Aida
Gjinia:
|
 |
« më: 04-05-2008, 22:45:59 » |
|
Ne gjuhën gjermane ky terrori psiqik i ushtruar ndaj ndonjë kolegu me qellime qe ta largojsh nga vendi i punës quhet Mobbing. Shfletova fjalorin Gjermanisht-Shqip qe kam ne shtepi, por nuk gjeta asnjë përkthim dhe as qe ishte perfshi kjo fjale ne fjalor. (Si dhe shumë fjale te tjera, sinqerisht ju them shpesh kam hall lol)
Pra, Mobbing është kur një apo një grup kolegesh e kanë ne shenjester dikend, e sulmojne ne mënyrë verbale, duke ia sabotuar punën, dhe me sjellje agresive, destruktive dhe joetike, ia kthejnë orarin e punës ne një malltretim te papershkruar.
Pasojat tek individi i cili i është nënshtruar kësaj dukurie janë: stres, izolim social, probleme familjare, blokade ne kontributin produktiv ne profesion dhe pune, dhe depresione te renda. Shumicat janë te detyruar ta leshojne vendin e punës, perfundojne ne zyrat e punesimit me vite te tera apo edhe fale depresioneve te renda detyrohen te penzionohen te rinje meqë bëhen te paaftë për ushtrimin e profesionit të tyre.
Mund ta imagjinoni një situate te tillë? Çdo ditë te shkoni ne pune/shkolle dhe te keni pranë dikend i cili ul vlerat tuaja, ju përçmon, ofendon, ju akuzon padrejtesisht, ndoshta edhe sulmon fizikisht (ka edhe raste te tilla).
Ne perëndim ekzistojne zyra dhe keshillimore te posacme te cilët i perkrahin viktimat qoftë ne aspektin Juridik, njeashu edhe ne atë Psikologjik. Ne trojet tona natyrisht si shumë gjëra tjera te dobishme, besoj se mungojnë institucione te tilla.
Tema është e hapur ti shprehni ndasht experiencat tuaja, e ndasht te jepni mendimin si mund te zgjedhet ky problem.
Isha thjeshtë e inspiruar nga experienca personale andaj e hapa këtë teme, por do ti rikthehem një ditë tjetër.
Ndërkohë juve tjerëve ju uroj diskutim te kendshem.
|