Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: "Vajza e trotuareve"  (E lexuar 4016 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina


Shiko profilin
« më: 27-12-2006, 18:31:21 »
Citojeni



Itali-Njihet me emrin Adelina. Por në të vërtetë ajo ka një emër tjetër. Është nga Durrësi dhe prej plot 10 vjetësh nuk ka ardhur në Shqipëri. Është rrëmbyer, përdhunuar e trafikuar. Për shumë vite ka qëndruar në trotuaret e Italisë, ku u ka siguruar tutorëve miliona lireta dhe më pas, mijëra euro fitim. Ndërsa vetë është rrahur, torturuar e masakruar. Në trup i janë fikur cigare, i kanë çarë mishin dhe i kanë futur kripë. Të gjitha këto e kanë detyruar Adelinën nga Durrësi të prostituojë për disa vjet. Deri sa një ditë, jeta e saj merr tjetër rrjedhë. Merr guximin dhe shkon në polici. Ndërsa tani kujdeset për ish-koleget e saj dhe shkruan libra. “Më parë kisha frikë, sepse më kujtohej policia në Shijak, në vitin 1996, kur shkova të denoncoj pasi më kishin rrëmbyer, e policët më shitën te një person tjetër”, - ka treguar Adelina. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, ajo ka treguar për ngritjen e një qendre për pritjen dhe rehabilitimin e të gjithave viktimave të trafikut. “Dua t’ju fal ngrohtësi edhe kafshëve të rrugës”, - ka thënë Adelina, duke shtuar se “duke menduar ato që ka vuajtur vetë, do të ndihmojë më shumë vajzat që do të dalin nga trafiku”. Ajo ka treguar gjithë historinë e saj, që nga rrëmbimi në vitin 1996, denoncimin e papranuar nga policia e Shijakut dhe dorëzimin prej kësaj të fundit në dorën e trafikantëve, shërimin nga kthetrat e trafikut e deri te qendra e mbrojtjes së viktimave të trafikut, si dhe marrëdhëniet me policinë italiane.
Cila është historia juaj, si përfunduat në Itali?
Unë jam grabitur me forcë nga disa shqiptarë që në vitin 1996. Fillimisht më morën nga rruga e më çuan në një bunker, ku me kanë rrahur dhe përdhunuar me forcë, e pastaj më kanë shitur dorë pas dorë.
Kush ju çoi në Itali dhe në çfarë mënyre?
Unë kam ardhur në Itali me tutorët që më kishin rrëmbyer me zor. Erdhëm me gomone dhe para se te hipja në këtë mjet, mbaj mend kampin e punëtorëve të plazhit të Durrësit, te Iliria, ku ishte mbushur me vajza shqiptare që rriheshin barbarisht. Por gjëja akoma me e keqe ishte se në atë kamp-hotel kishte shumë policë që bënin seks me mua dhe me vajza të tjera dhe pasi mbaronin punë, na thoshin: Bëni shumë lekë në Itali.
A keni bërë denoncime për këta njerëz dhe ku?
Unë kam bërë denoncim në Itali për këta njerëz. Për këtë janë arrestuar 40 vetë dhe 80 të tjerë kanë qenë nën hetim. Gjithashtu, janë liruar dhe 10 vajza të tjera, pasi denoncova unë në Kuesturën e Vareses.
Në Shqipëri keni bërë ndonjëherë denoncim?
Kur më rrëmbyen, unë ika natën nga shtëpia 3-katëshe që shërbente si hotel, duke u hedhur nga kati i tretë. Shkova në policinë e Shijakut. Iu thashë që më kishin rrëmbyer dhe kisha arritur të shpëtoja. Iu tregova edhe emrin e atij që më rrëmbeu. “Vërtetë? Ja ta marrim të telefon atë e ta pyesim”, - më thanë policët, duke u tallur me mua. Nisën të më shanin dhe më hipën në furgon e më çuan te “Vollga” në Durrës. Forcërisht më morën, pa e pranuar denoncimin tim dhe më çuan te një djalë, L.C. Ky i fundit më çoi me forcë në një motel dhe më zhveshi lakuriq. Më përdhunoi dhe pastaj futi dhe shishe brenda trupit tim.
Më pas ju nisën për në Itali?
Jo menjëherë. Nga Vollga më çuan në Golem. Qëndrova disa ditë e mbyllur në një shtëpi, deri sa më shiten te disa të tjerë dhe këta të fundit më çuan me gomone në Itali.
Sa qëndruat në Itali duke u shfrytëzuar dhe kush ju shfrytëzonte?
Që nga viti 1996, kam qëndruar shumë vite. Në shumë raste kisha frikë të denoncoja dhe në policinë italiane. Nuk dija dhe mendoja se do më bënin dhe policët italianë të njëjtën gjë si shqiptarët në Shijak. Në fakt kam gabuar, sepse kur mora guximin dhe tregova gjithçka para karabinierëve, jeta ime ndryshoi. Policia italiane më ndihmoi shumë dhe falë saj unë jam sot e lirë. Mes shumë vetëve, policia arrestoi dhe ata që më shfrytëzonin mua, E.T., L.T., S.Xh., ndërsa në Shqipëri disa janë ende të lirë.
Çfarë lidhjeje kanë të arrestuarit më ata që ju rrëmbyen në Durrës?
Lidhja është e qartë, sepse ata që më rrëmbyen më shitën dorë pas dorë.
Si shpëtuat nga kthetrat e trafikut dhe çfarë bashkëpunimi patët me policinë?
Unë shpëtova, sepse policia italiane me ndihmoi shumë dhe jam e lirë. Faleminderit policisë italiane.
Ku qëndruat pasi ikët nga tutorët dhe sa kohë ndenjët e fshehur?
Unë kam ndenjur në një qendër të policisë italiane për shumë kohë dhe kam mbrojtjen e saj.
Cila është familja jote, origjina dhe çfarë kontaktesh keni me prindërit?
Dikur kisha një familje, tani nuk e kam më. Prindërit më kanë “vënë vizën” mua dhe nuk duan t’ia dinë nëse jetoj apo jo. Tani familja ime është vetëm Kuestura e Vareses, policia dhe karabinierët italianë. Vetëm ditët e fundit më kanë ardhur urimet për festat nga disa të afërm.
Prej disa kohësh keni ngritur dhe një qendër për rehabilitimin e viktimave të trafikut, si ju lindi kjo ide?
Ideja e qendrës lindi, sepse unë e di çfarë do të thotë të jesh skllave dhe dua të ndihmoj vajzat e gjithë botës. Në këtë qendër do ndihmoj gratë që ndodhen në vështirësi, do ndihmoj gratë që do të denoncojnë trafikantët e tyre, do ndihmoj gratë që ndodhen në rrugë. Do ndihmoj dhe qentë e sëmurë, e të pakuruar, do t’ju jap dashuri të gjithëve.
Kjo qendër u ngrit në Matera të Italisë dhe u dedikohet të gjitha Adelinave. Po ashtu, një dedikim i veçantë është për një stacion karabinierësh në Matera Trikariko dhe komandantit Mario Tusa, i cili është bërë shpëtimtari i qindra vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion.
Aktualisht me çfarë po merreni?
Unë jam duke xhiruar një spot publicitar kundër shfrytëzimit të prostitucionit. Pjesë e këtij spoti do të jetë dhe kapiteni Tusa.
Në çfarë faze të ngritjes se kësaj qendre jeni?
Qendra është e përfunduar dhe është gati të presë banoret e para të saj.
Me kë bashkëpunoni për këtë dhe kush janë ata që financojnë për ta ngritur e mbajtur?
Janë disa vullnetarë që financojnë. Por, kam pasur të ardhura të mira dhe nga libri im “Libera”, të cilin e kam shkuar pasi kam shpëtuar nga prostitucioni. Gjithashtu, për këtë qendër sponsorizojnë dhe policia e karabinieria.
Nëse ka filluar puna në qendër, a keni viktima të trafikut të strehuara aty?
Ende jo. Jam në fazën e bashkëpunimit me institucione të ndryshme dhe me policinë që të vijnë të parat nga e gjithë Italia. Po ashtu, po punoj shumë me internetin që të kontaktoj vetë viktima trafiku e t’i çoj në polici.
Çfarë kontaktesh keni me Shqipërinë dhe a keni me frikë nga rrëmbyesit dhe tutorët tuaj që mund të hakmerren?
Unë në Shqipëri nuk kam ndërmend të vij ndonjëherë për qejf, sepse kam frikë. Kjo, pasi mbaj mend shumë mirë atë që më punoi policia e Shijakut. Për asgjë nuk mund t’i kërkoj ndihmë, për asgjë nuk mund të besoj më te ajo. Ndërsa në Itali, nuk kam pse të kem frikë prej askujt.
A janë munduar t’ju gjejnë sërish ish-tutorët, pasi jeni larguar prej tyre?
Pjesa që ndodheshin në Itali kur denoncova unë, janë të gjithë në burg dhe s’kanë pasur mundësi. Tani jam e mbrojtur nga policia.

• Granit Sokolaj
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 30-12-2006, 17:39:45 »
Citojeni

E guximshme eshte treguar qe ka bere denoncimin..
Jam e bindur qe ka plot vajza neper trotuaret e botes qe nuk e kane guximin per te bere denoncimin ... frika dhe tmerri i kercenimeve te tutoreve nuk i lene te bejne perpjekje te tilla..

Kjo vajze eshte serish ne mbrojtje te policise, ...cka do te thote qe ajo ende ka frike  per ate cka bere....pra ajo ende nuk eshte e lire 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
angel80

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-07-2007, 17:56:46 »
Citojeni

bravo i qofte qe ka arritur te rezistoje me gjithe ato fatkeqesi qe ka kaluar e gjora.Te njejtin shembull duhet te ndjekin dhe shume vajza te tjera qe me vuajtjet e tyre paurohen xhepat e tutoreve.
E identifikuar
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 05-07-2007, 17:50:55 »
Citojeni

Me dhimbset shume,paska perjetuar shume gjera te keqija...Bravo qe ka marr guximin dhe i ka denoncuar kurse atyre policeve shqiptar qe e kane kthyer serisht ne kthetrat e trafikanteve turp turp eshte te kesh kesi lloji te policeve.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 16-07-2007, 22:13:45 »
Citojeni

 >Sikur te ishte vetem kjo vajz ne bot???

Ne belgjik gjdo e treta Prostitut esht vajz Shqiptare.

NE qofse do ti pysesh te gjitha thojn se e kemi hobi a po e kam me dije te burrit?!!!
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 27-09-2007, 22:10:18 »
Citojeni

>Sikur te ishte vetëm kjo vajz ne bot???

Ne belgjik çdo e treta Prostitut esht vajz Shqiptare.

NE qofse do ti pysesh të gjitha thojn se e kemi hobi a po e kam me dije te burrit?!!!

O Arbias po tallesh, a a ekzagjeron a si?! E vertete eshte kjo qe thua per Belgjiken qe 30% e prostitutave jane Shqiptare?! Dhe me keq akoma qe thone se e kane per hobi apo e di edhe burri i tyre?! Nese kjo eshte nje shier realiste, eshte vertet alarmante dhe per tu ardhur keq. WOW, te kemi arritur kaq poshte vallaj!? :'( (Hope Not.)
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
mishel
« Përgjigjja #6 më: 28-09-2007, 07:50:52 »
Citojeni

Eleganca...ky eshte nje realitet pse te duket kaq e pabesueshme???? Kjo dihet nga nje mase e madhe, thagmat e shqiptarve nuk kane te sosur do thoje ti?? ahh kjo eshte histori me vehte!

Ke plot raste kur te fejuarit kane nxjerre ne rruge te ashtuquajturat "te fejuara"
dhe skandali familjar, moral , shpirteror vazhdon ...nuk mbaron me kaq kalvari

Ke baballare qe kane nxjerre ne rruge vajzat dhe gruan , qe kane nxjerre motrat e tyre...dhe keto e dashur jane fakte!!!!

Me kujtohet kur filluan gjullurdite ketu ne 97, une bera nje udhetim ne Itali (tek njerezit e mi)...dhe shpesh beja debate me djalin e dajes, pasi nje italian kur po udhetoja rruges me pat thene ....te gjitha femrat shqiptare jane "kucka"...imagjino si u ndjeva?!!!! Sado qe mbrojta veten por edhe ate mase femrash ....ai e kishte mendimin te pandryshueshem, sepse i kishte te para ato qe fliste...kurse une thjesht ceshtje atdhetarizmi...

Pra te po te tregoja , djali i dajes me thoshte te verteten te ka thene, sepse trotuaret e Italise jane mbushur me femra shqiptare...1 ne 2 i ke SHQIPETARE. Duke qene se nuk e pranoja as si koncept...me mori nje nate dhe me coi ne nje rruge ku dilnin keto "miket"...me sinqeritetin me te madh por te them...vetem dy parat pashe...sepse mu ngjedh mishi nga skena qe mu shpalos....ishin shqiptare , nja dy ziheshin per leshi...nja dy na erdhen ne makine dhe nje italishte gjysma gjysma thoshin cmimet....Nuk di c'te te tregoj, por ajo nate kurre nuk me eshte fashitur nga memorja!!!!

Di qe kur jam kthyer ne shtepi kam qare si idiote saqe daja u be merak!!! Dhe i foli te birit, sepse mendonte mos kisha bere fjale me te....nejse kjo eshte tjeter gje..

Por gjate qendrimit tim atje, kam pare shume gjera te papara. Si psh nja dy vajza fierake qe merreshin me transport droge, me transport prostitutash....dhe diten ishin engjej, naten ktheheshin ne djaj...askush nga komshinjte aty nuk dyshonte per keto cupa persembari. HAHAHHA sa ironike!!!! E ja keshtu moj Elegance, mos mendo se dikush duhet te genjej per te shtremberuar...jemi mes nesh, mes shqiptarve dhe flasim nje gjuhe...nuk kemi pse te mohojme ato qe realisht kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin!!!
E identifikuar
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 28-09-2007, 14:23:17 »
Citojeni


Ke plot raste kur te fejuarit kanë nxjerre ne rrugë te ashtuquajturat "te fejuara"
dhe skandali familjar, moral , shpirtëror vazhdon ...nuk mbaron me kaq kalvari

Ke baballare qe kanë nxjerre ne rrugë vajzat dhe gruan , qe kanë nxjerre motrat e tyre...dhe këto e dashur janë fakte!!!!



Deri ne ç'mase shkaterrohet morali i njeriut??
Çka eshte ajo qe shtyn prindin te shes femiun e vet ne kete menyre??????  inati

Une nuk gjej fjale te tregoj se sa KEQ me duket kjo mua. S'ka fjale aq e keqe sa dua une, qe meriton ky lloj prindi.

E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 28-09-2007, 15:52:51 »
Citojeni

Mishel, me ngjethe mishin!! Ta besoj, per ate Zot qe eshte atje lart ta besoj, sidomos kur e thua ti.

Me kujtove nje vajze qe e kam mbajtur nje here disa muaj ne shtepi per te me mbajtur gocen, nje ukrainese, per ta pire ne kupe, goce me dinjitet. Kish nje shoqe per te cilen bente bé e shkreta. Kur e pyeta une pas nja nje viti se c´behej me kete cupen, me thote: "Lere mos e pyet! Ajo me thoshte gjithmone po shkoj ne shkolle per te mesuar gjuhen e une i besoja. Ca dreq gjuhe! Ajo paska qene nje genjeshtare e madhe! Merrej me prostitucjon si diten edhe naten! Asnjeri nuk e njihte ate tek shkolla e gjermanishtes! Neper diskotekat ku kercehet si me breke;-)) edhe pa breke e njohin te gjithe!!Cdokush e ka numrin e saj! Me vjen turp nga vetja qe e paskam njohur si engjell!" Fliste e fliste e i dridhej zeri nga zemerimi dhe zhgenjimi. U tmerrova edhe une se e njihja ate vajze(gjoja e njihja) nje engjell i vertete. Tani e ka kapur policia...askush s´e di me se ku ndodhet...Kaq e forte qenka paraja para karakterit???
E identifikuar

Mos u lut per mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 28-09-2007, 19:33:59 »
Citojeni

Eleganca...ky është një realitet pse te duket kaq e pabesueshme???? Kjo dihet nga një masë e madhe, thagmat e shqiptarve nuk kanë te sosur do thoje ti?? ahh kjo është histori me vehte!


Jo se me duket gje shum e e cuditshme apo shume e pabesueshme, por nje ne tre femra sic tha ai, mu duk perqindje shume e madhe, numer vertet i madh, shqetesues mjaft dhe per te ardhur keq. merzitje GJYNAH si jane katandisur ato femra dhe sa pak dashuri e vleresim qe paskan per veten!
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 29-09-2007, 03:11:05 »
Citojeni

Deri ne ç'masë shkatërrohet morali i njeriut??
Çka është ajo qe shtyn prindin te shes femiun e vet ne këtë mënyrë??????  inati

Unë nuk gjej fjale te tregoj se sa KEQ me duket kjo mua. S'ka fjale aq e keqe sa dua unë, qe meriton ky lloj prindi.



Varferia e dashur, dhe interesi material!
Me kujtohen vitet e '90 ne Maqedoni, vinin nga Shqipëria dhe i sjellnin vajzat e reja te moshes 14-18 vjeçe i shitnin nëpër fshatra nëpër kafeneja ose kerkonin ti martojne. Na erdhi edhe neve një burrë tek dera me vajzen 14 vjeçe, u prezantuar si babai saj dhe pyeti a kemi djal për martese, ishin nga një fshat i Berratit. Tha qe nuk kanë buke te hane, kishte edhe 6 fëmijë te tjerë, nuk kerkoj para vetëm donte ta martonte vajzen diku ku ta dinte se i ka kushtet me te mira, kjo qe te ushqeje një goje më pak. Cfar situate...! Si prind ta marrësh femijun tënd dhe te ecish prej dere ne dere se nuk je ne gjendje ta ushqejsh! Ndejten si mysafir, kanë ngrënë dreken dhe dolen vazhduan rrugën.
Pas ca kohësh ndegjuam se e paskan martuar aty ne qytet te një familje.

Ka disa martesa te tilla ku për fat vajzat kanë ra ne familje te mira, kanë lind fëmijë dhe krijuar familje. A janë te lumtura është një pikepyetje e madhe. Të martohesh nga detyrimi nuk e di a te sjell lumturi...
Disa i kan shitur për 500 marka gjermane athere, disa me shtrejte e disa me lirë. Imagjinoni, si bageti ta shesish femijun tënd! Të tjerët i kanë lënë vetëm qe te gjejne një ardhmëri me te mirë se sa qe ju ofronte athere Shqipëria dhe zonat e varfura (siç ishte rasti me atë vajzen nga Berrati)

Ne disa fshatra i kishin shit nëpër kafene disa vajza, punonin si kameriere dhe natyrisht edhe si prostitute. Njeri fshat nuk e toleroj këtë gjë, bëri presion pronari ta mbylle kafenene dhe ti dërgoje vajzat ne shtepite e tyre. Kafeneja u mbyll por ku mbeten vajzat një Zot e din!


Ne vijim një shkrim i vjetër i cili me pikelloj jashtmase kur e lexova athere...Thash te ua sjelli edhe juve për lexim...


************************************************



TROKITJE NE NDERGJEGJEN E KOMBIT

Botuar ne gazeten e përditshme FAKTI me 8 Nentor te vitit 2004



Kush do ta shpetoje femren shqiptare? Ky ishte titulli i shkrimit të parë, i cili për shqiptarët e Maqedonisë dhe, pergjithesisht për shqiptarët, po prekte një teme shumë te ndjeshme!Martesen e shqiptareve me maqedonasit sllave.

Ne këtë shkrim tani me te botuar ne Fakti, sillen disa rrëfime te
shqiptareve te martuara me shqiptare te Maqedonisë, te cilat tregojnë për një aventure interesante të tyre. Pra, ne pjesen e pare te shkrimit flasin disa femra te deshtuara ne jetë dhe qe me lehtesi pranojnë te bëhen "pacavure" ne dorë të huaj vetëm e vetëm te përfitojnë ndonjë lek si dhe te perjetojne ndonjë "aventure te ëmbël". Me pastaj, ne këtë shkrim publikohet edhe deklarate e njëfarë "Ciko", pseudonim i një shefi, i cili, sipas burimeve te gazetares tash e sa kohe është nën percjellen policore. Dhe ky Ciko as qe frikesohet nga policia, sepse sipas tij, ai nuk bën kurrfare veprimi te paligjshem; nuk ka pajisur asnjë femër me dokumente false, nuk u ka shitur droge, as arme, as nuk i ka angashuar me prostitucion. Ciko, thjesht u ka treguar se ka një liste me emra meshkujsh te cilët janë te pamartuar dhe kërkojnë femra shqiptare për martese. Ky fare shefi, për të gjitha ato shqptare qe i marton me maqedonas, për c'gjë paguhet bukur mirë, thotë qe janë te perdala, prostituta, te deshtuara ne jetë, janesha, aventuriere etj.
Gjithesesi, shefi Ciko perdor dy letra: para ndonjë faktori shqiptar thotë se po merret me "veprimtari humanitare" pasi qe po i risociologjizon dhe po i sistemon ne jetë femrat prostitua, ndërsa para tutoreve do ta shpalos letren tjetër qe përmban biografi te pastër te këtyre femrave, me te vetmin qëllim te perfitoje sa me shumë duke ua shtuar "aksionet".


"ASKUND MOS TAKOFSHA SI KJO RACE"

Ne këtë shkrim do të lexojmë edhe këtë rrefim te Marise, e cila i
ankohet Cikos: "Vërtetë qe unë deshta te stabilizohem, te gjej një burrë shqiptar, le të jetë edhe malok, vetëm le të me mbaje ne jetë,por jo edhe bishe te tillë. Ishte njeri kot. Popull i kotë mo! Mbi mua janë shkarravitur mbase edhe qindra meshkuj, por ama si kjo race (maqedonase v.j.) mos takofsha askund", rrëfen Maria e cila kishte kaluar pesë vjet si prostitute viseve te Italise. Ndërsa me poshtë do të lexojmë edhe këtë rrefim te Ines e cila po mundohet ta ngris zërin dhe t'i sensibilizoje organet gjegjese qe t'i hapin sytë dhe të mos flejne para një paradoksi te tmerrshem qe po ndodh. "Ka shumë femra qe kanë kaluar rrugëve te tmerrit, qe janë traumatizuar dhe për pasoje as qe janë te vetedijshme për atë se çfarë po bëjnë. Janë qenie qe frikohen edhe prej hijes se vete. Prandaj, mezi presin qe te ikin sa me larg nga njerëzitë qe i njohin. Kjo "sa me larg" si duket qenka Maqedonia. Kesisoj po ndodh qe femrat tona shqiptare te shkojnë atje e te martohen me jevge e me maqedone, po partohen atje ku as miza nuk brene hekur!" Me pastaj, rrëfen Ina edhe për atë se, ne notesin e saj ka regjistruar emra te disa femrave shqiptare te cilat i kanë firmosur deklaratat e tyre pasi qe kanë arritur te ikin e te shpetojne nga "burrat e tyre" maqedonas. Ina thotë se posedon një deklarate e cila dëshmon se si "burri i saj" maqedonas për një jave rrjesht e ka perdhunuar, e ka keqtajtuar duke i thënë se e kishte pasur ëndërr jetësore qe t'ia thithe gjakun një femre shqiptare.


SI PO LEGALIZOHET TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE

Me këtë titull fillonte shkrimi i dytë i po kësaj gazetare qe e pat dërguar enkas për FAKTI-n. Pasi pershkruhet evolimi i veprimtarive te paligjshme si dhe trafikimi i fëmijëve e femrave shqiptare, gazetarja shkarazi bën te ditur një fakt. Ajo pohon qe ne policine e Shkodrës, te Elbasanit e te Tiranës janë te arkivuar disa deklarata alarmuese për tërë Ministrine e Puneve te Brendshme. Behet fjale për ndërrimin e mënyrës se trafikimit te femrave shqiptare nëpër Ballkan, ne veçanti ne Maqedoni. Gazetarja pohon qe, janë pikërisht tri rrëfime te femrave te trafikuara qe e kanë vënë ne levizje tërë policine shqiptare për ta zbuluar rrjetin e trafikaneteve qe tashmë si metodë për te arritur te përfitimi po e përdorin "mashtrimin e kulturuar"!

Ne këtë shkrim te dytë, pos te tjerave theksohet edhe ajo se, ne një fshat maqedonas ne Tetovë, është hapur një tip firmë, zyre, mes noterise dhe bashkësisë vendore. Një zyre e tillë ekziston edhe ne Shkodër. Derisa ne Shkodër kjo pune bëhet ne mënyrë tepër te fshehte, ne Maqedoni bëhet shumë hapur, pikërisht për faktin qe maqedonasit këtë pune e konsiderojnë si "pune fisnike". Shqiptarët po shpetojne nga mjerimi "familjen parajse maqedonase"! Kështu qe konstatojne edhe mediat maqedonase, madje fare pa e potencuar faktin qe, megjithatë, këtu kemi te bëjmë me një trafikim te qartë te femrave shqiptare.
Dhe, të gjitha ato femra vijnë e gjejne meshkuj "trima maqedonas"
fale "zyrave për martesa" qe funksionojnë ne Tetovë dhe Shkodër.
Shkrimi ndriçon një fakt shumë interesant: "punedhenesit" marrin një shumë lekesh (deri ne 30000 lek te të reja) si një lloj "takse administrative" (sepse kesisoj puna merr formë "legale"), ndërsa, pastaj, trefishin e kësaj e merr edhe nga bleresi, i cili, gjithsesi qe po kaq apo edhe me shumë i jep edhe "shkuesit" te vet qe mbane "korrespondencen" me "hallken" e Shkodrës. Pra, ne të parë, tërë kjo pune duket shumë legale dhe disi atraktive, e lezetshme! Por, vetëm nga një lexim i disa rrefimeve te vajzave qe kanë arriturte shpetojne nga kthetrat e "burrave" maqedonas, do të verehet qartë se bëhet fjale për një trafikim te sofistikuar te femres shqiptare.


"SLLAVET POPULLI ME BARBAR QE KAM TAKUAR"


Le të shkepusim këtu dy tre rrëfime dhe le të shihet edhe njëherë sepër çfarë "martese" bëhet fjale! Gjithesesi, qe, Irena K. është një storie me vete.
"Shkuesi" i saj shqiptar i kishte premtuar se do t'ia gjeje një burrëne Maqedoni. Kur Irenen e kishin kaluar këtej kufirit, atë e kishin pritur ca burra te frikshem, te cilët, sakaq ia kishin lidhur sytë, e kanë hypur ne makine dhe për dy-tre ditë rresht e kanë mbajtur ne një bodrum te erret. Pikërisht aty ajo kishte përjetuar aktet me barbare qe mund te ushtrohen mbi një qenie. Rrefimi i saj kulmon kur bën fjale për atë se si tre ditë rresht e kanë perdhunuar "luanet" e plagosur gjatë luftës shqiptaro-maqedonase. Për informacion, "luanet" janë njesiti paramilitar i Boshkoskit, i cili pritet ti dorezohet Hages. Irena rrëfen edhe për ty ish-"ushtare" maqedonas te cilët për shkak te impotences se tyre, orgazmin e kanë aktruar duke djegur mecigare e duke ia kafshuar mishin e trupit.

"Them qe është vullnet i Zotit qe unë jam sot gjallë. Kush mund ta dije, mbase do të mund te behem shpetimtare e femrave shqiptare!Sllavet janë njerëz me barbare qe kam hasur", perfundon rrefimin e vet Irena K.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Englishbee
Lady in Red
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 29-09-2007, 13:08:28 »
Citojeni

Varferia e dashur, dhe interesi material!
Me kujtohen vitet e '90 ne Maqedoni, vinin nga Shqipëria dhe i sjellnin vajzat e reja te moshes 14-18 vjeçe i shitnin nëpër fshatra nëpër kafeneja ose kerkonin ti martojne. Na erdhi edhe neve një burrë tek dera me vajzen 14 vjeçe, u prezantuar si babai saj dhe pyeti a kemi djal për martese, ishin nga një fshat i Berratit. Tha qe nuk kanë buke te hane, kishte edhe 6 fëmijë te tjerë, nuk kerkoj para vetëm donte ta martonte vajzen diku ku ta dinte se i ka kushtet me te mira, kjo qe te ushqeje një goje më pak. Cfar situate...! Si prind ta marrësh femijun tënd dhe te ecish prej dere ne dere se nuk je ne gjendje ta ushqejsh! Ndejten si mysafir, kanë ngrënë dreken dhe dolen vazhduan rrugën.
Pas ca kohësh ndegjuam se e paskan martuar aty ne qytet te një familje.

Ka disa martesa te tilla ku për fat vajzat kanë ra ne familje te mira, kanë lind fëmijë dhe krijuar familje. A janë te lumtura është një pikepyetje e madhe. Të martohesh nga detyrimi nuk e di a te sjell lumturi...
Disa i kan shitur për 500 marka gjermane athere, disa me shtrejte e disa me lirë. Imagjinoni, si bageti ta shesish femijun tënd! Të tjerët i kanë lënë vetëm qe te gjejne një ardhmëri me te mirë se sa qe ju ofronte athere Shqipëria dhe zonat e varfura (siç ishte rasti me atë vajzen nga Berrati)

Ne disa fshatra i kishin shit nëpër kafene disa vajza, punonin si kameriere dhe natyrisht edhe si prostitute. Njeri fshat nuk e toleroj këtë gjë, bëri presion pronari ta mbylle kafenene dhe ti dërgoje vajzat ne shtepite e tyre. Kafeneja u mbyll por ku mbeten vajzat një Zot e din!


Ne vijim një shkrim i vjetër i cili me pikelloj jashtmase kur e lexova athere...Thash te ua sjelli edhe juve për lexim...


************************************************



TROKITJE NE NDERGJEGJEN E KOMBIT

Botuar ne gazeten e përditshme FAKTI me 8 Nentor te vitit 2004



Kush do ta shpetoje femren shqiptare? Ky ishte titulli i shkrimit të parë, i cili për shqiptarët e Maqedonisë dhe, pergjithesisht për shqiptarët, po prekte një teme shumë te ndjeshme!Martesen e shqiptareve me maqedonasit sllave.

Ne këtë shkrim tani me te botuar ne Fakti, sillen disa rrëfime te
shqiptareve te martuara me shqiptare te Maqedonisë, te cilat tregojnë për një aventure interesante të tyre. Pra, ne pjesen e pare te shkrimit flasin disa femra te deshtuara ne jetë dhe qe me lehtesi pranojnë te bëhen "pacavure" ne dorë të huaj vetëm e vetëm te përfitojnë ndonjë lek si dhe te perjetojne ndonjë "aventure te ëmbël". Me pastaj, ne këtë shkrim publikohet edhe deklarate e njëfarë "Ciko", pseudonim i një shefi, i cili, sipas burimeve te gazetares tash e sa kohe është nën percjellen policore. Dhe ky Ciko as qe frikesohet nga policia, sepse sipas tij, ai nuk bën kurrfare veprimi te paligjshem; nuk ka pajisur asnjë femër me dokumente false, nuk u ka shitur droge, as arme, as nuk i ka angashuar me prostitucion. Ciko, thjesht u ka treguar se ka një liste me emra meshkujsh te cilët janë te pamartuar dhe kërkojnë femra shqiptare për martese. Ky fare shefi, për të gjitha ato shqptare qe i marton me maqedonas, për c'gjë paguhet bukur mirë, thotë qe janë te perdala, prostituta, te deshtuara ne jetë, janesha, aventuriere etj.
Gjithesesi, shefi Ciko perdor dy letra: para ndonjë faktori shqiptar thotë se po merret me "veprimtari humanitare" pasi qe po i risociologjizon dhe po i sistemon ne jetë femrat prostitua, ndërsa para tutoreve do ta shpalos letren tjetër qe përmban biografi te pastër te këtyre femrave, me te vetmin qëllim te perfitoje sa me shumë duke ua shtuar "aksionet".


"ASKUND MOS TAKOFSHA SI KJO RACE"

Ne këtë shkrim do të lexojmë edhe këtë rrefim te Marise, e cila i
ankohet Cikos: "Vërtetë qe unë deshta te stabilizohem, te gjej një burrë shqiptar, le të jetë edhe malok, vetëm le të me mbaje ne jetë,por jo edhe bishe te tillë. Ishte njeri kot. Popull i kotë mo! Mbi mua janë shkarravitur mbase edhe qindra meshkuj, por ama si kjo race (maqedonase v.j.) mos takofsha askund", rrëfen Maria e cila kishte kaluar pesë vjet si prostitute viseve te Italise. Ndërsa me poshtëë do të lexojmë edhe këtë rrefim te Ines e cila po mundohet ta ngris zërin dhe t'i sensibilizoje organet gjegjese qe t'i hapin sytë dhe të mos flejne para një paradoksi te tmerrshem qe po ndodh. "Ka shumë femra qe kanë kaluar rrugëve te tmerrit, qe janë traumatizuar dhe për pasoje as qe janë te vetedijshme për atë se çfarë po bëjnë. Janë qenie qe frikohen edhe prej hijes se vete. Prandaj, mezi presin qe te ikin sa me larg nga njerëzitë qe i njohin. Kjo "sa me larg" si duket qenka Maqedonia. Kesisoj po ndodh qe femrat tona shqiptare te shkojnë atje e te martohen me jevge e me maqedone, po partohen atje ku as miza nuk brene hekur!" Me pastaj, rrëfen Ina edhe për atë se, ne notesin e saj ka regjistruar emra te disa femrave shqiptare te cilat i kanë firmosur deklaratat e tyre pasi qe kanë arritur te ikin e te shpetojne nga "burrat e tyre" maqedonas. Ina thotë se posedon një deklarate e cila dëshmon se si "burri i saj" maqedonas për një jave rrjesht e ka perdhunuar, e ka keqtajtuar duke i thënë se e kishte pasur ëndërr jetësore qe t'ia thithe gjakun një femre shqiptare.


SI PO LEGALIZOHET TRAFIKIMI I QENIEVE NJEREZORE

Me këtë titull fillonte shkrimi i dytë i po kësaj gazetare qe e pat dërguar enkas për FAKTI-n. Pasi pershkruhet evolimi i veprimtarive te paligjshme si dhe trafikimi i fëmijëve e femrave shqiptare, gazetarja shkarazi bën te ditur një fakt. Ajo pohon qe ne policine e Shkodrës, te Elbasanit e te Tiranës janë te arkivuar disa deklarata alarmuese për tërë Ministrine e Puneve te Brendshme. Behet fjale për ndërrimin e mënyrës se trafikimit te femrave shqiptare nëpër Ballkan, ne veçanti ne Maqedoni. Gazetarja pohon qe, janë pikërisht tri rrëfime te femrave te trafikuara qe e kanë vënë ne levizje tërë policine shqiptare për ta zbuluar rrjetin e trafikaneteve qe tashmë si metodë për te arritur te përfitimi po e përdorin "mashtrimin e kulturuar"!

Ne këtë shkrim te dytë, pos te tjerave theksohet edhe ajo se, ne një fshat maqedonas ne Tetovë, është hapur një tip firmë, zyre, mes noterise dhe bashkësisë vendore. Një zyre e tillë ekziston edhe ne Shkodër. Derisa ne Shkodër kjo pune bëhet ne mënyrë tepër te fshehte, ne Maqedoni bëhet shumë hapur, pikërisht për faktin qe maqedonasit këtë pune e konsiderojnë si "pune fisnike". Shqiptarët po shpetojne nga mjerimi "familjen parajse maqedonase"! Kështu qe konstatojne edhe mediat maqedonase, madje fare pa e potencuar faktin qe, megjithatë, këtu kemi te bëjmë me një trafikim te qartë te femrave shqiptare.
Dhe, të gjitha ato femra vijnë e gjejne meshkuj "trima maqedonas"
fale "zyrave për martesa" qe funksionojnë ne Tetovë dhe Shkodër.
Shkrimi ndriçon një fakt shumë interesant: "punedhenesit" marrin një shumë lekesh (deri ne 30000 lek te të reja) si një lloj "takse administrative" (sepse kesisoj puna merr formë "legale"), ndërsa, pastaj, trefishin e kësaj e merr edhe nga bleresi, i cili, gjithsesi qe po kaq apo edhe me shumë i jep edhe "shkuesit" te vet qe mbane "korrespondencen" me "hallken" e Shkodrës. Pra, ne të parë, tërë kjo pune duket shumë legale dhe disi atraktive, e lezetshme! Por, vetëm nga një lexim i disa rrefimeve te vajzave qe kanë arriturte shpetojne nga kthetrat e "burrave" maqedonas, do të verehet qartë se bëhet fjale për një trafikim te sofistikuar te femres shqiptare.


"SLLAVET POPULLI ME BARBAR QE KAM TAKUAR"


Le të shkepusim këtu dy tre rrëfime dhe le të shihet edhe njëherë sepër çfarë "martese" bëhet fjale! Gjithesesi, qe, Irena K. është një storie me vete.
"Shkuesi" i saj shqiptar i kishte premtuar se do t'ia gjeje një burrëne Maqedoni. Kur Irenen e kishin kaluar këtej kufirit, atë e kishin pritur ca burra te frikshem, te cilët, sakaq ia kishin lidhur sytë, e kanë hypur ne makine dhe për dy-tre ditë rresht e kanë mbajtur ne një bodrum te erret. Pikërisht aty ajo kishte përjetuar aktet me barbare qe mund te ushtrohen mbi një qenie. Rrefimi i saj kulmon kur bën fjale për atë se si tre ditë rresht e kanë perdhunuar "luanet" e plagosur gjatë luftës shqiptaro-maqedonase. Për informacion, "luanet" janë njesiti paramilitar i Boshkoskit, i cili pritet ti dorezohet Hages. Irena rrëfen edhe për ty ish-"ushtare" maqedonas te cilët për shkak te impotences se tyre, orgazmin e kanë aktruar duke djegur mecigare e duke ia kafshuar mishin e trupit.

"Them qe është vullnet i Zotit qe unë jam sot gjallë. Kush mund ta dije, mbase do të mund te behem shpetimtare e femrave shqiptare!Sllavet janë njerëz me barbare qe kam hasur", perfundon rrefimin e vet Irena K.


Me eshte rreqethur i tere trupi kur e lexova postimin tend Aida e dashur! Nuk mund ta paremendoj nje vuajtje te tille... "Njeriu per njeriun eshte ujk" (Homo hominus lupus est), ndersa te njejten gje ujku nuk ia ben ujkut, as edhe ndonje kafshe tjeter ne bote, keto gjera te felliqura i ben vetem njeriu qe zoteron logjiken dhe eshte qenia e vetme qe mund te mendoj dhe te veproj sipas mendjes se vet!
Keq shume keq, nuk mund as te shprehem me, sepse me jane zbrazur fjalet ne nje humnere te felliqur te shoqerise njerezore mbare boterore!
E identifikuar

I will love someone sometime, but I will never love anyone like I do love someone now!!! Perqafim
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 29-09-2007, 13:31:52 »
Citojeni

Te gjitha ato qe thuhen ne kete teme, te bejne te mendosh se neve dijme te fitojme lekun vetem me prostitucion dhe se me ardhjen e demokracise kemi humbe ndjenjen ndaj moralit.

Po neve edhe me heret s'kemi qene te pasur si popull, por morali ka qene numer nje, dhe askush s'ka detyru femiun e vet te merret me punen me te flliqur qe mund te ekzistoj ne bote. Kjo eshte shokuese.
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 29-09-2007, 17:17:46 »
Citojeni

Rastet e prostitucionit mbajne ne shpine shkaqe nga me te ndryshmet. Por qe te detyrosh nje familjar te ushtroj kete pisllik per buken e gojes,  une do  thosha "Hapu dhe, te futem brenda".
Të gjitha ato qe thuhen ne këtë teme, te bëjnë të mendosh se neve dijmë te fitojme lekun vetëm me prostitucion dhe se me ardhjen e demokracise kemi humbe ndjenjen ndaj moralit.

Po neve edhe me herët s'kemi qenë te pasur si popull, por morali ka qenë numer një, dhe askush s'ka detyru femiun e vet te merret me punën me te flliqur qe mund te ekzistoj ne botë. Kjo është shokuese.


Ne fillim nje rast, pastaj dy, pak nga pak shtohu e zgjerohu dhe ja tashme nje fenomen pothuajse i zakonshem, qe mban ere te qelbur, plot felliqesi, nje fenomen i bere bloz qe e ka nxire moralin.   

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 05-10-2007, 01:43:04 »
Citojeni


Para shume viteve,duke punuar ne nje firme ndertimi takova nje gjerman interesant.E quanin Hans.Meqe une e njohja mire punen dhe gjuhen ai edhe si kryepunetor(polier) vuri pak shoqeri me mua brenda dy-tre muajsh sa qendrova aty.
Nje dite me tha:
Do me ndihmosh ti mua...qe une ta sjelle ketu gruan time 28 vjeqare dhe t`ua shes juve te huajve me çmim 2 Franga per minute?Keshtu ju do kryeni nevojat e juaja dhe nga ana tjeter edhe mua dhe gruas sime do na ndihmoni!Une dhe gruaja ime kete e kemi biseduar dhe jemi dakorduar per kete!
Gjera te tilla për te fituar shqiptarët i kanë marrur nga televizionet Gjermane ...
Ka patur para 4-5 viteve se paku një here ne jave gjëra dhe raste te tilla ku prindërit i shisnin vajzat e tyre të reja për perfitime materiale.Kjo gjë  duhet te na jep pak te kuptojme se ne pas 1992-tes kur erdhi krimineli Salo me kompanine e tij shkaterruese,vrasese dhe djegese te Shqipërisë,ne krye te shtetit shqiptar çdo gjë te piste dhe kriminale qe ishte ne perëndim filluam ta importojme ne Shqipëri,sepse kështu na qenka demokracia se cilës i çirret edhe sot duke pallur(pellitur)  si lopa  psikopati  Salo !
Tash prostitucioni është ne Shqipëri krahas droges dhe vrasjeve me pagese eshte arteria vendimtare e cila jetën shqiptareve  te sotëm është duke e koordinuar dhe financuar.Nuk është fjala se me prostitucion femrat apo shitesit e tyre fitojne shumë ne Shqipëri(se ne diaspore po)por femra përdoret gjithkund për hulumtime,vjedhje,informacione,postime informatash,futjen nen gracke te personave me rëndësi,politike,kontrabanduese... te eliminohen rivalet etj.Pra femra është këtu sot ne jetën tonë shqiptare si një bashkerenditese pa te cilën asnjë gjë e piste ,biles as politika nuk ecën me pa te si vegel e jo si njeri!Shumica u thurim femrave këngë,poezi,u falim dhurata por askush s`është me i pavlere se ajo ke mashkujt e sotëm  te botës "demokratike"  jo vetëm te Shqipërisë Italiane-greko-sllave e turke por dhe me tutje...
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | IRC Chat | Sfonde Wallpapers | Filmime | Lajme | Thashetheme | Albgaleria | Direktoria | Mp3 Shqip | Shqiptare | Shqiptaret | Rezultate Live | Money Online | Big Brother Albania 2 | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | Social News LinksMoz | Balkans | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | MSN Avatars | Privacy |