Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarProbleme dhe ZgjidhjeTerrori psiqik ne vendin e punës/shkolles...


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Terrori psiqik ne vendin e punës/shkolles...  (E lexuar 370 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 04-05-2008, 22:45:59 »
Citojeni

Ne gjuhën gjermane ky terrori psiqik i ushtruar ndaj ndonjë kolegu me qellime qe ta largojsh nga vendi i punës quhet Mobbing.
Shfletova fjalorin Gjermanisht-Shqip qe kam ne shtepi, por nuk gjeta asnjë përkthim dhe as qe ishte perfshi kjo fjale ne fjalor. (Si dhe shumë fjale te tjera, sinqerisht ju them shpesh kam hall lol)

Pra, Mobbing është kur një apo një grup kolegesh e kanë ne shenjester dikend, e sulmojne ne mënyrë verbale, duke ia sabotuar punën, dhe me sjellje agresive, destruktive dhe joetike, ia kthejnë orarin e punës ne një malltretim te papershkruar.

Pasojat tek individi i cili i është nënshtruar kësaj dukurie janë: stres, izolim social, probleme familjare, blokade ne kontributin produktiv ne profesion dhe pune, dhe depresione te renda. Shumicat janë te detyruar ta leshojne vendin e punës, perfundojne ne zyrat e punesimit me vite te tera apo edhe fale depresioneve te renda detyrohen te penzionohen te rinje meqë bëhen te paaftë për ushtrimin e profesionit të tyre.

Mund ta imagjinoni një situate te tillë?
Çdo ditë te shkoni ne pune/shkolle dhe te keni pranë dikend i cili ul vlerat tuaja, ju përçmon, ofendon, ju akuzon padrejtesisht, ndoshta edhe sulmon fizikisht (ka edhe raste te tilla).


Ne perëndim ekzistojne zyra dhe keshillimore te posacme te cilët i perkrahin viktimat qoftë ne aspektin Juridik, njeashu edhe ne atë Psikologjik.
Ne trojet tona natyrisht si shumë gjëra tjera te dobishme, besoj se mungojnë institucione te tilla.


Tema është e hapur ti shprehni ndasht experiencat tuaja, e ndasht te jepni mendimin si mund te zgjedhet ky problem.

Isha thjeshtë e inspiruar nga experienca personale andaj e hapa këtë teme, por do ti rikthehem një ditë tjetër.

Ndërkohë juve tjerëve ju uroj diskutim te kendshem.


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 19-05-2008, 20:31:45 »
Citojeni

Çudi, askush spaska dhënë asnjë mendim te vockel rreth kësaj teme.

Nejse, te vazhdoj unë pak athere.

Mbreme ne TV e dhanë një emision në lidhje me një terapi qe aplikohet tek personat e stresuar nga puna.
Behet fjale për shefat dhe udhëheqësit agresive dhe te rrepte te cilët nuk janë ne gjendje te arrijnë kompromise me punetoret e tyre.

Si terapi ishte se atyre ua përcaktojnë një Lama (lloj deve) dhe atë duhet ta udheheqin ne natyre qe te arrijnë ne një pikë te caktuar.
Jo detyrë e lehtë meqë Lama është inatcor si një gomar, dhe kur ngul këmbë nuk leviz nga vendi. zgerdhihet 

Karakteristike tjetër e Lamas është se kur ndjehet e bezdisur dhe nën presion nga dikush, e peshtyne personin qe ka përballë.

Ne fund te këtij exkurzioni kishin edhe një ankete me përshtypjet qe i kan pasur pjesmaresit.

Perfundimi ishte se, përderisa për te udhehequr një kafshe ne natyre duhet te marrish ne konsideratë edhe nevojat e kafshes, siç janë uria, lodhja, disponimi etj, pse mos i marrish ne konsideratë edhe ata te bashkepunetoreve.

Fakt është se punetoret e kënaqur shpirterisht janë me produktiv se sa ata te cilët janë te pakenaqur dhe te stresuar.

p.s.: ju lutem, me këtë shkrim nuk dua te ju motivoj ta peshtyni shefin tuaj si një Lama, mos kemi keqkuptime... lol
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Capkenja
« Përgjigjja #2 më: 19-05-2008, 22:40:34 »
Citojeni

kam unë............po skam kohe sot kjo teme është seminar tek ne ne ditet e ardhshme
E identifikuar
Nadja


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 23-05-2008, 10:39:49 »
Citojeni

po ta dua atë vend pune, me mish e me dhemb e mbaj,
por po s'desha komplikime me veten, ndoshta gjej një rrugë me te shkurter:Gjej pune tjetër.
E identifikuar
shqiptarmistrec
PrOnAR tOkAsh BujQeSoRe
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 03-07-2008, 17:38:04 »
Citojeni

ka lezet terrorr psiqik dhe fizik  zgerdhihet perqeshje
E identifikuar

shqiptarmistrec@hotmail.com

SHIT DJALIN MESO KALIN perqeshje
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 03-07-2008, 19:22:27 »
Citojeni

Përshëndetje,
Unë jam e punesuar ne një firmë të huaj. Shpeshherë ne shajme apo mendojmë se na vjen e keqja nga shefat e huaj, por për ditë e me shumë me keqardhje konstatoj se shqiptarët janë shumë me te keqinj me njëri-tjetrin se sa te huajt. Sepse i huaji kur e ve re se je korrekt, dhe ve re qe ke goxha aftësi mundohet sado pak te te vleresoje punën dhe mbase edhe te propozoje opsione me te mira, sepse në fund te fundit kjo është edhe ne interesin e tyre qe te zgjedhin njerëz te aftë. Por gjithmonë nëse nuk ke ndonjë ferkim me bushtrat qe e rrethojne, dhe qe te cilat mund t'ia kenë mbushur koken me budallalleqe kot,vetëm se nuk e ke mirë me to.
Them bushtrat sepse meshkujt nuk janë aq te prirur qe te shtyjne me "brryla" sa femrat. Ose te paktën jo po nuk patën ndonjë përfitim për veten. Ndërkohë qe ne firmën ku unë punoj ka plot bushtra qe përpiqen përditë te te bëjnë keq edhe pse nuk nxjerrin asnjë lloj përfitimi për këtë.
Të te them te drejtën përditë e me shumë akumuloj stres nga puna, dhe shpesh më vjen keq qe e shkarkoj edhe ne familje. Po ç'të besh kur ke te besh me "hijena", qe vetëm dredhin zinxhirin, marrin punën dhe kontributin tënd dhe e reklamojne si te tyren, madje arrijnë edhe performance te mirë nga puna e te tjerëve.
Nuk është se duroj shumë ne fakt, u kundervihem cdokujt qe mund te përpiqet te me shkele punën dhe kontributin, dhe nuk e kam problem fare kushdo qoftë ai, sepse me mban vetëm korrektesia ime, aftësitë e mia dhe kontributi im. Por gjithsesi sado t'u kundërvihesh, përsëri stresohesh, dhe mjaft biles. Sidomos kur sheh se kush mundohet te te shkele apo te hedhe poshte punën tënde  murit me koke .
Sinqerisht te vjen keq për veten, kur sheh se gjithë jetën tënde ke fituar gjithçka me mund e djerse, po kështu edhe punën e ke fituar vete me aftësitë e tua, dhe në fund te del ndonjë "shkarpe" qe nuk di nga lidhet gomari, sillet verdalle gjithë ditën dhe përveçse ndonjë spiunlliku, apo ndonjë .. nuk e di çfarë te them, e mbajnë punën mbase me rroge shumë me te lartë se tenden, edhe pse ti ndryshe nga "shkarpa" nuk e ngre koken nga kompjuteri, e kur vjen fundi "shkarpa" te prish nervat... ky është hadh i madh..
Nejse, çfarë te besh, kur e ke te nevojshme atë pune, dhe kur ne Shqipëri nuk ke shumë mundësi te mira punësimi. Por edhe sikur të kesh, gjithandej është stres puna.
Edhe ne shtet njerëzitë përveç stresit, edhe punën nuk e kanë te sigurtë, sepse e merr pushtetin PS-ja, i heq te tjerët dhe ve militantet e vet, merr pushtetin PD-ja, bën te njëjtën gjë, madje ne mënyrë me te theksuar.

Nejse, hajt mo, e shfreva pakezzzzzz stresin e akumuluar sot  zgerdhihet

Gjithsesi ju uroj të mos keni fare stres ne punët tuaja dhe aftësitë tuaja ju dalshin ne drite   i/e mire
E identifikuar

Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 04-07-2008, 09:12:30 »
Citojeni

Terror psiqik ka pothuajse ne çdo vend pune...ndonjëherë nga shumë persona, ndonjëherë nga prototipa te veçantë...
Edhe unë kam pervoja te tilla...me pare nuk e hapja gojen, isha shumë e urte dhe e vuaja perbrenda, stresohesha shumë.Dikur, u mbush kupa dhe fillova t´u kundervihesha direkt personave me te cilët kisha te bëja ne se e ndieja se po me trajtonin keq. Jo se është e lehtë, aspak, por si përfundim, kam dalë aty qe ja vlen te hapesh gojen dhe te shprehesh mendimin tënd, pa qenë nevoja të bëhesh ofenduese. Sot, ata me te cilët kam pasur kontradikta, me vlerësojnë për linjen, drejtimin qe mbaj, nuk bëj shumë zik-zake.
Kuptohet, po nuk bërë punën, e he he, aty ka te drejtë tjetri te ankohet tek e fundit...po ama ta beshe punën dhe mos te te respektojne ose te te poshterojne, kjo nuk durohet!!Yfffffffff!

Ne njerin nga dy recepcionet ku punoj,kemi një klime fantastike pune-jam shumë shumë e kënaqur-puna vleresohet, çdo detaj i saj biles- shefat vijnë dhe te falenderojne personalisht kur bën edhe gjene me te vogël-koleget femra janë shumë te sjellshme, leri një here pastaj meshkujt qe janë shumë xhentila...e pabesueshme për te qenë e vërtetë...çdo gjë planifikohet me shumë kujdes dhe informacionet kalojne nga njeri tek tjetri pa nderprerje, por edhe pa stres-është thjesht një vend pune ku vij me dëshirë(çdo mëngjes 20 minuta me vonesë!!kur jam i pari, dhe e tolerojne...)!!Këtu ndihem: Njeri!
Recepcioni tjetër është ne një godine tjetër-brenda se njejtes firmë-ndryshimi është kolosal, si nata me ditën.Aty janë mbledhur një tufe mendjemedhenjsh dhe njerezish pa edukate, sikur t´i kishin zgjedhur me qëllim edhe nuk do ja kishin dalë dot mbane kaq mirë!!Çudi!!
Për te folur me gjuhën qe ka perdorur Ami ne postimin e saj te mësipërm, ka ca shkarpa atje, qe mos o Zot!!!
Ato mundohen vetëm te grricen, janë njerëz te shëmtuar ne paraqitje dhe ne sjellje, vaj medet...për te ardh gjynaf si për ato/ata edhe për veten...qe ke te besh me te ketilla gjallesa...Pooooooo ooooooooooooooooooo oooooooorrrr, ne përgjithësi,unë nuk i le të me stresojne, i kam mësuar vetes disa strategji të ndryshme për te injoruar injorancen e këtyre shkarpave...tipin tim nuk kam për ta ndryshuar për hirë te disa turivarurve-jam e zonja e punës,konfidente ndaj vetes, e qeshur, e gatshme për te dhënë ndihmë atje ku është nevoja dhe e zonja te kuptoj dallimin se cila është "ndihma" dhe cila "pjekja e qiqrave ne hell"-nga këto te fundit me mua nuk ka...dhe ata qe s´janë te kënaqur, le të plasin... zgerdhihet
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 31-07-2008, 13:34:50 »
Citojeni

dada aida,
ne maqedoni, kur duan te te largojne nga puna, ose ta fusin me kallash ne zyre dhe te nxjerrin qe aty, ose ta dergojne ndonjë grup te te bëjn lesh nga quteku, dhe ti detyrohesh vet te largohesh nga puna... ndërsa sa për ket terrorin psiqik... këtu gati askush s'është  pa terror te tillë...

respekte dada aida... luj syun
E identifikuar

Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 31-07-2008, 17:32:43 »
Citojeni

ka lezet terrorr psiqik dhe fizik  zgerdhihet perqeshje

kjo fotografia e avatarit tënd qenka e fortë!!
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Lura


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 01-08-2008, 17:43:01 »
Citojeni

Ke terror nga te paaftet...
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |