Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: "Vajza e trotuareve"  (E lexuar 4436 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 05-10-2007, 17:14:49 »

E dashur Aida,

temen e trafikimit te femres shqiptare e ka trajtuar edhe gazetarja dhe ish-shoqja ime e klases Mirela Milori.

Pikerisht ky "legalizim" kaq i sofistikuar(i siperpermendur ne nje pasazh te ketij artikulli qe ke bashkangjitur) eshte nje nga aspektet me te ndyra qe ekzistojne ne korrupsionin dhe varferine shpirterore te te dyja paleve. Them se pala qe e ben kete martese nga halli eshte hallka me e dobet ne kete zinxhir korruptimi te pafund.
Pyes veten se si e me sa mend shkon maqedonsi, apo perfaqesuesi i cilitdokombi qofte ne nje zyre "njohjeje" te partnerit te jetes, duke e ditur mire se aty rralle se mund te gjeshe dashurine e vertete. Sa mund ta genjeshe veten???
Pyes veten, si e lejojne prinderit e atyre vajzave ate lloj martese(ne se jane ne dijeni...)?

Albnobody, ate postimin tend nuk e kuptova edhe aq mire. Ai Hansi e kishte gruan gjermane? Perse duhet ta ndihmoje ti ate qe ta sillte ai gruan aty?

Me te vertete shume pislleqe ne i kemi kopjuar nga bota perendimore, po pse mo, kaq debila qenkemi ne shqiptaret, kaq paskemi rrjedhur qe edhe kur e keqja ja ben: Muuuuuuuuuuuuuuuuuu uuuu! Ne prapa i shkojme se vjen era : PARÁ!!!!!!
Mortja na ngrente pra!
Bota perendimore ka plot te mira! Pse s´hapim syte te kopjojme e zhvillojme sipas kushteve tona ato te mirat?!!
Nuk na e ka fajin bota per plaget e qelbezuara te shtatit shumeshekullor shqiptar.

Po ta kapesh keshtu, mund te thuash shume mire se Perendimi duhet te kish filluar prej vitesh te vuante per uje, drita, prej korrupsionit neper cdo hallke te jetes dhe arsimit gjysmak duke na kopjuar ne shqiptareve... hmmmmm hmmmmm hmmmmm hmmmmm

 jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim jo jo e ke gabim Jojo:Perkundrazi!
Perendimoret gjithnje hapin syte te krahasohen me te tjeret e te marrin nga me te mirat e tyre, si psh. e vleresojne shume mikpritjen e shqiptareve, apo gatishmerine per te ndihmuar, respektin ndaj me te moshuarve etj.

Une kaq kisha per tani.

Tung!
Emira
E identifikuar

Do pime nje kafe?
biligoa
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 201



Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 24-10-2007, 23:52:27 »

Shkruan: Muhamed Jusufi
 
Problemet e prostitucionit ndër shqiptarë
 
 

Prostitucioni, si edhe shumë dukuri tjera negative, pothuajse të gjitha ndërlidhen ngusht me formën e edukimit të njeriut. Duke lexuar për prostitucionin si një dukuri aq e shpeshtë ndër ne, po parandjej se një numër i madh i qytetarëve po pajtohet me këtë shëmti të kohës. Është e qartë, sepse ne nga natyra edhe ashtu jemi konfuz, por sikur të vazhdojë kjo heshtje, pranë këtyre dukurive negative, konfuziteti ynë do të shtohet edhe më shumë. Personalisht jam optimist për ditë më të mira, por nuk duhet t’i neglizhojmë këto dobësi të reja të paraqitura ndër ne. Mos pasqyrimi i tyre si duhet dhe në vendin e duhur, do të prek thellë popullin deri në atë masë sa që do të humbim në kohë dhe hapësirë. Jemi një popull shumë i vogël dhe për të mbijetuar duhet ta ruajmë veten më shumë se të tjerët. Nëse paraardhësit tanë na sollën deri këtu ku jemi dhe siç jemi, atëherë mos të hutohemi edhe më tepër duke i trashë gabimet e tyre, por të mësojmë nga ata dhe të punojmë në eliminimin e tyre. Të parët tanë nuk kanë lejuar që familjet e tyre të ç’thuren deri në masën e ç’thurrjes së gjeneratës sonë. Jemi të vetëdishëm se gabimet e gjeneratave të më hershme nuk përmirësohen me punën e një gjenerate, por sikur të kishim një prijës të mirë do të kishin dobi prej tij shumë gjenerata të tjera pas nesh. Këtë e vërteton edhe thënja e Muhammedit, të dërguarit të Zotit, i cili i ka paralajmëruar besimtarët: Kërkoj mbrojtje nga Allahu që mos t’u paraqiten pesë cilësi ndër ju, sepse e keqja nuk paraqitet në një popull përderisa ata nuk e ftojnë ate. Nëse ajo paraqitet dhe del sheshazi, përhapen sëmundje ngjitëse dhe dhembje të panjohura tek paraardhësit e tyre.... , në një thënje tjetër të tij thotë: Nëse paraqitet prostitucioni dhe kamata në një shoqëri atëher ata vetë kanë ftuar dënimin e Allahut. Nëse i komentojmë shkurt këto fjali vërejmë se sida një sëmundje ngjitëse e mjerueshme, ishte e panjohur më parë, ajo është paraqitur si shenjë e homoseksualitetit dhe prostitucionit. E mos të flasim për dënimin e Allahut, sepse e përjetuam para pak vitesh, por problemi është aty se ne ende nuk po mësojmë asgjë nga kjo. Duke qenë se jemi popull i vogël nuk ia vlen t’i sfidojmë sëmundjet e ndryshme të kohës. Jemi dëshmitarë se sa para shpenzohen në reklamat kundër mbrojtjes nga sida dhe nga sëmundje të tjera të cilat nuk ishin prezent ndër ne.

 

Prostitutat e ardhura nga verilindja

 

Po ashtu jemi dëshmitarë të gjendjes sonë aktuale rreth prostitucionit. Ajo është prezente, të gjithë e shohim, por nuk duam t’a pranojmë. Hiqemi që nuk shohim, por besoj se secili në vete e lutë Zotin duke thënë, inshallah nuk troket në derën time. Nuk dyshoj se këtë lutje e bën edhe ateisti.

Në një fshat të Tetovës, në kohën kur xhemati po dilte nga xhamia pas faljes së namazit të akshamit, nga një shtëpi (kafene) fqinje me xhaminë dilnin disa vajaza, jo të zakonshme për syrin e asaj ane. Ishin femra nga Moldavia, Ukraina, Rusia... Duke shprehur xhemati keqardhejn, dikush në mënyrë ironike thoshte, “ato nuk janë prostituta, por striptizere”. Sikurse në këtë fshat të Tetovës, k;so rastesh kemi edhe në shumë fshatrat e qyteteve kryesore të trojeve shqiptare. Këto njëmend janë skena rrënqethëse dhe askush nuk mirret me këtë problem seriozisht. Shumë prej përgjegjësve familjarë kam dëgjuar të thonë, “Zoti i marroftë”, por kjo nuk mjafton..Vërtetë Allahu do t’i marrojë ata një ditë, por kjo nuk na bën të kënaqur neve në këtë botë. Nëse presim atë ditë, pa marrë masa, ndoshta edhe ne do të marrohemi së bashku me ata, sepse qëndruam indiferent dhe të frikësuar përballë së keqes. Askush tjetër pos nihilistave nuk bëjnë durim. Dikur populli akuzonte hoxhallarët për nihilizmin e tyre, por tani shfrytëzoj rastin të them, ku jemi ne, pse nuk e ngrisim zërin kundër kësaj dukurie e cila po i shkatërron familjet dhe moralin shoqëror?! Apo do të themi sikur që thonim pak vite më parë, “vetëm sa ta pavarësojmë vendin, se pastaj do të kemi kohë dhe do t’i regullojmë këto punë me lehtësi”!

 

Prostitutat vendore dhe pasojat shoqërore

 

Sikur lexuesi po lehtësohej kur kuptoi se femrat e tilla nuk na qenkan shqiptare. Në fakt nga një raport të IWPR-së të publikuar në “Epoka e Re”, ditë më parë,  kuptojmë se prostitutat shqiptare sillen nëpër qytetet e Evropës. Ato janë mbi 100 mijë. Si duket në këtë raport nuk janë llogaritur edhe protitutat shqiptare që veprojnë në Greqi, sepse vetëm atje numri tyre arrin në 40-50 mijë. Me siguri po edhe aq i kemi brenda në trojet tona, sepse vetëm në Shqipri prostitucioni është në shifra maramendëse, e mos të flasim edhe për Kosovën kur tani këtu ka shumë të huaj. Klientelet e tyre janë shqiptaret, sepse për meshkujt kosovarë kanë sjellur femra nga shtetet e lindjes për shkak të çmimit më të volitshëm. Standarti i të huajve është më i lartë dhe klietela e tyre duhet të jetë e re dhe vendase, kurse standardi i meshkujve shqiptarë është shumë më i ulët dhe klientelat e tyre duhet të janë të vjetra e të lira.

Ata që e ushtrojnë këtë veprimtari, me këtë formulë kanë arritur ta mbulojnë sekretin. Meshkujt e huaj me femrat vendase dhe meshkujt vendas me femra të huaja.

Serbët dhe grekët ishin dhe vazhdojnë të janë armiqtë tanë që prej shumë shekujve. Ata kurrë nuk kanë menduar mirë për ne. Përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t’na ç’rrënjosur nga trojet tona sikur nuk ju shkoi për së mbari, kësaj radhe, nëqoftëse vazhdohet kështu shumë shpejt do t’a provojmë edhe një herë shtypjen e tyre. Ne nuk i kemi harruar tregimet e vuajtjeve të mëdha të gjeneratave para nesh, sepse ato i përjetuam edhe vetë.

 

Familja është e shenjtë

 

Serbët e zhvilluan artin e kriminalitetit mbi vuajtjet tona, ata arritën të bëjnë çdo gjë me ne, por një gjë nuk ju shkoi për dore. Ata nuk mundën ose nuk ditën, por konsideroj se atyre ju shkoi huç ta shkatërrojnë ose ç’thurin familjen shqiptare. Ishin shkurtpamës dhe për këtë e falenderojmë Zotin. Ata u munduan ta ç’rrënjosin fenë, por ishte mund i kotë. Ata vetëm sa arritën t’a dobësojnë atë deri në një masë. Gjenerata para nesh arriti ta ruajë familjen falë edukatës fetare dhe na shpëtoi nga asimilimi i plotë. Ne, gjenerata e tanishme si duket, në paqe po e humbim familjen. Nëse vazhdon kështu, me shumë keqardhje e them se së shpejti do ta humbim edhe kombin. Argument më i mirë i kësaj është politika greke në Shqipëri. Ajo ka arriur që me dinakërinë e saj t’i bëjë me qindra mijëra shqiptarë, grek, ata tani kanë edhe pasaporta shqiptare me emra grek, dhe votojnë për partinë greke në Shqipri, etj. Në Greqi, mbi 40 mijë femra shqiptare merren me protitucion, e çfarë patriotizmi mund të pritet nga kjo qenie njerëzore e cila nuk ka nder e as dinjitet. Të tillat as që duan të jetojnë, e lëre më t’i sjellin dobi shoqërisë.

Familja në çdo shoqëri konsiderohet e shenjtë, kurse tek ne sikur po shkrihet me shpejtësi shumë të madhe. S’do koment se identiteti ynë kombëtarë sa shkon e po zbehet dita më ditë.

 

Emancipimi femrës në rrezik, mafia bën ligjet

 

Sipas raportit të IWPR-së  “aq është frika e madhe për rënien në duart e trafikantëve sa që shumë vajza refuzojnë të shkojnë në shkollë. Organizata “Save the Children” ka raportuar në vitin 2001 se hulumtimet kanë treguar se në zonat e largëta, ku nxënësit duhet të ecin më shumë se një orë, për të arritur në shkollë, 90 % e vajzave kanë ndërperë përcjelljen e shkollës së mesme”.

Nëse thuhet se prostitucioni është pasojë e varfërisë themi se kjo teori nuk është e saktë. Një shoqëri sado e varfër të jetë, nëse ka themel të shëndoshë, ka identitet të vet, nuk mund ta ketë këtë dukuri të shëmtuar brenda vetes.

Nëse tolerohet kjo dukuri edhe më tutje do të gjendemi para kolapsit kombëtarë. Do të  zgjërohet rrjeti i mafiozëve deri në atë masë, saqë vështirë do ta kanë gjeneratat tjera pas nesh, ta shërojnë plagën e shkaktuar nga ne. Ne e dimë se ligjet e mafias nuk njohin as fe e as komb. Mafia e jonë s’do mend, mund të ketë lidhje të ngushta me mafian serbe e më gjerë. Këta nuk ndjejnë keqardhje nëse populli i tyre nuk ka shtet. Ata trafikojnë  prostituta të huaja dhe vendase. Mafia nuk është e preokupuar me problemet ndërvëllazërore, ata problem e kanë se si brenda një çasti të kënaqen e të pasurohen, duke mos marrë parasyshë pasojat. Problemi i traditës, gjuhës dhe fesë tek ta nuk ekziston.

Korrupcioni ka filluar fillimisht në dikasteret e rendit, doganave dhe turizmit. Nëse nuk ndërmiret një hap për eliminimin e këtyre dukurive, ai shumë shpejt do të shtrihet edhe nëpër dikasteret tjera.

 

Zgjidhja e problemit

 

Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë, kështu thotë një fjalë e urtë e popullit. Por ku ta gjejmë atë mendje të shëndosh, kur trupi ynë është përplot plagë. Ne jemi marrë dhe mirremi me pasojat, e jo me vetë problemin. Prandaj, para se ta gjejmë zgjidhjen do të sjellë si shembull përpjekjet vullnetare të z. Xhavit Shala, një ish inspektor i lartë i Rendit, i cili pasi kishte humbur të gjitha shpresat që projekti i tij për rehabilitimin dhe riintegrimin e femrave, viktima të trafikimit, të financohet nga pushteti lokal i Shqipërisë kishte gjetur fonde nga bamirësit vendas sa për ta mbajtur plagën, mos të zgjërohet më shumë. Mundësitë e tij janë shumë të kufizuara, ato nuk e eliminojnë problemin, por do të duhej një ndërhyrje më energjike dhe më e gjerë shtetërore. Aty do të duhej një ndërhyrje e pushtetit lokal e republikan, mirëpo a merret pushteti ynë me probleme të “vogla” si prostitucioni p.sh.?! Atyre u duken të vogla sepse shumë prej tyre edhe vetë janë përfshirë në këtë linjë. Atëherë çfarë mund të bëjë z. Shala! Ai për shumë familjarë është i nderuar dhe i respektuar, por me siguri kjo nuk mjafton. Përderisa pushtetrët tanë nuk merren me gjëra të “vogla”, vetë ndërgjegja e elitës sonë duhet të gjejë forma dhe mjete për ta shëruar këtë plagë të madhe para se të jetë shumë vonë. Prandaj do të parashtroj disa propozime të cilat nuk janë të studiuara  në hollësi por ato dalin nga inercioni i kësaj plage të rëndë.

 

Masa urgjente

 

1. Propozoj, ashtu si ka propozuar edhe z. Shala që të trafikuarat të riintegrohen në shoqëri, kurse familjarët të ndryshojnë qëndrimin e tyre të injorimit.

2. Duke u bazuar në gjendjen dhe rrethanat në të cilat jemi, prostitutave që veprojnë me vet dëshirë, t’ju mundësohet dhënja e lejeve për të zhvilluar profesionin e tyre të ndyrë, duke u hapur shtëpi publike, përderisa nuk e kanë ndyrësuar gjithë hapsirën tonë.

3. Të tillave t’ju mbyllen dyert e familjes, thujase e kemi pastruar plagën me ndërhyrje kirurgjikale.

4.Të sëmurit t’i trajtojmë sipas mundësive tona. Ata që janë keqbërës dhe me vetëdije e infektojnë veten dhe shoqërinë, por edhe fëmijët e tyre që lindin me sëmundjen e sidës që në bark të nënës! Le të mos ju vie keq atyre që sëmuren nga sida ose sëmundjet tjera të dala nga ushtrimi i këtij “profesioni”, nëse nuk kujdesemi mirë për ta. Ku vetëm buxheti i Kosovës për një banorë është 22 US$ cilin ta shërojë më parë!?

 

Masa afatgjata

 

1. Propozoj që në shkolla të futet lëda e edukimit fetar. Kjo lëndë do të ishte jo vetëm një parandalues vetëm i këtyre dukurive negative, por kjo do të jetë stabilizator mirë dhe katalizatorë i mbarëvajtjes dhe prosperitetit të shoqërisë sonë.

2. Përgjegjësit e familjeve të mundohen që fëmijët e tyre t’i martojnë sa më herët. Nuk pajtohem me ata të cilët mbrojnë tezën se martesa e hershme ndalon shkollimin, përkundrazi, ajo jep gjallëri në shoqëri.

3. Psikologët sygjerojnë që fëmijët adoleshent t’i angazhojmë sa më shumë nëpër aktivitete të ndryshme arsimore dhe edukative etj. Në mënyrë që ata mos të kanë kohë të mendojnë negativisht, sidomos këso këshilla të shumta kemi nga i dërguari i Zotit, Muhammedi a.s.

4. Familjarët të janë shumë afër me fëmive të tyre. Prindërit mos ta lejojnë veten që mos t’i vizitojë në shkollë, të pakten një herë në muaj, edhe pse duhet të jetë çdo javë. Që kjo rregull të pëcaktohet si obligative nga Ministria e Arsimit.

 
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1210



Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 25-10-2007, 10:46:58 »



Albnobody, atë postimin tënd nuk e kuptova edhe aq mirë. Ai Hansi e kishte gruan gjermane? Përse duhet ta ndihmoje ti atë qe ta sillte ai gruan aty?


Tung!
Emira
Une duhej ti gjeja atij kliente sepse ata  i mungonin!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1210



Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 25-10-2007, 11:46:37 »


 
Problemet e prostitucionit ndër shqiptarë

Shqiptarët  qe janë shqiptare nuk kanë fare probleme me prostitucionin.Janë jo shqiptarët e sotëm "demokratike" ata qe e sollen nga jashtë këtë demokraci dhe po e kultivojne tani me sukses.U ka munguar kjo liri e shfrenuar gjatë kohës se Kryepejgamberit ENVER dhe tani duan ta kompensojne kohën 50 vjeqare te humbur brenda nates për te qenë te barabarte me botën e qytereruar e cila prostitucionin e ka patur dhe e ka gjithnjë te lirë por i mungojnë tani njerëzitë qe do merreshin me te ne masë te madhe.I mungojnë them sepse ne botën e zhvilluar ka pak njerëz qe janë te  interesuar për prostitucion, kur kanë mundësinë te jetojne me mirë  nga kanalet tjera te fitimit ... nga puna. Ne evrope te martuarit takohen rrallë me shpesh se nga një here ne jave mesvedi...nga mungesa e kohës dhe qejfit,qe vje si shkak i preokupimit të madh qe kanë për jetën materiale,komoditetin jetsor dhe nevojen e perhershme për ta mbrojtur atë...
Kur dihet qe mentaliteti i ynë shqiptar ka qenë dhe është kryesisht turko-arab,duke përfshirë këtu edhe te krishteret qe s`duan të progamohet familja,mundësitë e strehimit, edukimit,punesimit etj... por ashtu "alla" Fetarçe: "Hajt qite ne Hambar te Zotit se zoti ua gjene Rriskin" çka ne botën tjetër,asaj se cilës ne po i lakmojme këtë problem e kanë rregulluar ndryshe, pa Hambarin e Zotit qe s`ekziston askund ...me paraprogramim te lindjeve, kuptohet, fale zhvillimit te teknikes se parandalimit te lindjeve te padeshiruara.
Shqiptarët lindin shumë fëmijë . Ata e  kanë bërë këtë nga shkaku i roberise se perhershme nën te huajt,nga përkatësia fetare e tyre qe e ndalon abortin apo parandalimin e lindjeve dhe nga shkaku  i varferise (mendore dhe)jetësore! Nëse bota e civilizuar e sotme llogarite arrijtjet ne rritjen e  zhvillimit, hapsinor(pushtimet e trojeve te huaja,pasurive te huaja) material, teknologjik etj, shqiptarët gjithnjë llogarisin fitore rritjen e numrit te fëmijëve,te po këtyre fëmijëve te sotëm te demokracise te cilët sot te rritur rrugëve dhe ne varferi te skajshme,me një numer marramendes me të madh se sa lejojne kapacitetet e një vendi tejet te varferuar nga te huajt prej shekujsh,për ti rritur ata ne një jetë normale dhe te shëndoshë,janë te detyruar të merren me diçka kur asgjë s`u ofrojnë prindërit e tyre me te mirë se prostitucionin ,për te cilin ata vet(prindërit) kanë vuajtur gjatë se kaluares moniste!Sot,nëpër lokalet e meshehta te prostitucionit, me shumë frekuentojne prinder (të  këtyre fëmijëve) se sa te rinj dhe të reja... dhe "Boss-et e prostitucionit janë vet Prinderit 40-50 vjeqare e jo fëmijët e tyre!
 
 
Citojeni
Prostitutat e ardhura nga verilindja


Natyrisht qe ato nga vendet me te varfëra do sillen këtu e jo ato nga Anglia,Norwegjia,Zvicra e shtete tjera te zhvilluara te cilat s`prostituojne për 5 Euro por 100 e gjer ne 500 EURO...
Ky është shkaku i parë  ,dhe i dyti është se në vend të huaj duhet të merresh me pune te pista...sepse atje askush s`te njeh...bija e kujt je ti,e cilës familje,e cilës fe as e cilit komb!Nëse dihet vendlindja,sot vendlindja s`e percakton me kombin,shtetin as fenë me!Të gjithë shqiptarët aplikante për Azil ne Belgjike por edhe ata qe kanë marrë,janë te deklaruar Rome dhe pjesetare te nacionaliteteve tjera pakice ne Kosovë dhe viset tjera historike shqiptare!
Ne këtë botë,nëse ia bven dikujt,dikush do ta beje...Nëse s`do të ta bëjnë,ruaje familjen tënde,vendin tënd,(atë)dheun tënd,Kombin dhe fenë tënde Kombëtare! 

 

 

Citojeni
Prostitutat vendore dhe pasojat shoqërore

Nga prostitutat vendore s`ka asnjë pasoje te keqe.Ato janë bijat e atyre prinderve te cilët me tera forcat e tyre kanë luftuar qe ne trojet e tyre ta sjellin demokracine(xhungellizmin) dhe lirine për secilin dhe secilen.Kjo demokraci e perpiluar enkas për popujt e varfer nga te pasurit u lejon sot edhe fëmijëve te vendosin se ç`duan te bëjnë me vetvehten e tyre.Me kot këta prindërit e sotëm, qe për vedi i duan prostitutat e huaja po përpiqen qe zgjidhjen për fëmijët e tyre ta gjejne duke i futur ata ne fetë e huaja,ne fetë e pushtuesve tanë te djeshem dhe te sotëm.Nëse prindi vet shiqon filma porno,viziton lokalet e nates,striptiset,Pub-et,koncertet e muzikes se te droguarve...web-sajtet e pornos botërore...pa dyshim qe këto sot ne "demokraci" nuk mund ti ndalohen femiut!Nëse ia ndalon,do ndeshkohesh nga femiu dhe nga pushteti i pushtuesit qe ke sjelle ne vendin tënd me dëshirë dhe me mund!Ringjallja fetare qe po bëhet këtë radhe kaq e dhunshme ne trojet shqiptare,nga prindërit e deshtuar dhe te deshperuar  te sotëm ,po bëhet  nga prindërit, vetëm për shkakun e paaftesise se këtyre qe fëmijët e tyre te shumte, ti mashtrojne me gjëra tjera materiale dhe jetësore te cilat atyre sot u mungojnë qe t`jetojne mirë dhe me dinjitet,e me futjen ne Fe Kështu,duke i mashtruar shpirterisht apo ideologjikisht me gjëra te paqenura ata shkojnë pas Zgjidhjes qe te paret e tyre te robëruar dhe te pashkolluar u kanë bërë këtyre.Pra po perserisin Gabimet e te pareve të tyre Analfabete duke u sjellur ne një Rreth te pa dalje! 




 

Familja është e shenjtë

 
Citojeni
Serbët e zhvilluan artin e kriminalitetit mbi vuajtjet tona, ata arritën të bëjnë çdo gjë me ne, por një gjë nuk ju shkoi për dorë. Ata nuk mundën ose nuk ditën, por konsideroj se atyre ju shkoi huç ta shkatërrojnë ose ç’thurin familjen shqiptare.



Serbet ne evrope kane ardhur nga Azia.Ata kane qene dhe jane pjese e nje populli te madh dhe te njohur siq eshte Rusia.Ata u rriten dhe zhvilluan ne Evrope dhe ne Ballkan me ndihmen e trungut te tyre sllav nga njera ane dhe nga ndihma evropiane dobiçiste(e krishtere)se ciles i perkisnin dhe i perkasin nga ana tjeter.
Shqiptaret shpetuan gjer me sot pa u shkaterruar si komb fale zgjidhjes se tyre fetare qe bene duke marre islamizmin nga Romakizmi dobiçist qe s`qe aq terheqes per ta edhe perkunder tera atyre benificioneve qe u ofronte  ai per ti kristianizuar.Ortod oksizmin sllavo-grek shqiptaret s`e deshten meqe ishte dhe eshte haptas me krimineli ne krahasim me fete tjera te huaja  te pushtuesve te shqiptareve qe kriminalitetin e kan ca me te mbuluar dhe  jo transparent.Duke bredhur nga  nje fe e huaj ne nje tjeter dhe duke e mbrojtur me fanatizem kulturen dhe gjuhen e tyre shqiptare por edhe  duke ua pershtatur  fene e pushtuesit  te tyre momental rrethanave gjeografike,  ku nje pushtues i larget eshte me i mire se njeri qe eshte komshi... ata ia dolen gjer sot te mbeten shqiptare.Kjo eshte vlera e vetme e Te pareve tane.

Citojeni
Ishin shkurtpamës dhe për këtë e falenderojmë Zotin. Ata u munduan ta ç’rrënjosin fenë, por ishte mund i kotë. Ata vetëm sa arritën t’a dobësojnë atë deri në një masë. Gjenerata para nesh arriti ta ruajë familjen falë edukatës fetare dhe na shpëtoi nga asimilimi i plotë. Ne, gjenerata e tanishme si duket, në paqe po e humbim familjen. Nëse vazhdon kështu, me shumë keqardhje e them se së shpejti do ta humbim edhe kombin. Argument më i mirë i kësaj është politika greke në Shqipëri. Ajo ka arriur që me dinakërinë e saj t’i bëjë me qindra mijëra shqiptarë, grek, ata tani kanë edhe pasaporta shqiptare me emra grek, dhe votojnë për partinë greke në Shqipri, etj. Në Greqi, mbi 40 mijë femra shqiptare merren me protitucion, e çfarë patriotizmi mund të pritet nga kjo qenie njerëzore e cila nuk ka nder e as dinjitet. Të tillat as që duan të jetojnë, e lëre më t’i sjellin dobi shoqërisë.
Shkurtpames nuk ishin por shkurtpamesine e tyre ua solli KRYEPROFETI ENVER HOXHA

Po t`mos kishte bere ai Shtetin shqiptar as familje,as fe ,as femije do kishim sot shqiptare.Kjo shihet qu be pas vdekjes se tij qe eshte edhe shkaku i kesaj teme!

Citojeni
Familja në çdo shoqëri konsiderohet e shenjtë, kurse tek ne sikur po shkrihet me shpejtësi shumë të madhe. S’do koment se identiteti ynë kombëtarë sa shkon e po zbehet dita më ditë.
Ai komb qe familjen e konsideron te shenjte per demokracine e sotme eshte komb terrorist,jodemokratik dhe jo i lire!Ketu hyjne mungesa e te drejtave elementare per te jetuar i lire qe e praktikonte pjeserisht monizmi dhe teresisht  Hebraizmi dhe islamizmi!Shenjteria e Familjes si edhe e çdo shenjti apo Shenjterimi tjeter  mbrohet (edhe) me dhune,çka demokracia nuk e lejon dhe e denon.Pra demokracia denon mbrojtjen me dhune te Shenjterizmit dhe nga ana tjeter kerkon te krijoje sa me shume Shenjter Fetare te saj per ti mashtruar njerezit qe te rrijne te qehte dhe te ushqehen me ideologji genjeshtare pa dhune  dhe kete demokracia ua ben njerezve detyrim po me dhune demokratike...siq eshte rasti i injorimit te Ateizmit ne çdo hap te jetes njerezore!
Me qarte:
Nese nje Familje eshte e shenjte ajo shenjteri e saj kushton shtrenjte materialisht dhe fizikisht per ta kultivuar dhe mbrojtur,se siq e thash me pare ajo do leke dhe ushtare per ta mbrojtur !Keshtu jane mbrojtur dhe mbrohen tera Gjerat e shenjta te sotme ne bote...me Leke dhe dhune!
 

Citojeni
Emancipimi femrës në rrezik, mafia bën ligjet

 

Sipas raportit të IWPR-së  “aq është frika e madhe për rënien në duart e trafikantëve sa që shumë vajza refuzojnë të shkojnë në shkollë. Organizata “Save the Children” ka raportuar në vitin 2001 se hulumtimet kanë treguar se në zonat e largëta, ku nxënësit duhet të ecin më shumë se një orë, për të arritur në shkollë, 90 % e vajzave kanë ndërperë përcjelljen e shkollës së mesme”.

Nëse thuhet se prostitucioni është pasojë e varfërisë themi se kjo teori nuk është e saktë. Një shoqëri sado e varfër të jetë, nëse ka themel të shëndoshë, ka identitet të vet, nuk mund ta ketë këtë dukuri të shëmtuar brenda vetes.


Nderprerja e shkollimit padyshim qe eshte hapi i pare drejt Prostitucionit.Vajz at e mbyllura jane ato qe sapo te dalin ne rruge i mashtron dikush.Kete mbyllje e bejne prinderit qe nuk duan qe vajzat e tyre te behen si ato tek te cilat ata frekuentojne vet!

Citojeni
Nëse tolerohet kjo dukuri edhe më tutje do të gjendemi para kolapsit kombëtarë. Do të  zgjërohet rrjeti i mafiozëve deri në atë masë, saqë vështirë do ta kanë gjeneratat tjera pas nesh, ta shërojnë plagën e shkaktuar nga ne.
Un nuk njoh fare kolaps kombetar te nje kombi te vdekur!Shqiptaret kane vdekur si komb qe 15 vite,qekur se shqiperine e mori "demokracia"sllavo-evropiane!

Mafija jemi ne vet!Ne e dijme secili per familjaret tane se me se merren dhe s`i pengojme fare as qe i denoncojme bile ashtu kot ne media...qofte edhe virtuale qe te dije opinioni se cilet jane keta Kriminele  shqiptare qe po shkaterrojne genin e tyre natyror!
Citojeni
Problemi i traditës, gjuhës dhe fesë tek ta nuk ekziston.
Sulmi i armikut per ta pushtuar nje komb se pari eshte gjuha dhe kultura dhe keto behen me ndryshimin e tyre dhe te fese se tij.Kjo sot ka ndodhur.Shqip s`flet gadi askush me...Englisht,shkinisht,greqisht,italisht,turqisht,arabisht jane sot gjuhet frekuentuese te(ish) shqiptareve!Njesoj jane edhe shenjat e identitetit te tyre Fetar te sotem!

Citojeni
Korrupcioni ka filluar fillimisht në dikasteret e rendit, doganave dhe turizmit. Nëse nuk ndërmiret një hap për eliminimin e këtyre dukurive, ai shumë shpejt do të shtrihet edhe nëpër dikasteret tjera.
Ky kriminalitet nuk behet pa korupcion!
 



Citojeni
Masa urgjente

 

1. Propozoj, ashtu si ka propozuar edhe z. Shala që të trafikuarat të riintegrohen në shoqëri, kurse familjarët të ndryshojnë qëndrimin e tyre të injorimit.

Riintegrimi i prostitutave e rrite Prostitucionin!Ato Prostituta dhe ata prostitues-Kliente te tyre duhet te legalizohen  dhe izolohen nga shoqeria si njerez te klasit te fundit!

Citojeni
2. Duke u bazuar në gjendjen dhe rrethanat në të cilat jemi, prostitutave që veprojnë me vet dëshirë, t’ju mundësohet dhënja e lejeve për të zhvilluar profesionin e tyre të ndyrë, duke u hapur shtëpi publike, përderisa nuk e kanë ndyrësuar gjithë hapsirën tonë.
Kete mendim e kam thene une ne postimet e mia... vite me pare!
Prostitucioni duhet legalizuar,ai ilegal do duhej te denohej shtrenjte!

Citojeni
3. Të tillave t’ju mbyllen dyert e familjes, thujase e kemi pastruar plagën me ndërhyrje kirurgjikale.
Dakord.Ato familje qe bashkejetojne me Prostitutat dhe prostituesit do duhej te legalizohen dhe ta bartin barren e Turpit ne shoqeri.



Citojeni
Masa afatgjata

 

1. Propozoj që në shkolla të futet lëda e edukimit fetar. Kjo lëndë do të ishte jo vetëm një parandalues vetëm i këtyre dukurive negative, por kjo do të jetë stabilizator mirë dhe katalizatorë i mbarëvajtjes dhe prosperitetit të shoqërisë sonë.
Kete e kundershtoj Kategorikisht.Mesim i fetar per femijet gjer ne moshen 18 vjeqare nuk do te duhej fare te zihet ne goje as ne familje.Perndryshej kjo eshte nje imponim apo perpjekje qe femiun ta mashtrosh me diçka qe ai vet s`e njeh as takon ne boten Natyrale.Nese femiu deshiron te lexoje ka me miliona libra dhe literature ku ai vet do ta zhvilloje apo krijoje nje fe te tij ashtu si ia do qejfi apo bindja e tij mendore.Futja e Mesimit fetar ne shkolla eshte shkelje penale e te drejtes se femiut per tu rritur i lire,per t`menduar i lire dhe zgjedhur i lire vendin e jeteses se tij,menyren e jeteses se tij,profesionin e tij,Fene e tij,te dashuren-in e tij/saj etj!Nese fusim detyrimin fetar atehere do fusim edhe detyrimin e marteses qe femijet tane te martohen me 10 vjet...
Ne vend te mesimit fetar te fusim mesimin seksual:Edukaten seksuale qe mos t`na lindin femijet e femijeve  nga nenat femije 12 vjeqare...
Citojeni
2. Përgjegjësit e familjeve të mundohen që fëmijët e tyre t’i martojnë sa më herët. Nuk pajtohem me ata të cilët mbrojnë tezën se martesa e hershme ndalon shkollimin, përkundrazi, ajo jep gjallëri në shoqëri.
Martesa e re e femijeve do te thot qe ata sa me shpejt te lidhen dhe t`u nderpritet rritja fizike dhe intelektuale!PIKE!

Citojeni
3. Psikologët sygjerojnë që fëmijët adoleshent t’i angazhojmë sa më shumë nëpër aktivitete të ndryshme arsimore dhe edukative etj. Në mënyrë që ata mos të kanë kohë të mendojnë negativisht, sidomos këso këshilla të shumta kemi nga i dërguari i Zotit, Muhammedi a.s.
Keshtu veprohet edhe ne Burgje dhe ne ushtri ku s`ka fare demokraci as liri!
Edhe aty shkohet sipas kesaj: T`u mirret koha e mendimit dhe veprimit te lire por te jene te ngarkuar vazhdimisht dhe ashtu,ashtu ata do flijne rehat!
Mos ka thene muhamedi edhe qe: Gomarin sa me rende e ngarkon aq me drejte dhe qehte do ecen dhe ti mund te rrijsh mbi te me mire?
Citojeni
4. Familjarët të janë shumë afër me fëmive të tyre. Prindërit mos ta lejojnë veten që mos t’i vizitojë në shkollë, të paktën një herë në muaj, edhe pse duhet të jetë çdo javë. Që kjo rregull të pëcaktohet si obligative nga Ministria e Arsimit
.Cilet familjare?Prinderit e femijeve te sotem,mbi gjysma e tyre s`i shohin femijet e tyre dy here ne vit...se jane arratisur per "nje jete" me te mire!

 

E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Buzeqeshja
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 92



Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 04-11-2007, 04:29:06 »

Prostitute me shumic shqiptare ndodhen ne:

1. Bosnje (gjat viteve 2002-2007, perbejn 48% te prostituteve)

2. Kroaci (gjat viteve 2005-2007, 33%)

3. Spanje (gjat viteve 1993-2007, 31% )

4. Itali (gjat viteve 1987-2007, 29%)

5. Serbi (gjat viteve 1990-2007, 24%)

6. Angli (gjat viteve 2005-2007, 21%)

7. Holande (gjat viteve 1991-2007, 18%)

7. Greqi (gjat viteve 1978-2007, 12%)

vitet tregojn per regjistrimin e pikerisht shqiptareve!!
E identifikuar

Ne kete moment Charlin e dua ne shtratin tim!!
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #20 më: 04-11-2007, 12:02:02 »

Prostitute me shumic shqiptare ndodhen ne:

1. Bosnje (gjat viteve 2002-2007, perbejn 48% te prostituteve)

2. Kroaci (gjat viteve 2005-2007, 33%)

3. Spanje (gjat viteve 1993-2007, 31% )

4. Itali (gjat viteve 1987-2007, 29%)

5. Serbi (gjat viteve 1990-2007, 24%)

6. Angli (gjat viteve 2005-2007, 21%)

7. Holande (gjat viteve 1991-2007, 18%)

7. Greqi (gjat viteve 1978-2007, 12%)

vitet tregojn për regjistrimin e pikërisht shqiptareve!!

Ku i ke marre keto statistika?
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • celularet, mendoni se na ndihmojne te ecim perpara.... apo po prishin adoleshentet?
  • Dot ndihmë
  • 13 (65%)
  • -
  • Dot sh'thurje
  • 2 (10%)
  • -
  • Dot asnjera
  • 5 (25%)
  • -
  • Numri total i votave: 20
  • Shiko temen

* Sponsor