+
Gjinia:
|
 |
« më: 22-12-2010, 09:39:46 » |
|
Produktet e reja bimore për të evituar problemet e flokëve për të dyja gjinitë Flet specialistja Mimoza Petani për efektet dhe mënyrën e përdorimit. Trajtimet bimore që rekomandohen për të ndaluar rënien e flokut në këtë stinë
Floku i bukur dhe i shëndetshëm na bën të dukemi më të bukur dhe më të dëshirueshëm. Floku është tregues për gjithçka që ndodh me trupin tonë, madje edhe në shpirt. Sipas flokut mund të themi se në çfarë gjendjeje është organizmi ynë. Floku ynë reagon jo vetëm gjatë stresit, gjendjes së sëmurë, ushqimit jo të rregullt (fast-food), nga ndikimet e vendbanimit si: ajri i ndotur, ekspozimi i gjatë në diell, në erë të fortë ose të ftohtit. Kjo do të thotë që floku ynë reagon si ndaj temperaturave shumë të ulëta, ashtu edhe ndaj atyre shumë të larta. Gjithashtu, floku proteston edhe kundër shampos jo të përshtatshme, kur floku bëhet tepër i yndyrshëm, tepër i thatë ose duket i pajetë, (pa shkëlqim), nuk ka formë, bëhet i pabindur, i ashpër. Por shpesh floku reagon në atë mënyrë që dhe ne na shqetëson më shumë, siç është rënia e tepërt e tij. Mungesa e cilësdo substance ushqyese mund të shkaktojë probleme me flokun. Që të kemi një flok të bukur dhe të shëndetshëm duhet të largohemi nga larësit kimikë dhe të përdorim shampo me bazë bimore të përshtatshme për llojin e flokut me qëllim rritjen dhe forcimin e tij. Për rritjen e shëndoshë të strukturës së rrënjës së flokut është i domosdoshëm qarkullimi i mirë si dhe prezenca e vitaminave, mineraleve dhe aminothartinave. Për të pasur një flok të shëndetshëm duhet të përdoret produkti bimor i quajtur SKIN FLOWER, një locion që përdoret para larjes së flokut për purifikimin e lëkurës në thellësi, por pa e dëmtuar atë. Ajo mbahet disa minuta pastaj lahet me shampon e përshtatshme, që në rastin e rënies së flokut është shampoja që përmban vitaminën H-biotinom, që e rigjallëron dhe shpejton përhapjen e enëve të gjakut. Përdorimi i kësaj shampoje nxit ushqimin më të mirë të rrënjës së flokut. Pas dy javësh me këtë lloj trajtimi merren ampula që përdoren pas larjes së flokut dhe kanë si qëllim rivitalizimin e folikulave të atrofizuara të flokut, qe si rezultat kanë rritjen e flokut dhe ndërprerjen e rënies së tij. Rënia Në rënien e flokut mund të ndikojnë përveç faktorëve të predispozuar gjenetikë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj ndikimeve negative në sëmundjet e mëlçisë, lëkurës, të stresit, në humbjen e menjëhershme të peshës së trupit si dhe në mungesën e vitaminave dhe mineraleve në shumë raste sidomos te femrat. Ekziston një lidhje midis rënies së flokut dhe thonjve të dobët. Për këtë arsye, vitaminat dhe mineralet që merren gjithmonë këshillohen për forcimin e flokut, thonjve dhe lëkurës. Preparatet bimore që këshillohen për këto probleme janë një kombinim i vitaminave në produktet që përdoren për këtë gjë. Këto produkte kanë brenda tyre vitaminat: B1, B2, B6, Zn, P etj. Vitaminat japin forcimin e rrënjës së flokut, shkëlqim, vitalitet, forcim thonjsh dhe bukuri lëkure. Në persona që kanë shumë probleme me rënien e flokut këshillohet përdorimi i integratorit Trigoligo 400. Sipas rastit, mund të merret maja birre (në kapsula), Aloe-Bio ose Ferrogreen (hekur). Të gjitha këto produkte janë me bazë bimore, ku është përdorur teknologjia farmaceutike dhe rezultatet janë të dukshme. Për rënien e flokut mund të përdoren edhe ampulat trajtuese me oligoelemente dhe ginkobiloba, rozmarinë dhe vitamina, duke filluar nga biotina ose vitaminat H, C, B, E etj. Këto ampula veprojnë mbi rrënjën e flokut duke rritur vaskularizimin dhe duke rritur njëkohësisht edhe ushqimin e flokut. Ky trajtim ekstern duhet të kryhet mirë që të jetë efektiv. Me marrje nga goja shumë ideal për këtë qëllim është produkti bimor me ermin Trigoligo 400, që është një kompleks vitaminash dhe mineralesh që merren nga goja dhe ndihmojnë rritjen fiziologjike të flokut. Ndërsa për larje përdoren pastaj shampot kundra rënies. Shkaktarët Rënia dhe dobësimi i flokëve të një individi mund të ketë shkaqe të ndryshme androgjenetike, që prekin 80 për qind të meshkujve, 35 për qind të grave në moshën e fertilitetit dhe 50 për qind të atyre në menopauzë. Shkaktarët kryesorë të rënies së flokut janë: trajtimet kimike, permanentet, drejtimi i flokëve, disa sëmundje infektive, kimioterapia ose radioterapia, çrregullimet hormonale si pasojë e marrjes së kontraceptivëve nga goja si gjatë ashtu edhe pas përdorimit të tyre, gjatë dietave të dobësimit, nga mungesa e proteinave, hekurit dhe zinkut, në gjendje tensioni dhe ankthi që zgjat prej kohësh, nga trauma mekanike, si tërheqja apo shkulja fort e flokëve ose nga ndërrimi i stinëve. Alopecia përkufizohet si pakësim i ndjeshëm si në sasinë ashtu edhe në cilësinë e flokut deri në zhdukjen e tij. Pra, është e rëndësishme të gjejmë shkakun sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ta ndalojmë ose ta stabilizojmë problemin sa më shumë. Për rënien e flokëve rekomandohen maska të ndryshme bimore që ndikojnë jo vetëm në ndalimin e rënies, por njëkohësisht bëjnë edhe rigjenerimin e flokut dhe lëkurës së kokës. Terapia Të mbajmë flokë të pastër e të larë është thelbësore për të filluar një trajtim kundra rënies, sepse lejon thithjen apo grumbullimin e elementeve kryesorë funksionalë dhe ka probabilitetin të arrijmë rezultate të kënaqshme. Rruga më e mirë për të ndaluar shkaqet që çojnë në rënien e flokut është sigurisht terapia e përzier ose, më saktë, terapia që merr në konsideratë substanca të ndryshme funksionale që veprojnë në bashkëpunim. Për këtë ne duhet të tregojmë një kujdes të veçantë duke u përqendruar në këto katër gjëra kryesore. Së pari, të shtojmë qarkullimin e gjakut në zonat problematike, duke shtuar kështu raportin e substancave ushqyese dhe aktivitetin metabolik lokal. Së dyti, të mbrojmë lëkurën e kokës nga agresionet e përditshme dhe nga radikalet e lira, që janë shkaktare të plakjes së parakohshme të qelizave lokale duke ulur aktivitetin e tyre ose duke shkaktuar vdekjen e qelizave. Së treti, të furnizojmë lëkurën e kokës me substanca ushqyese në mënyrë që të ndikojmë pozitivisht në metabolizmin qelizor. Së katërti, ta furnizojmë flokun me substanca ushqyese që të parandalojmë proceset inflamatore. Ampula Laboratorët e kërkimit dhe zhvillimit të industrive bimore farmaceutike kanë përqendruar një ampulë të vogël, që është një kombinim i fuqishëm i përbërësve funksionalë, që letërsia shkencore i quan të vlefshme për të ndaluar problemin e rënies së flokëve, të balancuara sipas nevojave të ndryshme të gruas dhe burrit. HC-probiotike për burra përmban xhel aloe vera e kultivuar biologjikisht, fermente laktike probiotike që ndihmojnë në vënien e ekuilibrit fiziologjik të lëkurës së kokës. Përdorimi i produkteve me bazë aloe veran si produkt farmaceutik për t’u pirë ka regjistruar vitet e fundit një rritje mbresëlënëse. Por aloe vera nuk gjen përdorim vetëm si lëng për t’u pirë. Vlerat e saj si lehtësuese dhembjesh, zbutëse dhe rigjenerante janë të njohura prej shekujsh mes popujve që jetojnë atje ku rritet bima e aloes spontanisht. Midis cilësive të shumta që janë të njohura në mbarë botën, asaj i shtohet edhe një spektër i gjerë vlerash ushqyese dhe kurative të pasura me vitamina, minerale, enzima si dhe në pakësimin e njollave dhe dredhëzave të lëkurës. Përbërësit e kësaj bime janë shumë të rëndësishëm për një purifikim natyral. Aloe vera përmban vlera antiinflamatore, depërton me shpejtësi në thellësi të lëkurës dhe ndalon kruarjen. Industritë e produkteve bimore kanë paraqitur për herë të parë në fushën e kozmetikës përdorimin e baktereve probiotike, të cilat garantojnë dhe rrisin një gjendje ekuilibri dhe shëndeti. Nga kapaciteti i qelizave për të prodhuar acidin laktik, probiotikët në kozmetikë janë në gjendje të përmirësojnë sintezën e substancave hidrante dhe mbrojtëse për lëkurën e kokës dhe për flokët.
A e dini se .... Një individ i shëndetshëm zotëron nga 100 mijë deri në 150 mijë rrënjë floku dhe rreth 86 mijë deri 130 mijë flokë brenda lëkurës së kokës. Mesatarja ditore e rritjes së flokut është 0.35 mm në zonën e rrënjës dhe 0.4 mm në zonat sipërfaqësore. Flokët e femrave rriten më shpejt se flokët e meshkujve. Konsiderohet normale rënia e rreth 100 fije floku në ditë.
burimi: Gazeta Albania
|