|
46
|
Shkencat Ekzakte - Exact Science / Astronomi / 2.5 milionë njerëz kanë blerë troje në Hënë
|
më: 01-08-2012, 19:34:40
|
|
Trojet në Hënë, deri tani janë blerë nga 2.5 milionë njerëzNjëqind shtetas të Turqisë deri tash kanë blerë parcela të sipërfaqes në Hënë. Secili nga ta ka blerë nga katër dynymë në Hënë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë.
Pasi agjencia “Out of Turkey Gifts” ia ofroi parcelën e parë një blerësi nga Turqia, tashti shumë qytetarë u blejnë të dashurve të tyre “toka” në Hënë.
Për katër dynymë në Hënë duhet paguar 99 lira turke (afro 25 euro), kurse për Turqinë limiti është 100 blerës për çdo muaj.
Secilit blerës i dorëzohet dokumentacioni përkatës që përbëhet nga: parcela kadastrale, plani i ngastrës, harta e Hënës me koordinatat e vizatuara të ngastrës së blerë, si dhe vërtetimi që garanton se në të ardhmen pronari i ngastrës ka të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të gjetjeve në “pjesën e tij të Hënës”, siç janë xehet, mineralet apo gurët e çmuar.
Ndër personalitetet e njohura të botës, tashmë kanë blerë troje në Hënë Paris Hilton, Jennifer Lopez, Sharon Stone, Tom Cruise, Kim Bassinger,kurse që prej dy vjetësh një parcelë të madhe me vlerë 5 milionë dollarë e ka blerë edhe miliarderi rus Roman Abramovic, i njohur edhe si pronar i klubit londinez Chelsea. Edhe ish presidenti amerikan, George Bush është njëri nga pronarët e njohur të parcelave në Hënë.
Si transmeton gazeta Dnevni Avaz, deri tash parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.
Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, diaspora, apo trojet e tjera të banuara me shqiptarë.
|
|
|
|
|
47
|
Blogu Shkencor / Revista Shkencore / Viti 2045, një rus do na e vërë trurin në punë edhe pasi të vdesim
|
më: 01-08-2012, 19:33:18
|
Në vitin 2045, truri njerëzor duket se do të bëhet i pavdekshëm. E kjo falë idesë së një manjati rus, mjaft vizionar, i cili shpreson të jetë në gjendje për të ofruar një mendje “avatare”, e cila do na funksionojë edhe pasi të vdesim. Kjo është “çmenduria” më e fundit që mbërrin nga bota e teknologjisë, e cila nëse realizohet, do të përbëjë patjetër edhe shpikjen më revolucionare të saj.  Rusi në fjalë mësohet se është Itskov, i cili renditet nga Forbes përvit, në listën e njerëzve më të pasur në planet. Ai ka paraqitur tashmë në media, planin e tij për të hequr kufizimet fizike të mendjes njerëzore dhe instalimit në të, pas vdekjes, të një avatari të vetë-vetëdijshëm.
|
|
|
|
|
48
|
Blogu Shkencor / Mjekësia | Trupi dhe Shendeti / Kajsia, mbrojtje për lëkurën
|
më: 01-08-2012, 19:28:37
|
|
Gjatë sezonit të verës duhet konsumuar sa më shpesh kajsia, që të mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit. Kajsia është frut i pasur me vitaminën A. Roli kryesor i kësaj vitamine është mbrojtja e lëkurës, parimisht nga dielli dhe sulmet që vijnë nga jashtë. Kjo vitaminë mbron edhe sytë dhe përmirëson shikimin. Kajsia po ashtu është e pasur me vitaminë C, karotinë dhe lipide. Ndikon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në këtë mënyrë paraqet një atu të mirë në luftën kudër anemisë.
Është e pasur me kalium dhe plot proteina, është burim i hekurit dhe bakrit dhe mineraleve esenciale që janë të rëndësishme për shëndetin.
Mjekët, sugjerojnë që brenda një dite të vetme të konsumoni së paku tri kajsi për ta plotësuar nevojën ditore me karotinë. Për të gjithë ata që duan ta ruajnë, por dhe ripërtërijnë lëkurën maskat me kajsi janë më efikase se çdo gjë tjetër. Balkanweb
|
|
|
|
|
49
|
Biseda dhe Diskutime / Diapazon Mendimesh / Si të lexoni shenjat e dorës
|
më: 01-08-2012, 19:25:33
|
|
“Leximi” i tre vijave kryesore të dorës dhe lidhja e tyre simbolike me mënyrën tonë të jetesës. E dinit që sa herë jemi të zemëruara ose të shqetësuar, duart skuqen, ndërsa kur jemi të trishtuar ato zverdhen? Ndoshta jo. Për shumë nga ne duart janë thjesht “mjete pune”, për të tjerë, jo. Denis Fairchild, një astrolog profesionist, di se çfarë të na thotë për pëllëmbën e dorës.
Duar me shumë pak vija? Flasin më shumë për një shpirt fizik, praktik dhe të organizuar, ju që e keni këtë veçori ju pëlqen ushqimi i mirë dhe kënaqësitë seksuale. Kur në dorën tuaj gjenden vija të holla dhe të bukura, tregon se jeni të mençur dhe krijues. Nuk jeni shumë të aftë të ruani sekrete dhe reagoni menjëherë ndaj zhgënjimeve. Gjithsesi, shumë vija të bukura, tregojnë nervozizëm dhe energji të shpërndarë.
Vija të thella, të gjera dhe të gdhendura mirë? Tregojnë se keni ndjenja të forta dhe e keni të qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Jeni të duruar dhe të përpiktë. Nuk ëndërroni si nëpër libra dhe dini të përballeni me situatat. Ju prisni që të dashurit dhe familjarët tuaj të jenë të përsosur. E keni mjaft të vështirë t’i pranoni dështimet apo të metat e të tjerëve.
Vijat në dorën tuaj kanë formën e zinxhirit, të pendëve , ose janë të thyera? Kjo tregon se keni vullnet të dobët, trishtoheni shpejt, jeni paranojak dhe prireni të tërhiqeni nga bota fizike. Nuk ju pëlqen të mbeteni vetëm. Jeni i brishtë, në njëfarë mënyre si kukullat kineze. E keni të vështirë të hyni në bisedë me çdokënd ose ta kërkoni atë që ju intereson në mënyrë agresive ose të vendosur.
Duart e gjata e të holla kanë më shumë vija se ato të vogla dhe katrore.
Tri vijat kryesore quhen Vija e Jetës, Vija e Kokës dhe Vija e Zemrës
VIJA E JETËS Vija e jetës nuk tregon sa gjatë do të jetoni, por tregon për entuziazmin dhe vullnetin për ta shijuar jetën, si dhe për përpjekjet për të arritur ato që doni.
Nëse vija e jetës është e qartë dhe e thellë, pa shkëputje, tregon se do të keni një jetë të shëndetshme dhe të mirë. Gjithashtu tregon se jeni plot energji të pashtershme, që përqafoni çdo sfidë dhe mundësi që ju paraqitet. Duke qenë se jeni shumë i/e dashur dhe e shprehni këtë, ju pëlqen gjithçka. Dalloheni për kurajën, energjinë dhe dëshirën për të jetuar.
Ndërprerje ose humbje të vijës së jetës gjatë rrugës, tregon se jeni tip që shqetësoheni shumë dhe i lejoni të tjerët të ndërhyjnë në jetën tuaj. Jeni shumë xheloz, posesiv dhe shumë emotiv. Lidhjet tuaja janë të destinuara të jenë plot dramë dhe ndryshime emocionale. Asgjë s’është e lehtë për ju.
Kur vija e jetës merr një kthesë të gjerë në dorë, tregon se jeni njeri shpirtgjerë, pozitiv dhe shumë bujar (ndonëse pak dramatik). Krijoni lidhje të mira me fëmijët dhe ju pëlqen të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë. Për ju, të luash rolin e viktimës nuk është zgjidhja e duhur. Ju pëlqen kur ju dëgjojnë, kur ju respektojnë, kur ju duan dhe kur ju shohin si një person të fortë dhe të besueshëm. Jeni bujar me kohën dhe paratë tuaja. I gëzoni çdo ditë dhe doni të zbuloni horizonte pafund e të përqafoni ide te reja.
Nëse vija e jetës suaj fillon mjaft poshtë gishtit tregues kjo tregon se keni nevojë për njohuri. Jeni individualist dhe nuk duroni dot që dikush t’ju thotë çfarë apo si ta kryeni diçka. Keni shpirt luftarak dhe jeni energjik. E megjithatë nuk ju mungojnë problemet me disiplinën dhe përqendrimin. Ju pëlqejnë lëvdatat dhe është pothuajse e pamundur që t’i pranoni gabimet tuaja.
Kur vija e jetës mbaron pranë gishtit të madh, do të thotë se rrallëherë ngrini zërin dhe jeni pak i ndrojtur. Ndiheni më rehat kur qëndroni në një qoshe, sesa kur jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqen t’i ndihmoni të tjerët dhe t’ju përgjigjeni nevojave të tyre. Zakonisht mendoni më shumë për ta sesa për veten tuaj. Ndonëse ju mungon vullneti për ta ngritur zërin për veten tuaj, e bëni shpesh këtë për të tjerët. Duke qenë se keni më shumë aftësi mendore sesa fizike, nuk jeni shumë energjikë dhe kërkoni shumë pushim kur jeni sëmurë.
VIJA E KOKËS Ndonëse aftësitë tuaja nuk dalin shumë në pah, aftësitë tuaja mendore dhe dëshira juaj për dije shfaqet më së miri në vijën e kokës. Ajo fillon në pjesën e gishtit të madh, në zonën poshtë gishtit tregues dhe vijës së jetës dhe kalon nëpër dorë drejt gishtit të vogël.
Zakonisht, një vijë koke e shkurtër që nuk kalon përmes dorës, tregon një njeri jo largpamës, të cilit i mungon perceptimi i gjërave të reja. Jeni të fiksuar pas rregullit, jeni shumë të kujdesshëm dhe mendoni vetëm për vete. Çështjet e pushtetit dhe të kontrollit luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. E merrni lehtë pushtetin dhe ndiheni mirë në rolin e vendimmarrësit.
Sa më e gjatë të jetë vija e kokës, aq më i madh është qëllimi i perceptimeve tuaja dhe këmbëngulja për të mësuar. Keni respekt për njohuritë, barazinë dhe të drejtat e njeriut. Si kokëfortë që jeni, nuk lodheni kurrë duke mësuar gjëra të reja. Ju pëlqen shoqëria dhe ndoshta keni dhe shumë miq. E mbivlerësoni veten. Vullneti juaj për të mësuar dhe shkathtësia e të menduarit ju çon larg. Të shkruarit, mësimdhënia, marrëdhëniet publike ose fjalimet mund të jenë profesione të mira për ju.
Kur vija e kokës është e zbehtë ose e thyer, ose ngjan me një zinxhir, do të thotë se nuk jeni tip i organizuar, keni mendime të shpërndara dhe e keni të vështirë të përqendroheni. Ju mungon organizimi dhe këmbëngulja për t’i parë projektet deri në realizimin e plotë të tyre. E megjithatë i mirëprisni idetë e reja. Këmbëngulni t’i kryeni gjërat sipas mendjes suaj. Zakonisht veçoheni nga miqtë ose kolegët tuaj.
Sa më e thellë të jetë vija e kokës, aq më shumë e shfrytëzoni mençurinë dhe aftësitë tuaja. Jeni optimist dhe idealist. Gjithmonë mendoni se gjërat do të kenë rezultat pozitiv.
Nëse vija juaj e kokës kalon poshtë pëllëmbës së dorës, do të thotë se bazoheni mbi fakte dhe jeni shumë i logjikshëm. Parapëlqeni të flisni vetëm me ata që i njihni mirë. Në përgjithësi u qëndroni besnik vendimeve tuaja, pavarësisht nga ajo që mendojnë të tjerët. Jeni praktik dhe i kujdesshëm. Motoja juaj është “Për një mendje të shëndoshë”. Jeni serioz, ndonjëherë pesimist dhe mund të bëheni shumë kritik ndaj ideve abstrakte ose revolucionare.
Kur vija juaj e kokës merr një kthesë drejt gishtit të vogël, tregon se ju e përdorni mençurinë tuaj për të fituar para. Rrallë ndodh të thoni diçka dhe më pas të pendoheni. Për ju koha është shumë e shenjtë. U përkisni atyre njerëzve që u pëlqen të veprojnë, teksa të tjerët ëndërrojnë. Kjo sjellje ju ndihmon në çdo fushë. Kur vija e kokës merr kthesë drejt kyçit të dorës, tregon se ju keni mjaft imagjinatë. Nuk keni interes për gjërat e përditshme. Mendja juaj duket se është gjithnjë e zënë me diçka tjetër. Mos i lini fantazitë tuaja t’ju përfshijnë të tërin.
Një vijë koke që kthehet e tëra drejt kyçit të dorës. Në një kthesë të fortë, është shenjë arratie dhe ose depresioni. Jeni simpatik dhe i besueshëm, por shumë dyshues ndaj historive fatkeqe. Gënjeheni lehtë. Egoja juaj nuk është e fortë, madje shpesh i ndihmoni të tjerët edhe mbi kurrizin tuaj. Tregoni kujdes të veçantë në vendimet financiare dhe ato personale. Jeni shumë idealist. Të jetoni në botën fizike dhe të përballeni me realitetet të ashpra, është mjaft e vështirë për ju.
Kur vija e kokës dhe ajo e jetës bashkohen pranë gishtit të madh, tregon se jeni njeri i kujdesshëm, i matur dhe i përqendruar. Burimi kryesor i sigurisë suaj është të jeni i lumtur dhe i plotësuar në punën tuaj. Jeni praktik dhe i parashikueshëm. Dhuntia juaj më e madhe është struktura dhe qëndrueshmëria që i siguron familjes dhe kolegëve tuaj.
Kur vija e kokës përfundon në formë piruni, që njihet ndryshe si “piruni i shkrimtarit”, tregon se keni dhunti, jeni kureshtarë dhe krijues. Sa më i gjerë të jetë piruni, aq më i përshtatshëm dhe krijues jeni. Madje keni aftësi të sillni shkëndija zgjidhjeje edhe në situatat më të ndera.
VIJA E ZEMRËS Vija e zemrës është barometri juaj emocional dhe tregon dashurinë jo vetëm për të dashurit tuaj, por edhe për njerëzit e tjerë. Ajo fillon në zonën poshtë gishtit të vogël dhe lëviz drejt pjesës së sipërme të dorës, duke përfunduar poshtë bazës së gishtit tregues, të mesit ose të gishtit të unazës.
Nëse vija juaj e zemrës është shumë e thellë, tregon se ju vazhdimisht luani rolin e paqeruajtësit. Edhe pse nuk keni ndonjë talent të veçantë, ju pëlqejnë arti dhe format e tij. I kushtoni shumë rëndësi shtëpisë dhe familjes. Pavarësisht nëse eksperiencat me familjarët tuaj kanë qenë të mira ose jo, jeni shumë të lidhur me ta. Gjithçka që thuhet e merrni si personale dhe shumë mendime ndaj jush i interpretoni si sulme dhe kritika. Dëshira juaj është që të gjithë të mirëkuptohen.
Një vijë e zemrës e dobët dhe e zbehtë, do të thotë se ju kërkoni vëmendje të veçantë dhe ju pëlqen t´ju llastojnë. Ju drejtoheni nga zemra dhe jo nga mendimet tuaja. Të gjitha idetë dhe mendimet tuaja kanë ngjyra ndjenjash dhe lidhjesh emocionale. Nuk ju pëlqen të jeni vetëm dhe jepni më të mirën tuaj kur jeni në shoqëri. Doni që të gjitha lidhjet tuaja të shkojnë mirë, gjatë gjithë kohës së zgjatjes së tyre. Nuk e pranoni zemërimin ose zënkat.
Një hapësirë e gjerë midis vijës së zemrës dhe asaj të kokës, tregon se jeni i pavarur dhe veproni me kokën tuaj. E doni jetën, por jeni disi agresivë, madje merrni dhe iniciativa që shumë të tjerë nuk do të guxonin t´i merrnin. Nuk ju pëlqejnë njerëzit dembelë, të dobët dhe ata që të ngjiten e s´të shqiten. Sa më e gjerë të jetë kjo hapësirë, aq më e madhe është nevoja juaj për liri dhe individualitet.
Vija e zemrës quhet e gjatë kur ajo përfundon poshtë gishtit tregues. Të gjithë ju që keni këtë veçori jeni romantikë. Ju jeni njerëz që i mbroni, i mbështesni dhe që u përkushtoheni miqve dhe të dashurve tuaj. Nuk ju pëlqen vetmia. Ju i kushtoni shumë kohë ndjekjes dhe ruajtjes së miqësive të ndryshme. Keni prirje të idealizoni çdo lidhje dashurie dhe zakonisht mendoni se partneri/ja juaj është më i/e mirë nga të gjithë.
Një vijë e shkurtër zemre mbërrin deri në mes të dorës. Kjo do të thotë se askush më shumë se ju, nuk i merr seriozisht dashurinë, seksin dhe lidhjet e dashurisë. Jeni plot pasion, jeni lozonjarë, të ndjeshëm por edhe me logjikë. Nuk jeni nga ata që dashuroni verbërisht. Megjithatë kur bini në dashuri, synimi juaj është të bashkoheni përjetësisht me të dashurin tuaj.
Kur vija juaj e zemrës është në formën e një zinxhiri ose e shkëputur, tregon se jeni tip i paqëndrueshëm ose të prirë për të patur dashuri të ndryshme. Shumë nga lidhjet tuaja dallohen për ndryshimet e tyre emocionale. Ju pëlqen më shumë të keni histori kalimtare, sesa bashkime të vërteta.
Kur vija e zemrës kalon drejt, si një vizore nëpër dorë në vend që të marrë ndonjë kthesë të vogël, tregon se nuk ju intereson aspak ajo që mendojnë të tjerët për ju. Romanca për ju kalon në vend të dytë, pasi në çdo lidhje bëni pyetjen: “Çfarë fitoj unë nga kjo?”.
Për ju dashuria është si një marrëveshje e duhur biznesi. Jeni shumë sipërfaqësorë dhe i ëmbël në çështjet e dashurisë. Nëse vijën e zemrës dhe të kokës i ndan një hapësirë e gjerë, do të thotë se ju keni një dëshirë të jashtëzakonshme për të qenë i pavarur; e keni mjaft të vështirë të përkushtoheni emocionalisht. Jeni shumë individualistë, kështu nuk duroni dot që të tjerët t´ju drejtojnë. Jeni shumë i shoqërueshëm, ju pëlqen të njiheni me njerëz të rinj dhe shpreheni shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kur vija e zemrës dhe ajo e kokës bashkohen në një të vetme, që quhet vija e Simianit, do të thotë se e keni të vështirë të merrni vendime. Jeni shumë të vëmendshëm dhe keni shumë interesa, ndaj shpesh nisni të kryeni shumë gjëra njëherësh, por nuk çoni në fund asnjë prej tyre.
Gjithashtu, ndodh që të premtoni më shumë nga ç’keni mundësi të bëni. Shqetësoheni menjëherë dhe jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që i shihni si armiq. Zakonisht, kaloni menjëherë në mbrojtje kur mendoni se dikush kërkon t´ju sfidojë. Kërkoni t´ju mbajnë gjithnjë me të mira. Nuk i refuzoni këshillat e miqve, të të dashurit dhe të familjarëve, që vlejnë për t´jua ngritur moralin. TiranaObserver
|
|
|
|
|
50
|
Shkencat Ekzakte - Exact Science / Gjeografia e Shteteve / Portugalia
|
më: 22-07-2012, 21:05:09
|
|
Portugalia ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në Atlantikun verior, në perëndim të Spanjës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92.391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91.951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Portugalisë është 1.793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.214 km i gjatë dhe e ndan atë nga Spanja.
Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.
Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malor në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug.
Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2.351 metrave në vendin e quajtur “Pika e vjetër” (Ponta do Pico) në Azores.
Si pasuritë natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, tapa (nga drunjtë), bakri, zinku, kallaji, argjendi, ari, urani, mermeri, argjila, gipsi, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.
|
|
|
|
|
51
|
Të Ndryshme / Dashuria dhe Seksi / Universiteti i Seksit, nisin regjistrimet 1600 euro viti. Teori dhe praktikë
|
më: 22-07-2012, 20:54:19
|
Universiteti i Seksit. Kjo është risia më e fundit që mbërrin nga bota akademike e njohur e Vjenës, kryeqytetit të Austrisë. 1600 euro mësohet të jetë regjistrimi për në degët e posaçme të tij, të cilat të mësojnë të bëhesh një mjeshtër i vërtetë i seksit dhe artit erotik. Gjithçka, përmes teknikave teorike, por edhe praktike. Mosha fillestare për t’u regjistruar? Mjafton të jesh vetëm 16 vjeç... Ky është universiteti i vetëm në botë i dedikuar seksit dhe quhet Universiteti i Seksit (AISOS). Ai është ngritur në Vjenë të Austrisë dhe ka për ideuese dhe pronare, Ylva Maria Thompson.
Ky universitet ndërkombëtar është duke mbledhur fonde me qëllim për të rritur edukimin seksual te studentët që regjistrohen në fakultetet e tij dhe që duan të dinë më shumë për seksin dhe të bëri më mirë dashuri, duke kombinuar teknikën me emocionet seksuale dhe në këtë mënyrë të bëhen dashnorë të zjarrtë. "Njerëzit kanë tendencë për të shpenzuar para të mjaftueshme në misionin për kultivimin e mendjes dhe zgjerimin e dijes shkencore. Gjithashtu shpenzojnë shumë para dhe për të pasur një trup të bukur dhe gjendje të mirë fizike, por njerëzit nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar aftësitë e tyre në praktikimin e mirë të dashurisë dhe zgjerimit të përvojës erotike, shprehet drejtorja e këtij universiteti, raporton agjencia NOA.al. “Shkolla jonë ka si qëllim për të ndihmuar njerëzit të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë sekretet e vogla dhe të mëdha që nuk dijnë për seksin ", thotë drejtorja Ylva Maria Thompson. Ajo thotë se universiteti disponon salla për studentët duke kombinuar mësime teorike me ato praktike. Në dispozicion të tyre janë edhe “punëtorët” e seksit që duhet të bëjnë që studentët e regjistruar të ushtrohen dhe të vënë në jetë ato çka mësojnë në teori. Kurset zhvillohen në gjuhën gjermane. Ajo çka është më e rëndësishmja, studentët kanë nisur të regjistrohen, disa qindra janë shtuar tani në këtë universitet dhe janari do ta gjejë atë me të gjithë auditorët dhe laboratorët e mbushur. Në videon më poshtë ju mund të merrni një “antipastë” të subjekteve seksuale në laboratorët e këtij universiteti./noa/
|
|
|
|
|
53
|
Biseda dhe Diskutime / Diapazon Mendimesh / Sektet, si po i shkatërrojnë njerëzit dhe besimet fetare
|
më: 18-07-2012, 08:47:45
|
|
Në Britaninë e Madhe gjenden gati gjysmë milioni njerëz që i përkasin njërës nga sektet e fshehta, numri i të cilave llogaritet në 500, ndërsa në SHBA gjenden gati 3.000 sekte me rreth 3 milionë pasues. Ky numër është frikësues, sepse zbulon boshllëkun shpirtëror nga i cili vuan sot njeriu në Perëndim, ndërkohë që këto sekte pretendojnë se mund ta mbushin atë. Kjo është edhe arsyeja kryesore e suksesit të këtyre sekteve, mësimet e të cilëve mund të duken si të çuditshme dhe jollogjike. Ata pretendojnë se zotërojnë përgjigje për çdo pyetje dhe mbi të gjitha për atë më kryesoren: kuptimin e jetës. Kjo është pyetja së cilës Perëndimi, me gjithë zhvillimin e tij teknologjiko-shkencor, nuk ka mundur t’i japë një përgjigje bindëse. Gjithashtu, këto sekte pretendojnë se kanë në dorë zgjidhjen për të gjitha problemet që ka krijuar qytetërimi perëndimor: sëmundjet, stresin, çmendurinë, ankthet etj. Të gjitha këto përgjigje janë sipërfaqësore, por të pëlqyeshme për ata që i kanë humbur shpresat në këtë jetë. Suksesi i tyre gjendet edhe në nevojën e madhe të njerëzimit për besim fetar pasi në institucione dhe njerëz, ky i fundit duket se ka humbur përgjithmonë.
Ndonëse qytetërimi perëndimor pretendon se besimi është rruga e të dobtëve dhe supersticiozëve, vazhdon të vuajë, madje sot më shumë se kurrë nga nevoja për besim me çdo kusht, e cila është instikt natyror i pranishëm tek të gjithë. Këto sekte presin me ankth momentin kur për dikë feja kthehet në një zhgënjim të madh duke e bërë të ndihet i pashpresë për të ofruar “ndihmën e tyre”. Ky kërkim është fillimi në eksperiencën e çdo personi të lidhur me njërin nga këto sekte, eksperienca e kërkimit të fesë dhe së vërtetës.
Nuk ekziston ndonjë përkufizim i caktuar për fjalën “sekt” në kuptimin “kult”, por shkurtimisht me të kuptohet një grup njerëzish, të cilët bashkohen rreth disa praktikave të caktuara nëpërmjet dominimit mendor dhe “larjes së trurit”, grup i cili veçohet nga njerëzit e tjerë në mënyrë ekstremiste. Sektet dallohen nga grupimet e tjera sepse:
1. I tërheqin njerëzit drejt vetes me anë të dhënies së njohurive të gabuara dhe mashtruese;
2. Përfitojnë materialisht nga anëtarët e tyre, duke iu zhvatur paratë drejtpërdrejt ose duke i detyruar që të kryejnë punë falas ose me rroga të vogla;
3. I izolojnë ithtarët e tyre nga çdo mendim tjetër të ndryshëm nga ai i sektit dhe mbjellin tek ta urrejtjen për besimet e të tjerëve;
4. Shkaktojnë probleme familjare dhe bëhen shkak për divorce, mosbindje ndaj prindërve, largime nga shtëpia madje edhe vetvrasje.
Si i ruajnë sektet anëtarët e tyre? Në fillim, sekti nuk i ngarkon anëtarit të ri asnjë detyrë dhe e rrethon atë me lehtësira, interesim dhe përkujdesje, gjë për të cilën ai ka nevojë në fillim të anëtarësimit. Më pas, shkallë-shkallë dhe me metoda të ndryshme, fillon operacioni i “larjes së trurit”.
Ithtarit të ri i ndalohet marrja e informacioneve të jashtme nga burimet e medias dhe bisedat me ata që nuk i përkasin sektit, gjë e cila është e lehtë për sektet që t’i detyrojnë ithtarët e tyre të arratisen nga shtëpia dhe të jetojnë nëpër ferma.
Gjithashtu, kjo gjë realizohet edhe duke i detyruar anëtarët e sektit që të flenë pak (e shumta 4 orë në ditë) dhe duke mos i lejuar ata që të konsumojnë ushqim të plotë dhe të mjaftueshëm (sidomos lëndë proteinike), në mënyrë që të jenë të dobët fizikisht dhe mendërisht.
Ata përpunohen që të pranojnë pa kundërshtim çdo mendim të sektit dhe ngarkohen me punë të rënda, duke iu hequr mundësinë e të medituarit dhe qëndrimit vetëm. Tipari kryesor që i dallon sektet e fshehta është aftësia e tyre për të dominuar mendjet e anëtarëve, të cilët zbatojnë automatikisht çdo gjë që iu kërkohet, madje edhe vdekjen.
Një gjë e tillë vihet re në rastin e Çarls Mensonit, i cili iu kërkonte ithtarëve të tij të kryenin vetëvrasje kolektive dhe në atë të Xhim Xhonsit, i cili arriti të bindë 913 ithtarë të tij të kryenin vetëvrasje duke pirë helm.
Kush futet nëpër sekte? Në Britani, të gjitha shtresat janë të prekura nga përkatësia nëpër sekte, por ka disa shtresa më të prekura se të tjerat si p.sh të bardhët, që i përkasin shtresës së mesme, shumica e të cilëve kanë arsim të mesëm dhe të lartë. Sektet fetare preferojnë të rinjtë që janë në lulen e moshës rreth të njëzetave. Mosha ideale për sektin MOONIES është 20 vjeç, sepse ata janë më të aftë që të përballojnë detyrimet trupore të sektit. Kjo është edhe arsyeja që këto sekte përhapen kryesisht nëpër universitete. Nga ana tjetër, sekte të tjera, interesi i të cilëve janë paratë para së gjithash, mundohen të tërheqin ata që janë mbi të tridhjetat dhe që kanë para. Ndodh shumë rrallë që sektet të mundohen të tërheqin ata që janë mbi 60 vjeç. Rrezikshmëria e disa prej këtyre sekteve qëndron në kohën që i duhet ish-anëtarit për t’u kuruar nga pasojat e ndikimit të sektit mbi të. Sekti më i rrezikshëm është “Scientology”, kurimi psikik nga pasojat e ndikimit të të cilit zgjat normalisht 2 vjet ose 14 muaj në rastin e terapisë intensive. Pas tij vijnë Muniz (MOONIES) me 16 muaj dhe Hare Krishna (HARE KRISHNA) me 11 muaj. Periudha e kurimit nuk kushtëzohet vetëm nga periudha kohore që ka kaluar anëtari në sekt, por ajo varet edhe nga lloji i “larjes së trurit”, të cilit i është nënshtruar. Sekti më i rrezikshëm Scientology e detyron anëtarin e tij të punojë 45 orë në javë, kohë kjo e vogël po ta krahasosh me atë të Muniz 53 orë dhe Hare Krishna 70 orë.
SATANISTËT Numri i ithtarëve të sektit të satanistëve arrin në rreth 10.000 dhe statistikat tregojnë se mosha mesatare e atyre që futen në të është 23 vjeç, ndërkohë që moshat e tjera luhaten nga 18 deri 75 vjeç. Meshkujt përbëjnë 80% të sektit dhe shumica e tyre ka një nivel të mirë arsimimi, të mesëm ose të lartë. Kërkimet tregojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e të rinjve aktivë të këtij sekti janë meshkuj të bardhë, të cilët iu përkasin shtresës së mesme dhe asaj të lartë, me një zhvillim mendor mbi mesataren. Është e rëndësishme të dallojmë satanistët si sekt dhe magianët (MAGIANS) si një grup krejtësisht i shkëputur. Në përgjithësi, magianët në Perëndim janë ithtarë të një feje të lashtë pagane, historia e së cilës daton përpara lindjes së Krishtit, ndaj nuk kanë asnjë lidhje me fenë e krishterë. Satanistët kundërshtojnë Krishtin dhe adhurojnë Djallin. Ata deklarojnë se luftojnë idenë e hyjnueshmërisë, sepse ajo është e bazuar në fe. Ithtarët e këtij sekti besojnë se fuqia e mendjes njerëzore është më e madhe se çdo forcë tjetër dhe se me pak stërvitje, ajo mund të bëjë ç’të dojë. Historia e lindjes së këtij sekti daton që në Mesjetë, kur ithtarët e tij iu nënshtroheshin formave të ndryshme të përndjekjeve, torturave dhe vrasjeve nga ana e pushtetit kishtar. Në vend që fushata të tilla spastrimi të çonin në zhdukjen e këtij sekti, ndodhi e kundërta: rritja e popullaritetit të tij.
Njerëzit i urrenin përndjekjet e kishës dhe simpatizonin viktimat e saj, cilido që të ishte besimi i tyre. Në fund të shekullit XVIII, sekti i satanistëve u rrit dhe mësimet e tij filluan të lulëzonin dalëngadalë gjatë procesit të shkëputjes së tij nga lëvizjet masone dhe kuekeriste në Britani. Synimet e këtij sekti përmblidhen shkurt në atë se ai lufton mësimet e të gjitha feve dhe kërkon shkatërrimin e tyre. Ai pasqyron mendimet dominuese dhe shndërron të keqen në të mirë dhe anasjelltas, sepse ithtarët e tij besojnë se ekuilibrat e këtyre nocioneve nuk janë të përjetshme, për shkak se janë vendosur nga fetë për të dominuar mendjen njerëzore. Sekti i argumenton këto besime me mendimet e Aristotelit dhe ateistit Niçe. Ai kujdeset që ithtarët e tij të shtrijnë ndikimin e tyre mbi opinionin publik, që ky i fundit të sulmojë besimet e të tjerëve dhe të kryejë akte vandale si djegien e gjërave të shenjta, dhunimin e varreve, nxjerrjen jashtë të kufomave etj.
Vrasja konsiderohet si sjellja më e lartë satanike që mund të kryejë sekti, sepse ata besojnë se vrasja ndihmon në nxjerrjen e fuqisë magjike nga viktima dhe futjen e saj tek ithtarët, gjë e cila ngre nivelin e funksionimit të tyre mendor. Si viktima përdoren kryesisht kafshët, të cilat preferohen të jenë të vogla dhe të virgjëra, sepse sipas tyre, fuqia magjike në këto raste është më e madhe. Ato theren në mes të rrethit të formuar nga njerëzit, të cilët kërcejnë lakuriq. Fuqia e arrin kulmin kur viktima është njeri dhe mundësisht fëmijë mashkull me zhvillim mendor mbi mesataren. Përveç vrasjeve, sekti praktikon edhe marrëdhëniet e shthurura seksuale dhe perversitetin, si një mjet tjetër për nxjerrjen e fuqisë magjike. Sekti i satanistëve ndahet në pesë degë kryesore, nga të cilat katër janë në nivel organizimi vetjak dhe të ngushtë, ndërsa e pesta është në nivel kolektiv dhe më e rëndësishmja prej tyre. Qendra zyrtare e kësaj dege konsiderohet Kisha e Shejtanit në SHBA, e themeluar më 1966 nga Anton Lavej (Anton LaVey), por për shkak të skandaleve që ndodhnin në të, në fund të viteve ’70 prej saj u shkëputën shumë grupe, disa prej të cilëve u ngulitën në Britani dhe ngritën kishën e tyre. Ky sekt i përhap mendimet e tij shkatërrimtare për shoqërinë njerëzore me mënyra të ndryshme: nëpërmjet grupeve muzikore heavy-metal, kasetave, videove etj. Dihet botërisht se shumë nga grupet e muzikës rock si Black Sabbath, Megadeath etj, i përkasin këtij sekti të mallkuar. Në tekstet e këngëve të tyre flitet për Djallin, vetëvrasjen, homoseksualizmin etj.
Kisha Unitare ose Muniz Ky sekt njihet ndryshe me emrin Kisha Unitariane (Unification Church) dhe cilësohet si një nga sektet e fshehta më të rrezikshme. Në mesin e viteve ’70, në fillimin e veprimtarisë së tij në Britani, ky sekt u përball me shumë fushata sulmesh nga massmedia. Sekti e ka marrë emrin nga themeluesi i tij Sun Mjung Muni, i cili u lind më 1920 në Korenë e Veriut. Ithtarët e tij besojnë se ai është Mesia i dërguar për të plotësuar atë që “nuk e kreu” Krishti. Më 1936, kur ishte 16 vjeç, Munit “iu shfaq Jezusi, i cili kërkoi prej tij që të çonte deri në fund atë detyrë që ai nuk mundi ta kryejë”. Muni beson se Mesia nuk duhej të “kryqëzohej”, por të jetonte në mënyrë të natyrshme, të martohej dhe të lindte fëmijë, të cilët nuk do të trashëgonin “mëkatin” e Adamit, do të shtoheshin dhe do t’ia ndryshonin për të mirë faqen botës. Ai beson se njerëzimi e ka trashëguar mëkatin nga Adami dhe Eva, gjë e cila ka vazhduar brez pas brezi për shkak të marrëdhënieve të ndaluara seksuale dhe se kur Mesia “u kryqëzua”, bota mbeti pa u pastruar. Kështu që Zoti dërgoi Munin për të plotësuar detyrën e pastrimit të saj dhe për këtë shkak, sekti iu ndalon anëtarëve të tij pirjen e duhanit, alkoolit, përdorimin e drogës dhe ç’është më e rëndësishmja: marrëdhëniet seksuale paramartesore.
Gjithashtu, Muni pretendon se pas takimit të tij me Mesinë në vitin 1936, ka ndenjur shtatë vjet duke shkruar librin e tij “Parime Hyjnore”, i cili është libri i shenjtë i sektit. Më 1972 Muni i tha ithtarëve të tij se Zoti iu shfaq në ëndërr dhe e urdhëroi ta shpërngulte Kishën e tij në SHBA, duke mos treguar asnjë shkak. Sekti duhej të blinte një sipërfaqe të madhe toke në SHBA dhe të fillonte ndërtimin e Kishës. Që nga viti 1959, sekti kishte ithtarë në SHBA. Megjithëse Muni, themeluesi i sektit, ka jetuar shumë vjet në SHBA, ai nuk e zotëron anglishten dhe të gjithë predikimet i mban në gjuhën koreane. Megjithatë, ai është i famshëm dhe ka admirues të shumtë në të katër anët e Amerikës. Muni është shumë i pasur dhe zotëron një rrjet të gjerë ndërmarrjesh tregtare.
Më 1982, autoritetet amerikane e arrestuan nën akuzën për evazion fiskal dhe falsifikim të disa dokumentave zyrtare, kështu që kaloi 18 muaj në burg. Burgosjen e tij, Muni e justifikoi si urdhër nga Zoti për t’iu përkushtuar detyrave të tij jetësore dhe të bënte planin për bashkimin e të gjitha kishave të botës nën ombrellën e tij.
Ai beson se kisha e tij është e vetmja kishë e ligjshme dhe se mësimet e tij ia kalojnë edhe vetë mësimeve të Krishtit. Gjëja që e ka bërë këtë sekt të tërheqë një numër të madh njerëzish është përfshirja në të e të gjithë atyre që duan t’u ikin përgjegjësive të jetës dhe të cilët duan që dikush tjetër të vendosë për të ardhmen e tyre.
Sekti ua siguron të gjitha këto, duke filluar me marrjen e përgjegjësive shoqërore dhe ekonomike, dhe duke mbaruar me furnizimin me sapun, pastë dhëmbësh etj. Është për t’u habitur se shumica e anëtarëve të sektit i përkasin shtresës së mesme të shoqërisë dhe kanë një nivel të mirë të zgjuarsisë. Ata preferojnë futjen në sekt, sepse ky i fundit u heq nga shpina mundin e të menduarit.
Scientology Ndërsa ecin në rrugën Totenhem Kort Roud të mbushur me dyqane, rrugë e cila gjendet në qendër të Londrës, kalimtarët ndeshen me një të ri që mban në dorë një copë letër në të cilën shkruhet “Njih vetveten”.
Nëse ndonjëri nga ata tregon interesim për të njohur veten e tij, hyn në një dyqan të vogël, ulet dhe i përgjigjet shumë pyetjeve që lidhen me jetën e tij personale. Janë rreth 200 pyetje si psh: “A zemërohesh shpejt? A ke kujtesë të fortë? A të duan njerëzit? A je personalitet udhëheqës?” etj. Me pas përgjigjet futen në kompjuter, i cili i lexon dhe nxjerr një raport “asnjanës” të gjendjes së tij psikike. Në përgjithësi, raporti është negativ dhe kompjuteri përcakton se personi ka menduar më se një herë për të kryer vetëvrasje. Nëpunësit e këshillojnë atë për domosdoshmërinë e blerjes së një libri më titull “Dianetika” (Dianetics) që e ndihmon për t’u shëruar dhe ndjekjen e kurseve që organizon qendra. Nëse ai pranon ta blejë librin dhe të ndjekë kurset, atëherë fillon një udhëtim i gjatë në botën e Scientology. Ky është sekti më i rrezikshëm i shfaqur në SHBA dhe Britani. Kurimi i pasojave të ndikimit të këtij sekti kërkon disa vjet edhe sikur periudha e qëndrimit në të të mos jetë veçse disa muaj.
Ithtarët e sektit Scientology pretendojnë se numri i tyre arrin në 7 milionë, por numri i vërtetë i tyre nuk e kalon shifrën 100.000. Megjithatë, ai është sekti më i madh dhe më i rrezikshëm në Britani. Sekti u formua nga amerikani Ronald Habërd (Ronald Hubbard), i cili u lind më 1911 dhe vdiq më 1986. Ai është autori i librit “Dianetika” (Dianetics) duke e promovuar si “ilaçin” e zgjidhjes së problemeve psikike, mendore dhe trupore. Habërdi ka lënë një shprehje të të famshme dhe qesharake: “Rruga më e lehtë për t’u pasuruar është shpikja e një feje të re” dhe me të vërtetë, kjo është rrugë e lehtë në Perëndim, ku jeta e shfrenuar e konsumit dhe të gjithë njerëzit kërkojnë një rrugëdalje nga ky rreth vicioz. Megjithëse Ron Habërdi u lind në një familje të thjeshtë dhe të varfër, pas vdekjes, autoritetet amerikane e vlerësuan pasurinë e tij në 500 milionë dollarë, shumica e të cilës ka ardhur nga shitjet e librit të tij.
Ky sekt nuk ka asnjë lidhje apo ngjashmëri me ndonjë nga fetë qiellore apo joqiellore, sepse anëtarët e tij nuk besojnë në dhënien e llogarisë, në parajsë dhe ferr, bile Habërdi, në fillim të karrierës së tij, nuk e pranonte ekzistencën e profetëve me në krye Jezusin, por më vonë u tërhoq nga ky mendim dhe besoi në ekzistencën e tij. Megjithatë, ai ka thënë për ta disa fjalë që nuk i përshtaten profetëve të Zotit.
Qëllimi i vërtetë i sektit nuk është aq fetar sa mund të jetë material dhe ky është qëllimi i shumicës së sekteve të fshehta në Perëndim. Scientology nuk interesohet për propagandimin e mendimeve të tij tek të gjithë njerëzit, por vetëm tek të pasurit, të cilët kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e mëdha të librave dhe kurseve. Vetëm shpenzimet për kurset arrijnë gati 100.000 stërlina angleze.
Ky sekt beson se perëndia Thetan është ai që ka krijuar gjithësinë dhe se ai materializohet në formën e njeriut në çdo vend dhe kohë. Ky është shkaku i forcës së trupit të njeriut, por ai dobësohet shkallë-shkallë si rrjedhojë e sëmundjeve psikike dhe trupore, të cilat e rikthejnë atë në eksperiencat e hidhura të mëparshme.
Që trupi të rikthehet në fuqinë e tij të natyrshme, duhet që t’i harrojë këto eksperienca, gjë që arrihet vetëm me anë të një metode të posaçme, të cilën sekti ia jep me anë të kurseve dhe botimeve të tij. Sekti mbështetet tek fantazia, lundrimi i mendjes njerëzore në hapësirë dhe përpjekja që t’i lidhë ithtarët me zbulimet shkencore; nga kjo vjen edhe emri i sektit.
Në vitet ’60, sekti u përball me kundërshtime të mëdha nga ana e disa qeverive europiane kur në shtyp u botuan disa praktika të tyre për kërcënimin e qytetarëve. Më 1966, raportet e qeverisë australiane e cilësuan atë si të rrezikshëm për “shoqërinë, moralin dhe çdo gjë tjetër”. Kontrollet mjekësore që iu bënë disa ish-anëtarëve të sektit treguan se ata iu ishin nënshtruar përdhunimit dhe torturave gjatë liturgjive që zhvillon sekti. Ish-anëtarët e Scientology treguan për ndëshkimet që urdhëronte Habërdi si futja në fuçi të ndotura, hedhja në det nga një largësi 30 miljesh nga bregu dhe detyrimi që të notonin për të dalë në breg etj. Shumë herë sekti iu është nënshtruar ndjekjeve penale dhe ka dalë në gjyq për shkak të këtyre veprimeve çnjerëzore.
TiranaObserver
|
|
|
|
|
54
|
Republika e Shqiperise / Viset e Tjera Shqiptare / Zona më mikpritëse në Shqipëri, Labëria
|
më: 18-07-2012, 08:38:36
|
|
Në dimrin e 1997-s ai i propozoi Drejtorit të Përgjithshëm të asaj kohe në TVSH, Edi Mazit, që të realizonte emisionin “Hapësirë e blertë”. Në shkurtin e 1998-s, u transmetua emisioni i pare. “Ishte historia e një burri, i cili po mbillte pemë në kopështin e tij, ndërkohë që njerëzit e tjerë po “mbillnin” qiellin me plumba. Pas katër- pesë emisioneve të para, makina e emisionit tonë, një benz fuoristradë ngjyrë bezhë, u bë e njohur kudo, rrugëve me gropa të Shqipërisë, - tregon për “Trup e Shpirt” 48-vjeçari Marash Mirashi: “Për një kohë të gjatë kam jetuar me ëndrrën për të pasur një emision televiziv që të udhëtoja pafund nëpër Shqipëri. Ishte një ëndërr e imja e hershme”.
Formate të tilla televizive, të vështira për t’u realizuar, i rezistojnë gjithsesi kohës. Shembulli më tipik është “Linea Verde” në RAI, i cili prej vitit 1981 e deri më sot nuk e ka ndryshuar kurrë formatin. “Hapësirë e blertë” i përket kësaj familje programesh televizive. “Në emisionin tonë, ka vend për të gjithë ata që me punën e djersën e tyre, bëhen protagonist të zhvillimit të një sektori, që duhet të jetë parësor ne vend, siç është agrikultura. Një njeri që nuk prodhon, që nuk e punon tokën e tij, që nuk mbjell pemë apo nuk mban bagëti, nuk mund të jetë pjesë e emisionit, pasi ai nuk ka se çfarë u transmeton teleshikuesve, - thotë Mirashi, tashmë i identifikuar me këtë program popullor të TVSH-së.
Marash, ju ka mbetur ndonjë “qoshe” e Shqipërisë, të cilën nuk e keni vizituar?
Njoh me detaje 90 përqind të territorit të Shqipërisë, fshatrat, qytetet, malet, luginat, lumenjtë, liqenet, fushat, lagunat, gjiret, deltat e lumenjve, urat e vjetra, objektet e kultit, kalatë, plantacionet e ullinjve, vreshtat, stanet, hanet, aerodromet, shpellat, burimet e ujit etj etj, një pafundësi gjërash që natyra shqiptare servir!
Sa emisione janë bërë deri tani, i ke numëruar?
Rreth 500 emisione në mbarë Shqipërinë në 14 vjet
14 vjet... Ka momente gjatë xhirimeve të emisionit që ju kanë mbetur në kujtesë?
Momentet janë të shumta, por unë do të veçoj dy prej tyre: Po xhiroja para 10 vjetëve diku në një fshat të Shqipërisë, kur dëgjoj një zë fëmije që më thërriste në emër, më bëri që të kthej kokën pas. Ishte një fëmijë rreth 12 apo 13 vjeçar i cili fliste me mua, por shikimin e mbante paksa të mënjanuar. “Ti je ai gazetari? Të njoha nga zëri. Të kam dëgjuar në televizor”, -më tha. U trondita kur kuptova se ishte një fëmijë i verbër!
Njëherë tjetër ndesha në një njeri që kishte bërë një investim të bukur për rritjen e peshkut në një fshat të Matit, pranë lumit me të njëjtin emër. Ishte rreth të shtatëdhjetave. Fliste qartë. Kur u bëra gati t’i them: “Të lumshin duart për punën që paske bërë…” - vura re se i mungonte pikërisht njëra nga duart. Më erdhi të klith për të gjithë dembelët me dy duar…
Momenti më i vështirë?
Momenti më i vështirë ishte kur Artur Zheji, ish Drejtori i Përgjithshëm, në vitin 2004, në mënyrë të padrejtë dhe tepër arrogante, më hoqi të drejtën për të realizuar emisionin “Hapësirë e Blertë”, krijesën që e kisha mbajtur gjallë me sakrifica të shumta. Ky veprim më ka shkaktuar stres dhe dhimbje, për një kohë shumë të gjatë.
A ka diçka që ju ka mbetur peng, që nuk keni mundur ta realizoni dot?
Dy apo tre emisione “Hapësirë e Blertë” në Çamëri, janë pengu dhe obligimi që kam patur prej kohësh e që nuk e kam realizuar ende. Dua të shkoj të filmoj e të flas për ullinjtë e Çamërisë, për peisazhet gati-gati biblike të atjeshme, për aromën e luleve dhe shijen e mjaltit, për mallin njerëzor, brengat, kostumet dhe baladat çame. Jam i etur të sjell në ekranet e shqiptarëve, banorë të moshuar çam, që pas shumë e shumë dekadash, arrijnë të prekin sërish me dorë, ullinjtë e fëmijërisë …në Çamëri! Kemi transmetuar emisione “Hapësirë e Blertë” në Kosovë.
Në cilin qytet apo fshat ju kanë pritur më mirë?
Shqiptarët përgjithësisht, janë mikpritës të mirë, por them se Labëria e ka më të zhvilluar kultin e mikpritjes. Janë të mrekullueshëm në tavolinë dhe të respektojnë shumë. Mikun e kanë gjënë më të çmuar. Mikpritja e tyre është unike si dhe kënga e tyre labe. Ata më kanë mësuar dollinë.
Në cilën zonë keni ngelur i befasuar pasi çdo gjë ka qenë ndryshe nga sa e keni menduar?
…Kur u ngjita në Kalanë e Dodës… prita të shoh ndonjë kala, por në fakt nuk kishte! Kjo ndjesi më shkakton humor sa herë e kujtoj.
Sigla e emisionit tuaj, pothuajse e pandryshuar prej vitesh, nis me një gjel që këndon...
Gjeli, ah, është një histori e hershme. Është xhiruar më shumë se 20 vjet më parë nga Arben Çeku. Tani nuk e di se ku i prehen pendët, (qesh). Simbolika është e thjeshtë: kënga e gjelit në mëngjës, lajmëron nisjen e një dite të re. Teleshikuesit e kanë kuptuar mesazhin. në një farë mënyre, gjeli i bardhë është “karta e identitetit” e emisionit. Artisti i madh Ferdinand Deda gjithmonë më thoshte: asnjëherë mos e hiq gjelin nga sigla, kënga e tij është e paarritshme!
Kaq vite me të njëjtin emision me fokus bujqësinë. Sipas teje si është sot bujqësia shqiptare?
Mendoj se bujqësia shqiptare, nëse matet me vetveten, ka bërë hapa përpara. Nëse e matim me Europën... eh, duhet të përcaktojmë saktë hapat që do hedhim.
Idhulli im? Karizmatiku me mustaqe Federico Fazzuoli
“Kur isha adoleshent, në vitin 1981, RAI nisi të transmetojë një nga emisionet e shndërruara tashmë në emblemë “Linea Verde”. Unë, pa e ditur se një ditë do bëhesha gazetar televiziv, nuk e di pse nisa ta adhuroj atë drejtuesin karizmatik me mustaqe që quhej Federico Fazzuoli. Ai është themeluesi i Linea Verde. Ka drejtuar këtë emision deri në vitin 1993 në RAI. Mund të them se ka qenë idhulli im. Fazuoli është i ditëlindjes 1948 dhe mbahet si një prej prezantuesve dhe skenaristëve që ka bërë epokë me “Linea Verde”, që edhe sot në Itali klasifikohet si ndër më të ndjekurit. Ka ndryshuar idhulli im? Nuk e di, mbase në këtë moshë ke fatin të bëhesh idhull për dikë tjetër. Në këtë çast mund të thuhet se e ke realizuar vetveten plotësisht. Gazetarë ka më mijëra, por në memorje nuk mund të hynë të gjithë.
Emri: Marash Mirashi
Datëlindja: 1964
Vendlindja: Lezhë
Arsimi: Fakulteti i Agrikulturës
Vendbanimi: Tiranë
Statusi: I martuar, prind i dy fëmijëve, vajzë dhe djalë
Të tjera: Autor i librit me poezi “Viset e dhimbjes”
Pasione dhe dëshira: eksplorimi i vendeve të panjohura, peshkimi, bisedat me miqtë pranë oxhakut deri vonë, librat historike, poezia etj.
Albina Hoxha Shekulli
|
|
|
|
|
55
|
Biseda dhe Diskutime / Biseda Shoqërore / Rrëzohet dominimi 100-vjeçar, femrat më inteligjente se meshkujt
|
më: 18-07-2012, 08:31:19
|
|
Një kërkim mbi koeficientin e inteligjencës, tregon se femrat tashmë qëndrojnë para meshkujve. Kjo do të thotë se ato kanë përmbysur një rezultat që qëndron në fuqi prej gati 100 vitesh, që kur ka nisur një matje e tillë.
Rezultatet e publikuara nga eksperti i njohur botëror për testin IQ (intelligence quotient), James Flynn, tregojnë se standardi i inteligjencës është rritur për të dy sekset por për femrat më shumë.
“Në 100 vitet e fundit niveli i IQ-së është rritur si për meshkujt ashtu edhe për fermat, por këto të fundit kanë pasur një rritje më të madhe”, thotë Flynn. “Kjo është rrjedhojë e modernizmit. Kompleksiteti i botës moderne po e përputh atë me trurin tonë dhe rrit nivelin tonë të inteligjencës”.
Një teori tregon se sa i takon kërkesave në jetën familjare dhe ndërtimit të karrierës, i ka bërë femrat më inteligjente. Ndërsa një tjetër teori thotë se gratë kanë pasur gjithmonë potencial më të lartë por vetëm tani po e shfaqin.
Helena Jamieson, këshilluese, thotë se “femrat gjithmonë, thellë, e kanë ditur se janë më inteligjentet, por duke qenë seks i dobët nuk jemi ndier për këtë fakt dhe i kemi lënë meshkujt të vazhdojnë të besojnë se udhëheqin botë”.
Flynn, do t’i publikojë gjetjet në një libër të ri por thotë se nevojiten shpjegime të tjera për të arsyetuar këtë trend. /F.S/
|
|
|
|
|
60
|
Forume të tjera / Forumi i Studentëve / Dy studente marrin notën “15” në UP
|
më: 29-06-2012, 11:50:15
|
|
Dy studente të vitit të dytë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, janë “shpërblyer” për talentin e tyre me notë “Pesëmbëdhjetë” në lëndën pikturë.
Profesori i pikturës, Agron Bytyçi, ka vendosur që t’i inkurajojë studentet duke u lënë notën 15, në afatin e qershorit, ngase ato i vlerëson si “talente të rralla”. Për fotografinë e indeksit të njërës prej studenteve që po qarkullon nëpër rrjetin social “Facebook”, ku shihet nota 15 dhe firma e profesorit Bytyçi, ky i fundit ka thënë se nuk ka njohuri që është publikuar, mirëpo për t’i vlerësuar me këtë notë ai ka thënë se e ka vendosur vetë.
“E di që është jashtë rregullores të vendoset një notë e tillë, mirëpo unë kam dashur që t’i inkurajojë studentet të cilat janë piktore të suksesshme dhe punëtore të mëdha. Kam dashur që ato ta kenë kujtim një notë të tillë për punën e madhe që kanë bërë dhe talentin e tyre”, ka thënë Bytyçi, shkruan Koha Ditore.
Profesori Bytyçi, këtë hap e ka ndërmarrë për herë të parë, dhe ka thënë se studentet vetëm në indeks e kanë të vendosur notën 15 “ngase indeksi i mbetet studentit”, mirëpo në fletëparaqitje dhe evidenca të tjera figuron nota 10, notë kjo maksimale për vlerësim që u vendoset studentëve sipas Rregullores së UP-së. Telegrafi
|
|
|
|
|
|