV të viteve 1981-1989. "Përpjekja jonë" botohet në New York, New Jersey (ShBA). Ajo ka për editor Qamil Mujën.
Në vitet '60 Shoqata e Ulemave në Prishtinë botoi për herë të parë "Buletinin informativ" në dy gjuhë: serbokroatisht dhe shqip. Megjithëse përmbajtja e këtij buletini është e varfër, ai përmban vlera, sepse i priu edicioneve të mëvonshme, siç janë "Takvim - kalendari" (1968), "Edukata Islame" (1971), "Nuru-l-Kur'an" (1975), "Dituria Islame"(1986), "El Hilal" (1987), "Hu" dhe "Dervish" (1897), pa përmendur këtu revistat që filluan të dalin në periudhën pas komuniste, kur feja u la e lirë në Shqipëri, në Republikën ish -Jugosllave të Maqedonisë, në Mal të Zi, në Republikën e Kosovës etj.
Buletini "Takvim - kalendar" doli pothuajse njëkohësisht në Shkup (1967) dhe në Prishtinë (1970). Takvimi i Shkupit u botua nga Shoqata "Ilmije" e Bashkësise se fesë Islame në Shkup, në të dy gjuhët: turqisht dhe shqip, kurse Takvimi i Prishtinës u botua në gjuhën shqipe nga Shoqata e Ulemave të Prishtinës. Të dy këto takvime patën të përbashkët pjesën kalendarike, ndërsa pjesa tjetër kishte diferenca. Në këtë pjesë përfshihen tema të ndryshme me karakter edukativ-fetar dhe historiko-kulturor.
Kalendari "Takvim" i Prishtinës drejtohej nga Hajrullah Hoxha, i cili i dha atij, me kalimin e kohës, formën e një kalendari kombëtar të periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare, por natyrisht me drejtim kulturor islam. Në përmbajtjen e këtij buletini u botuan dhe mjaft artikuj me interesa më të gjëra.
Në vitet '70 me fitoren e statusit të krahinës Autonome botimet në gjuhën shqipe në Kosovë kishin arritur suksese të medha. Arsimi laik në gjuhën shqipe kishte ecur shumë perpara, në fushën e letërsisë kishin filluar të lëvroheshin gjini të ndryshme. Vetëm përkundër zhvillimeve të mësipërme shtypi fetar kishte mbetur prapa, megjithëqë pjesa dërrmuese e popullatës ishte myslimane dhe besimtarë, për të mos thënë fanatikë. Në këto rrethana shtrohej si domosdoshmëri krijimi i shtypit fetar islamik i nivelit bashkëkohor.
Një vit më pas (1971) doli në qarkullim edhe revista "Edukata Islame", organ i Këshillit të Ulemave të Prishtinës e drejtuar nga Hajrullah Hoxha. Në këtë mënyrë, shtypit në gjuhën shqipe iu shtuan dy organe fetare: njëri njëvjetor dhe tjetri tremujor.
Shtimi i radhëve të intelektualëve kosovarë, dibranë etj., që mbaronin shkollat e larta dhe që kishin bindje islamike, rritën mundësitë për përhapjen e fjalës së shkruar islame, duke mbushur zbraztësinë ekzistuese. Në këto momente, kalendari "Takvim" dhe "Edukata Islame" e pasuruan përmbajtjen e tyre duke trajtuar një larmi temash, të cilat ngritën vetëdijen islame në nivele të reja. "Edukata Islame" trajton tema nga fusha e islamistikës, historisë, kulturës dhe e informatikës. Në të kanë shkruar pena të nohura si: Sherif Ahmeti, Nexhat Ibrahimi, Bajrush Ahmeti, Hajrulla Hoxha etj.
Megjithatë ato ishin të pamjaftueshme për të përballuar ndikimin ateist që vinte nga Shqipëria dhe propagandën sllave që denigronte vazhdimisht fenë islame. Në këto rrethana, medresesë "Alaudin" të Prishtinës i dilte një detyrë e madhe për t'u çelur shteg diskutimeve dhe për t'u hapur horizont studentëve me anën e fjalës së shkruar në gjuhën shqipe. Viti 1975 shënon daljen e numrit të revistës "Nur-ul-Kur'an", organ i shoqatës së nxënësve të kësaj medreseje. Më vonë ky organ merr emrin "Drita e Kur'anit". Këtu trajtohen tema në lëmin e sheriatit, historisë islame, kulturës, letërsisë dhe informatikës.
Dalja e këtyre organeve përgatiti terrenin për botimin e një reviste fetare, kulturore e shkencore me përmasa më të mëdha -"Dituria Islame". Dalja e kësaj reviste, numri i parë i së cilës doli në qershor 1986, u bë e mundur dhe nga fakti se shumë veta që kishin kryer studimet e larta teologjike në Kajro, Bagdad, Sarajevë, tashmë kishin kërkesa të reja. Revista ishte e përmuajshme. Ajo e nisi jetën e vet me trajtimin e disiplinave fetare islame, të studimeve me karakter filozofik dhe shkencor. në faqet e saj gjetën vend përkthime nga literatura klasike islame, dhe rubrika polemizuese. Në të shpalosen fakte, dukuri dhe dokumente të reja me rëndësi historike për fatet e islamit në Kosovë e gjetkë. Revistën e boton Meshihati i Bashkësise Islame në Prishtinë.
Me interes është botimi në faqet e kësaj reviste i veprës madhore të Sami Frasherit "Kamus Al-a'lam" (Enciklopedia e historisë dhe e gjeografisë). Me kohë, tematika e materialeve që kishte karakter informativ profesional e teologjik të specializuar, filloi të ndikojë ndjeshëm në kultivimin e traditës në fushën e moralit e të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Kështu artikujt e: H.Ibrahim Dalliut "Injoranca nuk zhduket me top", të Ibrahim Hasnajt, Edith Durham "Brenga e Ballkanit" dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët", të Dr.Hakif Bajramit "Krimet dhe kriminelët në peshojën e ndërgjegjës njerëzore", të Mr. Hamdi Thaçit "Shqiptarët në Libi", S. Frashëri "Për rolin dhe pozitën e femrës në familje e në shoqëri" etj, nxjerrin në pah dëshirën e popullit të mençur shqiptar për bashkimin e viseve shqiptare. Edukimi fetar e patriotik i tyre do të bëhet themel i Shqipërisë etnike e demokratike.
Rreth kësaj reviste u tubuan personalitete të shquara si të kulturës shqiptare, ashtu edhe asaj islamike si: Përkthyesi i Kur'anit Sherif Ahmeti, Nexhat Ibrahimi, Dr.Muhamet Pirraku, Vehbi Ismaili, Prof.Dr.Gazmend Shpuza, Dr.Skëndër Riza, Mentor çoku, Hysen Gjozo, Dr.Kristaq Prifti, Dr.Ali Iljazi, Mehmet Halimi, Idriz Vuçiterma, Dr.Hakif Bajrami, Prof.Iljaz Rexha, Mr.Qemajl Morina etj.
Në Republikën e Maqedonisë, duke filluar nga viti 1987 filloi të qarkullojë gazeta "El-Hilal", në tri gjuhë: serbokroatisht - shqip dhe turqisht. Kjo gazetë ishte dymujore dhe botohej në Shkup. Ajo trajtonte tema shkencore, kulturore, filozofike dhe historike me përmbajtje islame. Botimi i kësaj gazete sensibilizoi publikun shqiptar autokton të Maqedonisë, i cili duke i shtuar interesat e tij për problemet e trajtuara në këtë organ, krijoi kushtet e një botimi krejtësisht në gjuhën shqipe. Kjo gazetë u zëvendësua nga gazeta kulturore - informative islame "Hëna e re". Ajo ka një vëllim prej 32 faqesh, për çdo numër.
Në Kosovë gjeti dritën e botimit edhe një revistë tjetër, organ i bashkësise së dervishëve të Kosovës, "HU", e cila për dhjetë vjet me radhë dha një kontribut të ndjeshëm në fushën e studimeve të islamistikës. Në korrik të vitit 1987 doli organi tjetër periodik i kësaj bashkësie me titullin "Dervish", që botohej si organ i shoqatës së Meshajihëve të Kosovës në Prizren. Kryeredaktori i saj qe Haxhi Sheh Xhemali.
Në periudhën post-komuniste, bashkë me reformat demokratizuese dhe me hartimin e kushtetutave të reja u krijuan kushte për botimin e organeve fetare si në Shqipëri, ashtu edhe në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Kosovë.
Në Shqipëri u riorganizua, pas një gjysmë shekulli, bashkësia islame ose Komuniteti Musliman Shqiptar, me një organikë të veçantë, në përbërjen e së cilës përfshihej edhe redaksia e gazetës "Drita Islame". Ky organ dyjavor i këtij Komuniteti, filloi të qarkullojë nga viti 1992, nën maksimën "Kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr". Organi "Drita Islame" ka për kryeredaktor Ismail Muçën. Në rubrikat e saj gazeta trajton probleme që kanë të bëjnë me njohjen e islamit në tërësi, si dhe artikuj të tjerë me karakter historik për figurat e shquara shqiptare islame, kronika nga ngjarjet e vendit etj. Në kuadër të zgjerimit të horizontit kulturor, kohë pas kohe, botohen në këtë organ edhe aspekte nga veprimtaria e dietarëve islam të kohës së kaluar dhe bashkëkohore.
Nën mbikqyrjen e Organizatës së Bashkimit të Rinisë Islame Shqiptare dhe të bibliotekës "Mbarësia", në Shqipëri dolën edhe disa organe, të cilat i dhanë mundësi të rinjve dhe të rejave për të shprehur dëshirën e tyre të zjarrtë dhe dashurinë për fenë, gjë që u ndalua për dekada me radhë.
Kështu më 19.12.1991 botohet numri i parë i organit të Bashkimit të Rinisë Islame Shqiptare "Shkëlqimi Islam" i cili mori moto të veten thënien: "Dashuria për Atdheun rrjedh nga besimi". Nga kjo organizatë rinore u inicuan dhe dy organe të tjera: në Shkodër "Triumfi Islam" dhe në Pogradec "Morali Islam". "Shoqata Rinia dhe Kultura Islame" nxori dy numra të një reviste me titull: "Logjika Islame", ndërsa një organ i pavarur "Ura e Siratit", deri në fund të 1994, arriti të nxjerrë 6 numra me karakter fetar, kulturor dhe social.
Duke filluar nga dhjetori i vitit 1995 Komuniteti Bektashian Shqiptar filloi botimin e një reviste me titull "Urtësia"- revistë fetare shoqërore artistike. Revista ka siguruar një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh. Në rubrikat e kësaj reviste ka artikuj me interes për historinë e bektashizmit, i cili thuhet se është përhapur apo ka hyrë në Shqipëri në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Me interes paraqitet rubrika "Fjalori enciklopedik" i botuar në faqet e saj.
Gjatë periudhës 1991-93 qarkulluan edhe disa fletushka, në përmbajtjen e të cilave kishte artikuj propagandistikë të karakterit gazetaresk dhe në disa raste të nxitjes së polemikave pa vend.
Problemet islamike gjatë kësaj periudhe ishin shumë të mprehta, kryesisht ato kishin të bënin me problemin e konsolidimit të fesë islame në Shqipëri, me problemet e përbashkëta fetare dhe kombëtare, të lidhura me mbrojtjen nga konvertimet e organizuara antishqiptare, me problemin e arsimimit të gruas islame shqiptare, kulturimin e saj, pjesëmarrjen në jetën aktive të vendit, në bazë të parimeve islame, etj.
Përkundër këtyre kërkesave imperative, disa nga këto fletushka shtronin problemin e kthimit prapa të gruas shqiptare, e veçimin e saj nga jeta aktive, shtronin "probleme" të luftës ndërintelektuale ose të ofendimeve jashtë gjuhës intelektuale, gjëra këto që shkaktojnë ndeshje dhe trazira artificiale.
Është e kuptueshme që islamizmi nuk ka asgjë të përbashkët me këto pikëpamje, mendime dhe qëndrimejashtë çdo etike njerzore. Shtypi periodik islamik shqiptar, duke iu përmbajtur frymës së humanizmit, trashëgon traditat më të mira të lëna nga paraardhësit e tij, siç ishin revistat "Zani i Naltë" dhe "Kultura Islame". Ai synon ta farkëtojë bashkimin kombëtar në frymën e mësimeve të Kur'anit, duke mos lejuar që institucionet e huaja fetare joislamike të luftojnë për eleminimin e islamizmit në Shqipëri. Në të njejtën kohë, duke iu përmbajtur mendimit të shëndoshë, synon të luftojë kundër rrymave ekstremiste që, në emër të Islamit, kërkojnë t'i fryjnë zjarrit për ndasi fetare e kombëtare.
Publikime në formën e fletushkave janë bërë edhe në gjuhë të huaja, siç është p.sh. "Islam in Albania", e botuar në gjuhën angleze (mars 1994).
Shtypi islam në gjuhën shqipe njohu zhvillime të reja edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë dhe në Mal të Zi. Në Shkup, duke filluar nga maji i vitit 1987, filloi të botohej gazeta "El-Hilal", "Revistë për çështje islame dhe informative" në 18 faqe. Gazeta botohej si organ i Bashkësisë Islame të Shkupit, në tri gjuhë: maqedonisht,shqip dhe turqisht.
Në faqet e saj gazeta ekspozoi tema kryesisht të karakterit fetar, me një diapazon të gjerë,duke përkthyer edhe autorë bashkëkohorë. Por në të nuk munguan edhe artikuj të tjerë me përmbajtje nga historia e kulturës islame, e monumenteve të kulturës së saj, e institucioneve islamike në Maqedoni, si dhe genocidi jugosllav kundër elementit shqiptar islam dhe monumenteve etnike të tyre.
Me vonë (1987) kjo gazetë u zëvendësua nga gazeta "Hëna e Re" në gjuhën shqipe. Gazeta fillimisht kishte 24 faqe dhe dilte me një tirazh prej 6000 kopjesh, ndërsa aktualisht ajo ka një vëllim prej 32 faqesh. Perveç artikujve dhe informacioneve me karakter fetar, në këtë gazetë botohen kohë pas kohe edhe artikuj me karakter shkencor, që përmbajnë elemente të reja dhe fakte të panjohura nga historiografia e mëparshme, qoftë monarkike, qofte edhe komuniste. Artikuj të tille janë "Shkupi në tregimet udhëpershkuese të shekullit XVII" të autorit B.Shehapi, "Monedhat e Ilirisë Jugore" të autorit H.Osmani, "Botimet islame shqiptare" të autorit Dr.Feti Mehdiu, "Shkolla më e vjetër në Ballkan" e N.Ahmetit," Rexhep Voka dhe rilindësit" e V.Bexhetit, "Islami fe universale"e N.Ibrahimit, "Veprimtaria kulturore e Said Najdenit" e Mr.Nexhat Abazit. Në këtë gazetë bashkëpunuan dhe autorë nga Kosova, Shqipëria, nga Bosnje-Hercegovina, si edhe nga bota islame.
Me artikujt e saj kjo gazetë ndikoi në sensibilizimin e masës islame shqiptare të Maqedonisë për të shtuar njohuritë e tyre mbi islamin dhe botën islame në përgjithësi. Ajo luajti një rol të veçantë në formimin e ndërgjegjes kombëtare, në mënyrë të veçantë lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, në shtypin islamik.
Krahas gazetës "Hëna e Re", filloi të botohej edhe një organ i Shoqatës së nxënësve të Shkollës së Mesme Islamike "Medreseja Isa Beu" me titullin "Ikre", në 30 faqe, në gjuhët shqip,turqisht dhe maqedonisht. Përmbajtja e revistës është krejtësisht fetare. Gati 2/3 e revistës janë në gjuhën shqipe.
Duke filluar nga janari 1993 filloi të botohej revista kulturore islame "Nuri" në gjuhën shqipe në 80 faqe. Kjo revistë ka për drejtor Gh.Vefai. Sipas programit të saj revista synon perhapjen e kulturës, kontaktin dhe këmbimin e mendimeve kulturore, të civilizimit dhe të mendimit islam, paraqitjen e kulturës së lashtë iraniane, paraqitjen e së vertetës historike dhe shkoqitjen historike të mendimit filozofik, njohjen e vlerave shpirtërore të religjioneve dhe të mendimit njerëzor, si dhe kontaktin me intelektualë dhe shkencëtarë. Deri në qershor 1994 kanë dalë gjithsej katër numra.
Në Republikën e Pavarur të Kosovës, pas Shpalljes së saj, përveç revistave "Dituria Islame", "Edukata Islame" dhe "Takvimi", filloi të botohej dhe revista "Bashkimi paqësor", organ i shoqatës "Bashkimi", me seli në Prishtinë. Revista ka 16 faqe dhe si synim të saj ka trajtimin e problemeve edukative - arsimore, kulturore dhe mirëbërëse. Revista i shtjellon temat e saj në aspektin bashkëkohor duke i bërë jehonë, në mënyrë të veçantë, problemeve aktuale, duke sensibilizuar kështu opinionin masiv. Në faqet e kësaj reviste kanë gjetur trajtim tema të tilla si "Sulmet ndaj arsimit shqip në Kosovë", "Gjendja e hapësirës gjuhësore e kulturore të Kosovës", "Shqiptaret dhe pluralizmi"etj.
Gjithashtu në Prishtinë filloi të qarkullojë edhe një revistë e re "Drita e Kur'anit", organi i nxënësve të Medresesë së Mesme "Alauddin".
Në janar të vitit 1993 qarkulloi edhe një gazetë në 8 faqe me titull "Kompaktësia-Ittifak", organ i Shoqatës Edukativo-arsimore-kulturore "Bashkimi" me qendër në Prishtinë. Gazeta doli në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe serbisht. Ajo ka karakter kryesisht informativ.
Era e demokracisë, që nga viti 1990 përshkoi tërë vendet e Lindjes, u ndje edhe në territorin e Malit të Zi, ku banojne disa dhjetëra mijë shqiptarë. Prej gati më se një shekulli shqiptarët e atyshëm nuk kishin pasur të drejtë të ushtronin gjuhën e tyre shqipe në shkolla dhe as ta shkruanin atë në libra fetare. Hfz. Ali Ulqinaku nga Ulqini, i cili kishte shkruar mevludin shqip, u detyrua ta botojë atë në Shqipëri. Institucionet e kultit u penguan në çdo rast që të mirëmbaheshin, kështu p.sh. xhamia e Osmanagës, në Stari Varosh, e njohur nga autoritetet malazeze si xhamia e Osmanagiqve, u shkatërrua dhe fondet e mbledhura nga populli për ristrukturimin e saj u përvetësuan nga Banka Jugosllave. Duke filluar nga viti 1990 e deri më 1992 u bë i mundur qarkullimi, në Mal të Zi, i të parës gazetë dymujore në gjuhën serbe dhe shqipe me titull "Elif" ("Fjala"). Gazeta u botua në Podgoricë dhe pati si kryeredaktor Idriz Demirin. Gjithsej nga kjo gazetë kanë dalë 16 numra. Ky organ, ka synuar edukimin fetar islamik të masave muslimane të Malit të Zi (shqiptare, sllavofone dhe turkofone) si dhe evidentimin e traditës kulturore të banorëve muslimanë të këtyre trojeve, gërshetuar me problemet aktuale fetare e social - kulturore. Në kuadrin e lidhjeve që ka bashkësia islame me Komunitete të tjera, ky organ ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes, sidomos të të rinjve, për njohjen e islamit në gjuhën e tyre amtare.
Në mjediset intelektuale një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe artikujt redaksionalë në aperturë të këtij organi dhe të nënshkruara nga kryeredaktori i saj I.Demiri. Të tillë janë artikujt social-teologjik të mjedisit që përfshin shteti malazez, siç janë p.sh. "Opinione mbi paqen", "Opinione mbi kohën", mbi kategoritë e ndryshme të doktrinës islame etj.
Me kalimin e kohës, kjo gazetë filloi të kristalizojë fizionominë e vet, duke përcaktuar rubrika të veçanta, në mes të të cilave qe edhe ajo rreth ndihmesave që kanë dhënë shqiptarët e këtyre anëve në fushën e traditës islame dhe të kulturës kombëtare.
Fatkeqësisht gazeta u ndërpre. Mundësitë për ta vazhduar veprimtarinë fetare kulturore në Mal të Zi u veshtirësuan edhe më tepër se më parë. Politika e shtetit serbo-malazez ndrydhi çdo veprimtari që kishte të bënte me materiale në gjuhën amtare shqipe. Për popullatën shqiptare, parimet demokratike u shkelën dhe, si pasojë, u kufizuan veprimet e tyre në gjuhën amtare.
Me 1994 filloi botimin revista tremujore fetare, kulturore e shkencore "Thirrja Islame", organ i Komunitetit Musliman Shqiptar në SHBA dhe Kanada. Kjo revistë del në gjuhën shqipe dhe angleze. Kryeredaktori i saj është Rexhep Morina.
Gjithashtu nga shkurti i 1994-ës një tjetër revistë "Vepra" bëhet e kërkuar për shumë lexues, burim i përhershëm informacioni shkencor. Deri në nëntor 1994 dolën 9 numra të kësaj reviste. Kurse shoqata kulturore "Drita" e Gjilanit në Kosovë, deri në korrik 1995 nxori tre numra të revistes mujore "Drita", me përmbajtje: kulturë, art dhe teologji. Kryeredaktor i saj ishte Zekerija Abdullahu.
|
|
|
|
|
161
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:27:21
|
|
SHTYPI ISLAM SHQIP NË GJYSMËN E PARË TË SHEKULLIT XX
Gazeta "Sedai Milet" ("Zëri i Kombit"), që kishte dalë në Shkodër në vitin 1913, në gjuhën shqipe dhe pjesërisht turqisht, si botim javor, ishte tashmë e kapërcyer. Gjatë dhjetëvjeçarit 1913-1923 ishin rritur shumë kërkesat në drejtim të përmbajtjes së shtypit, të përjashtimit të gjuhëve të huaja, si dhe të një kuptimi të mëtejshëm ndërkonfesional. Ishin këto arsyet që kjo gazetë javore ndonse përmbante pjesë nga Kur'ani, nga morali fetar islamik etj., me daljen e organeve të tjera të shtypit, me ngritjen e rrjetit arsimor në vend, niveli i saj ishte kapërcyer. Ajo pushoi së qeni më 1914.
Në vitin1918 shqiptarët myslimanë të Vaterbarysë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nxorën nëpërmjet shoqërisë fetare muhamedane të kësaj qëndre revistën "Shqipëria". Ky organ, që qarkulloi në mars të vitit 1918, tregon se shqiptarët ruanin të pacënuar si ndjenjat fetare, ashtu edhe ato kombëtare. Në këtë revistë ne gjejmë artikuj lidhur me vlerat e Kur'anit dhe rolin e këtij libri të shenjtë. Por, fatkeqësisht, revista "Shqipëria" doli vetëm në një numër dhe nuk vijoi më.
Një nga gazetat fetare myslimane në gjuhë shqipe, që fitoi autoritet në këto momente, ishte titulluar "Reforma". Kjo gazetë doli në Gjirokastër në tetor të vitit 1921 dhe vazhdoi të botohej deri në vitin 1923. Ajo shtypej në shtypshkronjën shtetërore të Gjirokastrës dhe drejtohej nga personel fetar shqiptar.
Gazeta "Reforma" ishte organ dyjavor, por nuk pati jetë të gjatë. Në harkun kohor 1921-23 u botuan vetëm 8 numra të saj. Përveç lëndës fetare, në të pati edhe artikuj me karakter letrar, shoqëror dhe politik, duke tërhequr kështu një numër të konsiderueshëm intelektualësh. Ajo që të bie në sy në përmbajtjen e kësaj gazete është se, përveç temave me karakter fetar, si dhe temave që trajtonin tarikatet, me tolerancë të madhe trajtoi problemin e konsolidimit të shoqërisë shqiptare.
Viti 1923 shënon disa ngjarje me rëndësi në veprimtarinë e Komunitetit Musliman Shqiptar. Në mënyrë të veçantë bëhen përpjekje për hartimin e dokumenteve bazë, të statuteve dhe regulloreve; bëhen përgatitje për të themeluar Medresenë e Përgjithshme me qendër në Tiranë.
Në këtë vit dalin dy të përkohshme: në tetor del në Shkodër e përkohëshmja "Udha e s'vërtetës", që pati për kryeredaktor personalitetin e shquar, juristin dhe burrin e shtetit Hoxha Kadri Prishtinën, kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës, dhe revista "Zani i Naltë" si organ i Komunitetit Musliman Shqiptar.
E përkohshmja "Udha e s'vërtetës" doli në tetor të vitit 1923. Që në numrin e parë kryeredaktori i saj paraqiti në mënyrë koncize programin e kësaj reviste. Aty përmblidheshin synimet kryesore, të këtij organi si: mësimi i parimeve të thjeshta të fesë, për t'i shpëtuar njerzit prej shkatërrimit të plotë; për të ngjallë në zemrat e tyre ndjenjat e bashkimit për të jetuar tok në shoqërinë bashkëkohore. Aktivizimi i gjithë dijetarëve shqiptarë për t'iu bërë gjymtyrë të dobishme të jetës kombëtare e shoqërore, ishte një nga preokupimet kryesore të programit. Kështu, nënvizohej atje, do t'i japim një impuls zhvillimit mendor të gjithë popullit. Kryeredaktori i saj theksonte se problemet do të shtriheshin dhe në fushë të filozofisë, sociologjisë e të politikës.
Në këtë revistë bashkëpunuan mjaft intelektualë e teologë. Revista botohej nga një komision i posaçëm që quhej "Komisioni i sheriatit". Ajo doli vetëm tre numra. Siç dihet, kryeredaktori i saj, i cili luajti një rol të madh në mbrojtjen e të drejtave të Kosovës dhe në demaskimin e politikës jugosllave, vdiq në rrethana të paqarta, por "Udha e s'vërtetës" që drejtoi ai la një jehonë të mirë për problemet që shtroi, për qëndrimet që mbajti dhe nivelin e paraqitjes së artikujve.
Revista "Zani i Naltë" doli paralelisht me "Udhën e s'vërtetës", në tetor të vitit 1923, por ndërsa "Udha e s'vërtetës" dilte në Shkodër, "Zani i Naltë", organ i Komunitetit Musliman Shqiptar, botohej në Tiranë, ku ishte dhe qendra e këtij komuniteti. Ajo qe e përkohshme mujore dhe vazhdoi të qarkullojë nga tetori i vitit 1923 deri në vitin 1938. Gjatë kësaj kohe ajo u drejtua nga personalitete të shquara, me përgatitje të lartë të kulturës dhe shkencave islame, siç qenë: Ismail Maçi, Isa Domni, Haki Sharofi etj.
Destinacioni i revistës ishte fetar, por në përmbajtjen e saj nuk mungonin dhe problemet e filozofisë, të moralit, të literaturës kombëtare dhe të sociologjisë. Gjatë 15 vjetëve të jetës së saj, ajo botoi seri të tëra artikujsh që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet edhe niveli i mendimit teologjik shqiptar gjatë periudhës së pavarësisë.
Revista "Zani i Naltë" nëpërmjet kryeartikujve të saj, nën titullin e përbashkët "ç'urdhëron Kur'ani", botoi pjesë nga vazet që mbante Haxhi Vehbi Dibra, personalitet i shquar në fushën e teologjisë dhe komentatori më i mirë i Kur'anit në gjuhën shqipe për kohën e tij. Këto vaze u mblodhën dhe u botuan më vonë në libra të veçantë, duke dhënë kështu një kontribut të shquar, në aspektin didaktik, për imamët e rinj. Autoriteti dhe erudicioni i këtij autori, si njohës i mirë i mendimit teorik islam, e ngriti nivelin e kësaj reviste. Tezat e ndryshme, siç ishin ato "Mbi trupin dhe shpirtin", ai gjen rrugë për t'i interpretuar ato nga ana etike dhe filozofike në kuadrin e besimit islam. Duke folur për trupin, ai thekson se trupi nuk mund të ndahet nga disa qendra nxitëse shpirtërore nëpërmjet të cilave shpërthejnë rrezet e dritës morale. Këto qendra në realitet janë një, por ato shkallëzohen në gjashtë gradë, të cilat përcaktojnë statusin etik të njeriut dhe diferencat e distancave morale midis njeriut dhe Krijuesit. Këto gjashtë qendra autori i shkallëzon: 1. Qendra epshore, 2. e zemrës, 3. shpirtërore, 4. e sekretit, 5. e misterit, 6. e mbimisterit.
Paralelisht me trajtime të kësaj natyre në këtë revistë filluan të botohen edhe tema të fushave me karakter laik, por gjithmonë brenda kuadrit të botëkuptimit islamik. Kështu, për shembull, në faqet e kësaj reviste gjejmë të shtjelluar tema si: "Njeriu dhe feja", "Danteja dhe Islamizma", "Teori të reja", "Kozmografia tej kaosit", "Idealizmi e Materializmi", "Teoria e planetizmit", "Pavdekësia e njeriut", "Njeriu dhe gjithësia", "Edukata moderne" etj .
Artikujt e kësaj natyre me të dhënat që shtronin dhe arsyetimet që bënin, duke u mbështetur në versetet Kur'anore dhe hadithet, synonin të formonin një botëkuptim islamik bashkëkohor rreth kategorive kryesore të moralit islam, të filozofisë islame, të edukatës islame, të qytetërimit islam dhe të bindjeve islame në përgjithësi, duke krijuar kështu barrikadën kundër ideologjisë komuniste, që po depërtonte dita ditës në Shqipëri.
Në revistë përfshiheshin edhe rubrika me të dhëna rreth historisë së kaluar dhe gjendjes së atëhershme të islamizmit nëpër botë. Me këto revista synohej mbajtja gjallë e lidhjeve shpirtërore të muslimanëve me vëllezërit e mbi një miliard idhtarësh të botës islame. Duke u shoqëruar dhe me shifra, e ngandonjëherë edhe me ilustrime, duke botuar herë pas here përkthime nga shtypi islamik botëror, synohej që brezi i ri të njihej me qytetërimin islam, me ndihmesat që ky i ka dhënë qytetërimit botëror e sidomos me njohjen e të rinjve me arritjet bashkëkohore të islamizmit nëpër botë.
Revista, në kuadrin e rubrikave që hapi gjatë jetës së saj, përfshiu edhe tribunën e diskutimeve dhe të polemikave. Kjo imponohej nga rrethanat historike në përgjithësi dhe gjendja sociale që kalonte Shqipëria dhe, në mënyrë të veçantë, nga problemet emergjente që i dilnin përpara shoqërisë shqiptare të cilat kryesisht ishin: problemi i arsimit dhe i edukimit laik e fetar, i mësimit të fesë në shkollat shtetërore, i statusit të gruas shqiptare në shoqëri dhe familje etj.
Një nga këto polemika, në të cilën morën pjesë edhe mjaft klerikë, qe ajo e zhvilluar lidhur me problemet e organizimit të rrjetit arsimor fetar, veçanërisht medreseve në Shqipëri. Personaliteti i njohur në fushën e kulturës fetare, ish senatori shqiptar dhe poliglot i gjuhëve të Lindjes e të Perëndimit, Sali Vuçiterni, duke dashur të sillte një formë të re organizimi në medrese, ishte i pikëpamjes së konsolidimit të Medresesë së Përgjithshme të Tiranës. Në këtë pikëpamje, të cilën ai e bëri të njohur botërisht, u ndesh me përfaqësuesit e klerit mysliman shqiptar në rrethe, që kishin mbetur prapa si nga mendësia ashtu edhe nga kultura.
Sali Vuçiterni shtroi mendimin e ngritjes së sistemit arsimor fetar shqiptar mbi bazën e dy medreseve të konsoliduara, dhe jo mbi bazën e një numri të pakufizuar medresesh, që s'kishin mundësi as të ndihmoheshin e as të kontrolloheshin. Ai qe për ngritjen e një medreseje në Veri të Shqipërisë me qendër në Shkodër dhe të një medreseje të përgjithshme me qendër në Tiranë, me nivel mbi arsimin e mesëm. i parë në këtë optikë, problemi i medreseve donte të thoshte heqje dorë nga mësonjëtoret gjysmëprivate, që punonin pa programe, pa plane mësimore dhe që drejtoheshin nga hoxhallarë mësimdhënës pa përgatitjen që kërkonte koha. Drejtuesit e këtyre medreseve (në shumicën e rasteve me një mësues të vetëm), të lidhur ngushtë me interesat e tyre ekonomike vetjake, që nuk azhornoheshin me përparimet dhe arritjet e arsimit në përgjithësi, iu kundërvunë pa parim, duke zhvilluar një polemikë të ashpër të paargumentuar dhe kryeneçe, gjë që vinte në pah prapambetjen e tyre. Më vonë revista zhvilloi polemika edhe me organe të tjera të shtypit, që denigronin botëkuptimin islamik.
Në revistën "Zani i Naltë" bashkëpunuan personalitete të shquara, siç qenë H.Vehbi Dibra,Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Korça, Sali Vuçiterni, Haki Sharofi, Mehdi Frashëri, Mit'hat Frashëri (Lumo Skëndo), Ismet Dibra, Ferid Vokopola etj.
Duke përshkruar kontributin e kësaj reviste gjatë 15 vjetëve të jetës së saj, Magjistër Sherafedin Hoxha afirmon se ajo pati një rëndësi shumë të madhe në edukimin fetar musliman të popullatës shqiptare, kultivoi ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore arsimore, perkrahu ecurinë e përparimit të përgjithshëm kombëtar, kultivoi ndjenjat e zhvillimit arsimor dhe nxiti procese të tjera civilizuese. Ai organ shtypi kultivoi tolerancën ndërmjet besimeve fetare të shqiptarëve, duke insistuar që kombi shqiptar është një, në harmoni me besimet fetare. "Për këtë shkak, shkruan ai, mund të themi se kjo revistë është nga më të përparuarat organe fetare që dolën në gjuhën shqipe... Ajo me të vërtetë zë vend të merituar jo vetëm në historinë e gazetarisë shqiptare, por edhe në historinë kulturore të popullit shqiptar në përgjithësi".
Gati 13 vjet pas "Zani i Naltë", një revistë tjetër myslimane me titull "Drita" u botua në kontinentin aziatik, në Lahorë të Indisë. Kjo revistë u përgatit dhe u botua nga studentët shqiptarë, që studionin në universitetin teologjik të Lahores. Në krye të grupit redaktues të këtij organi, numri i parë i së cilës doli në janar 1936, qëndronte studenti Sherif Putra.
Sherif Putra, i cili kishte kryer studimet në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, ishte shquar që atëherë për shkrimet e tij e sidomos për përkthimet e bëra nga gjuha angleze dhe arabe. Revista, në 32 faqe, vazhdoi në 8 numra dhe pati jehonë jo vetëm në mjediset studentore shqiptare të Lahores së asaj kohe, por edhe më tutje.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore gjendja dhe harta politike e Shqipërisë, si edhe e shumë shteteve të tjera, ndryshoi. Me situatat e reja lindën edhe interesa të reja. Në këto kushte, mosdalja më e "Zanit të Naltë" krijoi një boshllëk të madh. Një organ i ri fetar, do të plotësonte nevojat e kohës për edukimin fetar dhe patriotik njëkohësisht. Por mbi të gjitha kjo revistë e re duhej të plotësonte nevojat imediate që kishin lindur me ndryshimin e kufijve dhe lirinë më të madhe që kishte fituar popullsia shqiptare e zonave të Kosovës.
Në këto kushte, më 1940, doli revista "Kultura Islame", e përmuajshme, fetare, letrare, diturore, artistike, organ i Komunitetit Musliman Shqiptar. Revista në fjalë kishte në krye të saj dy nga përfaqësuesit më të rinj të kulturës islame, që kishin kryer studimet e larta teologjike në Egjipt (El Az'har) dhe në Lahorë të Indisë, përkatësisht Sadik Bega, drejtor përgjegjës dhe Sherif Putra, redaktor.
Stafi drejtues i kësaj reviste u përpoq të sigurojë një numër bashkëpunëtorësh, sidomos të rinj universitarë me prirje islamike dhe të talentuar në fusha të ndryshme. Kështu, krahas firmave të vjetra, si Hafiz Ali Korça, Dr.Bexhet Shapati, Haki Sharofi etj, në faqet e kësaj reviste filluan të duken firma të reja, si Sadik Bega, Vexhi Buharaja, Sherif Putra, Asim Lohja, Jup Kastrati, Shefik Osmani, Muhamed Bala, Besim Levonja e të tjerë. Në mes tyre shquhen edhe shkrimtaret e reja si J.Kodra, Postribsja etj. Një numër i madh intelektualësh, bashkëpunëtorë të kësaj reviste, për motive të ndryshme shkruajtën me pseudonime. Revista "Kultura islame" vazhdoi të dalë deri në vitin 1944.
E parë në kuadrin e përmbajtjes, "Kultura Islame" ishte vazhdim i "Zanit të Naltë", por me një vizion më të gjerë se i pari. Ndonëse i bëri vend gjuhës italiane në ndonjë faqe të saj, si dhe ndonjë artikulli "flirtues" me fashizmin, ajo u perpoq të ruaje fizionominë patriotike pararendëse të saj. Gjuha që përdori ajo dhe problemet që shtroi në tryezën e diskutimit krijuan mjedise joshëse për intelektualët myslimanë.
Në faqet e saj u trajtuan edhe probleme me karakter teorik e studimor si: "Hyrje në filozofinë islame", një studim ky i gjerë që vazhdoi në disa numra. Edhe studimi tjetër me karakter monografik "Përhapja e islamizmit", u botua në disa numra. Në aspektin moral teologjik e filozofik u trajtuan tema, siç qe p.sh. "Problemi i së mirës dhe i së keqes", kategori filozofiko-morale këto, që kanë qenë objekt diskutimi për shumë doktrina. Shtjellimi i kësaj teme u bë mbi bazën e tezave të: "Masës së ligjit të evolucionit", "Moralit dhe epsheve në mase", "Para vendimit ose fatit". Po ashtu, në këtë revistë u botuan edhe studime nga fusha e arteve dhe e historisë, siç qenë "Kuptimi i artit dhe kufijtë e tij", "Shkrimtarët fetaro-letrarë muslimanë të Shqipërisë", "Historia e bibliotekave" etj.
Në korrik të vitit 1942 në Tiranë filloi publikimi i një të perkohshmëje të re me orientim fetar, që mbante titullin "Njeriu". Që në faqen e parë kjo revistë percaktonte orientimin e saj si e përmuajshme shpirtërore, kulturore.
Revista "Njeriu" ishte organ i organizatës "Drita Hyjnore". Në përmbajtjen e këtij organi bashkohet trajtimi teorik me atë praktik, ana filozofike me atë divulgative. Në qendër të tij është misticizmi. Redaksia e kësaj reviste e përcakton kështu thelbin teorik të saj: "Misticizmi, që ka kaq karakteristika të ngjashme, është udha e përbashkët prej se cilës kanë lindur pohimet e mëdha të së vërtetës dhe është pikëmbështetja që duhet të përmbledhë të gjithë ata që dëshirojnë me ba vepra bamirëse, mirëkuptimi, dashurie dhe durimi. Vetëm me pastërtinë e vetëmohimin e një mistiku të përsosur mund të sigurohet shumë shpejt naltësimi i njeriut, duke përshkruar rrugët e gjithë idealeve që pajtohen me qëllimin suprem të jetës njerëzore".
Njeriu, që ka për titull kjo revistë, quhet misteri i mistereve, krijesë e zgjedhur në mes krijesave të Perëndisë, krijesë e vogël, por dhe vigane, e vetmja ndër të tjera që natyra t'i ketë lejuar të depërtojnë në ligjet e saj të fshehta, qenie që përmbledh në vetvete të mbaruarën e të pambaruarën.
Që në numrin e parë të kësaj reviste u shfaqën firma të njohura të potencialit intelektual shqiptar, si: poeti e filozofi Ferid Vokopola, shkrimtari Haki Stërmilli, avokati e poeti Kristo Floqi, studjuesi Vasfi Sami Visoka, prof. V. Demiraj, Filip Ndocaj, Beqir Haçi, Prof L. Eftimiadhi, Vexhi Buharaja etj. Në faqet e saj u botuan dhe shkrime të Fan Nolit, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Lumo Skëndos etj. "Njeriu" u bëri vend edhe firmave të reja si: Suat Haxhit, Mustafa Greblleshit, Shefik Osmanit, Jup Kastratit etj.
Kjo revistë vazhdoi botimin e saj deri në vitin 1944 me gjithsej 27 numra.
Në vitin 1942 qarkulloi edhe një revistë tjetër me titull "Drita Hyjnore", por ajo pati jetë të shkurtër.
|
|
|
|
|
162
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:25:40
|
|
KREU III SHTYPI PERIODIK FETAR ISLAM SHQIP I SHEKULLIT XX NË TROJET SHQIPTARE DHE NË DIASPORË
Hulumtimet e bëra për temën në përgjithësi sjellin të dhëna për tërë arsenalin e shtypit mysliman shqiptar. Meqë ky problem trajtohet për herë të parë, për të dhënë një vizion më të gjerë të shtypit periodik, po hedhim një vështrim panoramik përtej kufijve kohorë të caktuar në studimin tonë.
Nga të 700 gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe të botuara gjatë këtyre dy shekujve, duke nisur që nga "L'Albanese d'Italia" ("Shqiptari i Italise"-1848) e deri më 1995, një numër i madh i tyre ka qenë tërësisht fetar. Në këtë studim do të trajtojmë edhe ato organe periodike shqiptare që, në një masë të konsiderueshme, në përmbajtjen e tyre kanë trajtuar probleme të mirëfillta fetare.
Shtypi periodik islam shqiptar fillon rregullisht në shekullin XX. Ai zë fill me pavarësinë e Shqipërisë, me krijimin e shtetit të parë shqiptar dhe merr fizionominë e plotë me formimin e Komunitetit Musliman Shqiptar, si institucion vetadministrues me formulimin e statusit të tij.
Komuniteti Musliman, si një organ juridik dhe fetar, kishte rrjetin e tij të shërbimeve fetare dhe të institucioneve fetare në tërë Republikën e Shqipërisë dhe, më vonë në Mbretërinë Shqiptare. Duke pasur nën vartësinë e tij institucione të shumta arsimore fetare, si dhe duke u ndodhur para kërkesave të grupeve intelektuale myslimane, u gjet para domosdoshmërisë së botimit të një organi të mirëfilltë fetar, i cili do t'u bënte tribuna e mendimit islamik shqiptar dhe epiqendra e shtypit mysliman në Shqipëri.
|
|
|
|
|
163
|
Islami - Islam / Libraria Islame / Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:23:56
|
|
XHAMITË MË TË PËRMENDURA NË TERRITORET SHQIPTARE TË TRASHËGUARA NGA E KALUARA DHE ATO TË NDËRTUARA NË SHEK. XX
Ndër xhamitë më të rëndësishme të ndërtuara në trevat shqiptare, përmenden:
-Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut (Prishtinë, 1461. Stili dhe arkitektura e saj të habisin me bukurinë e tyre), - Xhamia e Gazi Isa Beut (Shkup, 1475), - Xhamia e Mustafa Pashës (Shkup, 1492), - Xhamia e Mbret (Elbasan, 1492), - Xhamia e Mbretit (Berat, 1492), - Xhamia e Mbret (Përmet, 1494/95), - Xhamia e Imaretit (Ohër, 1493) - Xhamia Mbret (Shkodër, fundi i shek. XV), - Xhamia e Tetovës (1495), - Xhamia e Mirahorit (Korçë, 1494-1504), - Xhamia e Fetije (Durrës, 1502/1503), - Xhamia e Jahja Pashës (Shkup, 1504. Një nga më të bukurat e Ballkanit dhe me minarenë më të lartë në këtë gadishull, 55.5 m), - Xhamia e Is'hak Beut ose Is'hak çelebisë (Manastir, 1508/1509, një nga më impozantet në Ballkan, me ornamentikën e brendshme të pasur dhe shumë të vlefshme në pikëpamje artistike), - Xhamia e Varoshit ose e Pazarit (Krujë, 1533/34), - Xhamia e Muradijes (Vlorë, 1536/38), - Xhamia e Vjetër ose e Pashallarëve (Vlorë, 1540), - Xhamia e Plumbit (Berat, 1533-1554) - Xhamia e Allajbegisë (fshati Burim-Dibër, mesi i shek. XVI), - Xhamia e Re (Manastir, 1558/59), - Xhamia e Hajdar Kadisë (Manastir, 1561), - Xhamia e Gazi Mehmet Pashës (Prizren, 1561), - Xhamia e Sinan Pashës (Kaçanik, 1594), - Xhamia e Hadunit (Gjakovë, 1595), - Xhamia e Nazareshës (Rugovë), - Xhamia e Gjin Aleksit (fshati Rrusanaj, afër Delvinës, fundi ishek,. XVII), - Xhamia e Pirinasit (Prishtinë), - Xhamia e Mazhiqit (Mitrovicë), - Xhamia e Ballias (Elbasan, 1605/606) - Xhamia e Sinan Pashës (Prizren, rreth vitit 1610), - Xhamia e Sulejman Pashës (Tiranë, 1614), - Xhamia e Plumbit (Pejë, para vitit 1624), - Xhamia e Kavajës (1735/36), - Xhamia e Pazarit (Gjirokastër, 1757), - Xhamia e Velabishtit (afër Beratit, 1760), - Xhamia e Plumbit (Shkodër, 1773/74. Ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati), - Xhamia e Haxhi Ethem Beut (Tiranë, 1794-1821. Një ndër monumentet më të bukura të arkitekturës isalme në Shqipëri), - Xhamia e Peqinit (1822/23) - Xhamia e Beqarëve (Berat, 1827).
|
|
|
|
|
164
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:18:47
|
|
XHAMITË E PARA NË TROJET TONA: Kontaktet e para të shqiptarëve me Islamin dhe gjurmë të islamizimit të tyre dëshmohen relativisht herët. Në shekujt e mesjetës paraosmane tokat shqiptare, për hirë të pozitës së tyre gjeografike, janë frekuentuar dëndur prej misionarëve (thirrësave islam R.Z.) të botës islame arabo-turke, qoftë për qëllime tregtare, qoftë për qëllime fetare apo ushtarake.
Në literaturën e mëparshme kur flitet për historinë e objekteve të kultit musliman zakonisht përmenden vetëm xhamitë e ndërtuara pas vitit 1417, kur Berati ose qytetet shqiptare gjenden zyrtarisht nën juridiksionin e Perandorisë Osmane duke mohuar kështu një prezencë shumë më të hershme të elementit islam që gjindet në veprat me vlerë arkitektonike si në Prizren që nga viti 1380 ose 1389 në Berat, të ndërtuara këto në stilin e Selxhukëve. Në një kohë kur osmanët nuk kishin akoma stilin e tyre dallues. Xhamitë osmane para pushtimit të Kostandinopojës ishin hipostil me shumë kupola dhe shumë kollona, nuk kishin një sallë unike. Por pas kësaj kohe Osmanët i dhanë xhamisë një rëndësi të veçantë duke i bërë ato me hapësira të mëdha, me një dekor të veçantë.
Kontributi i mjeshtërve shqiptarë në ndërtimin e xhamive është evident si në veprat e ndërtuara prej tyre në vendlindje por edhe në viset e tjera të Perandorisë ku ato luajtën një rol të shquar për formimin e stilit klasik të xhamisë osmane.
"Dokumentat tregojnë se në fund të shek. XV shumë shqiptarë kishin zënë vend në zyrat më të larta të shtetit osman, gjithashtu ishte i madh e numri i mjeshtërve të artit, arkitekturës, pikturës në ateljet qendrore të Stambollit. Xhamitë e Stambollit formuan në këtë kohë stilin klasik të xhamive duke iu shmangur stilit të ndërtimeve bizantine me ndryshime në strukturë".
"Prej gjysmës së dytë të shekullit XV deri në fund të shekullit XVI shteti osman nëpërmes zyrës perandorake të arkitekturës shpërndau modelin e arkitekturës klasike në të gjitha qendrat e perandorisë si në Lindje dhe në vendet Jug-lindore. Si kudo xhamitë u ndërtuan në dy tipe: Stili monumental me tri volume të dallueshme mirë dhe në balancë harmonike ndaj njëri tjetrit; në këtë rast ato kishin një portik arkadash përpara hyrjes, sallën kuadratike të kurorëzuar me kupolë dhe një minare të hollë dhe të gjatë që ndërtohej te hyrja. Paralelisht ndërtohej edhe modeli me çati që siguronte hapësirë më të madhe funksionale. Në zgjedhjen e modelit duket se ndikonte preferenca e dekorimit të brendshëm, ku arti i pikturës gjente vend më shumë në xhamitë me kupola, kurse ai i gdhendjes së drurit në tavanet, mafilet dhe mimberet".
Xhamitë përfaqësuese fillimisht ishin dhuratë e vetë Sulltanit (Pajazit Veliut apo Pajazitit) që njihen me emrin "Xhamia Mbret" siç është në vendin tonë Xhamia Mbret në Elbasan. Xhamia në Kalan e Beratit, njëra ndër më të vjetrat në Shqipëri, minaren e kësaj xhamie e ndërtoi Sulltan Mehmet çelebiu në vitin 1417
Një etap tjetër në ndërtimin e xhamive fillon nga fundi i shek. XVII dhe mbyllet në fun të shek. XIX. Ajo karakterizohet nga përhapja e fesë islame në pjesën më të madhe të populsisë vendase, dhe formimit të ndërgjegjes kombëtare në popujt e ndryshëm përbërës të Perandorisë. Këtu do të theksonim se shumë orientalistë kanë vërejtur se në periudhën e krizës së rendit feudal ushtarak osman dhe shthurjes së pushtetit të tij të centralizuar fillon dhe forcimi i ndjenjes kombëtare tek popujt e ndryshëm, dhe të parët që ndien këtë ndjenjë duket të jenë arabët që kishin pushtetin e ulemas në kryeqytet dhe që ishin si njohës të përgatitur dhe tradicional të librit të shenjtë Kur'anit.
Pas tyre u diferencuan shqiptarët që zotëronin ushtrinë dhe pastaj turqit që trashgëgonin dinastinë e fronit. Proçesi i decentralizimit shfaqet edhe në sferën e ndërtimtarisë duke u ngritur tashmë zyra projektimi ta pavarura në shumë qendra e qytete të perandorisë. Projektet nuk vinin më nga Stambolli. Të tilla zyra vërehen edhe në Shqipëri. Kështuqë projektet hartohen në vend dhe ndërtimi kryhet nga esnafët, të cilat kishin marrë formë të plotë dhe kryenin vetë detyrat me karakter publik siç ishin: ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, urave, xhamive, ujësjellsave, hamameve, etj.
"Në këtë periudhë kemi ndërtimin e një numri të madh xhamish nëpër qytete dhe nëpër fshatra që dallohen nga të parat për prezencën e elementeve arkitekturore e artistik të shijes vendase por edhe për një origjinalitet në siluetat dhe në kompozicionet. Në grupin e këtyre xhamive bëjnë pjesë: Xhamia Mbret në Shkodër, xhamia e Mirahorit në Korçë, xhamia Muradie e Vlorës, xhamia e Plumbit në Berat etj. Të gjitha këto xhami u ndërtuan nga zyrtarë shqiptarë të lartë që punonin në administratën e Perandorisë, si Arkitekt Sinani, Sadefqar Mehmeti, Kasem Aliu etj. Këtë e dëshmojnë mbishkrimet e vendosura në to".
Në xhamitë e ndërtuara në qendrat e qyteteteve të vjetra shqiptare spikatnin hapësirat monumentale nën kube, karakteristik këto të arkitekturës islamiko-osmane. "Hapësira e xhamisë në të gjitha arkitekturat islame është detyra më e rëndësishme e arkitektit. Tipi më i vjetër i xhamisë, e ashtëquajtura xhamia arabe, në të vërtetë është holli (tremi), i çelur më tërë gjerësinë kah oborri i brendshëm. Hapësira e xhamisë arabe është fushë e mbuluar këndëdrejtëshe me katër shtylla të lidhura për harqe, shumëfishë e shumëzuar, pa diferencim lartësie, pa theksimin e cilësdo pjesë. Të gjitha pjesët e hapësirës janë barabar të vlefshme.
Është e qartë se tipi i këtillë i çelur i xhamisë, pa tërë një murë, ka mund të lind vetëm në viset me klimë të ngrohtë. Në viset me klimë më të ashpër, ai është përshtatur kushteve të reja, me atë që mbyllet ana e çelur kah oborri, e vetë oborri i brendshëm pakësohet, ose krejtësisht humbet..."
Për lajmërimin e xhamisë njëhapësinore, çfarë më së shpeshti janë ndërtuar edhe te ne, me rëndësi më të madhe është tipi selxhuk i xhamisë njëhapësinore, me kube me hajat në anën hyrëse, me kube të vogla të mbuluara tip i cili lajmërohet pas rënies së mbretërisë selxhuke..." Zhvillimi i xhamisë nga sistemi arab i ndërtimit me lokale të ndërthurura deri te lokali i vetëm unik, është bërë në kërkim të kompozicionit sa më të shprehur arkitektonik.
Xhamitë e ndërtuara ndër ne në shekullin e fundit, përveç imagjinatës, motiveve dhe formave arabe, perse, e turke, paraqet më së qarti edhe elementin autokton. Kështu ndër ne, ajo zakonisht përbëhet nga salla e lutjeve, portiku dhe minareja. Ndërtuesit e tyre pak nga pak filluan t'i afrohen arkitekturës së banesës popullore vendase. Kjo vihet re në arkadat, strehët e gjëra, dekoret, ngjyrat e jashtme etj. Në faltoret islame të Tiranës, por edhe gjetkë, vihej re një pasuri e madhe strukturore që mishërohej në dekoracionin me motive floreale, me pejsazhe të pikturuara dhe në gdhendjet në kolonat, arkadat, kapitelet, tavanet, mafilet e kornizat. Të gjitha këto zbukurime janë shumë të përafërta me motive të arkitekturës popullore.
Mjeshtrit vendas e të huaj që morën pjesë në ndërtimin e tyre, shfrytëzuan edhe formën dhe teknikën e përdorur gjatë shekujve të mëparshëm në monumentet e vendit tonë. Gjithashtu, këta zgjodhën tipin e xhamisë me sallë unike, jo vetëm nga përmasat e godinës, por edhe nga ndikimi i traditës vendase që, me sa duket, nuk parapëlqente zgjidhjet e tjera. Larmia e teknikave dhe formave të tyre flasin qartë për shkallën e zhvillimit të arkitekturës, dëshmojnë nivelin e lartë të mjeshtërisë së mjeshtrave shqiptarë të ndërtimit. Shumë xhami të trojeve shqiptare janë monumente me vlera arkitektonike, të artit dhe kulturës islame.
Në Shqipërinë e kufijve të sotëm deri në vitin 1967 qenë ndërtuar mbi 1050 xhami, nga të cilat u ruajtën vetëm nga një ose dy nëpër qytete si Tirana, Berati, Gjirokastra, Vlora etj. Tirana p.sh. nga 24 xhami që kishte të gjitha u rrëzuan përveq asaj të Et'hem Beut që u ruajt si monument kulture. Sot Tirana ka 5 xhami, ndërsa Komuniteti Musliman Shqiptar në tërë vendin administron rreth 425 xhami, pjesa më e madhe e të cilave u ndërtuan ose rindërtuan vetëm pas vitit 1991.
ROLI I XHAMISË NË ASPEKTIN SHPIRTËROR: Xhamia është vendi më i nderuar dhe më i shenjtë mbi sipërfaqën e tokës, ngase në te adhurohet Krijuesi i gjithë botërave, në të gjejnë prehjen të gjithë krijesat, engjujt, njerëzit dhe xhinët. Ajo është vendi ku njeriu i parë Ademi (Adami) a.s. i është lutur Zotit që ta mëshirojë. Në Kur'an thuhet: "Me të vërtetë xhamitë janë për Allahun" (El Xhin, 18) "Kush hyn në te është i sigurtë" (Ali Imran, 97). Ndërsa një dietar islam me të drejtë i krahasonte xhamitë me yjët duke thënë "..Sikurse yjët zbukurojnë qiellin gjatë natës, ashtu edhe xhamitë zbukurojnë tokën gjatë ditës". Kjo e bëri edhe Pejgamberin a.s. që pas migrimit në Medinë ndërmarrja e tij e parë të jetë ndërtimi i xhamisë. Nga aty pastaj thirrja e muezinit "ejani në namaz...ejani në shpëtim", mori botën.
Xhamitë janë vende ku në mënyrë të vazhdueshme përmendet Zoti, për çka në Kur'an thuhet: "Nëpër shtëpitë që janë ngritur me lejen e Allahut, aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë Atë në mëngjes dhe në mbrëmje...", dhe vetë fjala "bejtull-llah" do të thotë "Shtëpi e Allahut", vend ky, ku besimtari në mënyrë imediate ballafaqohet me mëshirën e Krijuesit të tij, dhe pas kësaj fiton të drejtën e vazhdueshmërisë në jetën e përsosur dhe të pastër shpirtërore. Xhamia, gjithashtu, është ajo që lidh besimtarin me botën tjetër, bën lidhjen e botës së tij fizike me atë shpirtërore. Xhamia është një dritë udhërrëfyese drejt qiellit "miraxhit", drejt botës së lumtur dhe të amshuar. "Sot, në botën e oshëtimës dhe zhurmës së madhe shurdhuese, xhamitë janë bërë oazë e paqës e qetësisë. Në një atmosfer të tillë besimtarët... zhyten në devotshmëri, dhikër dhe mendime".Skemat me dritë hëne në kopësht, si dhe vizatimet me motive nga natyra janë një shembull i përkryer për të larguar nga frekuentuesi i xhamisë tërë stresin çë i sjellë jeta dhe peripecitë e saj. "..Mjeshtrat e Lindjes, të cilëve nuk u lejohej të pasqyronin qenie njerëzore, i lanë udhë të lirë imagjinatës së tyre për të luajtur me motivet dhe format. Ata krijuan atë ornament shumë të hollë me qëndisje, që u njoh me emrin arabeskë. Atë çka provon njeriu kur shëtit nëpër oborret dhe sallat e Al-Hamras dhe admiron larminë pafund të këtyre motiveve dekorative, mbetet e pashlyeshme".
ROLI SOCIAL DHE SHOQËROR I XHAMIS: Në shikim të parë për shumicën nga ne, xhamia shifet vetëm si një vend tubimi për popullsinë islame, ku lexohet Kur'ani, besimtari i lutet Zotit, siguron qetësinë e tij shpirtërore dhe pajiset me kulturë islame. Por harron se ajo lidhet ngushtë me tërë sferat e jetës shoqërore të myslimanëve.
Xhamia ka qenë gjithnjë vatër uniteti e shoqërisë islame. Aty takohen njerëzit, bisedojnë, vllazërohen, këshillohen njeri me tjetrin e marrin këshilla kolektive, për sjellje të veçantë sociale, fetare e kulturore, aty dëgjojnë ligjërata të ndryshme etj.
Pastaj, xhamia lidhet me jetën ekonomike të myslimanëve. Ajo, meqenëse në bazë të vakufit ka qenë ekonomikisht e siguruar dhe autonome, ka pasur mundësi të luajë një rol të dukshëm në sistemin e përgjithshëm të doktrinës ekonomike të shoqërisë islame. Institucioni i zeqatit që është njëri ndër shtyllat e islamit shpesh herë organizohej në masë nëpërmes xhamive, dhe në këtë mënyrë ai kalonte nga një bamirësi individuale ose mëshire, në një "institucion shumë të rëndësishëm social, të cilin e kontrollon shoqëria dhe të cilin e udhëheqë mekanizmi i caktuar administrativ".
Gjithashtu edhe si institucion arsimor, xhamia është më e vjetër se të gjithë shkollat tjera, sepse shkencat islame dhe ato botërore fillimisht u përpunuan në të. Ajo ka luajtur një rol të tillë shumë më parë se mejtepet, medresetë dhe institucionet e tjera arsimore që u themeluan me vonë.
Xhamia ka qenë dhe është vend i dijes, vend i diskutimit të normave morale e shpirtërore, mbi të cilat mbështetet shoqëria dhe e ardhmja e një populli. Edhe sot në Kosovë, ku arsimi shqip është i ndaluar nga pushtuesit serbë, shumë i kanë kthyer mjediset e tyre në shkolla për fëmijët.
Xhamia, si faltore islame, nxori nga gjiri i shkollave të saj mjaft nxënës që më vonë u bënë patriotë të dëgjuar si Hasan Tahsini, Ymer Prizreni, Vellezërit Frashëri, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina e shumë rilindës të tjerë të besimit islam.
Bibliotekat e tyre në përgjithësi ishin të pasura. Dr.J.Rexhepagiq shkruan:"... në bibliotekat që kanë ekzistuar pranë xhamive mund të gjendej një numër veprash në dorëshkrim... Biblioteka e madhe orientale në tokat tona është themeluar në shekullin XV në Shkup. Kjo është biblioteka e Gazi Isa-bej... Në të ka pasur atëherë mbi 230 libra me 320 blej, autorët e të cilave janë shkencëtarët më të shquar islam e tjerë... Ka qenë shumë e pasur edhe biblioteka në Gjakovë... Bibliotekat u kanë shërbyer nxënësve të medreseve dhe qytetarëve të shkolluar e sidomos personaliteteve të shquara në lëmin shkencor, arsimor e kulturor...".
Xhamia luante rolin e parlamentit. Aty rriheshin mendime, zhvilloheshin debate e diskutime, merreshin vendime që ishin për të mirën e popullit dhe të atdheut. Kështu, ajo u bë shpesh herë pikënisje e ekspeditave ushtarake dhe vatër e kushtrimeve për liri dhe pavarësi të trojeve tona. E njëjta gjë ndodh shpesh edhe sot në Kosovën e pushtuar nga serbët. Në xhamitë dhe anekset e tyre bëhen mbledhjet e krerëve të Kosovës, që punojnë për pavarësinë e saj.
Shumë prej xhamive kanë qenë të lidhura organikisht me objekte të tjera, si medrese ose mejtepe, biblioteka, internate, sahatkulla, hamame dhe çezme, hane, dyqane etj. Objekte këto të rëndësishme për jetën normale të një populli.
Edhe sahatkullat si përmendore të kulturës islame, kanë qenë pjesë të pandara të kompleksit të xhamive kryesore të qyteteve, ngritur në viset ballkanike që në kohën e pushtimit osman. Ato karakterizoheshin si objekte publike, por nuk mund të mohohet dhe karakteri i tyre fetar. Ora në kullë ka paralajmëruar kohën e lutjeve ditore (namazit). Ato me pozitën e dalluar në lokacionet ku janë ngritur, paraqesin përmendore të rëndësishmë nga trashëgimia kulturore e islamit ne trevat tona.
Prania e sahat kullave pranë xhamive është një fenomen i vendeve Ballkanike si Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia. E para kullë e sahatit që ngrihet është ajo e Shkupit, pastaj sahatkulla ka Prizreni, Berati dhe gjithë qytetet shqiptare me rradhë, duke llogaritur që kulla e sahatit me minaren bëhen pjesë e të njëjtës ndërtesë, fenomen arkitektonik ky që nuk shfaqet në asnjë nga vendet islame. Pra në xhaminë e Peqinit me origjinë nga ajo e Tiranës dhe e Kavajës kemi modelin origjinal shqiptar në arkitekturën e xhamive që nuk njihet në mbarë botën islame.
"Ka pasë diskutime se çfarë kërkon sahati pranë xhamisë por këtë problem e zgjidh Sahati i Elbasanit i cili i ndërtuar nga Aqif Pasha - me porosinë e tij në vitin 1899 thuhet se ky sahat i bukur e sakt u ndërtua nga vetë populli i Elbasanit për të matur pesë vaktet e shenjta (pesë kohët e faljes) dhe ju prin gjithë muezinëve. Kështu tek kulla e sahatit nuk kemi një këmbanë kishe siq pretëndojnë disa njerëz sepse minare të tilla kuadratike ka edhe në Spanjë, Marok, por që në fakt kjo nuk ka hyrë nga Spanja por ka hyrë nga Evropa dhe është një dukuri Evropiane në stilin e xhamisë që nuk ka origjinë orientale, por ky model arkitektonik në fakt është shqiptar dhe nuk gjindet gjëkundi. Dhe përderisa sahat kullat u ndërtuan në prani të xhamisë atëherë ato duhet konceptuar në një të vetme. Me këto u bë edhe kristalizimi i traditës shqiptare në fushën e ndërtimit të xhamive".
Edhe Hamamet bëjnë pjesë në arkitekturën islame, dhe që zakonisht gjindeshin në afërsi të kompleksit të xhamive dhe medreseve. Ato kishin rëndësi të madhe për jetën e përditshme të myslimanëve, pasi pastërtinë trupore e kanë kërkesë të domosdoshme të fesë së tyre. "Funksionet e ndryshme në hamam kërkojnë lokale të formave, madhësive dhe lartësive të ndryshme. Për këtë arsye plani i brendshëm i tyre është bërë në mënyrë të kujdesshme, kurse formës së jashtme karakteristikën i'a kanë dhënë kupolat dhe harqet me lartësi dhe madhësi të ndryshme. Hamamet edhe pse bëjnë pjesë në grupin e njëjtë me bezistanet me kupolë, për arsye se edhe tek hamamet plani përbëhet prej shumë fushave në formë të katrorëve, me madhësi të ndryshme, sipas vlerës së kompozimit lokal (hamamet) vijnë menjëherë pas xhamive."
"Sipas arkitekturës më me rëndësi është hyrja në mesin ku gjendet shatërvani. Më tutje vazhdon edhe një lokal tjetër i mbuluar me qemer në trajtë të fuqisë, i cili shërben për zhveshje dhe pushim pas larjes (pastrimit). Lokalet për pastrim janë në formë të katrorëve të mbuluara me kupola të ulëta ashtu sikurse lokalet për zhveshje. Rezervuari i ujit dhe furna janë të ndërtuara në lokalet e skajshme të mbuluar me qemer. Kompozicioni zgjatet kah kupola e vistibulit. çdo hamam ka pasur shadërvan (garderobë) kapalëk halvati (vend për larje), hazna (rezervoar për ujë), kulhan (vend për ndezjen e zjarrit - furrë)". "Në shek.16 tek ne në çdo qytet ka pasur një ose më shumë hamame. Sipas Evlija çelebiut vetëm Shkupi kishte mbi 120 xhami dhe 15 hamame".
Ndërsa tyrbet si ajo e Sulltan Muratit në afërsi të Prishtinës, dhe teqetë si ajo e Tetovës, ato të Beratit, Krujës etj. paraqesin një nga realizimet më të mira të arkitekturës islame në Ballkan.
|
|
|
|
|
165
|
Islami - Islam / Libraria Islame / : Zhvillimi i Kulturës Islame te Shqiptarët gjatë Shek.XX
|
më: 26-03-2006, 07:16:20
|
|
NDËRTESAT E KULTIT ISLAM DHE ROLI I TYRE NË EDUKIMIN FETAR, ETIK DHE KUTUROR TË SHQIPTARËVE
Islami i kushton rëndësi të veçantë, mësimit, edukimit dhe shkencës. Kjo theksohet fuqishëm qysh në ajetin e parë të zbritur nga ana e Zotit, duke i porositë të gjithë njerëzit pa dallim race, gjinie a moshe "Lexoni, studjoni dhe edukohuni me emrin e Zotit tuaj..". Ky është edhe thesari më i çmuar që u ka lënë trashëgim Pejgamberi a.s. pasuesve të fesë islame. Islamizmi i shpallur tashmë para botës, i sillte asaj një raport të ri ndaj jetës, i ofronte një filozofi të re të bashkimit të njerëzve dhe të marrëdhenieve njerëzore midis tyre. Ai thërriste të gjithë njerëzit të afrohen me njëri tjetrin, i ftonte ata në lutje të përbashkëta, dukuri e cila u realizua edhe nëpërmes vazeve ose predikimeve që mbaheshin në ndërtesat e kultit islam, xhamitë, mesxhidet, medresetë, teqetë etj.
Vendi i parë në të cilin është lutur Zoti ose xhamia e parë mbi sipërfaqen e dheut në të cilën është kryer ritual fetar konsiderohet xhamia e Qabes në Mekë. Në të është lutur babai i gjithë njerëzimit Ademi a.s. me bashkëshorten e tij të nderuar Hazreti Havan. Por me ardhjen e islamit institucioni i xhamisë mori dimensiene të reja. Dhe xhamia e Pejgamberit a.s. në Medinë u bë shembull e të gjithë xhamive që u ndërtuan më pas në metropolet e botës islame. Më të rëndësishme prej tyre janë: 1) Xhamia e Basras, të cilen e ndërtoi Utbe Bin Gazvan në vitin 635. 2) Xhamia e Kufes, të cilën e ndërtoi Sa'd Ibnu Ebi Vekkas në vitin 638. 3) Xhamia e Amr Ibn Asit në Fustat, e ndërtuar në vitin 642. Kjo xhami është zgjeruar dhe rindërtuar mbi 16 herë. 4) Xhamia e Ukbe Bin Nafiut në Kajrevan, e ndërtuar rreth viteve 670 dhe 675. 5) Xhamia e Aksas në Kuds, që u ndërtua në kohen e Omer Bin Hattabit (Halifit të dytë musliman). Këtë xhami e rindërtoi Melik Bin Mervani në vitin 658, dhe pastaj Velid Bin Abdul Meliku në vitin 706.
Të njohura janë edhe Xhamia e Emevive në Damask, të cilën e ndërtoi Velid Bin Abdul-Meliku në shekullin e parë sipas Hixhretit. Pastaj Xhamia e Al-Az'harit, që e ndërtoi Xhevher Es-Sakiliu në shek. e katërt sipas Hixhretit. Për te u kujdes edhe Slahud-din El-Ejjubi. Ndërsa në Andaluzi (Spanjë) xhamia më e madhe dhe më e bukur ishte Xhamia e Kordovës, të cilën filloj ta ndërtoi Abdurrahmani i i në shek. e dytë sipas Hixhretit. Ndërtimi i kësaj xhamie ka zgjatur plotë tre shekuj. Këto objekte vitale për shoqërinë, sikurse në mbarë qytetet islame, ishin (dhe në disa vazhdojnë të jenë) edhe këtu karakteristikë e qyteteve tona, si: Ulqini, Shkodra, Prizreni, Peja, Shkupi, Berati, Elbasani, Korça, Janina etj. Këto njëherit përbëjnë elementin bazë të të gjitha vendbanimeve qytetare shqiptare të banuara me popullatë islame, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që banorët e këtyre qendrave të realizojnë në mënyrë të përbashkët detyrat që prej tyre i kërkon feja, besimi i tyre dhe atdheu.
Padyshim që vendin qëndror në këtë misjon e zë xhamia e cila është edhe objekti qëndror i të gjitha qyteteve dhe shoqërive islame. Dimensioni i saj shpirtëror dhe dimensioni social-shoqërorë e vejnë atë edhe në qendër të Ummetit musliman.
Por para se të ndalemi më tepër rreth këtyre dy elementeve bazë, që ia vlen të ndalemi më tepër në trajtimin tonë, le të mësojmë fillimisht etimologjinë dhe domethënien e fjalës xhami.
Xhami quhet faltorja ku besimtarët myslimanë kryejnë ritet e tyre, dhe tregojnë besnikërinë ndaj Allahut e Profetit. Fjala xhami rrjedh nga arabishtja "xhami'ë", që do të thotë vend tubimi. Kjo shprehje te ne ka mbetur nga turqit, sepse arabët më tepër përdorin flalën "Mesxhid". Dallimi ndërmjet tyre qëndron në madhësinë. Mesxhidet janë më të vogla dhe ndërtohen me materiale më të varfra. Janë të mbuluara zakonisht me çati me strukturë druri dhe tjegulla. Ndërsa fjala "xhami'ë" zakonisht përdoret për faltoret qendrore të një qyteti me përmasa të mëdha. Në Kur'an, në shumë vende përmendet fjala, mesxhid - mesaxhid, mesxhidul-haram, bejtull-llahetj. Atë e gjejmë në shumë raste edhe në librat e hadithit si te Buhariu, Muslimi, Termidhiu, Musnedi i Imam Ahmedit etj.
|
|
|
|
|
|